• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI THAÇI, GATI PER KOMPROMIS HISTORIK

January 29, 2019 by dgreca

PRESIDENTI THAÇI FTON PRESIDENTIN TRUMP NE PRISHTINE/

1 Thaçi e Trump

-Presidenti Thaçi i shkruan presidentit Trump, zotohet se do të punojë për marrëveshjen historike me Serbinë/LETRA

-Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe t’ju ftoj për të vizituar Kosovën, të takoni popullin më proamerikan dhe amerikanët që shërbejnë në Kosovë, si dhe të bëheni dëshmitar i suksesit tonë të përbashkët në ndërtimin e një Kosove shumetnike, e përkushtuar për paqe, liri dhe drejtësi.

PRISHTINË, 29 Janar 2019-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të këtij muaji ia ka kthyer letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.Në letrën e tij dërguar presidentit Trump, presidenti Thaçi është zotuar se do ta kryej pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”.Presidenti Thaçi e ka siguruar Presidentin Trump se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë.

Kjo është përmbajtja e letrës së presidentit Thaçi dërguar presidentit Trump:

I nderuar z. President,

Më lejoni të filloj duke ju dëshiruar juve dhe familjes suaj gëzuar Vitin e Ri dhe shumë suksese në vitin 2019. Populli i Kosovës dhe unë jemi veçanërisht të gëzuar me letrën që më keni dërguar më 14 dhjetor 2018, në të cilën shprehni përkrahjen e palëkundur të Amerikës për Kosovën “e pavarur dhe sovrane”.

Siç kemi diskutuar në Paris – dhe siç u kam shpjeguar më në detaje Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, gjatë vizitave të mia të paradokohshme në Uashington – pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani.Prandaj, më lejoni t’ju ofroj garancitë e mia personale se si President i Kosovës do të jem i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, që do të përfshijë të gjitha çështjet e hapura, duke i dhënë kështu fund konfliktit shekullor me Serbinë.

Më lejoni të nënvizoj, z. President, karakterin historik të kësaj për të cilën po flasim këtu.

Marrëveshja e arritur nuk do të jetë paqe e përkohshme apo konflikt i ngrirë. Ne po mundohemi të dalim nga ky qark dhe të arrijmë një marrëveshje permanente në të cilën të dyja palët e njohin njëra-tjetrën dhe heqin dorë nga konflikti dhe sipas të cilës Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Një arritje e tillë historike kërkon angazhim maksimal nga të dyja palët. Unë zotohem se do të kryej pjesën time të punës. Do u apeloj bashkëqytetarëve të mi kosovarë që të ndjekin thirrjen që keni bërë në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”.

I gëzohem mundësisë që të bashkëpunojmë ngushtë me ju dhe me shumë miq tonë në Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e kësaj iniciative diplomatike. Dhe, siç keni sugjeruar me zemërgjerësi, nuk ka mënyrë më të mirë për të celebruar suksesin tonë se sa të ndjekim lidershipin tuaj dhe t’ju bashkohemi në Shtëpinë e Bardhë, ku paqja dhe historia krijohen bashkë.

Në fund, më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe t’ju ftoj për të vizituar Kosovën, të takoni popullin më proamerikan dhe amerikanët që shërbejnë në Kosovë, si dhe të bëheni dëshmitar i suksesit tonë të përbashkët në ndërtimin e një Kosove shumetnike, e përkushtuar për paqe, liri dhe drejtësi.

Sinqerisht,

Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

Filed Under: Featured Tagged With: Letra, Presidenti Thçi, Presidentit Trump

Presidenti Trump i dha zotit Mattis autoritetin për të dërguar më shumë trupa në Afganistan/

June 16, 2017 by dgreca

Nga MICHAEL R. GORDONJUNE /*The New York Times/
1 McCain e Mattis
Perktheu per “Diell-in” Shefqet&Herion Kercelli/Washington- Presidenti Trump i dha diten e hene, Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis, autoritetin për të përcaktuar nivelet e trupave në Afganistan, thane të martën tre zyrtarë të administrates. Ne kete menyre Ai i la dore te lire për dërgimin e më shumë forcave amerikane në një luftë që, shefi i Pentagonit pranoi se, Shtetet e Bashkuara nuk po e fitonin ende.
Z. Mattis besohet se. do të kerkoje dërgimin e disa mijëra trupave amerikane, për të këshilluar forcat afgane te forcojne përpjekjet e tyre ne lufte kundër talebanëve, shtetit islamik dhe grupet e tjera militante. Por zyrtarët thanë se, ai ende nuk e kishte vendosur se sa forca shtesë do të dërgonin në Afganistan, ose ku do t’i vendosnin ato.
Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara, i cili foli me kushtin e anonimitetit, tha se z. Trump, vendosi të martën në mëngjes për t’i dhënë zotit Mattis autoritetin e duhur. Kjo mase ishte e fundit në një seri lëvizjesh te bera nga Shtëpia e Bardhë, për t’i dhënë Pentagonit dhe komandantëve ushtarakë më shumë hapesire për të shpërndarë forca dhe për të kryer operacione ne terren. Z. Mattis aludoi disi në mënyrë të fshehtë për vendimin, kur ai dëshmoi të martën në mëngjes në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit. Gjatë paraqitjes së raportit, Sekretari i Mbrojtjes i premtoi Kongresit se, administrata Trump do të zhvillonte një strategji të re për Afganistanin deri në mes të korrikut, për ta kthyer bilancin e kësaj luftë. Ky kalendar çoi në një debat të ndjeshëm me senatorin republikan John McCain, njëkohësisht dhe kryetar i komitetit, i cili u ankua se Pentagoni ende nuk kishte paraqitur një plan, për të rimarrë kursin fitues të një konflikti që po vazhdon për më shumë se 15 vjet.
“Ne jemi tani gjashtë muaj në këtë administratë”, tha zoti McCain. “Ne ende nuk kemi një strategji për Afganistanin. Kjo na e bën të vështirë për t’ju mbështetur kur nuk kemi strategji. “
Z. Mattis u përpoq të lehtësonte shqetësimet e tij, duke lënë të kuptohet se disa trupa mund të dërgoheshin si një hap i përkohshëm, para se të finalizohet strategjia e re e administratës. “Janë ndërmarrë veprime për të siguruar që ne nuk paguajmë një çmim për vonesën,” tha zoti Mattis.
Zoti Trump i ka dhënë tashmë shefit të tij të Pentagonit autoritet të ngjashëm dhe për Irakun dhe Sirinë. Qasja e ZotitTrump, ështe një ndërhyrje më e mprehtë se e  ish-Presidentit Barak Obama, i cili kontrolloi fort vendimet mbi trupat ushtarake, një praktikë që disa kritikë u quanin një mikromenaxhim. Presidenti Trump i ka lehtësuar rregullat për operacionet kundër terrorizmit në Somali dhe Jemen. Ai gjithashtu veproi shpejt në miratimin e planit ushtarak për të hedhur raketa nga deti Mesdhe drejt një aeroporti, që forcat e presidentit Bashar al-Assad e përdorën për të hedhur armë kimike në Siri.
Përkrahësit thonë se, delegimi i autoritetit në Pentagon, do t’i mundësojë atij të kryejë fushata kundër kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara pa ndërprerje dhe do të lejojë që ajo të reagojë më shpejt ndaj ndryshimeve në fushën e betejës. Por rreziku, thonë kritikët, është që presidenti mund të jetë i shkëputur nga zhvillimet në fushën e betejës dhe mund ta përdorë këtë qasje, për t’u larguar nga një vendim që mund të jetë politikisht jo popullor.
Nuk ka debat se lufta në Afganistan nuk po shkon mirë. Gjenerali John W. Nicholson, Komandanti i forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga amerikanët në Afganistan, i tha Kongresit në shkurt se, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, po përballeshin me një “bllokim”.
Z. Mattis ofroi një vlerësim të ngjashëm të matur. “Talibanët ruajtën pozitat vitin e kaluar dhe po përpiqen të kenë një vit të mirë dhe 2017-ën”, tha ai. “Tani për tani, besoj se armiku po rritet”. Çështja kryesore para administratës sone është se si të ndryshojmë prirjet në fushën e betejës.
Këshilla e ushtarakëve nga fusha e betejes ka qenë prej kohësh e qartë. Në dëshminë e tij të shkurtit, gjenerali Nicholson tha se kishte nevojë për një “disa mijëra” trupa.
Pentagoni më vonë krijoi mundësitë për të dërguar 3.000 deri 5.000 trupa amerikane në Afganistan, duke përfshirë qindra forca të Operacioneve Speciale. Përforcimet do të shtohen nga kontributet e trupave nga vendet e NATO-s, të cilat zyrtarët amerikanë kanë filluar të kërkojnë. Rreth 9,800 trupa amerikane janë vendosur në Afganistan, shumica e të cilëve janë bashkuar në një forcë ndërkombëtare prej rreth 13,000 trupash, që janë duke trajnuar dhe këshilluar ushtrinë afgane. Rreth 2,000 trupa amerikane janë caktuar për të luftuar Al Kaedën dhe grupet e tjera militante. Por, zoti Trump kishte shprehur shumë skepticizëm për dërgimin e më shumë trupave, dhe kjo çështje kurrë nuk ka qenë e lehtë për një administratë që trumpeton një strategji “Amerika e para”. Ndërkohë që zoti Trump është zotuar se do t’i mposhtë grupet terroriste, dërgimi i më shumë forcave amerikane në Afganistan mund të kushtojë miliarda dollarë, dhe ende nuk garanci për një fitore të qartë.
Edhe pse zoti Trump i ka dhënë z. Mattis autoritetin për të vendosur nivelet e trupave, rishikimi më i gjerë i strategjisë së administratës s’ka përfunduar ende. Zyrtarët thanë se rishikimi i planeve te Afganistanit, per ta zgjeruar ate, duke përfshirë dhe politikën ndaj Pakistanit fqinj, veçanërisht çështjen se, si ta parandalojnë atë vend të jetë një strehë për talebanët dhe militantët e përfshirë në konfliktin afgan.
Kjo, nga ana tjetër, ka çuar në një diskutim brenda administratës për hapat që mund të ndërmerren për të zbutur ankthet e Pakistanit për disa dhjetëvjeçarë, mbi mardheniet me Indinë. Rezultati është se rishikimi i planit afgan është kthyer në një rishikim më të madh të politikës amerikane drejt Azisë Jugperëndimore.
Z. Mattis nuk i diskutoi detajet e shqyrtimit me senatorët të martën, por u zotua të ndryshojë kursin e luftës.
“Ne nuk po fitojmë tani në Afganistan dhe ne do ta korrigjojmë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha ai. “Kjo do të kërkojë një ndryshim në qasjen tonë nga vitet e fundit”.
Duke iu nënshtruar planit për përforcimin e trupave që është diskutuar, gjenerali Joseph F. Dunford Jr., Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët mund të ndihmonin në reduktimin e numrit substancial të viktimave nga forcat afgane, qe i kanë mbështetur aleatet.  Kjo arrihet ” Në mënyrë më efektive duke i këshilluar ata, si në planifikimin e operacioneve dhe në shpërndarjen e armëve të kombinuara”, tha Gjeneral Dunford.
Një argument që propozuesit kanë bërë për dërgimin e më shumë trupave është se do t’u mundësohej ketyre trupave, t’i këshillonin njësitë afgane më afër fushës së betejës.
I pyetur se çfarë do të thoshte të fitonte në Afganistan, zoti Mattis dha një përkufizim që mund të ishte prodhuar nga administrata e Obamës.
Ideja, tha ai, do të ishte zvogëlimi i dhunës në një nivel që mund të menaxhohej nga forcat qeveritare afgane me ndihmën e trupave amerikane dhe aleat,e në trajnimin e homologëve të tyre afganë, duke ofruar informacion dhe duke dhënë atë që zoti Mattis e quajti ” Aftësi përfundimtare “, një aluzion i dukshëm ndaj Fuqisë ajrore dhe ndoshta Forcave të Operacioneve Speciale.
Rezultati, tha ai, do të ishte një “epokë e skremimit të shpeshtë”, por jo një situatë në të cilën qeveria afgane do përballej më me një kërcënim të rrezikshëm.
Qëllimi kryesor i seancës ishte shqyrtimi i kërkesës së shpenzimeve ushtarake të administratës Trump për 603 miliardë dollarë, që paraqet një rritje prej 3 për qind në krahasim me planin e fundit të mbrojtjes së zotit Obama.
Z. McCain dhe ligjvënës të tjerë skifterë, e përshkruan kërkesën, si shumë pak për të realizuar ndryshimet ushtarake që zoti Trump ka shpallur, një pikë që zoti Mattis dhe gjenerali Dunford e pranuan në mënyrë të pakëndshme.
Zyrtarët e Pentagonit pohuan se kërkesa aktuale e shpenzimeve, do të ndihmonte ushtarakët të përmirësonin gatishmërinë e forcave ekzistuese, ndërsa rritja nga 3 deri në 5 % , do të ishte e nevojshme gjatë viteve buxhetore 2019-2023, për të shtuar numurin e ushtrisë dhe për të blerë armë të reja.
*The New York Times,13 qershor 2017

Filed Under: Politike Tagged With: Herion Kercelli, Mattis, Presidentit Trump, Trupa ne Afganistan

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT