DIELLI- LETËRSI
P L A K U L I R
Tregim nga Spiro Gjikondi
Të dy pleqtë ishin klientë të përditshëm në kafenenë “Tre Yjet”. Kafeneja ndodhet midis avenuve Crescent dhe Belmont. Klientela e saj nuk është shumë e gjërë. Kjo ishte arsyeja që të dy pleqtë vinin vazhdimisht aty. Kurdo që të vinin, do ta gjenin një vend për të pirë kafenë dhe për të biseduar pa u shqetësuar nga askush.
Njeri ishte Plaku Lir, tjetrit i thoshnin Jeronimi i Ri. Plaku Lir parapëlqente, nuk di se pse, ta thërrisnin me këtë nofkë që ai vetë ja kishte ngjitur vetes.Ndërsa Jeronimin ishin të tjerët që e mbiquajtën i Riu, mbase për ta dalluar nga plaku Lir.
Të dy pleqtë nuk kishin ndonjë ndryshim të dukshëm midis tyre, as në moshë, as në pamje të përgjithëshme. Ishin të dy afër të shtatedhjetave. Plaku Lir vinte pak më i shkurtër e më i mbushur në trup. Jeronimi i Ri ishte më i dobët dhe pak më i gjatë. Por të dy ishin flokë-bardhë. Jeronimi i Ri i krihte ato në njërin krah, ndërsa plaku Lir i mbante të prera shkurt pa patur nevojë për ti krehur. Kur bisedonin flisnin me zë të ulët, aq sa mezi e dëgjonin njeri tjetrin. Ata flisnin pothuajse për gjithçka. Merrnin nëpër gojë gjithë njerëzimin, sidomos në këta dymijëkatërqint vjetët e fundit. Plaku Lir e niste me Platonin dhe vinte deri në ditët tona. Jeronimi i Ri shkonte edhe më tej, në kohen e Homerit, por jo më tutje, sepse më tutje, siç thoshte ai, kishte vetëm tym e mjegull. Herë-herë binin në heshtje sikur të donin të rimblidhnin fuqitë. Pastaj nisnin nga e para, jo për ç’kishin folur, duke e konsideruar bisedën e mëparshme të përfunduar, hapnin një temë tjetër që s’kishte të bënte fare me ç’kishin thënë gjer aherë.
– Do të iki, – tha një ditë ai që e quante veten Plaku Lir pas një heshtjeje si kjo që thamë. Por, çuditërisht, edhe pse tha kështu, ai nuk lëvizi nga vendi. mbase ngaqë, ajo fjali e shkurtër, një folje e vetme, në një të ardhme të thjeshtë, nuk kishte të bënte fare me çastin, por me atë ikjen e përjetëshme e përfundimtare.
– Të gjithë do ikim,- murmuriti nëpër dhëmbë Jeronimi i Ri, pa e ngritur kokën dhe pa ja ndarë sytë fundit të zi të filxhanit të kafesë, duke i dhënë bisedës një sens pak a shumë filosofik. Sepse kështu e kuptoi. – Askush nuk është i përjetshëm,- shtoi ai.
– Jo njëherësh,- e ndërpreu Plaku Lir.
– Jo tani… Unë iki përpara. Të tjerët më vijnë pas.
– Radhën nuk e përcakton as ti, as unë,- kundërshtoi Jeronimi i Ri.- Askush nuk e di se kush ikën më parë e kush ikën më pas.
– Dirty Lir is going…- buzëqeshi hidhur Plaku Lir dhe një fashë mjegulle i mbuloi dritën e syve.
– Është radha ime… Dirty Lir…
– Old Lir!- kundërshtoi sërish Jeronimi i Ri.
– Liri i Qelbur !- shfryu Plaku Lir gjithë inat.
Jeronimi i Ri e ndjeu se këtu nuk bëhej fjalë për një filozofim në tërësi, po për diçka më konkrete e që kishte të bënte me vetë plakun Lir. Ai nuk donte ta nevrikoste shokun e tij prandaj preferoi më mirë të mos shkonte më tej.
Pas këtyre hidh-e-prit, midis dy të moshuarve ra një heshtje tjetër e gjatë. Dukej se i kishin thënë të gjitha e s’mbetej asgjë për të shtuar. Njëri shikonte rrugën dhe kalimtarët që rëshqisnin nxitimthi përtej xhamit të madh si në një ekran memec. Tjetri i kishte mbërthyer sytë në fundin e zi të filxhanit të kafesë sikur të donte të zbulonte në të misterin e së nesërmes. Jeronimi i Ri përsëriste i menduar: Old Lir… Plaku Lir… Dirty Lir… Po pse Liri i Qelbur? pyeti vehten ai, duke i shkëputur sytë nga fundi i filxhanit. Por nuk foli.
Paguan kafetë, ishte radha e Jeronimit të Ri të paguante, dhe u ngritën e dolën. Plaku Lir mori të tatëpjetën e rrugës drejt Bulevardit të Jugut, ndërsa Jeronimi i Ri të përpjetën, në drejtim të avenuse “Batgate”.
Të nesërmen Jeronimi i Ri doli nga shtëpia më herët se zakonisht. Nuk i rrihej më brenda. Edhe gjatë natës nuk kishte bërë gjumë të qetë. E shqetësonte pyetja se pse Plaku Lir kishte thënë se do të ikte, apo se ishte radha e tij për të ikur? Ç’ishte kjo ngutje pa kuptim? Ç’kishte ngjarë me të? Ç’e shqetësonte? Jeronimi i Ri arsyetonte, pyeste, por nuk jepte asnjë përgjigje.
Një ditë më parë biseda ngeci në ato pak replika midis të dyve. E pra, me sa dukej nuk i kishin thënë të gjitha. Kishte mbetur pa thënë shkaku që e shtynte Plakun Lir të thoshte ato që tha.
Jeronimi i Ri nuk e kuptoi se si e çuan këmbët në kafenenë e tyre të zakonshme. Tavolinën ku uleshin vazhdimisht e gjeti bosh. Plaku Lir nuk kishte ardhur akoma. Jeronimi i Ri u ul në karrigen e tij. E vendosi kapelën në ndenjësen e karriges tjetër, i shtriu flokët e zbardhur e të rallë me pëllëmbën e dorës, i nguli brylat përsipër tryezës dhe i mbërtheu sytë në atë anë të rrugës nga do të vinte Plaku Lir.
Kamerieria bullgare që kishte filluar punën në kafene vetëm pak muaj më parë, por që ishte miqësuar shumë shpejt me të dy pleqtë, erdhi dhe e pyeti Jeronimin e Ri në se e donte kafenë menjëherë apo do të priste shokun e vet. Jeronimi i Ri tha se do të priste dhe kamerieria u kthye sërish në vendin e saj në një karrige të lartë në cepin e barit. Jeronimi i Ri i ktheu sytë nga rruga duke parë kalimtarët, sidomos ata që vinin prej bulevardit të Jugut.
Plaku Lir jetonte aherë, së bashku me të shoqen, në një nga ato pallatet që ishin për pensionistët e moshuar, apo siç u thoshnin, “sinjor citysen” Fëmijët e tij ndodheshin diku në Evropë ndërsa ata, burrë e grua, kishin ardhur në Amerikë aty nga mesi i viteve nëntëdhjetë. Pak e çuditeshme që ata, dy të moshuar, nuk kishin shkuar pas fëmijëve, ose që fëmijët nuk kishin ardhur të jetonin me prindët. Por kjo ishte punë e tyre dhe Jeronimi i Ri nuk ishte përzier ndonjëherë në këtë çështje. Madje as nuk e kishte pyetur ndonjëherë se si i kishin marëdhëniet me fëmijët, edhe pse kishin vite që takoheshin çdo ditë. Ishte në natyrën e Jeronimit të Ri të mos hynte në punët personale të tjetrit. Po edhe plaku Lir shumë shumë rallë fliste për fëmijët. Madje, kur e sillte rasti, ai ngrinte dorën në ajër, e lëvizte atë në mënyrë të papërcaktuar dhe thoshte: “Ah, fëmijët! Ata kanë jetën e tyre. Mjaft të jenë mirë, atje ku janë. Kjo është dëshirë e prindit…” Vetëm kaq.
Koha po kalonte por plaku Lir s’po dukej. Jeronimi i Ri shikoi orën e dorës. Pak nga pak ai po e humbiste durimin. Durimin e kishte humbur edhe kamarieria bullgare, e cila erdhi për herë të dytë ta pyeste në se do të vazhdonte ta priste, apo do të porosiste kafenë. Jeronimi i Ri nuk donte të bëhej i besdisshëm. Nuk donte të mbante për vete një tavolinë të tërë pa harxhuar asnjë centim.
– Ma bëj kafenë, – i tha asaj i zënë ngushtë. I dukej bezdi po ashtu, të merte në telefon e të pyeste për të marë vesh shkakun e mosardhjes së shokut të vet.. Kur shkoi në shtëpi, hyri në dhomën e ndenjes, u ul dhe e mbështeti kokën në shpinën e divanit. Dukej i lodhur sikur të kishte punuar gjithë ditën.I vinte gjumë. Por sytë nuk i mbylli. Edhe televizorin nuk e hapi, siç bënte kur vinte nga jashtë. Seç kishte një zbrazëtirë në stomak dhe në kraharor. Mori një gotë të vogël dhe e mbushi me Bombay Xhin që e mbante mbi tavolinën e mesit.
– Ç’ke kështu?- e pyeti e shoqja që e vuri re nervozizmin e tij.
– Plaku Lir…- tha ai por nuk shkoi më tej, sepse vërtet nuk dinte çfarë të thoshte. Truri i tij ishte mbuluar me mjegull.
– Ç’i ka ndodhur plakut Lir?- pyeti përsëri e shoqja.
Ai nuk i ktheu përgjigje menjëherë. Ç’mund të thoshte? U pendua që e kishte hapur atë bisedë.
– Asgjë…- tha dhe vazhdoi të qëndronte në vend, mbështetur në shpinën e divanit duke kthyer me të rallë nga një gllënjkë xhin, për të cilin thoshte se ndihmon ne hapjen e rrugëve të frymëmarjes.
Në mbrëmje nuk iu durua më dhe mori në dorë celularin. Formoi numurin. Priti një copë herë. Në anën tjetër po vononin ta ngrinin receptorin. Ose atij iu duk se po vonoheshin shumë. Zilja vazhdonte të binte. Pastaj një zë gruaje u përgjegj. Ishte e shoqja e plakut Lir.
– Oh, Jero, – tha ajo duke i rënë shkurt emrit të tij, në fakt kështu e thërriste, – sapo do të merrja. Duket se kemi qenë në një mendje. Por tani erdha nga jashtë dhe po xhvishesha kur ra zilja e telefonit.
– Si është yt shoq, nga i digjet nuri?
– Për atë do të merja në telefon. Ma la porosi plaku Lir… Ai… si të të them… ndodhet në spital. U shtrua që mbrëmë. Pati shumë shqetësime dhe thirrëm urgjencën. E shtruan menjëherë. Nuk ishte mirë, Jero. Mezi mbushej me frymë. Nuk ankohej, po unë e pashë se nuk ishte mirë. Ti e di, ai nuk ankohet kurrë. Ndërsa unë… trembem për të… Më dëgjon?
– Po, po, po dëgjoj…
– Thashë se u shkëput linja.
– Jo, po dëgjoja.
