-Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa së bashku me ministrat Hykmete Bajrami, Memli Krasniqi, Avdullah Hoti dhe Valon Murati, kanë shpalosur planet për avancimin e politikave ekonomike dhe punën që po bëhet që ambienti i biznesit të përmirësohet/
PRISHTINË, 11 Shkurt 2017-B.Jashari/ Infrastruktura e Kosovës tajkalon atë të disa vendeve fqinje, tha sot kryeministri Isa Mustafa, duke theksuar veçmas rrugën e kombit që lidhet me pjesën e ndërtuar më parë në Shqipëri drejt bregdetit shqiptar. “Roli i autostarëdës ‘Ibrahim Rugova’ që na lidhë me Durrësin dhe me Shqipërinë po rritet dita-ditës. Kurse, hapja e kësaj autostrade me Serbinë do të krijojë korridore të daljes me vendet e Ebvropës qendrore dhe perëndimore”, u shpreh ai.Kreu i qeverisë kosovare më tej shtoi se, autostrada tjetër drejt Shkupit po bëhet arterie shumë e rëndësishme, e cila do e lidhë Kosovën me Maqedoninë, Greqinë, Turqinë dhe vendet tjera aziatike.
“Edhe rekonsturimi i hekurudhave, për çka kemi siguruar fonde të nevojshme, poashtu do jetë një resurs shumë i rëndësishëm i transportit edhe për mallara, edhe për udhëtarë”, theksoi kryeministri i Kosovës.Kryeministri Mustafa po merr pjesë në konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”, organizuar në Prishtine në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2017”, ku po prezantohen planet e qeverisë së Kosovës drejt zhvillimit të sektorit privat.
“Tani ne po punojmë në axhendën e reofrmave evropiane. Jam i bindur se kjo axehendë na afron me Bashkimin Evriopian dhe se rruga më e mirë drejt integrimit është edhe fuqizimi i sektorit ptivat”, u shpreh kryeministri i Kosovës.Ai theksoi se në Kosovë në vitin 2015 dhe 2016 rritja reale ekonomike ka arritur 4 % . “Vlerësoj se në bazë të trendëve që ne i kemi tani, mund të presim që rritja ekonomike në vitin 2017 të jetë rreth 5 %”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.Kryeministri Mustafa së bashku me ministrat Hykmete Bajrami, Memli Krasniqi, Avdullah Hoti dhe Valon Murati, kanë shpalosur planet për avancimin e politikave ekonomike dhe punën që po bëhet që ambienti i biznesit të përmirësohet duke iu mundësuar bizneseve vendore të jenë konkurrentë me prodhimet e tyre, me bizneset e vendeve të Bashkimit Evropian.
Pas fjalëve hapëse, kryeministri Mustafa dhe ministrat e qeverisë së Kosovës kanë bashkëbiseduar me bizneset ku i janë përgjigjur dhjetëra pyetjeve dhe kanë trajtuar detajisht mundësitë e zhvillimit të mëtejmë ekonomik si dhe tejkalimin e sfidave si dhe çështjet tjera të rëndësishme për sektorin privat.
***
Shumica nuk e trajtojnë veten tamam të punësuar, nëse nuk janë të punësuar në sektorin publik, ku pagat janë më të larta, siguria në punë është më e madhe, mundësitë për të mos punësuar janë shumë më të mëdha, edhe mundësitë për të abuzuar janë më të mëdha, ndryshe nga sektori privat ku efektet dhe angazhimi në punë është më i madh, ku të ardhurat nuk rriten jashtë rezultateve të arritura në treg, ku kemi ballafaqime me riskun dhe ballafaqime me konkurrencën, dhe se dallimet në paga në sektorin publik dhe sektorin privat kanë ndikuar negativisht në tregun e punës.
Dhe po ashtu më lejoni të vlerësoj se në bazë të trendëve që ne i kemi tani, mund të presim që rritja ekonomike në vitin 2017 të jetë rreth 5 %.
Jemi të interesuar po ashtu që të shpejtojmë procesin e privatizimit dhe unë me këtë rast dëshiroj që të përgëzoj për punën e mirë që po e bënë Bordi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit, prandaj ne bashkërisht do të identifikojmë projektet dhe pasuritë për të cilat do të kërkojmë investitorë strategjik, sipas Ligjit mbi Investimet Strategjike i cili tash ka hyrë në fuqi.
Mendoj se këto reforma kanë reflektuar edhe numrin e bizneseve që janë hapur gjatë këtyre dy viteve. Janë 10 mijë e 549 biznese të cilat janë regjistruar në vitin 2016. Një numër i rëndësishëm i këtyre bizneseve janë të fushës së bujqësisë, janë të sektorit të prodhimit dhe janë të sektorit të teknologjisë informatike.
Investimet e huaja direkte gjatë dy viteve të fundit kanë pas po ashtu performancë relativisht të mirë. Në vitin 2015 investimet e huaja direkte kanë arrit në 360 milionë euro, në vitin 2016 në 220 milionë, që përbëjnë 4.5 % të GDP-së ose pjesëmarrjen në GDP.
Kemi ngec me liberalizimin e vizave. Unë jam i vetëdijshëm që kjo e dëmton shumë biznesin tek ne, i dëmton shumë qytetarët e Republikës së Kosovës, por po ashtu jam i bindur që deputetët të cilët po kundërshtojnë ta bëjnë këtë, nuk i kanë bërë mirë llogaritë e tyre as llogaritë e vendit të cilin ata e përfaqësojnë.
Punësimi si objektiv i yni tjetër mbetet i prioritetit të lartë. Por në punësim po ashtu kemi rezultate të cilat janë të pamohueshme. Brenda dy viteve norma e papunësisë sipas të dhënave statistikore ka rënë prej rreth 35 % në vitin 2014, në rreth 26 % në vitin 2016. Për dy vite ne llogarisim se kemi krijuar 40 mijë vende pune, shumica prej tyre janë vende të reja të punës, megjithatë bindja ime është që papunësia është edhe më e ulët, sesa që figuron, sepse sidomos në sektorin e bujqësisë, sipas anketës të fuqisë punëtore dhe ATK-së, ka vështirësi të identifikohet papunësia reale.