• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA-Vdekja largon prej nesh nje shok e mik te vjeter, prof. dr. Liman Varoshin

April 7, 2021 by dgreca

Shkruan:JULIKA PRIFTI-New York/

Lajmin e hidhur mortor të  prof. dr. Liman Varoshit e mora vesh nga nje email nga Tirana. Njoftimet e vdekjeve të miqve e të afërmeve tanë në këtë kohë të covid-19  vijnë me frekuenca marramendëse. Miqtë e babait nuk do t’i takoj më kur të vizitoj Tiranën, Prof.dr. Elmaz Eltarin, Prof,Dr. Skender Durresin, Prof. Dr.Robert Andonin. Dhe lista e miqve te mi te shuar tani ka shokun tim, Prof. Dr. Liman Varoshin. Nga botimi i  ATSH , me 19 mars, 2021 lexova shkrimin e  Ministrja e Arsimit , Sportit dhe Rinise, Evis Kushi e shprehjen e ngushëllimeve  per ndarjen nga jeta te ish-rektorit te Universitetit “Alexander Xhuvani’ ne Elbasan, prof . Liman Varoshi. “Me Liman Varoshin u njoha që në muajin e pare të fakultetit megjithëse studionim në degë të ndryshme. Në vitet 1978- 1983, vitet e studimeve tona në Fakultetin Filologjik të Tiranes, numri i studenteve ishte zvogëluar shumë. Dega e Gjuhëve të huaja ishte ajo që përbënte bazën e fakultetit tonë. Në degët Histori- Gjeografi e Gjuhë- Letërsi Shqipe kursi perbehej vetem nga një klasë. Me Limanin nuk u njohën në fillim të shtatorit, në Çermë të Lushnjes, ku i gjithe fakulteti ynë kryenim muajin e punës prodhuese.  Atij nuk i ishte plotësuar dëshira për të vazhduar studimet e larta për matematikë, lënda që i pëlqente më shumë e ku kishte zotësi të njohura.  Atë vit Elbasanit nuk iu dha asnjë e drejtë studimi në degën e matematikës. Kapriçioja e fatit e çoroditi Liman e nuk dinte çfarë drejtimi të merrte. Kur kishte plotësuar  kërkesën për vazhdimin e studimeve të larta, në dy preferencat e para, shënoi matematikë. Tani i duhej ta harronte dashurinë për matematikën e te zgjidhte një fushë tjeter… Me mik mundi të siguronte degën e historisë. I pelqente vetëm fakti se do të jetonte e do të studionte në Tiranë, por dega nuk i ngjallte asnjë emocion. I dukej se ajo ishte shumë larg shkencës së tij të dashur, matematikës.Për çudi, historia iu duk edhe  më e vështirë se matematika me të cilën ishte marrë me qejf qysh në femininë e tij. Ai filloi te dyshonte në zgjedhjen e tij dhe arritjen e rezultave të larta me të cilat ishte mësuar. Dyshimet iu fashiten  pas provime të para. Limani iu fut studimeve me këmbëngulje e me qëllim të qartë. Ai do të merrte nota të larta edhe pse dega nuk i pëlqente. Ndoshta resultatet e mira ndikuan në zgjimin e një dashurie të re, dashurisë për historinë e gjeografinë e vendit e të botës. Meqë kurset e degës Gjuhë-Letersi dhe Histori- Gjeografi kishin një numër të vogël studentesh, që nuk arrinte as 50 shumë leksione të së njëjtës lëndë, i kishim në të njëjtën orë e në të njëjtën sallë të fakultetit. Na vinte mirë kur kurset bashkohen e ambientet e mëdha të Filologjikut nuk dukeshin aq boshe e pa jetë sikurse ndodhte kur ishim vetëm me studentet e kursit tonë. Kështu me Limanin takoheshim rregullisht. Shpesh kalonim sëbashku dhe kohën e pushimit midis leksioneve. Kjo më shumë nga fakti sepse ai ishte shok dhome me Tomorr Plangaricën,  shokun e kursit tonë. Ne bisedonim lirshëm, tregonim shakara ose bënim shaka me njeri tjetrin, pa na mbetur qejfi edhe kur ato ishin “pa kripë”. Limani ishte njeri i qetë, nga ata që quhen të butë, pra ishte e lehtë të miqësoheshe me të e të kaloje kohën në shkallët e hyrjes në fakultet apo në derën e hekurt të oborrit ku rreshtoheshim për të blerë diçka tek karroca e gegës.Me mbarimin e fakultetit jeta na ndau. Unë punova  disa muaj mësuese në fshatin  Ndroq, ca muaj të tjerë në Tiranë e pastaj u  fillova të punoj si redaktore në Institutin e Folklorit e pas tij  në Institutin e Monumenteve të Kultures. Limani punoi mësues në një fshat të Mirditës e më pas në Elbasan. Pas disa vitesh ai fillon punën në Universitetin e Elbasanit. Deri ketu nuk ishim shumë larg. Me tren apo me makinë Elbasani ishte afër.  Rrugët tona u ndanë shumë nga ana distancore në vitit 1990, kur unë u  largova nga Shqipëria e humba çdo lidhje me shoqërinë e vjetër.Një ditë, disa vite më parë, lexova se prof. Liman Varoshit kishte ardhur për një vizitë pune në Nju Jork. Në gazetën “Dielli” lexova shkrimin e tij. Kësaj here distance ishte e shkurtër, por komunikimi nuk u arrit në kohë e ai u kthye në atdhe më parë se sa gjeta informacionin e tij.Në verën e vitit 2018, Limani me erdhi ndërmend gjatë një bisedimi me  Sofiana Pogën, shoqen e mire të gjimnazit. Ajo diskutonte me pasion për figura të ndryshme shqiptare që ende nuk kishin marrë vendin e merituar në librat e historisë shqiptare. Sofiana donte të gjente një dokument për Lef Nosin për një ngjarje të treguar nga gjyshi i saj, shok e bashkëpunëtor i Nocit. Mu kujtua Limani e pas ca përpjekjesh të vogla arrita të gjej numrin e tij të celularit. Nuk kisha biseduar me Limanin prej 35 vitesh. Si flitet me një njeri që  nuk e ke parë e nuk ke folur për një kohë kaq të gjatë? Si do të flasë ai me një person që nuk ka tituj akademik apo post shtetëror?  Ai vetë kishte tituj (prof. dr.)  e poste të rëndësishme ( zëvendësrektor  2000 – 2008 dhe  rektor i Universitetit të Elbasanit 2008-2016).  A do ta kish ndryshuar karakterin e tij koha, titujt dhe pozititat e larta? Ai më mbante mend e foli me mua lirshëm e çilter si dikur në fakultet. Limani kishte mbetur  njeriu që kisha njohur vite më parë; inteligjent, fjalëpakë, dhe i gatshëm për të ndihmuar.Ne vajtëm në Elbasan ta takonim në një pasdite të këndshme të muajit gusht. Ai erdhi me të shoqen, Elen. Unë megjithëse takohesha për herë të parë me të e pas shumë vitesh me Limanin u ndjeva mirë. Perendimi i diellit veror, freskia e restorantit brenda kalase , bisedat e këndshme e  interesante i bënë orët të kalonin pa u  kuptuar. Biseda rridhte si ujët e Shkumbinit,  lirshëm e me bollëk,  ndoshta edhe pse historia ishte fortesa e Sofianës ashtu siç ishte edhe e prof. Limanit. Nga studimet në universitet  unë kujtoheja vetëm emrin e  Lef Nosin. Po Sofiana e Linami nuk pushonin së foluri për aktivitetin e tij. U ndjeva pak keq qe nuk e njihja aktivitetin e kësaj figure të shquar për shokët e mi.  Rasti na u dha që të dilnim në fotografi përpara bustit të tij Lef Nosit e kështu emri i tij u skalit në mendjen time.Darka në Kalanë e Elbasanit,  shëtitja në qytet, biseda e këndshme kanë mbetur në kujtesën time si një nga netët më të bukura në vizitën në atdhe.Me Limanin filluam ta mbanim kontaktin me email. Në raste festash nuk mungonim ti dergonim njeri- tjetrit urime të ngrohta. Më 7 mars 2021 unë i dërgova një email për t’i uruar Ditën e Mësuesit, e për çudi  nuk mora përgjigje. Veç për asnjë moment nuk mendova se ishte sëmurë. Mendova se ishte i zënë me përgatitje leksionesh apo librash të rinj.Liman Varoshi do të rrojë mes  publikimeve të vepra të tij  si: “Europizmi si Histori Mendimi”, “Lufta e Ftohtë në Evropen e Lindjes”, ” Dukuri dhe personalite në Albanologji  (me bashkautor Mustafa Kadzadej). Do të rrojë në historinë e krijimit të logos së Universitet të Elbasanit ( ku ai ishte ideator dhe kontribues). Po më shume se kudo Liman Varoshi  do të mbetet në mendjet e zemrat e studentëve, profesorëve dhe gjithë atyre njerëzve që kanë pasur mundësi ta njohin e të punojnë me të.Liman Varoshi me punën e me arritjet e tij shkencore e kërkimore në veprat e ndryshme që na la trashëgim do të mbetet si shembull i një shkencëtari të  palodhur e të suksesshëm në fushën e historisë. Me personalitetin e tij human do të mbetet një shembull i vyer për tu ndjekur nga brezi i ri, 

Filed Under: ESSE Tagged With: Julika Prifti, Prof.dr. Liman Varoshi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT