• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

December 6, 2017 by dgreca

1 Trump telavibiPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump, tha se “është koha që Jerusalemi të njihet zyrtarisht kryeqytet i Izraelit”.“Kam vendosur se është koha ta njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Derisa presidentët e mëparshëm (v.j. amerikanë) e kanë bërë këtë premtim të madh, ata nuk e kanë realizuar. Sot, unë po e realizoj”, tha Trump.

Në një fjalim që mbajti të mërkurën, Trump po ashtu tha se ka urdhëruar Departamentin e Shtetit të nisë përgatitjet për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.Vendimi i Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit paraqet ndryshim të politikës amerikane që statusi i qytetit të vendoset në negociata me palestinezët, të cilët duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.Trump tha se dëshiron të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar arritjen e një marrëveshjeje të paqes, të pranueshme edhe për izraelitët, edhe për palestinezët.

Izraeli e mirëpriti lajmin, por palestinezët dhe udhëheqësit arabë, ashtu si dhe aleatët kyçë të SHBA-së, e paralajmëruan Trumpin se ky veprim rrezikon të nxisë dhunë në gjithë Lindjen e Mesme dhe të komplikojë procesin e paqes.

Jerusalem

Jerusalem

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do të bisedojë me Trumpin në lidhje me këtë çështje.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet nga një zgjidhje e negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve”, tha May.

Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ky i fundit e kundërshton çdo veprim të njëanshëm ndaj Jerusalemit, i cili mund të minojë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

“Ne gjithmonë e kemi konsideruar Jerusalemin si çështje të statusit përfundimtar, e cila duhet të zgjidhet me negociata të drejtpërdrejta nga të dyja palët, bazuar në rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thirri një takim të posaçëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik – trupit kryesor pan-islamik në botë – për të diskutuar çështjen më 13 dhjetor.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se do të ndjekë samitin dhe se “nuk do të tolerojë shkelje të shenjtërive islamike”.

Zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, tha se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit do të ketë pasoja serioze për përpjejkjet e paqes, që udhëhiqen nga SHBA-ja.

Izraeli e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Përgatiti: Valona Tela

Filed Under: Politike Tagged With: Jerusalemin, President Trump, SHBA e njeh, si kryeqytet të Izraelit

Presidenti Trump në Florida zonat e prekura nga stuhia

September 14, 2017 by dgreca

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë vizitojnë në Florida zonat e prekura nga stuhia /

Gov. Rick Scott, R-Fla., right, looks on as President Donald Trump speaks during a briefing on Hurricane Irma relief efforts, Thursday, Sept. 14, 2017, in Ft. Myers, Fla. (AP Photo/Evan Vucci)

Gjatë një vizite të enjten në Floridën e shkatërruar nga uragani, Presidenti Donald Trump vlerësoi punën e personelit të emergjencës dhe të ushtrisë, si përgjigje ndaj uraganit Irma, që shkaktoi dëme të mëdha ndërsa goditi javën e kaluar shtetin jugor amerikan.

“Të gjithë bënë një punë të shkëlqyer”, – tha presidenti Trump në Fort Myers, ndalesa e tij e parë gjatë vizitës me dy ndalesa në Florida.

Stuhia shkaktoi të paktën 25 të vdekur në Florida dhe Presidenti vlerësoi punën e ekipeve të emergjencës, që parandaluan viktima të tjera.

Për Presidentin Trump dhe Nënpresidentin Mike Pence, vizita e sotme në Fort Myers dhe Naples në bregun jugperëndimor të Floridës ofron mundësinë që ai të shohë vetë se si njerëzit po e përballojnë gjendjen e krijuar nga Uragani Irma dhe se si kanë reaguar autoritetet federale. Stuhia i goditi fuqishëm të dy qytetet me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyer, që shkaktuan përmbytje masive.

Presidenti ka në plan të takohet edhe me disa nga banorët që po i ndjejnë më tepër pasojat e stuhisë së fuqishme.

Ai tashmë e ka deklaruar Floridën zonë të fatkeqësisë natyrore, një vendim që mundëson dhënien e menjëhershme të fondeve të rimëkëmbjes.

Zyrtarët thonë se do të duhet një kohë e gjatë për të riparimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani, që shkatërroi gjithashtu disa ishuj të Karaibeve.

Përparësi është rikthimi i energjisë elekrtike për 3 milionë banorë të shtetit, të cilët vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike. Kompanitë e energjetike thonë se kthimi i energjisë mund të marrë një javë ose më tepër.

Zyrtarët po ashtu janë duke zhvilluar hetime lidhur me vdekjen e 8 të moshuarve në një azil në qytetin Hollywood, në se mungesa e ajrit të kondicionuar ishte shkaku i vdekjeve.

Guvernatori i shtetit Rick Scott, tha se është duke u zhvilluar një hetim kriminal, pasi siç duket azili nuk ka patur energji elektrike që në momentin që qyteti u godit nga stuhia. Nuk është e qartë përse gjeneratorët nuk funksionuan për ta mbajur të freskët temperaurën në ndërtesë.

Scott i urdhëroi autoritetet të kontrollonin edhe azilet e tjera të shtetit. Nga kontrollet doli se 150 nga 700 azilet që ka Florida, ende të mërkurën ishin pa energji elektrike.

Në ishujt Florida Keys, zona më e goditur nga stuhia, qindra njerëz qëndronin në radhë në parkingun e një qendre tregtare për të marrë ushqime dhe ujë, që i shpëndanin ushtarët e Rojes Bregdetare.(kortezi-Zeri i Amerikes)

Filed Under: Featured Tagged With: ne Florida, President Trump

Një Komb Krenar

May 22, 2017 by dgreca

DuncanTrump-747x1024Fjala e plotë e Presidentit Trump në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Rojes Bregdetare të SHBA /us-coast-guard-academy-graduates-celebrate-after-a-ceremony-in-new-GXXCMR

 Akademia e Rojes Bregdetare-New London, Connecticut /

United_States_Coast_Guard_Academy_sealPërktheu për “Diell-in”, Herion Kërcelli/
akuthyesja e reMidis të tjerave Presidenti Trump, në funksionin e Komandantit të Përgjithshëm, shpalosi një pjesë të strategjisë për të ardhmen e Rojes Bregdetare të SHBA./

 Ju falemnderit shumë! Falemnderit John! Falemnderit dhe urime për Klasën e 2017. Punë e mrekullueshme. Gjeneral Kelly, dua t’ju falenderoj juve për si Sekretar i Shërbimit të Rojes Bregdetare të SHBA. Ju keni qenë me të vërteë shumë i vecantë për shtetin tonë, për mua dhe administratën tonë. Ju keni bërë përgjatë gjithë jetës tuaj një punë të pabesueshme duke mbrojtur vendin tonë. Të falemnderit shumë, John.

Johni dhe të gjithë njerëzit e tij janë duke bërë gjithashtu një punë të pabesueshme duke mbrojtur atdheun tonë dhe kufirin tonë. Jam shumë i emocionuar që adresa ime e parë në Akademinë e Shërbimit është ceremonia e dipllomimit për Rojen Bregdetare të Shteteve të Bashkuara. Me besoni, është një nder i madh. (Duartrokitje). Unë kam qenë këtu më parë dhe është një vend shumë, shumë special. Cdo kadet që dipllomohet sot, si Kryekomandanti juaj, është me të vërtetë nderi im që ta mirëpres në bord. (Duartrokitje). Dhe ju duhet të merrni një moment që të festoni këtë arritje të pabesueshme.

Governator Malloy, {guvernatori i CT, shënimi im} faleminderit që jeni këtu. Ne jemi të kënaqur që ju mundet të bashkoheni me ne. Dhe une e di sa të zënë janë guvernatorët sot, dhe ata janë atje duke luftuar. Nuk është kurrë e lehtë. Buxhetet janë pak të ngushtë, por ne jemi duke bërë një punë, të gjithë jemi duke punuar së bashku. Gjithashtu falenderoj Admiralin Zookunft dhe udhëheqjen e tij. Udhëheqja e tij ka qenë mahnitëse. Të dipllomuarit e sotëm janë me fat që do i shërbejnë nën një Komandant aq të zot dhe me eksperiencë. Ai është megjithëmend fantastik.

Falenderime gjithashtu ndaj Admiralit Rendon, Inspektorit të Akademise. Admiral, unë e kuptoj që ju vini nga një familje e vërtetë e Rojes Bregdetare. Dy vëllezër, një nip, një kushëri, të gjithë kanë kaluar përmes këtyre koridoreve. Ajo është shumë mbresëlënëse. Them se e pëlqen vendin, apo jo? (Duartrokitje). Dikush në familjen tuaj ka qenë duke bërë dicka të drejtë. Unë mund ta tregoj atë. Jam i sigurtë që ata janë të gjithë shumë krenarë, thjesht sic jemi ne krenarë për oficerët e rinj, që janë duke u dipllomuar sot, Admiral, nën mbikqyrjen tuaj.

Unë gjithashtu. do të doja të shfrytëoj këtë rast, për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj të gjithë prindërve, gjyshërve dhe anëtarëve të familjes që kanë mbështetur këta të dipllomuar mahnitës. Jepini prindërve dhe cdokujt një dore. Eja. (Duartrokitje). Meqë Amerika ka familje si këto, dhe ne do të mbajmë të gjitha këto familje të siguruara dhe tepër, tepër të sigurta. Ju, po i mbani familjet tuaja të sigurta tani.

Në qoftë se nuk jeni tashmë, ju jeni për tu bërë familje ushtarakësh. Kështu, duke filluar nga sot, unë shpresoj se, ju e ndjeni mirënjohjen e plotë të kombit tonë. Këta kadete të mirë të rinj janë për marrë vendin e tyre të ligjshëm në vijën mbrojtëse të frontit të SHBA.

Kadetë, ju nuk meritoni vetëm urimet, por edhe mirënjohjen e secilit dhe cdo Amerikani. Dhe ne të gjithë ju nderojmë ju me kokë. (Duartrokitje). Një komb krenar. Dhe ju jeni një pjesë e një kombi tepër krenar, që nderon me kokë kadetët 195 199, të Klasës 2017 të Akademisë së Rojes Bregdetare. Ju lumtë. (Duartrokitje).

Unë e kuptoj nga admiralët që kjo ka qenë një klasë tepër speciale. Ju jeni trajnuar këtu të menaxhoni situata e momente të vështira, që duan një farë experience. Do përballoni momente të vështira në jetën e njerzve dhe të ndihmoni të dobëtin në orën e tyre të nevojes. Por, madje edhe për Rojën Bregdetare, kjo klasë ka qenë në mënyrë të vecantë e dedikuar ndaj shërbimit publik.

Ju shërbyet mëngjes tek banka e ushqimit lokal një ditë të vetme në javë. Ju rindërtuat një shtëpi me banesa për njerzit. Vitin e kaluar, ju udhëhoqët kadetët në dhurimin e një totali prej 24,000 orësh — një kohe e gjatë — ndaj shërbimit të komunitetit. Ju keni bërë punë mahnitëse. Në raport me vitet e tjera të Rojes Bregdetare, ju keni pasur më pak njerëz dhe më pak resurse, por ju i arritët objektivat. Ju e bëtë atë me aftësi dh me krenari — dhe, do të doja të thoja, me buxhet më të vogël dhe para orarit. Ne po bëjmë shumë prej saj tani në qeverinë e Shteteve te Bashkuara. (Duartrokitje).

Unë nuk do ju flas juve për sa shumë kurseva ju mbi motorin reaktiv luftues F-35. As nuk do të flas për atë. Ose sa shumë ne jemi për të kursyer juve mbi aeroplanmbajtsen Gerald Ford. Ajo kishte një problem teprice përpara se unë të vija këtu, ju e dini atë. Akoma do të ketë një problem teprice. Ne hymë brenda kur kishte përfunduar. Por ne do të kursejmë mjaft para. Dhe kur ne ndërtojmë aeroplanmbajtëse të reja ato do të ndërtohen poshtë buxhetit dhe pra kohe. Këtë thjesht mbajeni mend. (Duartrokitje). Ajo do të na lejojë ne të ndërtojmë më shumë.

Tani, sigurisht, ka gjithmonë disa gabime nga koha në kohë — ju e dini atë. Për shembull, unë kuptoj që një herë ose dy herë, Kadeti i Klasës së Parë Bruce Kim. — ku është Bruce? (Duartrokitje). Ku është Bruce? Oh, Bruce, si ja bën ti këtë vetes, Bruce? (Të qeshura). Si Oficer Regjimental i Parkimit, mund të ketë plotësuar aksidentalisht disa bileta për ti lëshuar ose disa makina tuajat janë për tu nisur. Bruce, cfarë po ndodh me ty? (Te qeshura).

Por, Kadetë, që nga kjo ditë e tutje, ne duam që të gjithë të jenë të pastër shpirtërisht në jetë. Kjo përfshin dhe Bruce, apo jo? (Të qeshura). Dhe kështu, për ndonjë pavëmendje ose thyerje të vogla që mund të kenë ndodhur këtë vit, sic kërkon tradita, unë në këtë mënyre shfajësoj cdo kadet duke justifikuar krimet e vogla.

Tani, Bruce — ngrihu në këmbë edhe një herë, Bruce. (Të qeshura). Ata të shpëtuan ty, Bruce, sepse ata të gjithë duan që unë ta bëj atë, dakort? Falemnderit, Bruce. Urime, Bruce. (Duartrokitje). Ju lumtë. Me që ra fjala, Bruce, mos u shqetëso për atë. Ajo është tradita. Unë isha i detyruar ta bëja atë. Ti e di. Mos u shqetëso. (Të qeshura).

Ky është me të vërtetë një grup i mahnitshëm i kadetëve që janë këtu sot për urdhër gradimi. Ju mund të kishit shkuar për shkollim kudo që donit, — dhe më shumë, shumë pak përgjegjësi në krahasim me këtu Por në vend të saj, ju zgjodhët rrugën e shërbimit. Ju zgjodhët punën e vështirë, standardet e larta, dhe një mision tepër fisnik, — të shpëtoni jetë, të mbroni atdheun, të mbroni interesat e Amerikës rreth globit. Ju zgjodhët Rojen Bregdetare. Zgjedhje e mirë. Zgjedhje e mirë. (Duartrokitje).

Ju keni mësuar aftësi që të tjerët nuk i mësojnë në shkollat e tjera. Kjo është specifikë e kësaj akademie, por dhe kampi juaj I madh, deti i hapur i madh. Ai eshte nje kamp i madh, i madh, apo jo? Një kamp i bukur. Por dija që keni mesuar tek ky institucion krenar, është dija ju keni mësuar për detyrën e veten tuaj. Është dija që e bën secilin prej jush drejtues të vlefshëm në cdo situatë.

 

Nga ditët e para me stuhi të Sëab Summer (Vere Shtupe), deri tek klasat finale, si nje kadet i klasës së parë, secili prej jush është pritur që të marrë përgjëgjësi, të merrni vendime, dhe të veproni. Të bëni gjënë e duhur. Dhe ju duhet të mësoni të veproni në rrethana të ndryshme dhe nën presion të madh.

Vetëm pak ditë nga tani, ju do ta vendosni këtë aftësi jetike nën shërbimin e anijeve tuaja, sektorëve, dhe vendit tuaj. Ju do të shërbeni si oficerë të kuvertës në anijet e patrullimit të Rojes sonë Bregdetare. Ju do të forconi ligjin dhe urdhërin në ujërat e rrezikshme, si oficerë lundrues. Ju do te bllokoni transportimin e paligjshëm të parave, armëve dhe drogës. Ju do të lufton trafikimit të qënieve njerëzore — dicka për të cilën njerëzit nuk kanë folur shumë. Një nga murtajat e mëdha të botës. Jo vetëm vendi ynë, por krejt bota.

Amerikanet do ta vendosin besimin e tyre në udhëheqjen tuaj, komandantët tuaj do t’ju besojnë juve gjithashtu. Roja Bregdetare është standard i artë në delegimin e vendimmarrjes sipas zinxhirit komandues. Kështu thjesht sic instruktorët tuaj vepruan tek akademia, komandantët e Rojes Bregdetare do tju shpjegojnë vizionin e tyre, dhe pastaj do tju besojnë ju që të bëni punën. Thjesht ashtu si unë, si Presidenti juaj, do ju besoj ju që të bëni punën.

 

Është e mahnitshme të mendosh për aventurat që janë duke filluar për ju. Në gjithë vendin, këtë muaj, miliona studente janë duke u dipllomuar nga shkolla e mesme, universiteti. Shumë të tjerë merakosen, thjesht cfarë do të bëj. Ata i thonë vetes, cfarë do të bëjnë? Ju e dini cfarë do të bëni. Ju morët një  profesion të mirë, meqë ra fjala. Ju morët një të bukur, një të mirë. Dhe ne jemi megjithmend krenarë tj’u kemi ju pranë. (Duartrokitje).

Vite më pas, disa prej jush mund të shikojnë mbrapa dhe të pyesin veten, nëse kanë bërë zgjedhjen e duhur, nëse kanë bërë shumicën e mundësive që i janë dhënë. Në Rojen Bregdetare, ju do të përballeni me shumë sfida dhe shumë kërcënime. Por, një gjë që ju kurrë nuk do tju duhet të përballeni më, është  pyetja se, cfarë do të bëj. Kur të shihni mbrapsht, nuk do të dyshoni. Ju e dini egzaktësisht si e keni kaluar kohën tuaj — duke shpëtuar jetë.

Këtë e hikoj tek ju admiralë, tek Gjeneral Kelly, tek disa njerëz të mëdhenj në shërbim. Unë ju them se ata  e duan atë që bëjnë. Ata e duan vendin. Ata duan ta mbrojne vendin tonë dhe ata e duan cfarë bëjnë. A nuk është e drejtë? Mirë. Unë nuk mendoja se ndonjë do të thoshte jo. (Të qeshura). Ajo do të prishte fjalimin tonë, apo jo? (Të qeshura). Ata janë njerëz të mëdhenj.

Ju gjithmonë e dini cfarë do të bëheni: liderë dhe oficerë të Rojes Bregdetare të Shteteve te Bashkuara. (Duartrokitje).

 

Dhe kur të shohin uniformën tuaj, cdokush në botë, do ta dije egzaktësisht cfarë do të thotë. Cfarë standardi? — dhe me të vërtetë nëse mendon për atë, kur ju flisni për marinarët e mëdhenj, dhe marinarët më të mëdhenj të botës, ne i kemi. Por nuk ndjejmë lehtësim për marinarë të ngecur në cekëtinë, ndërsa gradat e tyre të rangut të lartë, plot vezullim thyejnë horizontin? Cfarë është një shpirt endacak në det, me vetëm një kohë të shkurtër jete, që nuk gëzohet tek tingulli i atyre teheve të hanxhareve lart, duke ardhur mbrapsht dhe duke zbritur poshtë që ti shpëtojë ata nga vdekja? Cfarë është kontrabandisti i drogës, një shitës helmi, i cili rri gjithë frikë nga kamzhiku i vendit tonë, nga fuqia e Rojes Bregdetare. Në këtë rast, ne e dimë arësyen, — shërbimi jetëshpëtues i Amerikës është në rrugë e sipër. Roja Bregdetare është me të vërtetë jetike për Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe në të vërtetë jetike për vendin tonë të madh. (Duartrokitje).

 

Nga pesë degët e Shërbimeve tona të Armatosura, është vetëm Roja Bregdetare që ka pushtetin të thyejë përmes 21 feet(këmbë) të akullit Arktik, të fortë shkëmb, apo jo? Ju jeni të vetmit. Dhe unë jam krenar të them që nën administratën time, ne jemi duke ndërtuar të parët akullthyes të rinj teë rëndë që Shtetet e Bashkuara kanë parë në mbi 40 vjet. Ne do të ndërtojmë shumë prej tyre. (Duartrokitje). Na duhen. Na duhen. Roja Bregdetare mban në ruajtje portet tona, patrullon kanalet tonë të lundrueshëm, dhe mbron infrastrukturën tonë. Ju mbroni Amerikën në një botë të kërcënimeve massive dhe të rënda. Së shpejti, disa prej jush do të jenë duke drejtuar bordimin e anijeve të dyshimta, duke kërkuar për armët më vdekjeprurëse, dhe duke mbajtur nën arrest kriminelë të rrezikshëm. Me një qëllim. Për ta mbajtur popullin tonë të sigurtë. Të tjerë prej jush do të shërbejnë me partnered e vendeve te tjera rreth globit, duke sjellë pushtetin e plotë të Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara drejt e tek ato brigje të largëta. Dhe disa prej atyre brigjeve janë shumë larg.

Që të sigurojmë kufijtë tonë nga kartelat e drogës, kontrabandistëve të qënieve njerëzore, dhe kërcënimeve terroriste, Anijet e Patrullimit të Rojes Bregdetare patrullojnë më shumë se 1,500 milje poshtë kufirit tonë jugor. Shumë njerëz nuk e dinin atë. Kur krenaria e pamasë godet zemrën tënde, ti kupton që me ketë aftësi të madhe dhe shpejtësi të tmerrshme, burrat dhe gratë e Rojes sonë Bregdetare ndalojnë kriminelë të rrezikshëm dhe miliarda dollarë vlerë të narkotikëve të jashtëligjshëm cdo vit të vetëm. Helikopterët tuaj lancojnë nga kuvertat e anijeve të patrullimit të klasit botëror, dhe ata ndjekin kontrabandistët e drogës me shpejtësi në më tepër se 50 nyje.

Në dete të ashpër, me shpejtësi të mëdha, snajperat tanë të pabesuëshëm të Rojes Bregdetare marrin shenjë tek motorrat e kontrabandistëve. Dhe kohë pas kohë, ata nxjerrin motorrët në goditjen e parë. Atyre nuk i pëlqen të shpërdorojnë fishekët, apo jo? (Duartrokitje). Detyra juaj përmes stuhive ulëritëse, dhe përmes shiut që kap cdo pjesë të anijes, dallgëve që përplasen nga bashi në kic, është një vend ku pak njerëz të tjerë do donin të rrezikonin. Shpeshherë me rrezik dhe ndonjëherë — emocionuese. Emocionuese. Por duhet ta kesh në zemer. Ju duhet ta duani atë. Ju e doni.

 

Në Rojen Bregdetare, ju nuk vraponi nga rreziku, ju e ndiqni atë. Dhe ju jeni pozicionuar për mbështetjen e operacioneve në teatrat e konfliktit rreth gjithë botës. Por jo vetëm që ju mbroni sigurinë Amerikane, ju gjithashtu mbroni mirëqënien Amerikane. Është një mision që shkon mbrapa që herët dhe Anijeve të Patrullimit të të Ardhurave. Ju keni lexuar për atë dhe e keni studiuar mirë.

Sot, Roja bregdetare ndihmon të mbajë ujërat tanë të hapur për Amerikanët që të bëjne biznes. I mban lumenjtë tanë ku zhvillohet tregëtia lumore. I mban portet tanë të për eksportet Amerikane. Ju ndihmoni miliarda e miliarda dollare në të mira materiale që të të transportohen cdo ditë në vendin tonë. Ju jeni e vetmja prezence federale mbi lumenjtë e lundrueshëm të brendshëm. Ju patrulloni arteriet që ne kemi nevojë të rindërtojmë këtë vend dhe të përmirësojmë mirëqenien tonë. Dhe ne jemi duke e bërë këtë. Ju mund ta shihni atë. Mendoni për misionin e lavdishëm që ju pret. Ne do të sigurojmë portet tona, lumenjte tanë të lundrueshëm, dhe kufijtë tanë. Ju do të jeni partnerë me aleatët tanë që të avancojmë interesat e sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Dhe ju do të ndiqni terroristët, ju do të ndaloni kontrabandistët e drogës, dhe ne do të kërkojmë që të mos hyjnë të gjithë ata që do të dëmtonin vendin tonë, Të gjithë ata që nuk e duan vendin tonë.

Së bashku, ne kemi të njëjtin mission, dedikimi dhe devotshmëria juaj më bën me të vërtetë krenar të jem Kryekomandanti juaj. (Duartrokitje). Falemnderit.

 

Tani, unë dua ta marr këtë mundësi, për tjudhënë juve disa këshilla. Gjatë rrjedhës së jetës tuaj, ju do të gjeni që gjërat nuk janë gjithmonë të drejta. Ju do të hasni gjëra që nuk i meritoni dhe që nuk janë gjithmonë të garantuara. Por ju duhet të ulni kokën dhe luftoni, luftoni, luftoni. Kurrë, kurrë, kurrë mos hiqni dorë. Gjërat do të zgjidhen thjesht mirë.

Shikoni tek mënyra si jam trajtuar kohët e fundit — (të qeshura) — vecanërisht nga media. Asnjë politikan në histori — dhe unë e them këtë me siguri të madhe — ka qenë trajtuar më keq apo më me pa të drejtë. Ju nuk mund ti leni kritikët dhe pesimistët të hyjnë në rrugën e ëndrrave tuaj. (Duartrokitje). Prandaj unë — ju falenderoj. Mendoj se prandaj ne fituam.

Fatkeqësia të bën më të fortë. Mos u dorëzoni. Mos zbrisni mbrapa. Dhe kurrë mos ndaloni së bëri, cfarë ju e dini që është e drejtë. Asgje që vlen nuk vjen lehtë. Dhe sa më e drejtë të jetë e drejta juaj, më shumë kundërshtime do të përballeni me të.

Unë kam realizuar mjaft për një kohë të shkurtër si President. Duke shkelur gjithë vendin. Një drejtësi e Gjykatë Supreme fare e re — që do të jetë fantastike për 45 vjet — (duartrokitje) — Një investim historik në ushtrinë tonë. Ne kemi ruajtur Amendamentin e Dytë, kemi zgjeruar shërbimin për veteranët tanë — ne do të kujdesemi për veteranët tanë si kurrë më parë. (Duartrokitje).

Unë kam shtendosur zinxhirët mbytës të mjedisit që mbulojnë rreth vendit tonë dhe ekonomise tonë, zinxhirë aq të ngushtë që nuk mund të bëjë asgjë — që punët po pakësoheshin. Ne ishim duke humbur biznes. Ne po e shtendosim. Ne kemi filluar planet dhe përgatitjet për murin e kufirit, që po shkon shumë, shumë mirë. Ne po punojmë për shkurtimin e taksave të mëdha për të gjithë. Ne do ju japim juve shkurtimin e taksës më të madhe në historinë e vendit tonë, nëse e marrin në menyren qe duam, dhe do tju japim juve reformën më të mirë të taksave. (Duartrokitje). Dhe ne, gjithashtu jemi duke shkuar afër dhe më afër, dita ditës, ndaj një kujdesi shëndetsor për qytetarët tanë. (Duartrokitje).

Ne jemi duke vendosur për shume cështje jetike të së ardhmes. Njerëzit e kuptojnë atë që po bëj unë, dhe kjo është gjeja më e rëndësishme. Unë nuk u zgjodha ti shërbej medias së Ëashingtonit ose interesave speciale. Unë u zgjodha që ti shërbej burrave dhe grave të vendit tonë, dhe ajo është cfarë po bej. (Duartrokitje). Unë nuk do të pushoj kurrë së luftuari për ju, dhe nuk do të pushoj kurrë së luftuari për popullin Amerikan.

 

Sic e lini këtë akademi që të hipni mbi lundrimin e ri emocionues, unë jam duke u përgatitur për një udhëtim shumë të domosdoshëm gjithashtu. Në pak ditë, unë do të bëj udhëtimin tim të parë jashtë shtetit si President. Me siguri, sigurim, dhe interesat e popullit Amerikan si prioritetin tim, unë do të forcoj miqësitë e vjetra dhe do të kërkoj partnerë të rinj. — por partnerë që gjithashtu na ndihmojne neve. Jo partnerë që marrin dhe marrin… partnerë që bashkëpunojnë, partnerë që ndihmojnë të paguajnë për cfarëdo ne jemi duke bërë dhe të gjithë të mirën që ne jemi duke bërë për ata, — që është dicka që shumë njerëz nuk janë mësuar dhe ata thjesht nuk mund të mësohen. Une them, mesohuni me atë, njerez. (Duartrokitje). Unë do ti kërkoj atyre të bashkohen për një të ardhme të paqes dhe mundësinë e opozitës për njerëzit tanë dhe njerëzit e botës.

ëSë pari, në Arabinë Saudite, ku unë do të flas me liderët Myslimane dhe ftoj ata të luftojnë urrejtjen dhe ekstremizmin, dhe të përqafojnë një të ardhme të paqtë për besimin e tyre. Dhe ata mezi po presin të dëgjojnë cfarë ne — si përfaqësuesit tuaj– duhet tu themi. Ne duhet të ndalojmë terrorizmin Islamik radikal. (Duartrokitje).

Pastaj në Izrael, unë do të riafirmoj aleancën tonë të pathyeshme me shtetin Hebraik. Në Romë, unë do të flas me Papa Franceskun rreth kontributeve të besimit të Krishterë ndaj botës. Më në fund, unë do të marr pjesë në Samitin e NATO-S në Bruksel dhe takimin e G-7, në Sicili, — që të promovoj sigurimin, mirëqënien dhe paqen kudo në botë.

Unë do të takoj këta lidera, dhe do nderoj vendodhjet më të shenjta të këtyre tre feve të mëdha. Dhe kudo që do shkoj, unë do të marr frymëzimin tuaj. Unë mar nga ju cdo ditë, nga guximi dhe vendosmëria juaj për të bërë cfarëdo është kërkuar që të siguroj dhe mbroj jetët Amerikane. Të siguroj dhe mbroj jetët Amerikane. Ne duam siguri. Ju do të na jepni ne sigurim. (Duartrokitje).

Në vetëm një shembull, ne shohim si ja ktheni cdo ditë vlerën jetës për njerëzit që ju takoni cdo ditë. Disa vite me parë, një helikopter i Rojes Bregdetare shpëtoi tre peshkatarë, që të tmerruar kapeshin pas anijes së tyre, që po mbyteshe dhe po digjeshe. Atë ditë, heronjtë e Rojes Bregdetare e bënë detyrën e tyre mirë. Ata fluturuan ngjitur me detin, pavaresisht rrezikut të tmerrshem, dhe zgjaten një dorë ndihme ne momentin e duhur.Kishte mbetur shumë pak kohe.

Por ajo nuk është pjesa më e shquar e asaj historie. Cdo pjesëtar, si një notues i Rojes Bregdetare e vendos ate, ju e beni atë gjë gjithë kohës, në cdo orë të ditës. Dicka ndodh gjithë kohën me Rojen Bregdetare të Shteteve te Bashkuara. Ju bëni një punë mahnitëse. Një gjë e pazakontë ndodhi me atë shpëtim, por kur ju mendoni për atë, ju i bëni ato shpëtime gjithë kohës. KNë një rast tjetër, kapiteni i një peshkatoreje

vietnameze mori dorën e notuesit. Ai e pa shpëtuesin e tij të Rojes Bregdetare në sy, dhe tha: “Unë isha duke i kërkuar Zotit të më linte të jetoja…. Unë kam nevojë të shikoj fëmijët e mi. Të lutem, Zot, më lër të jetoj që të mund të shoh fëmijët e mi. Pastaj Zoti të dërgoi ty.” Ajo është cfarë tha. (Duartrokitje).

Për cdo oficer të ri, dhe për cdo antar të ri të Rojes Bregdetare këtu ose jashtë, që sot është duke mbrojtur jetë rreth botës mbi disa prej ujërave më të ashpër ndokund, ju me të vërtetë po bëni punën e Zotit. Cfarë zemre mirënjohëse keni nga të gjithë. Sepse është dhe në zemren time tepër mirënjohese, dhe gëzimet e Amerikës për Rojen Bregdetare, — dhe Amerika gëzohet për ju shpesh — por ne ju urojmë juve fat të mirë.

Si Kryekomandanti juaj, unë ju falenderoj. Unë ju nderoj me kokë. Dhe unë, edhe një herë përsëri, përgëzoj Grupin e Rojes Bregdetare të 2017-ës. (Duartrokitje). Zoti ju bekoftë. Zot bekoftë Rojen Bregdetare. Dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit shume. Faleminderit. (Duartrokitje). Falemnderit të gjithëve. Nder i madh. Paci fat. Shijojeni jetën tuaj. (Duartrokitje).

 

Shtëpia e Bardhë

Zyra e Shtypit

17 Maj 2017

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Herion Kercelli, President Trump, Roja Bregdetare

A i dha Trump informacione sekrete Lavrovit?

May 16, 2017 by dgreca

Shtëpia e Bardhë mohon se Presidenti Trump u tregoi rusëve informacion tepër sekret/

„Washington Post“ informon se presidenti amerikan Donald Trump në takimin e tij të fundit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë ka ndarë me atë informata sekrete. Por qeveria amerikane nuk i pranon këto raportime.

USA Treffen zwischen Trump und Lavrov (picture alliance/dpa/A. Shcherbak)

Me dhënien e informacioneve janë vendosur në rrezik burimet informative qw japin të dhëna për Shtetin Islamik (IS), raporton gazeta “Washington Post” duke u bazuar në  të dhëna të nëpunësve të qeverisë së tanishme dhe të asaj së kaluar. Presidenti Donald Trumap u takua javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe ambasadorin rus Sergej Kislajk.

Në këtë takim Prsidenti ka treguar se si IS përdor laptopët në aeroplanë për sulme terroriste, njofton gazeta. Po ashtu edhe agjencia e lajmeve Reuters raporton, që dy zyrtarë të qeverisë Trump kanë konfirmuar se Presidenti ka ndarë informacione për një sulm të përgatitur kundër IS.

Këto informata SHBA-të i kanë nga një vend partner i tyre, por nuk kanë qenë dakord për ndarjen e tyre me Rusinë, informon “Washington Post”. Me këtë veprim Trump vendos në rrezik marrëdhëniet me vendin aleat që ka informacione për strukturat e brendshme të IS. Po me këtë veprim Trump nuk ka shkelur ndonjë ligj. Nuk ka në SHBA një ligj që i ndalon presidentit dhënien e informacioneve të tilla sekrete.

Këshilltarët dhe shtabi Qeveritar hedhin poshtë njoftimet

Këshilltari i sigurisë, Herbert Raymond McMaster, i cili ka qënë pjesë e takimit të mërkurën e kaluar, i hedh poshtë pjesërisht këto raportime.”Kjo nuk ka ndodhur”, siguron McMaster dhe thotë që “nuk janë ndarë metodat sekrete dhe burimet e informacioneve në asnjë moment dhe se presidenti nuk ka folur për asnjë operacion ushtarak, për të cilin nuk është i informuar edhe opinioni.” “Historia e publikuar në mbrëmje”  është e gabuar.”

Këshilltari i sigurisë shton se “nuk ka gjë tjetër që presidenti e merr më seriozisht se ruajtja e sigurisë së popullit të Shteteve të Bashkuara”. Por McMaster nuk i hedh poshtë shprehimisht se Trump ka ndarë informacione sekrete. Ministri i Punëve të Jashtme të SHBA-së Rex Tillerson deklaroi gjithashtu, se Trump nuk ka diskutuar asnjë “burim, metodë ose veprime ushtarake” gjatë takimit.

Shtëpia e Bardhë mohon se Presidenti Trump u tregoi rusëve informacion tepër sekret

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar amerikan, H.R. McMaster dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump mohuan njoftimet e mediave se presidenti zbuloi informacione tepër sekrete kur ishte duke biseduar me zyrtarët rusë në Zyrën Ovale.

Njoftimi i raportuar fillimisht nga gazeta Washington Post, “është i rremë”, u tha zoti McMaster gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën mbrëma. “Asnjëherë nuk u diskutua për burime apo metoda zbulimi dhe presidenti nuk foli për ndonjë operacion ushtarak që nuk ishte i njohur publikisht,” shtoi ai.

“Unë isha vetë atje dhe asgjë e tillë nuk ndodhi”, përfundoi gjeneral McMaster, para se të hynte përsëri në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

H.R. McMaster flet për gazetarët

H.R. McMaster flet për gazetarët

Tillerson mbështet gjeneralin McMasters

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, i cili tha se ishte gjithashtu i pranishëm në takimin e 10 majit me ministrin e jashtëm dhe ambasadorin rus, mbështeti përshkrimin që zoti McMaster u bëri bisedimeve. Ai tha në një deklaratë se “u diskutua një gamë e gjerë temash, ndër të cilat ishin përpjekjet e përbashkëta dhe kërcënimet përsa i përket luftës kundër terrorizmit”.

Disa media amerikane njoftuan se presidenti, në takimin e Zyrës Ovale, zbuloi informacione që shihen si tepër sekrete.

Sipas njoftimeve të gazetave Washington Post, New York Times dhe mediave të tjera, informacioni i nxjerrë nga zoti Trump mund të vinte në rrezik një burim zbulimi me rëndësi të madhe lidhur me grupin Shteti Islamik si dhe mënyrën me të cilën ishte siguruar ai informacion.

Në SHBA, presidenti ka kompetencën të deklasifikojë pothuajse çdo informacion, prandaj ajo që bëri zoti Trump nuk duket të jetë diçka e paligjshme. Por zyrtarët e zbulimit, të cituar nga gazetat, shprehën shqetësimin se informacioni, i siguruar nga një qeveri partnere me SHBA, mund të dëmtojë disa marrëdhënie të rëndësishme.

Agjencia Qendrore e Zbulimit dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare, të kontaktuara nga Zëri i Amerikës, nuk pranuan të bëjnë komente.

Alarm nga selia e Kongresit

Sipas gazetës Washington Post, në takimin me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Ambasadorin Sergej Kislyak, Presidenti Trump me sa duket po lëvdohej rreth informacioneve të brendshme që kishte për një kërcënim të afërt me të cilin përballet aviacioni.

Informacioni, i cili shihej si tepër sensitiv, nuk ishte ndarë madje as brenda qeverisë amerikane dhe as me aleatët e SHBA, sipas gazetës New York Times.

Njoftimet u bënë menjëherë shkak për alarm mes ligjvënësve të të dyja partive në selinë e Kongresit.

“Jam i tronditur nga njoftimet se Presidenti Trump u zbuloi informacione të klasifikuara diplomatëve rusë javën e shkuar. Kjo sigurisht ngre pyetje nëse Presidenti i njeh implikimet serioze që ka nxjerrja e një informacioni të tillë të ndjeshëm përpara një kundërshtari”, tha ligjvënësi Eliot Engel, numri dy i komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme. “Do të takohem këtë javë me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare McMaster në një sesion të klasifikuar dhe do të kërkoj përgjigje për atë që u zbulua dhe si mund ta ketë dëmtuar kjo sigurinë kombëtare amerikane,” tha ligjvënësi.

Senator Mark Warner

Senator Mark Warner

“E pafalshme”

Nënkryetari i Komisionit të Senatit për Zbulimin, demokrati Mark Warner, tha në Twitter se “vënia në rrezik e burimeve dhe metodave është e pafalshme, veçanërisht me rusët”.

Komentet e zotit Trump, nëse janë të vërteta, janë një “shuplakë në fytyrë” për komunitetin amerikan të zbulimit, shtoi senatori Warner.

“Shtëpia e Bardhë duhet të bëjë diçka shpejt për ta vënë veten nën kontroll dhe rregull”, u tha gazetarëve kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, republikani Bob Corker. “Është e kuptueshme se ata janë tani në një spirale që shkon në rënie, prandaj duhet të gjejnë mënyrat për të riparuar atë që po ndodh,” tha senatori.

Njoftimet e medias vijnë në një kohë që Shtëpia e Bardhë mbetet e përfshirë në polemika për shkak të shkarkimit javën e kaluar nga presidenti të drejtorit të FBI-së, James Comey. Shkarkimi ndodhi një ditë para takimit me rusët në Zyrën Ovale.

FBI heton rreth lidhjeve me Rusinë

Byroja Federale e Hetimeve po heton rreth lidhjeve të dyshuara midis ekipit të fushatës presidenciale të zotit Trump dhe Rusisë.

Në një deklaratë të përbashkët, demokratët kryesorë në Komisionin e Dhomës për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeveritare si dhe në Komisionin Juridik të Dhomës, Elijah Cumming dhe John Conyers, kërkuan publikimin e çdo regjistrimi audio të takimit të zotit Trump me rusët javën e kaluar.

“Pas një jave të pashembullt, në të cilën shumë njerëz mendonin se ishte e pamundur që Presidenti Trump të tregohej më i papërgjegjshëm se aq, tani ai mund të ketë rënë në një nivel edhe më të rrezikshëm,” thuhej në deklaratë.

 

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Lavrov, President Trump, Sekrete, shtepia e bardhe

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT