NGA LULZIM MULLIQI/ SHBA/Keto dite ne ambientet e lokalit Nick & Beni’s Pizza,prone e bashkeatdhetarit tone,Arben Tafilica,ne Surprise te shtetit te Arizones nen patronatin e Shoqates se grave shqiptaro-amerikane te Arizones dhe Shoqates kulturore shqiptaro-amerikane “ Shqipe e Arizones “ u mbajt promovimi i librit “ Faik Konica,dritehijet e nje diplomati” te autorit Agron Alibali.Ne kete promovim te ketij libri moren pjese nje numer simbolik i bashkeatdhetareve tane qe jetojne,punojne dhe veprojne ne shtetin e larget te Arizones.
Gjithashtu merrnin pjese edhe intelektualet,prof.dr. Shahin Berisha,ligjerues ne disa Kolegje dhe Universitete amerikane dhe prof.dr. Zeqir Veselaj nga Universiteti i Prishtines.Vlene te permendet se njera nga organizatoret e ardhjes se autorit,Agron Alibali ne Arizona ishte veprimtarja e dalluar e Shoqates se grave shqiptaro-amerikane te Arizones,zonja Kristina Kellici.Kete promovim e shpalli te hapur veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan te Arizones,prof.dr. Arben Lasku.Ai ne fillimi pershendeti autorin e librit,Agron Alibalin dhe te gjithe pjesemarresit e pranishem ne kete takim.Dr.Arben Lasku,theksoi se autori ne kete liber ka pershkruar me nje mori dokumentash figuren e Faik Konices si nje diplomat i shquar i kohes,si dijetar dhe atdhetar i devotshem qe ndihmoi ne forcimin e mardhenieve mes SHBA-ve dhe Shqiperise.Me pas e mori fjalen autori i librit” Faik Konica,dritehijet e nje diplomati”,Agron Alibali,i cili theksoi se per veprimtarine letrare dhe artistike te Faik Konices eshte shkruar edhe me heret nga autore te tjere,por e vecanta e ketij libri eshte se ne kete liber eshte perfshire veprimtaria diplomatike,zakonore, Juridike dhe kushtetuese e Faik Konices,gjate qendrimet te tij si diplomat ne SHBA.Ai theksoi se libri bazohet ne arkiven e legates shqiptare ne SHBA,si dhe ne tere praktiken diplomatike dhe konsullore te legates se Konices dhe konsullit Prifti ne Boston.Pra risia e ketij libri eshte vete mbeshtetja ne dokumente paresore,historike dhe arkivore ku shfaqet veprimtaria e legates shqiptare ne Uashington ne lidhje me raportet dypaleshe ne mes Shqiperise dhe SHBA-ve,si dhe mardheniet
e legates shqiptare me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe Shoqaten e shqiptareve te Amerikes “ Vatra”,gjate kohes kur Faik Konica sherbeu si diplomat.Gjithashtu autori Agron Alibali,u ndal duke analizuar ngjarjet kronologjike te kohes,duke vene ne dukje gjykimet e sakta te Faik Konices per etapat e ndryshme te shtetit iliro-shqiptar,qe nga kohet e lashta si Mbreteria e Bardhylit,deri ne mesjete.Autori nje vemendje te vecante i kushtoi edhe shtetit autonom te Ali Pashe Tepelenes,perpjekjeve per pavaresi ne periudhen e Rilindjes sone kombetare,qeverise se Vlores dhe te drejtes zakonore shqiptare..Ne vijim e mori fjalen edhe gazetari Mr.Sc.Lulzim Mulliqi,i cili theksoi se vete titulli i librit eshte shume kuptimplote,keshtu qysh nga titulli kuptohet se lexuesi ka te beje me nje perzonash te vecante sa te kompletuar,por aq edhe kompleks dhe kontravers,sepse ne njeren ane paraqet shkelqimin e diplomatit ne etapa te caktuara kohore dhe ne anen tjeter paraqet edhe zbehjen e figures se tij sidomos ne raportet e tij me Fan Nolin te cilin e kishte denoncuar tek autoritet amerikane,duke e quajtur si bolshevik.Ne anen tjeter,gazetari Lulzim Mulliqi theksoi se ne veprimtarine e tij diplomatike,Faik Konica shkelqeu,duke u bere njeri nga diplomatet me te zeshem te kohes dhe njeri nder hartuesit e pare te terminologjise juridike dhe diplomatike ne gjuhen shqipe.Gjithashtu,Lulzim Mulliqi vleresoi larte kontributin e Faik Konices ne rrafshin e diplomacise,duke nenvizuar rolin e tij te rendesishem ne zhvillimin e maredhenieve dypaleshe (bilaterale) ne mes te Shqiperise dhe SHBA.Ku njera nga arritjet me te medha te Konices ishte lidhja e disa traktateve dypaleshe ne mes SHBA-ve, dhe Shqiperise ne mes te dy lufterave boterore sic ishin:Traktiti i Natyralizimit,ai i Ekstradimit dhe Arbitrimit nderkombetar.Me pas pati nje numer diskutimesh dhe pyetjesh nga te pranishmit si nga:prof.dr. Shahin Berisha,prof.dr. Zeqir Veselaj,Dr. Elonia Lasku,Kristina Kellici etj.Ne fund te ketij promovimi u dhe nje koktej,ku te pranishmit u sherbyen me ushqime tradicionale shqiptare dhe pije te ndryshme.