• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRNGJITJA

February 15, 2015 by dgreca

Tregim nga Bajram Karabolli/
Një personazh i ri qe dukur në lokalin tonë: një damë me qenin e vet. Ose një qen me damën e vet. Më sakt një qenie me dy kokë dhe gjashtë këmbë. Njëra kokë ishte përsosmërisht e bukur dhe leshtore. Edhe këmbët që i përkisnin kësaj koke të vogël, ishin të lehta dhe leshtore të katërta. Koka tjetër e madhe e jo dhe aq e bukur, mbështetej mbi dy këmbë të trasha e pa lesh.
Ishte një përngjitje e përsosur. Një lloj i çuditshëm siamezi. Një vepërçudí të tillë mëma-natyrë kurrë s’ka mundur ta bëjë dot.
– Më duket se këto dy kokë ngjajnë me njëra-tjetrën nga turinjtë – tha dikush nga ne.
– Afërmendsh. Nga bashkëjetesa e gjatë – sqaroi shkurt ime motër.
Unë në fillim pata frikë nga kjo qenie. M’u duk si monstër dhe seç ndjeva një si trazim e rrëqethje thellë vetes time. Po ime motër më qetësoi. Pothuaj më qortoi. Sipas saj, isha ende në kohërat shpellore, kur qentë dhe njerëzit jetonin të ndarë. Për pasojë, jo vetëm u qetësova, po fillova të ndjej simpati dhe admirim për këtë qenie moderne që mund ta quajmë… po, sipas rastit: kur vinte me pjesën njerëzore lart, ne e quanim njeriqen; përkundrazi, kur pjesa qenore qëndronte përsipër, e quanim qennjeri.
Në rastin e parë personazhi ynë, dmth njeriqeni, fliste gjuhën tonë, gjuhën njerëzore. Dhe fliste aq shumë, sa nuk i linte radhë askujt. Ne vetëm dëgjonim. Mua më bezdiste kjo gjë, po ime motër, si gjithmonë, e justifikoi dhe e mbrojti personazhin në fjalë. Sipas saj, ai fliste shumë, sepse fliste njëkohësisht për të dy pjesët: për njeriun dhe për qenin, që tani ishin një. Dhe kishte arsye.
Në rastin e dytë, personazhi dukej tepër i pamshëm e impozant. Koka qenore që qëndronte lart, në komandë, fliste një gjuhë lakonike të përbërë vetëm nga dy-tre tinguj. Sa na pëlqente kjo e folur! Ishim gati të braktisnim gjuhën tonë njerëzore, aq të vështirë, e të përdornim atë “idiomë” aq të thjeshtë dhe aq të lezetshme.
Njëherë, një klient u ankua se nuk mund të hynte në një lokal ku rrinin edhe qen. Të gjithë u indinjuam për këtë diskriminim brutal e absurd që i bëhej pjesës më të dashur të personazhit tonë. Bile dikush nga ne e kërcënoi klientin në fjalë me denoncim për shkelje ligji. Kishte ca kohë që parlamenti kishte aprovuar njëzëri ligjin, i cili u jepte qenve të drejta të barabarta me njerëzit. Ne si qytetarë, ishim krenarë për këtë ligj. Një ligj i tillë, jo vetëm u jepte qenve vendin që meritonin në shoqëri, por e vendoste vendin tonë në krye të vendeve më të qytetëruara.
Një ditë, ishte ditë me stuhi, personazhi ynë erdhi me formën njeriqen. Dukej i lodhur dhe fliste më pak se zakonisht. Kjo gjë na çuditi dhe, njëherazi, na shqetësoi. Ndërkohë pamë se, veç gojës, mbylli edhe sytë. Sigurisht e zuri gjumi. Kështu menduam.
Papritur, pjesa qenore, e cila ndodhej poshtë, u shkëput me vërtik, doli jashtë dhe duke thënë diçka të gëzueshme në gjuhën e vet lakonike, dmth duke lehur, ia mbathi nëpër shi, si të kishte shpëtuar nga kushedi ç’lloj prangash.
Në karrige mbeti vetëm pjesa njerëzore, dmth dama.
Të gjithë mbetëm të shtangur nga kjo shpërbërje mizore. Njëri nga ne iu afrua damës për më shumë vrojtim dhe tha se nuk merrte frymë. Një tjetër, që ishte mjek, filloi ta prekte, ku duhej, për ekzaminim. Pastaj mjeku tundi kokën trishtueshëm.
Dama, pa qen, nuk jetonte më.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bajram Karabolli, Perngjitja, Tregim

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT