Sikur të mos ishte kërkesa e djalit tuaj për një fjalim të shkurtër sot nuk do t’i kishim mësuar shprehjet pikante të Nënë Behares dhe mencurinë e saj. E pranoj se vitet japin një lloj njësije matëse të moshës, por mendoj se ju keni treguesë të tjerë kohorë. Si studente juaja në Fakultetin Filologjik, unë e konsideroj veten një lloj trashëgimtare të veprës suaj. Dhe nëse mund të numërohen studentët dhe nxënësit e disa brezave të edukuar nga ju, mosha juaj është mijëra vjecare dhe e pamatshme me kritere konvencionale. Titulli Profesor nuk e ka bërë askënd të tillë. Nuk janë titujt akademik por zotësia juaj profesionale dhe dhuntia e natyrshme ligjëruese që janë cilësitë tuaja të rralla.
Me mirënjohje të pafund, uroj të gëzoni shumë e shumë përvjetorë të tjerë!
Rafaela Prifti
Mund te lexoni: Gazeta Dielli Dalip Greca Seminari Shkencor Arsimor mbajtur ne Vater maj 2018