Në këtë ditë të bukur tetori Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro–Amerikanë ka promovuar, vëllimin poetik në gjuhën shqipe: “Piktura në fjalë”, të Pedagoges së gjermanishtes dhe të italishtes, njohëse e 9 gjuhëve të huaja mes tyre edhe gjuhën tonë shqipe, sopranon dhe poeteshën shqipfolëse, vajzën e talentuar amerikane Carrie Hooper, që ecën në rrjedhën e jetës drejt dijeve dhe promovimit të vlerave që ajo atribuon. Ka krijuar kontakte miqësie e dashamirëse me botën shqiptare në Diasporë, të cilat sic shprehet edhe vetë shqipfolësja amerikane, kanë qënë një ndihmesë e mrekullueshme dhe profesionale për mësimin dhe perfeksionimin e gjuhës shqipe shumë mirë, me saktësi gramatikore, letrare dhe rrjedhshëm në të folur e shkruar. Talenti, aftësia, kontributi i saj është shëmbulli më njerëzor i dashurisë për jetën dhe universalen. Për këtë poetesha shqipfolëse amerikane Carrie Hooper është vlerësuar shumë nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Është një histori tejet interesante. E bukur dhe magjepse. Një histori e mbushur me episode nga më të ndryshmet, që ka të bëjë me dashurinë për gjuhën shqipe dhe shqiptarët. “E papritura më e bukur për “Kuvendin” në këto dekada – do të shprehej botuesi i revistës “Kuvendi” në Michigan, z.Pjetër Jaku- Një vajzë amerikane që zotëron gjuhën shqipe më mirë se një shqiptar i ardhur me arsim të mesëm në Amerikë, që ka njohuri për Historinë e Shqipërisë, Letërsinë Shqipe dhe poetesha shqiptare që adhuron kombin shqiptar”. Me artisten amerikane, pedagogen dhe poeten shqipfolëse , Carrie Hooper, unë bisedoj shpesh në telefon por më pas via internet kam zhvilluar një intervistë, ku ajo u shpreh se “Ëndrrat e mija; Dua t’i ndaj me njerëz të tjerë pasionin tim për Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe të këndoj me Inva Mulën në skenën shqiptare.”Sinqerisht, unë jam emocionuar, entusiazmuar, mahnitur nga forca dhe fuqia e shpirtit, e talentit, aftësisve të saj për të folur e shkruar gjuhën shqipe jo vetëm duke kënduar në gjuhën shqipe hymnin shqiptar dhe këngët e Artistes së Madhe Tefta Tashko Koco-por duke thurrur vargje poetike shqip. Ëndrrat për të botuar vëllimin me poezi ia realizoi poeti e publicisti i njohur Adnan Mehmeti, njëkohësisht edhe President i SHSHSHA. Shkrimtar i vërtetë dhe promovues është ai/ajo që mbështet cdo event i cili organizohet në emër të botës së bukur të Artit, Poezisë dhe Letërsisë…! Sentencë e njohur bindshëm dhe ndjeshëm për poetin e publicistin e njohur, Mehmeti. Ky aktivitet promovimi, ceremoni e rrallë dhe kuptimplotë, që po zhvillohet sot, u organizua me nismën, mbështetjen dhe kujdesin e drejtëpërdrejtë të poetit e publicistit, President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti. “Pengu” “Premtimi”dhe “Besa e shqiptarit” në memorjen e shumë njerëzve dhe të kombit, janë pesha, me të cilat Adnan Mehmeti ngroh botën e madhe të letërsisë, thitha aromën e gjuhës dhe të kulturës shqiptare, mbi të gjitha poezinë shqipe, i cili me aq përkushtim dhe dashamirësi na e zbuloi me një libër në poezinë shqipe: “Piktura në fjalë”, të veçantën e krijimtarisë të poetes shqipfolëse, Carrie Hooper. Ky është një detyrim, shërbim dhe mirënjohje kaq e madhe morale dhe profesionale, shpirti i poetit e shkrimtarit, Mehmeti ndaj letërsisë, artit, kulturës dhe identitetit shqiptar të poezisë shqipe në Amerikë. Fisnikëria dhe Madhështia e këtij akti njerëzor e qytetar për të ndërtuar urat e mundësitë me punën dhe kontributin e tij krijues, qytetar e intelektual, nënkuptojnë të vërtetën e madhe se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes e dijes, ka perspektiva të ndryshme nga perspektivat e shumicës, përballjen e kontributit gjatë jetës së tij në forma e përmbajtje të ndryshme. Poeti dhe publicist i njohur Adnan Mehmeti me botimin, sponsorizimin dhe prurjen në poezinë shqipe: “Piktura në fjalë” e poeteshës shqipfolëse, Carrie Hooper, – ka dëshmuar potencialin e tij intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tij njerëzore, shpirtërore dhe qytetare. Mehmeti eksploron trysninë e historisë në formësimin e ndërgjegjes kombëtare të identitetit shqiptar në Diasporë. Ndonëse ai trashëgon mjeshtërinë artistike për të ballafaquar realen, Mehmeti vazhdon të gjurmojë
thesaret e cmuara -filozofiken për të shprehur botën shpirtërore dhe përngjashmërinë historike, shëmbëlltyrën dhe simbolet e tyre, vecanti kjo e stilit të tij poetik.
Poeti dhe publicisti Adnan Mehmeti është një nga poetët më të admiruar në letërsinë bashkëkohore, një figurë emblematike në kërkim të muzës poetike e më të bukurës artistike në bashkëpunim me filozofiken, objektiven dhe liriken në të shumtat e rasteve, të shprehura në format indirekte, ndjesore dhe kuptimplote. Këtë akt fisnik e bëjnë poetët dhe shkrimtarët me zemër të ndjeshme dhe shpirt të madh patrioti, me kulturë artistike dhe shije të vërteta poetike. Përulem me respekt e mirënjohje, të thellë ndaj Poezisë së Carrie Hooper dhe Aktit Gjeneros dhe Fisnik të President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poetit e publicistit të mirënjohur, Adnan Mehmeti. Një hero i heshtur me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, përballjes me vështirësitë që hasen në emigracion dhe kontributi i tij është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimive të ndryshme familjare e ekonomike. Jo pa qëllim në fjalën time përshëndetëse u përqëndrova ndaj dy poetëve të vargut shqip në rrugën e poezisë moderne si edhe me përvojat më të reja të poezisë shqipe sot, sepse që të dy na bëjnë të qartë lidhjen shpirtërore, ajo e Carrie Hooper që “me gjak dhe kombësi është amerikane, por me shpirt është shqiptare, lidhjen fizike e shpirtërore të poetit Mehmeti, me atdheun, vendlindjen dhe Diasporën, në bashkëveprim ndërmjet përvojës personale dhe asaj të shoqërisë.
Ju uroj suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tyre mbresëlënëse. Ju përshëndes dhe ju përqafoj të gjithëve nga Florida.
Raimonda MOISIU
Kryetare e SHSHSHA-së
Jacksonville, Florida