• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dekriminalizimi dhe të përndjekurit politikë

September 24, 2015 by dgreca

Nga Reshat   Kripa/

Ndoqa me vëmendje seancën e Komisionit te dekriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë. Dëgjoja ligjëratat e të dy palëve që theksin e vinin në përfshirjen ose jo në akte kriminale të ndonjë personaliteti, vetëm në periudhën pas përmbysjes së sistemit totalitar. Kur bisedova për këtë çështje me një mikun tim me të cilin kam qenë në burg, ai m’u përgjigj me shprehjen e njohur të Shekspirit:

– Fjalë imzot, vetëm fjalë!

U ktheva në shtëpi dhe fillova të analizoj fjalët e mikut tim. Çuditërisht ato tingëllonin ende në veshët e mi dhe aty për aty mendova se ai kishte të drejtë. Para syve më dilnin diskutimet e deputetëve tyë majtë dhe për çudi vura re se të gjithë i binin fyellit në të njëjtën birë. Nga të gjithë dëgjohej i njëjti avaz. M’u kujtua një propozim i shoqatës sonë, drejtuar komisioneve te dekriminalizimit dhe atij të reformes ne drejtësi, propozim që iu dërgua , për dijeni, edhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Në këtë propozim theksohej nevoja urgjente e përjashtimit nga pjesmarrja në organet e drejtësisë të ish gjykatësve, prokurorve, hetuesave, drejtuesve të organeve të Ministrisë së Brendëshme dhe Sigurimit të Shtetit në kohën e sundimit diktatorial, që mbajnë në ndërgjegjen e tyre vendimet makabre që çuan në marrjen e jetës apo burgosjen dhe internimin në kampet çfarrosëse të mijra vetëve dhe që edhe sot i shohim në krye të organeve të drejtësisë dhe atyre legjislativë. Pa përjashtimin e tyre nuk mund të ketë reformë të drejtë në drejtësi, nuk mund të ketë dekriminalizim. Për fat të keq, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ky propozim, asnjë organ nuk ka denjuar të kthejë të paktën një përgjigje, madje nuk kemi dëgjuar asnjëherë që ky propozim të diskutohet në debatet e ndryshme midis deputetëve.

Përse kjo heshtje? Mos mendoni se duke heshtur do ta kaloni këtë çështje në kalendat greke, për ta çregjistruar fare nga historia e kombit tonë? A thua se njëzet e pesë vjetët që kanë kaluar që nga shembja e madhe nuk kanë mjaftuar për të nxjerrë kuadro të reja, qofshin socialist apo demokratë, që të zëvendësojnë mbeturinat e komunizmit?

Para syve më dalin figurat e disa liderve të tyre, që dikur mbanin poste ministrash apo gjykatësish të institucioneve më të larta të sistemit të përmbysur. Më dalin figurat e disa “ekspertëve“, që çuan në plumb njerëz të pafajshëm, duke përfshirë edhe poetë të dëgjuar.

Si nuk keni turp! Si nuk keni moral! Vetëm disa ditë më parë ju pamë të organizonit farsën qesharake të Pezës, duke himnizuar figurën e diktatorit? A nuk jeni ju që në faqet e gazetave dhe televizioneve na shfaqni lloj-lloj heroizmash të diktatorëve dhe sot paturpësisht lëpini ato që keni pështyrë duke u hequr si shenjtorë?Ju ligjëroni mirë e bukur, po ne që i hoqëm mbi shpatullat tona tmerret e atij sistemi a nuk duhet të flasim? Apo duhet të rrimë dhe t’ju dëgjojmë juve që deri më dje ligjëronit sipas shkopit të dirigjentit diktator dhe që në një mënyrë apo tjetër e ndihmuat diktatorin të qëndronte në fuqi për një kohë aq të gjatë? Dëgjoni si është shprehur zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:

Nuk   ka   asnjë   vend   ku   komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi,  as nga komunizmi, por  nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.

