• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHPIRTI ARBËRESH NË POETIKËN E ZEF SKIRO DI MAXHOS

June 7, 2015 by dgreca

NGA MAZLLUM SANEJA/
E S E/
***
E megjithatë e dimë/
se edhe të shkulur/
nga vizatimet në palcë të drurit/
shihet/
nga cila trevë vijmë/
shihet/
nga cila tokë morëm ushqimin./
( Patëm kohë vetëm për një puthje/
Vjeç të tua 500 )/

E nis këtë shkrim me pyetjen: Kush është Zef Skiro Di Maxho? Para së gjithash: Poet, dramaturg, jeta e të cilit dhe fati krijues kushtëzuan se erdhi në jetë dhe në botë më 1944 në Horë të Arbëreshëve ( Piana degli Albanesi) në afërsi të Palermos, në ishullin Sicilia.
2.
Të shkruash për figurën poliedrike dhe shumëdimensionale të Zef Skiro Di Maxhos, mëparë duhet të hedhësh një vështrim tek e kaluara e Arbëreshëve (Shqiptarëve të Italisë) që jetojnë që nga shekulli XV dhe XVIII, pas vdekjes së heroit tonë kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe, pushtimit të Shqipërisë dhe Perandorisë Bizantine nga turqit osmanë. Dhe, asokohe filluan eksode të mëdha, po Arbëreshët (ndonëse u shkulën nga vatra e vet atnore) askurrë nuk e harruan vendin e të parëve dhe, gjithnjë ruajtën me besnikëri zakonet dhe doket e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Dhe, në këtë kënd-vështrim duhet lexuar dhe parë figurën e madhe intelektuale te Zef Skioro Di Maxhos dhe veprën e tij poetike dhe dramatike.
Ndërkaq, nuk ka dyshim se Zef Skiro Di Maxho si poet, dramaturg, gjuhëtar dhe intelektual i gjithanshëm sui generis i botës arbëreshe, është një vazhdues i denjë dhe besnik i Zef Skiroit, Zef Serembes, Jeronim De Rades dhe shembëlltyrave të ndritura të botës arbëreshe.
Zef Skiro Di Maxho, është, para së gjithash poet i kujtesës, poet i kujtesës kombëtare. Poezia e tij na e mban të gjallë kujtesën, përtërin dhe shpalos toponiminë tonë të stërlashtë, përkujton dhe ngjallë figurat mitologjike, ringjall historinë tonë të hershme dhe gojëdhënat e moçme.
Në poezinë e tij poeti shumë herë shfrytëzon thesarin e gjenisë së popullit. Në veprat e tij lirike dhe epike, të krijuara në trajtë mitesh, gojëdhënash apo legjendash, poeti vë dialog me historinë, mitologjinë. Ai është i vetëdishëm se nuk bën të jetojë dhe të krijojë pa rrënjë, pa origjinë, pa të kaluarën. Poezia e Zef Skiro Di Maxhos në mënyrë sintetike dhe koncize shtron dhe kap problematikën e historisë së popullit arbëresh, problemet e identitetit te rrezikuar arbëresh karshi botës së sotme të shoqërise së konsumit.
Së këtejmi, poeti me zërin e tij të fuqishëm, në poezinë e tij emblematike “Ngjyrim arbëresh”, gjithnjë do të iu përkujtoj arbëreshëve te vet :

3.

Edhe shiu
që pingulthi bën ujë
nga gypat e shtëpive
ka tingull vendas
gurgullim arbëresh.
Edhe flladi liqeni
e flladi dheu
në mëngjes e mbëmanet
mbëmanet e në mëngjes
ka dhelkë të vendit.
Edhe vizatimet e reve
mbi fletoren qiellore
të kufizuar nga malet
kanë shije arbëreshe.
Edhe buzëqeshja e diellit
ajri sheshi përroi
mali kodra honi
kanë vulë arbëreshe.
Ne
duke folur lëtisht
arbëreshë ndihemi
në festimet zyrtare.

Në udhëtimin e tij poetik poeti gjithnjë do të vihet në mbrojtje të gjuhës arbëreshe, se nganjëherë shpirti i tij zë të shqetësohet, po megjithatë ai ushqen një besim të thellë tek arbëreshët, qe deri sot kanë ruajtur dhe kultivuar gjuhën, doket dhe zakonet e të parëve, që nga Moti i Madh.
Është me të vërtetë një ngjarje befasuese, se si poeti Zef Skiro Di Maxho në poezinë e vet, në një mënyrë të veçantë, në vëllimet poetike “Sonata”, „Gjuha e bukës”, “Përtej maleve prapa kodrës”, Vjeç të tua 500”, “Metaforë”, „Anija me vela e me motor”, „Poezi gushtore e tjera”, „Kopshti im me dritare” e tjera që përbëjnë një tërësi të shkëlqyer poetike .
4.
Si përfundim mund të themi se poezia e Zef Skiro Di Maxhos është një ngjarje e veçantë në letërsinë bashkëkohëse shqipe dhe arbëreshe, sepse është një ngjarje e hidhur e dinamizmit të gjithanshëm të psikikës njerëzore.
Zef Skiro Di Maxho – ky poet i kujtesës kombëtare dhe i shpirtit të paepur arbëresh, poet i dhembjes dhe i durimit, i qëndresës dhe i rezistencës – gjithnjë synon të kuptojë thellë qeniesinë e fenomeneve dhe të gjërave, depërton në substancën shpirtërore të arbëreshëve, të ngjarjeve dramatike të epokës sonë marramendëse dhe të konsumit, të globalizmit, ku poeti ynë nuk qëndron indiferent.
Zef Skiro Di Maxho – ky humanist evropian porsi Herberti apo Podrimja, në mënyrë të distancuar, duke hulumtuar dhe studiuar historinë dhe bashkëkohësinë, të cilat e mbajnë të gjallë përgjithësisht kujtesën njerëzore e edhe kujtesën kombëtare, gjithnjë na befason dhe na mban të gjallë me pushtetin e fuqishëm të fjalës së shkruar.
Dhe për fund, le të shpresojmë se arti i tij brilant, porosia e tij humanitare e njerëzore, që të vëmë dialog me njerëzorën, me lirinë, me dinjitetin e njeriut – do të shpëtojë qytetërimin e sotëm nga krizat dhe katastrofat shpirtërore, që kanë mbërthyer epokën e sotme plot temperaturë…
Varshavë,
Qërshor 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: Mazllem Seneja, poetika, Shpirti arberesh, Zef Skiro di Manxho

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT