Me rastin e 100 vjetorit te lindjes te poetit, shkencetarit, intelektualit, Esad Mekuli (1916 – 1993)/
Nga Sadik ELSHANI*/Fidalefia/
Esad Mekuli me te drejte konsiderohet babai i poezise shqiptare te Kosoves dhe gjithe trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi. Esad Mekuli ishte poet, shkencetar, ntelektual dhe burre i rralle dhe i guximshem i Kosoves. Ai eshte misherim i guximit intelektual e burreror, guxim qe e pershkon tere jeten e tij dhe pasqyrohet qart edhe ne krijimtarine e tij artistike dhe ne angazhimet e tij publike. Ishte nje figure e gjithanshme: poet, shkencetar, perkthyes, redaktor e kryeredaktor gazetash e revistash. Se bashku me Hivzi Sulejmanin, Mark Krasniqin, Idriz Ajetin, Anton Cetten, Skender Rizajn, Ali Hadrin e disa te tjere, perbejne brezin e pare, brezin e arte te intelektualeve shqiptare te Kosoves qe barten barren me te rende per ta arsimuar, edukuar popullin e Kosoves, duke u bere keshtu edhe bartes te zhvillimeve te jetes kulturore, artistike e shkencore te Kosoves.
Esad Mekuli lindi ne Plave, Mali i Zi, me 17 dhjetor te vitit 1916 ne nje familje te ardhur nga fshati Nokshiq. Shkollen fillore e kreu ne Plave, ne gjuhen serbe, sepse ne ate kohe shkollimi ne gjuhen shqipe ishte i ndaluar. Gjimnazin e kreu ne Peje, po ashtu ne gjuhen serbe. Pas mbarimit te gjimnazit, ne vitin 1936 ai u regjistrua ne Fakultetin e Veterinarise ne Beograd, per ta vazhduar pastaj ne Zagreb e Itali. Diplomoi ne vitin 1947, ndersa doktoroi ne Universitetin e Beogradit me 1959. Qysh si nxenes i shkolles se mesme, e pastaj si student deshmoi se ishte guximtar e perparimtar duke e kritikuar vazhdimisht regjimin e kohes, regjimin e Kralit te Serbise. Per keto veprimtari ai u perndoq dhe u burgos disa here. E perjashtonin nga shkolla, prandaj ai shpesh detyrohej t’i nderronte edhe shkollat. U angazhua ne Luften e Dyte Boterore, duke iu bashkuar aradhave partizane ku ishte redaktor i gazetes ilegale “Liria”.
Pas luftes punoi si veterinar dhe ishte redaktor i gazetes “Rilindja”, te vetmes ne gjuhen shqipe. Nga viti 1947 deri me 1960 ishte shef i repartit te parazitologjise te Institutit te Veterinarise ne Prishtine. Ne vitin 1949 e themeloi revisten letrare “Jeta e re” te cilen si kryeredaktor e drejtoi per nje cerek shekulli. Esad Mekuli ishte kryetar i pare i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, nismetar, themelues dhe kryetar i pare i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Botoi 11 punime shkencore profesionale ne revistat jugosllave dhe te huaja dhe botoi dy libra dhe broshura nga lemia e veterinarise. Botoi 5 permbledhje me poezi: “Per ty” (1955), “Dita e re” (1966), “Avsha Ada” (1971). “Vjersha” (1973), “Brigjet” (1981), “Rini e kuqe”. Ka perkthyer nga gjuha serbokroate ne gjuhen shqipe dhe ka perkthyer letersi shqiptare ne gjuhen serbokroate. Ka botuar edhe me pseudonimet Sat Hoxha e Sat Nokshiqi. Vdiq ne Prishtine me 6 gusht 1993.
Veprimtarine letrare e filloi qysh kur ishte na bankat e shkolles se mesme. Qe ne krijimet e para deshmoi se ishte nje lirik i holle, duke u kenduar bukurive te Kosoves, sidomos, Rrafshit te Dukagjinit. Por edhe ne keto krijime ai shpreh shqetesimin e tij per gjendjen e rende te popullit shqiptar.. Ne kete periudhe ai ka bashkepunuar me shume revista te kohes ne gjithe hapesiren e ish Jugosllavise: “Venac” (Beograd), “Mladost” (Zagreb), “Novi Behar” (Sarajeve), “Granit” (Podgorice).
Esad Mekuli ishte poet dhe intelektual i angazhuar, me ndergjegje te larte kombetare e shoqerore. Ne tere krijimtarine e tij letrare dhe veprimtarite shoqerore ai e mbajti gjalle flaken e qiririt qe ndezi poeti yne kombetar, Naim Frasheri, dhe flaken e zjarrit te madh te Rilindjes sone Kombetare. Me fjalen e tij, me vjershat e tij donte t’i printe popullit te vet, ta zgjonte nga gjumi shekullor, t’i hapte rrugen drejt perparimit. Ky ishte misioni i shenjte i poezise se tij qe shprehet fuqishem dhe ne menyre te drejtperdrejte ne poezine “Popullit tim”:
“Deshta, shum’ kam dasht- dishirue,
Qe me kange te trimnoj, me fjalen tande te ndrydhun
Te ngre fuqite prej gjumit…
Kendova (edhe kur m’ishte ndalue)
Se liria do te vinte edhe per ty te perbuzun”.
Poezia e Esad Mekulit ishte bere nje ze i fuqishem i nje populli te vuajtur, populli te shtypur. Githmone me guxim, pa u perkulur kurre edhe ne rrethanat me te veshtira historike, ai luftoi per te drejtat e popullit te vet. Ai e ngriti zerin kunder padrejtesise, dhunes, shtypjes qe ushtrohej ndaj shqiptareve. “Ai ishte njeri i cili s’dinte te frikesohej”, eshte shprehur shkrimtari dhe i burgosuri politik shumevjecar, Adem Demaci. Revolta e tij mund te krahasohet me ate te poezise se Migjenit. Kur mesoi per Memorandumin famekeq te akademikut famekeq serb, Vasa Cubriloviqit, (7 mars, 1937) qe bente thirrje per debimin e qindra mijera shqiptareve nga Kosova per ne Turqi, Esad Mekuli shkroi poezine “A asht fajtor shqiptari”:
“A asht fajtor shqiptari pse syte flake i vetojne
Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtepia e debon
A asht fajtor pse asht dhe kur te mos jete deshirojne
Pse per vater derdh gjak dhe i gjalle nuk e l’shon.
……………………………………………………………
A asht fajtor pse perkunder dhunes qendron
Nen qiellin e Kosoves loke, ne trollin e te pareve te vet”.
Esad Mekuli perms poezise se tij “Porosia e nenes” e ngriti zerin edhe kunder shpernguljeve me dhune te shqiptareve per ne Turqi ne vitet e 50-ta. Nuk qendroi indifferent as gjate Aksionit per Mbledhjen e Armev ne vitin 1956 kur UDB-ja u kerkonte shqiptareve armet qe nuk i kishin – Esad Mekuli shkroi poezine “I varuri i kendon lirise”. Ne poezine “Mos me thirr me emen te huej”, ai e ngre zerin kunder fyerjes qe serbet shoviniste u benin shqiptareve duke i quajtur ata me emrin perbuzes, “shifter”. Me dhimbje i perjetonte vuajtjet e popullit te vet dhe ne vjershen “Une” shprehet: “Une nuk njoh lumni shqetesimet ne zemer me lulezojne”. Ne epiqender te krijimtarise se tij letrare i vuri te gjitha ceshtjet e ndjeshme, shqetesimet qe e mundonin popullin shqiptar te Kosoves dhe qendresen e tij kembengulese per te mbijetuar ne trollin e vet. Permbledhjen e tij te pare me poezi, “Per ty” (1955) ia kushtoi popullit te Kosoves. Pra, “Per ty populli im”, “Per ty Kosove”.
Poezia e Esad Mekulit eshte poezi e fuqishme qe pershkohet nga ndjenja te thella e te pastra atdhedashurie dhe nuk shprehet me parulla, thirrje e brohoritje bombastike, por me shprehje e fjale te zgjedhura te shprehura me mjeshteri te rralle artistike, me nje figuracion shume te pasur qe perforcon thellesine e mendimit te tij. E ngriti letersine shqipe ne nje shkalle me te perparuar duke perdorur vargun e lire, metaforen. Poezia e Mekulit eshte e drejtperdrejte, por eshte edhe nje poezi e fuqishme si ne stil, ashtu edhe ne permbajtje dhe mund te krahasohet vetem me poezine e Migjenit. Ja si shprehet vete poeti per poezine e tij ne nje interviste dhene gazetes studentore, “Bota e re” te Prishtines ne vitin 1983: “E keni pare se ne poezine time nuk ka asgje te komplikuar, asgje qe nuk kuptohet, te paqarte. Mirepo, nuk mund te thuhet se nuk kane qene edhe te pamenduara mire, te paangazhuara. Une e kisha para vetes nje popull analfabet, te roberuar. Prandaj, fjala qe i drejtohej atij populli duhej te ishte e paster, e afert, e qarte, e drejtperdrejte dhe e kuptueshme edhe per bariun, punetorin, per te gjithe. E kjoi eshte bukur e veshtire qe te shkruash vjershen ose prozen, e cila, ne fillim te duket e thjeshte, por qe ka domethenie te caktuar edhe ne letersi. Krijimet e paqarta tregojne se krijuesi nuk i ka bash te qarta fenomenet, sepse, po t’i kishte te qarta, do t’i kishte te qarta edhe shkrimet. Kur nuk i ka te qarta, i komplikon sa per t’ia mbushur mendjen dikujt se eshte i mencur, di dicka…” Keto jane edhe botekuptimet, pikepamjet e Esad Mekulit per rolin, misionin e artit, letersise se angazhuar. Esad mekuli ishte krijues dhe njeri i madh. Studiusi dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja, eshte shprehur, se: Fama e Mekulit mund te matet me famen e Majakovskit, Lorkes, Apolinerit ose Jeseninit ne vendet e tyre”. Ndersa njohesit e mire te poezise se Esad Mekulit mund te verejne se motivet, tematika, stili i poeteve te lartpermendur pasqyrohen dhe gershetohen mire ne tere poezine e tij. Keta te kater jane shkrire ne personalitetin krijues te Esad Mekulit.
Sikur Rilindesit tane nje shekull para tij, edhe Esad Mekuli ishte i shumeanshem, sic u permend ne fillim te ketij shkrimi. Ne vitin 1949 ai themeloi revisten letrae “Jeta e re”, te cilen edhe e drejtoi per me shume se nje cerek shekulli. Kjo reviste u be nje vater e ngrohte ku tuboi te gjitha forcat e reja krijuese, u be nje tribune. Aty i bene sprovat e para dhe u rriten te gjitha penat qe krijuan ne gjuhen shqipe. Ai i nxiti dhe i inkurajoi keta krijues te rinj qe ta vazhdonin rrugen qe kishin nisur, te mos ndaleshin, Esad Mekuli ishte bere per ta burim frymezimi, mesues, udhezues e keshilltar besnik (mentor), shpesh edhe duke u dale ne mbrojtje kur ballafaqoheshin me sulme e akuza nga regjimi jugosllav. Poeti Ali Podrimja e ka quajtur ate “Engjulli im shpetimtar”.
Esad Mekuli e vleresonte lart cilesine e letersise sone: “Ata – te tjeret (e ka fjalen per popujt tjere te ish Jugosllavise,S. E.), deri tash kane menduar se poezia jone, proza jone, eshte e dobet, eshte e ngarkuar. Po, te mos harrojme se poezia jone e mban nivelin e poezise evropiane, e edhe proza. Shkurt, te them – tashme dihet se krijimtaria jone mund t’u beje konkurence letersive me tradite te madhe. Duhet te na perkthejne me shume, pale…” Prandaj, si nje perkthyes i talentuar qe ishte, vete iu pervesh punes per ta bere letersine tone te njohur edhe per te tjeret, duke perkthyer vepra te autoreve shqiptare ne gjuhen serbokroate, si: poezite e Migjenit, romanin “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, e shume te tjera. Eshte hartues i disa antologjive me poezi te autoreve nga Kosova, njera nga te cilat e mban titullin, “Kange te ithta e krenare” (serbokroatisht, “Pesme gorke i ponosne”). Vete tituli e pasqyron qart karakterin dhe porosine e asaj poezie.
Esad Mekuli ishte poet i poeteve e poet mbi poet, por mbi te gjitha, ai ishte bir besnik i popullit te vet qe me tere qenjen e tij prej krijuesi e veprimtari iu perkushtua ceshtjeve jetike te popullit te Kosoves, clirimin, emancipimin, afirmimin dhe perparimin e tij. Gjithmone luftoi qe edhe shqiptaret t’i gezonin te gjitha te drejtat qe i gezonin popujt tjere te ish Jugoslavise. Asgje me shume e asgje me pak. Gjithmone e ngriti zerin kunder se keqes, kurre nuk heshti. Se bashku me bashkeshorten e tij, profesoreshen e Fakultetit te Mjekesise, Sahadete Mekuli, haptas i perkrahu dhe i mbrojti demonstaratat e studenteve te vitit 1981. Esad Mekuli ne rinine e tij, sidomos gjate diteve studentore ne Beograd, e perkrahu dhe u angazhua ne levizjen komuniste qe per kohen konsiderohej perparimtare, sepse ata propagandonin te drejtat e barabarta, lirine per te gjithe popujt e shtypur ne ish Jugosllavi. Kjo e terhiqte Esad Mekulin, sepse ai vete i perkiste popullit qe ishte me i shtypuri, me i perbuzuri dhe nuk gezonte asnje te drejte njerezore. Por pas te ashtuquajturit clirim, Esad Mekuli u zhgenjye, u deshperua, sepse shovinistet serbe e kishin nderruar vetem ngjyren, por jo edhe zakonet e tyre te mbrapeshta, urrejtjen e eger e te shfrenuar ndaj shqiptareve. Prandaj, ai me tere qenjen e tij e ngriti zerin edhe kunder ketij regjimi dhe i doli ne mbrojtje popullit te vet, me krijimtarine e tij artistike, punen shkencore dhe angazhimet e tij publike. Esad Mekuli famen e tij e shfrytezoi, e vuri ne sherbim te popullit te vet dhe jo per interest e tij vetjake (personale). Ai i ka refuzuar te gjitha pozitat e larta politike e administrative qe i ofroheshin. Edhe sot intelektualet shqiptare duhet te marrin shembull nga Esad Mekuli dhe te mos heshtin para dukurive negative qe e kane kapluar shoqerine shqiptare.
Pa figuren, pa krijimtarine e Esad Mekulit, poezia dhe letersia shqipe ne pergjithesi qe krijohet ne Kosove nuk do te ishte ajo qe eshte sot. Se bashku me shoket e brezit te tij e mbajti gjalle letersine shqipe, kulturen shqiptare dhe qenjen shqiptare. Prandaj, ne me nderim e kujtojme dhe i shprehim mirenjohjen dhe falenderimet tona Esad Mekulit ne njeqindvjetorin e lindjes se tij. Krijimtaria e tij eshte per te gjitha brezat, per te gjitha koherat. Per ndihmesen e tij te madhe ne zhvillimin e letersise, kultures, shkences ne Kosove dhe per angazhimin e tij te gjithanshem per perparimin e Kosoves dhe popullit te saj, kryetari (presidenti) i Shqiperise duhet t’ia ndaje Urdherin, Nderi i Kombit. Te pakte jane ata njerez qe e meritojne kete nderim me shume se Esad Mekuli. Esad Mekuli rrezatonte vlerat dhe virtytet me te larta njerezore e kombetare: burrerine, trimerine, guximin, besnikerine, mencurine, intelektin, perkushtimin.
Philadelphia, tetor 2016
*Saik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.