– Ja, kështu… u shtrua… Unë sapo u ktheva në shtëpi. Atje isha, me të, gjithë ditën. Tani që ika më tha të të mar në telefon e të të njoftoj… Por ti u tregove më i shpejtë…
– Ashtu…
Jeronimi i Ri ishte prerë. Ai e pyeti se në cilin spital ishte shtruar, në ç’pavion, në ç’kat e në ç’dhomë, dhe ajo e sqaroi për gjithçka, sepse ishte e sigurtë që Jeronimi i Ri nuk do të rinte pa shkuar për ta parë.
Duke shkuar në spital, të nesërmen, Jeronimi i Ri, mendonte se si do ta gjente plakun Lir. E shoqja e Lirit, i tha se ai ishte shtruar në dhomën 416. Në katin e katërt. Në ndërtesën qendrore të spitalit. Një ndërtesë e lyer në oker, në krahun e majtë të avenusë së tretë. Por Jeronimi i Ri nuk mendonte këtë. Ai mendonte për gjendjen shëndetësore të Plakut Lir. Cila ishte arsyeja që ishte shtruar me urgjencë? Gjatë paraditës së asaj dite aty në kafene plaku Lir nuk dukej keq. Kishte një frymëmarje disi të shpeshtë e të sforcuar, por kjo nuk përbënte shkak për urgjencë. Ai nuk ankohej për ndonjë shqetësim konkret, apo për ndonjë dhimbje të padurueshme. Por mbase nuk donte të ankohej, sepse ai kurrë nuk ishte ankuar. E vetmja gjë që e vinte Jeronimin e Ri në mendime ishte ai dialog i shkurtër në fund të bisedës që zuri fill kur plaku Lir tha se “do të iki”, dhe se tani ishte radha e tij…
Para se të hynte në spital, Jeronimi i Ri u kthye tek piceria “Xhovani” dhe mori dy kafe në gota plastike të cilat i mbështolli në një qese letre. Ishte ora dhjetë e gjysëm kur u fut në ashensorin që do ta çonte në katin e katërt. Aty eci me hap të ngadaltë, duke u afruar pranë dyerve për të parë numurat. Tek 416-ta ndaloi, mori frymë thellë dhe u mundua ti jepte fytyrës një shprehje të qetë, thua se po shkonte në një vizitë të zakonshme.
Plakun Lir e gjeti shtrirë, madje iu duk se ai ishte në gjumë. Nuk ja dallonte sytë në se i kishte hapur apo mbyllur. Drita i vinte përballë dhe nuk e linte të shikonte mirë. Dalloi vetëm një tub plastik që i varej poshtë hundës, me sa duket për ta ndihmuar të merte frymë më lirisht. Na atë çast plaku Lir lëvizi nga vendi, u mundua të ngrihej përgjysëm, madje edhe buzëqeshi. Kjo është shenjë e mirë, mendoi Jeronimi i Ri. Ai shkoi drejt kokës së krevatit, vendosi qesen ku kishte kafetë mbi një komodinë të bardhë, afroi një stol plastik në buzë të krevatit dhe tha:
– Kjo kafeja amerikane është shpikja më e mirë që kanë bërë këta imperialistët e poshtër. Mund ta pish kafenë në kafenë, por mund ta marësh me vete dhe ta pish ku të duash. Me që ishte ora për këtë lëng të zi, u ktheva tek “Xhovani” dhe mora dy kafe, sido që ishte radha jote për të paguar. Do të lë të paguash dy radhët që vijnë. Kam marë edhe ca qese sheqeri. Sa do që ti hedh?
– Dy.- tha plaku Lir dhe vazhdonte të buzëqeshte.
– Po si je, ta marim vesh, ç’pate?
Plaku Lir goditi kraharorin me maja te gishtave.- Frymemarja… Mushkerite… Plage te hershme…
– Tani ndjehesh mire…
– He per he ne dore te mjekeve… pastaj… ne doren e Zotit…
– Ne duar te sigurta je.
– Le te bejne te tyre! – tha i qete Plaku Lir. Pastaj biseda kaloi ne tema qe kishin te benin me sherbimin urgjent, me nivelin e spitalit e te mjekeve, me ilacet qe kishin nisur ti jepnin, madje edhe me ushqimin qe sherbehej ne spital.
Nderkohe Jeronimi i Ri vuri re se plaku Lir i kishte bebezat e syve te zvogeluara dhe frymemarjen te mundimeshme. Fytyra e tij iu duk me e rudhur dhe lekura me e verdhe e me e zbete. Ngriti syte ne tavan per te pare abazhurin, duke dyshuar se ishte efekti i drites, por drita ishte e fikur. Ndoshta ngaqe carcafet ishin shume te bardhe, mendoi ai. Ose drita qe vinte nga jashte nuk ishte e mjaftueshme.
Ai qendroi prane plakut Lir mbi dy ore. Kur sanitarja e spitalit solli ushqimin e drekes ai u ngrit te ikte.
– Eja perseri, Jero!- tha plaku Lir gati-gati si duke u lutur. Dukej se kishte nevoje ta kishte prane mikun e tij.
Jeronimi i Ri i premtoi se do te vinte cdo dite dhe u largua.
Te nesermen ai erdhi per ta pare ne te njejten ore. Nuk haroi te merte dy kafe ne picerine “Xhovani”. Erdhi edhe te pasnesermen, edhe diten tjeter. Por po vinte re se pas cdo dite qe kalonte e gjente plakun Lir me te renduar. Dukej sikur ai kishte mare rrokullimen me ngut.
– Kankrua e ka bere punen e vet,- tha plaku Lir tek po rufiste nganje gllenjke kafe.- Tani i ka mberthyer mire mushkerite dhe nuk ben me leshime. Do te iki, Jero! Ishte hera e dyte qe perseriste te njejtat fjale, madje me te njejtin emocion, por kesaj radhe Jeronimi i Ri nuk e ngacmoi ne kete pike. – Kankrua…?!- murmuriti ai i menduar.
Plaku Lir mblodhi buzet dhe tundi koken ne shenje pohimi. Jeronimi i Ri u trondit dhe i iku gjuha. Nuk dinte cte thoshte. Nisi te ferkonte duart.
– Ti e dije kete…? – Mjekesia e sotme nuk mban te fshehta. Sidomos kjo amerikania…
– Prej sa kohesh?
– Nje vit, pothuaj… Nje vit, dhe Plaku Lir nuk kishte folur kurre per kete. C’njeri i cuditshem! Jeronimi i Ri e kishte degjuar plakun Lir te fliste per mushkerite e demtuara, por gjithmone kishte menduar se ai fliste per demtimet e zakoneshme prej duhanit. Pinte, vertet, shume duhan dhe thoshte se kishte bere pakt me te per te mos e lene kurre. Pinte disa cigare te holla e te gjata “Virxhinia Slims” dhe mbante perhere dy paketa ne xhep. Ngjyra e verdhe qe shkaktohej prej nikotines arrinte deri ne nyjen e dyte te dy gishtave te dores se majte.
– Ky, pra eshte shkaku?- mendoi Jeronimi i Ri.- Kankro…- iu var kjo fjale ne buze… dhe ja mbylli gojen per nje kohe te gjate. – Mire se nga ne e ke mbajtur te fshehte,- nisi biseden Jeronimi i Ri nje dite me pas, tek po pinin kafete e “Xhovanit”, – po femijet e dine?
– E pse duhet ta dine? – tha Plaku Lir duke ngritur supet.- Ata kane jeten e tyre, une kam timen. Perse duhet ta hedh te keqen time ne mes te jetes se tyre? Te keqen time do ta vuaj une, jo ata, as te tjeret, pervec mjekeve, te cilet mund te eksperimentojne, nderkohe qe une renkoj.
– Si je keshtu…!- the jeronimi i Ri duke tundur koken.- Te mos njoftosh femijet ne nje rast te tille, me duket vertet e habiteshme,- ai ngriti te dy pellembet duarve lart, me gishta te hapur, dhe i perplasi me nervozizem persiper gjunjeve.
Plaku Lir vuri buzen ne gaz dhe u duk se nje ofshame e thelle iu rrokullis brenda kraharorit, sikur te donte ta mbante te mbyllur te gjithe dhimbjen qe ishte grumbulluar aty prej kohesh. – E ke numurin e telefonit te tyre? Ma jep se do te merem une me ta. Do t’u telefonoj une.
– Joooo!- tha plaku Lir.
– Si, jo? Nuk do qe tu telefonoj?
– Thashe jo, sepse nuk e kam numurin e tyre.
– Nuk e ke ketu? – Nuk e kam…
– S’ ke numur telefoni te femijve te tu?
– Jo. – Po si komunikon me ta?
– Nuk komunikoj.
– Nuk komunikon me femijet? Nuk flet? Nuk i pyet si jane, c’bejne e ku bejne?
– Jo, Jero… Kjo eshte e verteta. Une s’flas me ta, ata s’flasin me mua. Ata jetojne me vete, dhe une po ashtu. Ata, njeri ne France, tjetri ne Itali, ndersa une ketu, ne Amerike.
– Si keshtu? Pse?
– Kjo eshte ceshtja…- tha plaku Lir dhe u vrenjt. Jeronimi i Ri vuri re se syte e tij u mbushen por nuk u zbrazen.
– Plaku Lir…
– The Old Lir…! – perseriti edhe Jeronimi i Ri .
– Quaje si te duash, Jero, Plaku Lir, Old Lir, dirty Lir… Ai jam une. Nje ish mashtrues, genjeshtar, frikacak, oportunist… Jeronimi i Ri nuk po kuptonte gjithe sa po thoshte Plaku Lir. Dyshoi se plaku Lir ishte nen efektin e ilaceve. Dicka nuk shkonte mbare ne sa po thoshte ai. Ishte nje gjuhe teper e ndryshme nga ajo qe ai kishte perdorur deri ahere ne bisedat e zakonshme me Jeronimin e Ri. Nga ana tjeter ai po vinte re se Plaku Lir dicka mbante perbrenda te cilen rekej ta nxirrte e nuk e nxirrte dot, dukej sikur matej te fliste dhe perseri stepej, i pasigurte.
– Nuk me ke folur kurre keshtu, – tha Jeronimi i Ri, mendueshem.
– Nuk dua ta mar gjithcka me vete, Jero. Dua te le dicka pas.
– Akuzove rende veten, nuk eshte e lehte…
– Keshtu jam akuzuar…
– Nga kush?
– Nga femijet e mi…
– Nga femijet?!
– Qe prej njembedhjete vjetesh…
– Plaku Lir mezi merte fryme. Pastaj shtoi me ze te ulet e mendueshem:
– Mbase ata kishin te drejte. Mbase jo. Mbase jo plotesisht. Mbase une isha ashtu si thane ata, nuk di se si, mashtrues, genjeshtar, oportunist… A ka prind qe te jete mashtrues i femijeve te tij… Mbase edhe ka, por une nuk njoh ndonje. Mund te jem i gabuar, mund te kem gabuar, mund te jem fajtor, po jo per tu ndeshkuar kaq rende. Njembedhjete vjet pa folur, pa degjuar zerin e tyre… I deshperuar dhe i deshiruar, une Plaku Lir… Liri i Ndyre…
– Si keshtu…?!
Plaku Lir nisi te ferkonte ballin, thua se po permblidhte ato qe donte te thoshte.
– Kam bere gjithcka per ata femije, Jero, – tha ai, – por, ndoshta, ne rruge te gabuar. Ky eshte perfundimi im dhe keshtu duhet te jete. Ky eshte faji im. Ti e di se si ishte tek ne ne ate kohe… Qe ne femijeri te tyre u perpoqa tu jepja mesimet e kohes, ti edukoja , sic thoshnim ne ahere, me frymen e kohes, (Ajo fryma e kohes…!) U flisja me gjuhen e zakoneshme te gazetave, me gjuhen e televizorit, me ate gjuhe qe ishte zyrtare. U thoshja se ne ishim me te lumturit ne bote, me te perparuarit, me te miret, ndersa ne bote njerezit vuanin e s’kishin per te ngrene, e brockulla te tjera si keto. Dhe ata me besonin, doemos, si te mos me besonin… Isha babai i tyre. Une e dija se ajo qe u thoshja s’ishte aspak e vertete, ose ishte pjeserisht e vertete, por vazhdoja tu thoshja te njejtat gjera. Dhe e gjithe kjo, sepse une kisha frike prej tyre. Kisha frike se ata mund te flisnin ndryshe ne bisedat me shoket, sepse mund te degjonin te tjera, mund te gabonin e pastaj ta pesonin. E, po ta pesonin ata, shkateroheshim te gjithe, gjithe familja. Ashtu sic e kane pesuar shume te tjere… Ky ishte gabimi im. Ua fsheha te verteten femijeve te mi. Ate te vertete qe e mesuan vite me vone, kur dolen ne bote dhe pane gjithcka me syte e tyre. Dhe u ndien te zhgenjyer. Ahere me quajten mua fajtor, me quajten frikacak… madje edhe mashtrues… Gjithe jeten na ke genjyer, thane ata. Dhe u grindem keq per kete. Ishte nje nate e rende ne maredheniet me ta. E ndjeva se kishte nje hendek te madh midis meje dhe atyre. U thashe se gjithcka ishte per te miren e tyre. Ata nuk me besonin me. Nuk donin t’ja dinin per justifikimet e mia. Me kishin besuar deri ahere, por jo me tej. Brenda nje nate humba respektin, dhe dashurine e tyre. Te nesermen iken dhe s’u kthyen me, as moren me ne telefon, dhe as kane mare ndonjehere, qe prej njembedhjete vjetesh… Nuk u ve faj. Faji eshte imi. Per mire apo per keq, nje prind i mire, duhet ti eduloje femijet e tij vetem me te verteten. Une bera te kunderten dhe pasojat jane keto… Plaku Lir heshti dhe mbylli syte, thua se nuk ishte me ne kete bote. Heshti edhe Jeronimi i Ri dhe nuk guxonte ta gervishte cipen e saj te holle.
” Kankrua “, sic thoshte Plaku Lir, e beri punen e vet deri ne fund.
Jeronimi i Ri duke dale nga piceria ” Xhovani ” me qesen e kafeve ne dore dalloi ne hyrje te spitalit nje grua te shkurter e te shendetshme qe dukej sikur po rrokullisej ne vend qe te ecte. Ishte nje dite me diell dhe e ngrohte. Gruaja e kishte pallton te zberthyer dhe shpesh conte doren e djathte ne fytyre per te fshire syte.
Ishte e shoqja e plakut Lir.
Jeronimi i Ri nxitoi hapat, i doli perpara dhe i foli ne emer. Ajo ngriti koken si e trembur. Deri ne ate cast nuk shikonte askend dhe ecte kokeulur.
– Jero… Nuk te pashe fare… Nuk jam mire… Gjithe bota vertitet rreth meje… Ooooh! Kam gjithe naten pa gjume dhe nuk e di kur do bej pushim.
– Si e le tet shoq…? – Si mos qofte…!- Ajo mori fryme dhe rrenkoi thelle.- Iku, Jero… Plaku Lir nuk eshte me… Na la pergjithmone…
– Ajo nuk mundi ta permbante veten dhe u shkreh ne lot.
– Mos…!- Jeronimin e Ri e pershkuan te dredhura ne gjithe trupin sikur nje ryme e ftohte ajri e uji ti zbrazej ne shpine. Ai diell i ngrohte ne fund te shkurtit nuk mund ta ngrohte dot. – Kur keshtu…?- murmuriti me gjysem zeri thua se germat i ishin ngjitur ne siperfaqen e gjuhes se mpire.
– Rreth ores gjashte… Ne te aguar… Por paktin me vdekje e kishte bere me heret. Mbylli syte sikur do te flinte dhe nuk i hapi me. Iku i qete dhe me leshoi gjemen mbi koke . Me braktisi tani qe e doja me shume. Me la vetem tani qe kisha me shume nevoje per te… ne kete vend te madh ku s’di ku te shkoj e nga t’ja mbaj…
– Zemer, o grua, – tha Jeronimi i Ri.- Jemi ketu e te ndodhemi prane. Me thuaj c’duhet te bejme dhe do ti zgjidhim te gjitha.
– Rrofsh, Jero, po s’kam c’te bej. I ka zgjidhur vete Plaku Lir. Nuk la gje per ne. I la te shkruara.
– E kam fjalen, per varrimin, per funeralin – Jero! Ai nuk donte as funeral, as dreke mortore e as varrim… I kshte lene amanetet ne nje leter qe e mbante poshte nenkrejes dhe ne nje leter per spitalin ku kerkonte qe trupi te digjet dhe hiri te hidhet ne Hudson River, ne nje vend ne Manhattanin e poshtem nga ku mund te duket Statuja e Madhe e Lirise.. Ky eshte amaneti i tij dhe une s’mund te bej ndryshe. Kur te me jepet kavanozi me hi do te njoftoj dhe do te shkojme bashke te plotesojme deshiren e tij te fundit… Ooooh! Plaku Lir… Plaku Lir… Plaku Lir…
Ajo i mblodhi duart grusht, i shtrengoi aq sa thonjte iu ngulen ne mish dhe u shkreh ne vaj e ne ngasherime qe i buronin nga thellesia e shpirtit.
Jeronimi i Ri, i ngrire buze trotuarit nuk dinte se si ta ngushellonte.
– Crezy Lir…! – murmuriti neper dhembe.
– Ika, Jero.
– Prit, ku shkon? Do te shoqeroj…
– Jo, Jero! Dua te jem vetem. Te shkoj e te mbyllem ne shtepi, te shfryj e te lirohem. Keshtu i ndreqi punet Liri im! Liri im…!- Dhe pa e mbaruar ate qe donte te thoshte u leshua tatepjete rruges duke u rrokullisur, here buze trotuarit e here pergjate mureve te ndertesave. Jeronimi i Ri mbeti ne vend per disa minuta, i penduar qe nuk e ndoqi pas. Ne dore kishte akoma qesen prej letre ku kishte mbeshtjelle dy kafete e picerise “Xhovani” Shikoi perreth dhe shkoi i hodhi ne nje kosh letrash ne cepin e bllokut. Pastaj vazhdoi te ecte kuturu dhe nuk e mori vesh se si mberiti tek “Tre yjet”. U ul ne tavolinen e zakonshme dhe i mbertheu syte andej nga vinin kalimtaret e Bulevardit te Jugut, thua se nuk besonte ne c’kish ngjare, dhe se Plaku Lir do te shfaqej aty nga casti ne cast.
Kamerieria bullgare erdhi dhe e pyeti ne se e donte kafene tani apo do te priste shokun. Jeronimi i Ri buzeqeshi hidhur
– Kafene dhe nje Bombay Xhin, – tha ai edhe pse e dinte se alkoli ne ate lokal ishte i shtrenjte e pertej mundesive te tij financiare. Pastaj ra ne mendime.
– Crezy Lir… – perseriti me vete per te njeqinten here.
Tirane 2016