Të hapen dosjet, thërrisni ju, dhe vini në krye të komisionit për verifikimin e tyre, njeriun që hija e dosjes e ka ndjekur në çdo hap të jetës së tij. Po zotërinj edhe ne jemi dakord që të hapen dosjet të gjitha pa përjashtim. Por më parë duhet të hapen dosjet e sigurimit të shtetit, të komiteteve të partisë, të gjykatave dhe prokurorive, të shefave të kuadrit dhe sekretarëve të partisë në ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore, të shtypit, televizionit, artit dhe kulturës, si dhe çdo mjeti tjetër të shpikur nga diktatura. Ju vetë me gojën tuaj pranoni se ish spiunët sot janë ish ministra, zëvendësministra, ambasadorë, gjyqtarë, prokurorë, shefa zyrash apo në nivelet më të larta të hierarkive partike dhe administratës shtetërore . Pse nuk i përmendni emrat e tyre? Për një gjë të tillë do t’ju falënderonim se në këtë mënyrë do pastrohej administrata shtetërore nga mbeturina të tilla, qofshin këta të djathtë apo të majtë. Por ju nuk guxoni se jeni vetë të përlyer. Hidhni një shashkë, e cila nuk dihet se ku do të përfundojë. Arsyen e vërtetë e dini ju më mirë se kushdo. Ju nuk mund të shkëputeni nga demagogjia komuniste, nga mentaliteti totalitar.

Ndaj të përndjekurit politikë janë ngritur në protestë kundër ringjalljes së sistemit komunist, nëpërmjet ndërtimit të një bunkeri pranë Ministrisë së Punëve të Brendëshme, apo veprime të tjera të ngjashme me të. Por kjo nuk mjafton. Ndaj, së bashku me shëmbjen e këtij bunkeri ata duhet të ngrenë zërin deri në kupë të qiellit për realizimin e gjithë kërkesave të tyre. Më lejoni t’i paraqes këto kërkesa:

  1. Zbatimin sa më parë   të   Rezolutës së Kuvendit të Shqipëris “Mbi ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në vendin tonë”.
  2. Dënimin nga Kuvendi i Shqipërisë të diktatorit të urryer Enver Hoxha, si shkaktarin kryesor të krimeve të kryera dhe heqjen e titujve dhe dekoratave akorduaratij nga kuvendi i periudhës komuniste
  3. Dhënia e kompetencave të plota Institutit të Hetimit të Krimeve të Komunizmit për të shqyrtuar arshivat sekrete të shtetit mbi krimet e rregjimit komunist në Shqipëri, në mënyrë që t’i analizojë dhe t’i publikojë ato.
  4. Rishikimin e legjislacionit për ta bërë atë të pajtueshëm me rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.
  5. Hapjen e dosjeve të të gjitha niveleve, duke filluar pikë së pari nga ish-organet e diktaturës
  6. Largimin   nga   administrata   shtetërore   e   të gjitha   niveleve të   ish- sigurimsave, hetuesve, prokurorëve, dhe gjykatësve të implikuar në proçese gjyqësore të improvizuara
  7. Rishikimin   e   teksteve   shkollore,   për   t’i zhveshur ato nga fryma komuniste që mbizotëron..
  8. Rivlerësimin   e   figurave   të   shquara     të rezistencës antikomuniste dhe ngritjen e monumenteve përkujtimore për ngjarje të shënuara të kësaj rezistence.
  9. Hapjen   e   muzeve   në   vendet     ku   është   ushtruar më shumë dhuna politike.
  10. Caktimin e një date përkujtimore në kujtim të viktimave të këtij genocidi.
  11. Gjetjen dhe rivarrosjen e eshtrave të të rënëve dhe caktimin e një varreze të veçantë për ta, jashtë verrezave ku mbizotëron ylli i komunizmit që vrau trupat e tyre
  12. Përfundimin sa më parë   të   ligjit   mbi   dëmshpërblimin financiar të të përndjekurve politikë dhe zgjidhjen e problemit të letrave me vlerë.
  13. Barazimin e statusit të të përndjekurve me atë të veteranëve të luftës.

Por për t’ia arritur qëllimit të plotësimit të këtyre kërkesave, të përndjekurit politikë kanë nevojë për mbështetjen e të gjithë spektrit të djathtë të politikës shqiptare. Të përndjekurit politikë nuk janë vetëm për mbështetje në rast fushatash elektorale. Ata duan që edhe atëhere kur ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre, t’ju kenë juve të krah. Bashkimi bën fuqinë thotë që fjalë e urtë popullore. Le ta realizojmë këtë bashkim. Pa zgjidhjen e këtyre kërkesave, çdo zgjidhje tjetër do të ishte demagogji dhe llafe pa fund. Komunizmi nuk mund të luftohet, pa rehabilitimin e plotë të atyre që e pësuan më tepër nga ai sistem. Rehabilitimi do të kryhet vetëm nëse plotësohen kërkesat e mësipërme

Të përndjekurit deri më sot janë lodhur mjaft me fjalë boshe. Jo më kot miku im më tha:

– Fjalë imzot, vetëm fjalë!

Ne nuk duam vetëm fjalë. Duam sinqeritet dhe pastërti, duam vullnet politik dhe jemi të gatshëm t’iu përgjigjemi në të njëjtën mënyrë. Në të kundërt do të jemi gjithmonë në krye të revoltave për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Sa për ish-komunistët ekstremistë, ata meritojnë t’iu drejtohemi me vargjet e paharruara të poetit, ish-i burgosur politikë, Pirro Kuqi:

 

Ju që në shpirt na derdhët vrerin,

                        Ç’kërkoni ju në mesin tonë?

                   Ju natën qani për Enverin,

                        Kameleonë!

 *  Kryetar i Shoqatës Antikomuniste  të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Dekriminalizimi dhe të, përndjekurit politikë, reshat kripa

Shpërndahet kësti i parë për 106 ish- të përndjekurit politikë

May 14, 2014 by dgreca

Nga Zina Tosku-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj , në një takim të organizuar ditën e mërkurë, në ambjentet e Ministrisë, ndau për 106 ish të përndjekurit politik, këstin për të gjithë për ata që nuk kanë marrë asgjë për 23 vjet.
“Më vjen mirë që kam firmosur 106 urdhër pagesat për transhin e dytë për ata që marin këstin e tyre këtë vit. Bëhet fjalë për një shoqeri që po i kthen borxhin disa njerëzve që kanë punuar pa pagesë, njerëz që janë torturuar”., u shpreh ai.
Veliaj ndër të tjera ka përmendur dhe debatin në parlament lidhur me këtë çështje. “Në debatin që patëm në parlamënt, ne nuk bejmë asgjë për shoë politik. Po të shikoni ekipin tim, bëhet fjalë për njerëz që janë vetë të përnjdekur, jo si ata që kanë qënë sekretar partie, apo që kanë kaluar të bëjnë hamendime për të përndjekurit”, u shpreh Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Veliaj u ndal dhe në çështjen e buxhetit. “Jemi të ndjeshëm ndaj atyre që kanë qënë vet në burgjet komuniste, ndaj ne po ndryshojmë ligjin. Duke filluar nga 20 maj, do të botojmë propozimet tona për ligjin, që ata që janë mbi 70 vjeç të marrin prioritet, që të mund të marrin këstin”, tha Veliaj.
Ministri kërkoi mirëkuptimin ish të përndjekurve politikë, sepse pa marë këstin e parë disa ish të përndjekur, të tjerët nuk mund të marrin këstin e dytë apo tretë. Përveç 106 dosjeve që ne paguajmë sot, nesër do të botojmë në gazeta dhe 40 të tjerë”, tha Veliaj.

Filed Under: Sociale Tagged With: kësti i parë, për 106 ish- të, përndjekurit politikë, Shpërndahet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT