-Afate kohore për veprime konkrete/
PRISHTINË, 24 Janar 2017-B.Jashari/ Projektet ndërkufitare me Shqipërinë ishin një nga temat e takimit të sotëm të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës, Ferat Shala, me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.“Diskutimet konkrete u zhvilluan në dy drejtime: Në fushën e shpronësimeve dhe në projektet ndërkufitare me Republikën e Shqipërisë, ku tangohet në projekte edhe komuna e Gjakovës. U harmonizuan qëndrimet për veprimet e përbashkëta në funksion dobiprurës për dy institucionet dhe për forcimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në projektet ndërkufitare. Pokështu, u harmonizuan edhe afatet kohore për veprime konkrete”, thekson njoftimi i dërguar.Bëhet e ditur se, pikë referente e takimit ishte bashkëpunimi mes Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Gjakovës.Sipas njoftimit, të dyja palët reciprokisht u falënderuan për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm në mes të dy institucioneve.