• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Progresi në Kërkim të Vaksinës jep Shpresë

May 15, 2020 by dgreca

DR. PASHKO CAMAJ/

– A mundemi, ne si komb, apo cilido vend në botë, të shpresojmë ta mposhtim Covid-19 permes imunitetit të “tufës” dhe përmes infeksionit të përhapur? Përgjigja tingëlluese është JO…

Shkruan: DR. PASHKO CAMAJ-Zv/Kryetar i Vatrës

Derisa, në hemisferen veriore po kalojmë në ditët më të ngrohta të pranverës, lajmet rreth betejës kundër Covid-19 vazhdojnë të jenë aktuale, në të gjithë globin. Ditë pas dite, derisa i dëgjojmë, i shikojmë, apo i lexojmë ato, ne edhe shpresojmë. Në betejë kundër infeksioneve virale, si në rastin e pandemisë Covid-19, ne kërkojmë mënyra për të qëndruar të shëndetshëm, të bëhemi imun dhe të mposhtim këtë armik të padukshëm.  Imuniteti ndaj infeksioneve mikrobike ndodh në dy mënyra: përmes infektimit të natyrshëm ose përmes vaksinimit. Në mënyrë të natyrshme, imuniteti ndaj këtyre mikrobeve mund të ndodhë kur mjaft njerëz infektohen, mbijetojnë dhe bëhen imun ndaj virusit. Kjo në epidemiologji njihet si imuniteti i “tufës”, dhe ndodhë kur nga virusi infektohen 60-80% e popullsisë, e që do të thotë rreth 200-280 milion njerëz, vetëm në Shtetet e Bashkuara (ShBA). Sa për informatë, me një “shkallë vdekshmërie” për Covid-19 me rreth 1%, kjo do të nënkuptonte më shumë se dy milion vdekje vetëm në ShBA. A mundemi, ne si komb, apo cilido vend në botë, të shpresojmë ta mposhtim Covid-19 permes imunitetit të “tufës” dhe përmes infeksionit të përhapur? Përgjigja tingëlluese është JO, ne nuk mund të mbështetemi në imunitetin e “tufës” si mekanizëm shërimi për këtë ‘kolere’ te shekullit 21. Pra, kemi vetmen nje mundësi, të gjejmë vaksinën dhe ta prodhojmë sa më shpejt!

Progres në  kërkime të vaksines:  

Deri në javën e kaluar, mbi 80 kandidatë për vaksina Covid-19, janë duke u studiuar në të gjithë botën, ku shumica e tyre janë akoma në fazat e hershme të testimit. Lajm i mirë është se gjashtë prej tyre kanë arritur prova klinike, pra testohen në  njerëz. Një numër i vaksinave të kandidatëve që janë në fazën e testimit klinik, përfshijnë dy në ShBA, një në Britani, një në BE dhe katër në Kinë. Këto testime janë në faza relativisht të hershme (numër i vogël i njerëzve) dhe asnjëra nuk ka arritur ende në fazën e tretë, në të cilën vaksina testohet te një numër i madh njerëzish. Kjo fazë e provave do të na tregojë nëse vaksina funksionon, dhe ajo që është me e rëndësishmja, a është e sigurt për përdorim në njerz, pa efekte negative për shëndetin tonë. NëShBA, ka prova për vaksinat që po zhvillohen në Shkollën e Mjekësisë në NYU Grossman dhe Universitin Maryland, në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Rochester dhe në Spitalin Qëndror në Cincinnati. Për më tepër, është për to cekur një provë që po zhvillohet nga Pfizer Pharmaceuticals dhe një kompani gjermane bioteknike BioNTech, me 200 pacientë të regjistruar në Gjermani. Kto punime po gjenerojnë optimizëm, se vaksina e sigurt dhe efektive kundër Covid-19 do të jetë ne perdorim deri në fund të vitit. Nëse këto prova rezultojnë të suksesëshme, Pfizer planifikon të përdorë tre vendet e saj, në ShBA, për të prodhuar në masë vaksinën, me qëllim që të prodhojë miliona doza të vaksinave në vitin 2020, dhe qindra miliona më shumë në 2021.

Si funksionon vaksina:

Vaksina ka një funksion të thjeshtë: i jep udhëzime trupit tonë se si të bëjë proteina që do të shkaktojnë reagime ndaj mikrobeve, pasi të ekspozohen ndaj tyre. Ajo funksionon duke ‘trajnuar’ sistemin tonë imunitar, për të njohur dhe luftuar viruset ose bakterjet. Për ta bërë këtë, molekula të vogla nga viruset duhet injektuar në trup për të shkaktuar një përgjigje imune të trupit tonë. Këto molekula të vogla quhen antigjene, dhe ato janë të pranishme në të gjitha viruset dhe bakterjet. Duke injektuar këto antigjene në trup, sistemi ynë imunitar mëson që me siguri t’i njohë ata si ‘armiq pushtues,’ të prodhojë antitrupa ndaj tyre dhe t’i krijoj ‘kujtesë’ për të ardhmen. Nëse ne expozohemi ndaj këtyre mikrobëve përsëri, sistemi ynë imunitar do t’i njohë ata si armiq, menjëherë dhe agresivisht do t’i sulmojë ata përpara se të përhapen ne trupin tonë dhe të shkaktojë sëmundje. Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në ShBA, e cila mbikqyr prodhimin e vaksinave dhe sigurin e tyre të përgjithshme, do të ketë fjalën e fundit. Ata aktualisht po shqyrtojnë procesin shkencor, si dhe pyetjet etike rreth zhvillimit të shpejtë ne prodhimin e vaksinës kundër Covid-19.

Drita në fund të tunelit te gjatë: 
Ndërsa provat në zhvillimin e vaksines janë aktuale dhe premtuase në të gjithë globin, shpresëdhënëse janë dhe aktivitetet e shumta shkencore që shikojnë të kurojnë pacientët e infektuar.  Hulumtimi mbi antitrupat që mund të përdoren si trajtim profilaktik për njerëzit që kanë qenë të ekspozuar ndaj Covid-19 janë prëmtues. Përdorimi i antitrupave mund të jetë mënyrë efektive dhe e shpejtë ne luften kunder virusit korona, derisa të prodhohet vaksina. Kështu, ne vazdojmë të presim, shikojmë, dëgjojmë dhe shpresojmë!

Filed Under: Opinion Tagged With: dr. Pashko Camaj, progres, Shprese, Vaksina

Ambasadori gjerman Ischinger vlerëson progresin e Kosovës

July 15, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 15 Korrik 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot pasdite në takim ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger.
Gjatë takimit u bisedua për proceset aktuale në Kosovë, për progresin që po arrihet në shumë fusha si dhe për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë.
Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.
Kryeministri Mustafa po ashtu e falënderoi ambasadorin Ischinger për përkrahjen e tij personale për Kosovën në proceset shtetformuese dhe për mbështetjen që po vazhdon ta jap në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut për Siguri.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa vlerësoi lart konferencën e Munihut për Siguri, si një prej ngjarjeve vjetore më të rëndësishme globale që synon promovimin e zgjidhjes paqësore të konflikteve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të dialogut në trajtimin e sfidave të sigurisë, ku marrin pjesë liderë të shteteve anekënd botës.
Kryeministri Mustafa e informoi edhe për progresin që po arrihet në Kosovë, për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të punës, forcimi i shtetit ligjor dhe sigurisë dhe proceset integruese evropiane.
Ambasadori Wolfgang Ischinger vlerësoi lartë progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahje të mëtejshme për proceset në Kosovë.
Ambasadori Ischinger u interesua edhe për zhvillimet tjera në Kosovë dhe e ftoi kryeministrin Mustafa që të marr pjesë sërish në konferencën e radhës të Munihut për Siguri, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe në rajon.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Gjerman, Ischinger, Kosove, progres

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT