Opinion Nga Illo Foto, Astoria/ New York/
Me daten 26 Shkurt, ne ora 2 PM, nga ekrani televiziv mesova se Hashim Thaci u zgjodh president i Kosoves. U gezova pa mase, per zgjedhjen e Thacit , ne postin me te larte te Republikes kosovare. Ndeza nje fishekzjarr ne oborrin e pallatit tim, ketu ne Astoria te NY. U spjegova fqinjve se pse e shpertheva fishekzjarrin dhe me justifikuan perpara autoritit te lagjes.Banoret e pallatit im multienik jane me origjine nga Koreja, Meksika dhe India. E njohin historine e Kosoves, Rugoven , Adem Jasharin dhe Hashim Thacin.
Une, si prejardhje ,i perkas Shqiperise londineze . Nuk me ka pyetur kush se ku doja te lindja. Duke qene brenda Shqiperise natyrale, kam te drejten ta quaj veten shqiptar etnik, ashtu sic edhe jam realisht. Hashimi eshte presidenti i atdheut tim , qe e kam simpatizuar dhe dua me shume, nga te tere politikanet postkomuniste te kombit shqiptar, kudo qe jane.
Hashimi vjen nga rreshtat e luftetareve te lirise , si pak nga personalitet politike te periudhes postkomuniste te Shqiperise natyrale. Koleget e tij ne Shqiperi dhe kudo ne Ballkan , pothuaj jane produkt i shkolles komuniste.Hashimi ka shkollim ne emigracion dhe ne Prishtine . Ai eshte kalitur ne lufte dhe ka dominuar te tere qeverrisjen postkolioniale te Kosoves , qe nis nga viti 1999.
Si drejtus i strukturave shteterore , Hashim Thaci ka manifestuar koherence dhe realizem , ne drejtimin e ekonomise . Ai ka kembngulur dhe ja ka arritur , qe ekonomia e Republikes te orientohet drejt fizionomise prodhuse – bujqesore . Hashimin e kemi pare ne fushat e prodhimit bujqesor te Kosoves , midis traktoristeve , kombajnerve , fermerve , grumbullusve , perpunusve te prodhimit bujqesor . Keto dalje ne publik , Hashimi nuk i ka bere per show , por per pune . Bujqesia eshte trajtuar me seriozitetin , qe meriton si dega me e rendesishme e ekonomise prodhuse .
Bujqesia e Kosoves , ka bere perparime progresive dhe te dukshme ne keto 16 vite te ketij Shekulli . Prodhimi i pergjithshem bujqesor , ne Kosove eshte me i larte se sa ne Kosoven e parapavaresise , kur ne shumicen e vendeve postkomuniste nuk eshte arritur niveli i prodhimit bujqesor te realizuar ne Diktature . Toka e Kosoves punohet , cdo vit , cep me cep . Ne Shqiperi prodhimi i pergjithshem bujqesor aktual eshte gati 3 here me i ulet se ne vitin 1990, duke lene jasht qarkullimit ekonomik gati 25 % te tokes are .
Ka disa vite , qe ne Kosove realizohen rendimente te kulturave bujqesore progresivisht ne rritje . Vitin ne vijim Kosova realizoi rendimentin me te larte te grurit midis shteteve te Ballkanit . Eshte e afert dita , qe Kosoven do ta kemi nje shtet me bujqesi te nivelit zvicerian dhe francez . Aktualisht ne Kosove punohet per sipermarrje te permasave te medha komlekse bujqesore . Aty po shofim ferma bujqesore te natyres te fermave , qe ngriti H. Fulltz ne Shqiperi , ne vitet 30 te shekullit 20 .
Arritjet bujqesore te sejcilit vend postkomunist jane terapi antikrize , por kete fakt pak pushtetare e kane njohur realisht . Raporti import – export i ushqimeve eshte me i zbutur ne Kosove se sa ne shtetet ballkanike . Jane keto arsye , qe me entusiazmojne per zgjedhjen e Thacit, si kryetar i shtetit te Kosoves . Kam shume besim se do ta coje Kosoven ne maja te reja te zhvillimit ekonomik dhe qytetar .
Si shumica dermuse e shqiptarve ne te tera trevat , i vleresoj te tere lideret aktuale partike kosovare , per patriotizem te pa diskutushem . Grindjet pozite –opozite rrjedhin nga kenveshtrimi i problemeve ndershteterore me Serbine.Kemi pare nje Kryetar Komune , ne krye te protestes , qe shkaterronte objekte publike te bashkesise , qe qeverriste . Marrdheniet me Serbine fqinje , e pare nga jashte , sic eshte rrasti im , duhet te zgjidhet me bisedime tripalshe . Nuk mundet Kosova te zgjidhi problemet e vetme . Kosova nuk ka me kohe per te humbur . Opozita lipset te formuloi alterrnative paqesore , ne politiken e jashtmme . Ne fund te fundit , platforma e saj nuk mund te vlei me shume se sa votat, qe ka marre nga populli . Terheqja nuk eshte dobesi, por kulture .
Hashimi eshte kritikuar per te meta ne drejtim dhe ne mardheniet me opoziten. I permbahem parimit , qe nuk ka njerez te pa gabushem . I vleresoj keto kritika dhe kam besim se do t’i vleresoi vete Ashimi, per te miren e tij dhe te se arthmes se ndritur te Kosoves tone te dashur .
Une kam analizuar politikat bujqesore te shtetit dhe kam bere propozimet perkatese , per ndryshimin e gjendjes . Librat e mi kane gjetur zbatim te perpikte ne Kosove, prandaj e quaj veten kosovar dhe Hashimin e respektoj si Presidentin tim te perjetshem .