• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FSK-ja, e gatshme për përgjegjësi shtesë

October 22, 2018 by dgreca

–Presidenti Thaçi: Në garën me 144 ekipe në “Cambrian Patrol”, ekipi i FSK-së fitoi Medaljen e Bronztë/

 3 FSK-001

 PRISHTINË, 22 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ka marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe, ku ka fituar Medaljen e Bronztë.Presidenti Thaçi e ka falënderuar komandantin Rrahman Rama dhe ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e mrekullueshme që po bëjnë, duke u bërë shembull i mirë për tërë rajonin.

“Gjenerali edhe ekipi i tij, me këta eprorë e ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë shembulli dhe mesazhi më i mirë që po dërgohet, se FSK-ja është e gatshme për përgjegjësi shtesë. Është e gatshme t’i përgjigjet rrethanave dhe situatave të reja të krijuara. I përgëzoj eprorët, togerët, ushtarët e FSK-së dhe komandantin për punën e tyre shumë të mirë, por edhe për suksesin e ri, të shkëlqyer që e kanë arritur ditë më parë me pjesëmarrjen e tyre në garën në Britani, ku kanë marrë pjesë 144 ekipe”, ka thënë presidenti Thaçi.Ndërsa, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se kjo është një prej garave më prestigjioze në botë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë për herë të dytë.“Është shumë me rëndësi që këto përvoja po i bartim edhe brendapërbrenda institucionit tonë. Edhe në vitin e kaluar e kemi organizuar një lloj kësi gare, të cilën e kemi quajtur “Shqiponja patrulluese”. Ideja ka qenë që ta bëjmë një test të brendshëm, me qëllim dhe synim që vitin e ardhshëm ta bëjmë vetë një garë që do të jetë ndërkombëtare, me të gjitha ato përvoja që i kemi marrë prej Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë komandant Rama.Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka thënë se janë të gatshëm që të marrin përgjegjësi shtesë dhe do të vazhdojnë me kryerjen e obligimeve dhe detyrave që u caktohen me ligj dhe Kushtetutë.

 Gara e “Cambrian Patrol” është një ngjarje vjetore e organizuar dhe drejtuar nga Brigada e Këmbësorisë së 160-të dhe Selia e Uellsit, me seli në Brecon të Britanisë së Madhe.Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit ka marrë pjesë me 11 pjesëtarë në këtë garë ndërkombëtare dhe pavarësisht vështirësive të krijuara nga stuhia “Cullum”, ka arritur ta fitoi Medaljen e Bronztë./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Fsk-ja, Presidenti Thaçi

Thaçi: Presidenti Amerikan Trump, mbështetje progresit të Kosovës

September 28, 2018 by dgreca

 1 Thaci-Trump2

PRISHTINË, 28 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  në një konferencë shtypi sot në Prishtinë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur edhe për takimin me Presidentin Amerikan Donald Trump.

I pyetur nga media, Presidenti Thaçi tha se, nga takimi i shkurtër “mund të konkludojë vetëm atë se Presidenti Trump e njeh Kosovën, e kupton dhe e ndjenë dhe i jep mbështetje progresit të arritur në Kosovë”.

Në 26 Shtator, Presidenti Thaçi ka publikuar foton nga takimi me Presidentin Trump dhe ka shkruar në ‘facebook’: “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë”./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, President Trump, Presidenti Thaçi, takim

THACI- MITCHELL: SHBA MBESHTET KOSOVEN

September 26, 2018 by dgreca

-Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Wess Mitchell: Kosova do ta ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe më tutje/

1 delg Mitchell

-Presidenti Thaçi: SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashku/

 -Kryeministri Haradinaj: ShBA-të kanë rol të pazëvendësueshëm në rrugën euro-atlantike të vendit/

 NEW YORK-WASHINGTON, 26 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe më tutje, në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, në arsim dhe në rrugën e saj euroatlantike. Njoftimi i plote:

Presidenti Thaçi takoi ndihmës-sekretarin Mitchell, merr mbështetjen e SHBA-së

 New York – Presidenti i Republikës së Kosovës, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluan një takim me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

 Në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Presidenti Thaçi ka falënderuar ndihmës-sekretarin Mitchell për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së që ka dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, nga liria, te shtetndërtimi dhe tani forcimi i perspektivës euroatlantike.

 “SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashku. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut, presidenti Thaçi ka theksuar se mbështetja amerikane në këtë proces është jetik, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme.

Nga ana tjetër, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka siguruar presidentin e Kosovës se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.

Filed Under: Politike Tagged With: Presidenti Thaçi, takon ndihmes sek Mitchell

Presidenti Thaçi në SHBA

September 23, 2018 by dgreca

-Kryeson delegacionin shtetëror në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë, Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump/1 Presidenti Taci SHBAPRISHTINË, 23 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i prijë delegacionit kosovar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë, Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe rritur numrin e njohjeve shtetërore dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çdo vjet mbledhë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të botës dhe organizatave ndërkombëtare.Delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të ketë takime të shumta bilaterale me liderë botërorë, përkatësisht me presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të shteteve të ndryshme./b.j/

 

Filed Under: Featured Tagged With: kryeson delegacionin, ne SHBA, Presidenti Thaçi

Diskursi serbisht me ambasadorët i presidentit të Republikës së Kosovës!

September 2, 2018 by dgreca

Nga Enver Bytyçi/

Kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008-ën, kryeministri Thaçi i atehershëm deklaroi me mburrje se “brenda tre muajve shtetin e Kosovës do ta njohin më shumë se 100 vende”! Ndërsa dje në një takim me ambasadorët e Qutintit në Prishtinë pohoi se “BE-ja nuk arriti ta krijojë konsensusin për ta njohur shtetin e Kosovës”, duke e fajësuar Brukselin për korrupsionin dhe paaftësinë e zotit Thaç për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Entusiasmi i tij i para dhjetë viteve tashmë është shndërruar në një bumerang, të cilin kërkon ta shkarkojë te faktorë të tjerë. Pas kësaj presidenti me ambasadorët vijoi të përsërisë të njëjtat deklarata të homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, se “është koha për marrëveshjen e madhe, historike mes dy shteteve”, se “nuk mund të kthehemi prapa”… , se “As ne as Serbia nuk kemi kohë për të humbur”, se “ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin”. Më pas për të fshehur intrigën tha se “Do t’iu them shumë sinqerisht: Kosova si shtet, si politikë, si shoqëri, është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar” dhe radhiti tetë arësye pse duhet nënshkruar marrëveshja e ndryshimit të kufijve me Serbinë. Ndër këto aresye ai përmendi dëshirën e tij “për marrëveshje të përhershme me Serbinë, për normaliziin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke të të dy shteteve”, që “Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, OSBE-së, NATO-s”, që “të krijohet mundësia e “korrigjiit të kufirit” midis dy vendeve”, që “të shënohej fundi i konfliktit dhe jo rifillimi i tij” dhe që “të ketë stabilitet në rajon e Kosova të forcojë finjësinë e mirë me shtetet kufitare”. Në tri pikat e fundit Thaçi u dha abasadorëve “garanci” se “pas ndarjes së Kosovës do të ruhet karakteri shumëetnik i shtetit dhe do të respektohen të drejtat e pakicave”, se “do të ruhet trashëgimia religjioze dhe kulturore serbe në Kosovë” dhe se “do të ecet përpara në bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar”. Në fund ai e mbyll infon e tij me konstatimin se “gjithë ky proces bart në vete rreziqe të panjohura të shumta. Por nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë, sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri”. E riprodhova deklaratën e zotit Thaçi, pavarësisht se lexuesit janë të njohur me të, për të ballafaquar idetë e tij me ato të Aleksandër Vuçiq. Nëse dikush do të kërkojë në google deklarimet dhe fjalimet e presidentit të Serbisë, do të shohë se ai i ka shprehur në mënyrë të përsëritur të njëjtat “argumente” dhe pohime, si edhe ato të Hashim Thçit dje, çka do të thotë se presidenti i Kosovës i merr tashmë të gatshme fjalimet e tij nga Beogradi, përmes koordinatorit të këtyre lidhjeve, Baton Haxhiut dhe ia transmeton publikut shqiptar. Ndërkohë, fjalime si këto redaktohen në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, me qëllim që propaganda serbe te shqiptarët të bëhet më perfide, më e pranueshme dhe diplomatët e huaj të intrigohen nga diskursi, pa mundur të shihet përtej retorikës propagandistike në linjën Tiranë-Prishtinë-Beograd. Kjo retorikë vetëm se nuk u lansua në gjuhën serbe, por nuk pati asnjë ndryshim nga tezat e Beogradit. Gjithçka na kishte shkuar në mendje, por që presidenti i Kosovës të bëhet papagall i programeve serbe të ndarjes së Kosovës dhe t’i lutet bashkësisë ndërkombëtare që ta pranojë këtë prjekt, kjo nuk ishte parë e dëgjuar as nga kuislingët në kohë pushtimesh! I marrshin të keqen Mustafa Krujës, Mehdi Frashërit dhe Xhafer Devës, të cilët nga stani hoxhist e Stalinist i Thaçit dhe Ramës etiketohen si “kolaboracionistë”! Nëse këta bashkëpunuan me fashizmin, e bënë këtë për të zgjeruar territore dhe jo për të shitur një pjesë të atdheut të tyre! Hashim Thaçi është shndërruar në një kavie eksperimentale e politikave të Beogradit dhe Moskës, me qëllim që ta realizojë objektivin e Serbisë e të Rusisë për daljen në Adriatik. Atë që Pashiçi nuk mundi ta bënte më 1912-1913-ën, pra krijimin e kushteve të daljes së Serbisë në Adriatik, po e bën sot vetë presidenti i asaj që tashmë vetëm në letër quhet Republika e Kosovës, i ndihëmuar nga kryeimnistri i Shqipërisë, Edi Rama! Dhe kjo në kundërshtim me kushtetutën e vendit, në të cilën thuhet shprehimmisht: “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”. (Neni 1, Pika 2 e kushtetutës së Reublikës së Kosovës). Në anën tjëtër ambasadorët mbajtën shënim deklarimet e kopjes së Vuçiqit në Prishtinë, por është e sigurt se ata kuptojnë që “zgjidhja” e ofruar nga dy presidentët siamezë” nuk ofron paqe e stabilitet, përkundrazi rikthen konfliktet në rajon dhe kërcënon vetë Bashkimin Europian. Edhe Hitleri kur pushtonte një vend, kishte retorikë paqen. Në këtë rast mund ta kuptojmë Vuçiqin, por është paradoksale sjellja e njëjtë e presidentit të Kosovës! Tirae, me 02.09.2018

Filed Under: Politike Tagged With: Diskursi me ambasadoret, Enver Bytyci, Presidenti Thaçi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 13
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT