• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Basha rikonfirmon mbështetjen e Uashingtonit

March 27, 2017 by dgreca

Në një dalje në orët e vona të mbrëmjes pas presionit të shtuar ndërkombëtar, Lulzim Basha, konfirmoi edhe njëherë nga çadra e protestës se ka mbështetjen e Uashingtonit për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha tha se zgjidhja e vetme është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike.

“Ora e fitores po afron” tha Basha, duke inkurajuar mbështetësit “le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare”.

Basha: Mesazhet që kam sjellë prej Amerikës i keni dëgjuar të gjithë, paniku dhe tmerri që ka kapur kundërshtarin tonë nga mesazhet e mbështetje totale për këtë protestë e shëron dhe çliron vetëm një ilaç: Largimi i tij një orë e më parë nga zyra që ka zaptuar me krimin e organizuar dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Besnikërisht ju them se për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbështetja do të jetë e pakursyer.

Beteja është futur në fazën e vetë vendimtare. Le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare, që është fitorja e demokracisë së vërtetë. Ju jap fjalën se nuk tërhiqem, do jemi bashkë këtu derisa beteja të përfundojë me fitoren totale.Hilet e mëdha, hilet shumëkatëshe i bën ai atje(Rama) edhe për pak kohë se nuk do ketë shanse të tërheqë këtë popull prej hunde.Zgjedhjet e lira po afrojë, ora e fitores po afron.

Filed Under: Politike Tagged With: Lulzim Basha, Protesta e PD, Uashingtoni

Protesta e PD – Basha: Xhafaj ministër vetëm nëse kalon mbi trupat tanë

March 17, 2017 by dgreca

auto_basha_cader1489750515

Në një takim me të përndjekutrit politikë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  u zotua se nuk do të pranojw  që Fatmir Xhafaj,  të jetë qoftë dhe një ditë ministër i Brendshëm.  Xhafaj, tha ai  është xhelat i komunizmit, i veshur sot me kostumin e trafikantit të drogës, ndaj sipas tij  mund të shkelë në pragun e ministrisë së Brendshme,  vetëm nwse kalon mbi trupat e protestuesve. Kryetari i Opozitës, sqaroi se nuk ka tërheqje nga kauza, duke theksuar se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nëqoftesë qeverisë teknike i duhet kohë të sigurojw standardet.

“Fatmir Xhafaj  nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve, vetëm nëqoftëse kalon mbi trupat tanë” ka qënë ky kërcënimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në çadrën e lirisë, gjatë një takimi me ish të përndjekur politik.  Kjo deklaratë e kryetarit të PD mund të përcaktojë dhe rrugën që do të ndjekë opozita përveç çadrës së protestës në bulevard për  plotësimin e kërkesës për qeveri teknike.

Lulzim Basha: Sakrifica e një populli të tërë për ata mijëra të rinj dhe të reja të klonuar në kufijtë e Shqipërisë që ndiqnin ëndrrën e lirisë që gjendej jashtë diktaturës, rrezikon të përdhoset nga një kryeministër nip i Byrosë Politike të Enver Hoxhës, i cili nuk u mjaftua me gjëmën e kriminalizimit dhe drogës, por ka vendosur t’i propozojë shqiptarëve për ministër të Brendshëm, një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës, një njeri që ka torturuar me duart e tij djem dhe vajza të Krujës, një njeri që pasi hoqi kostumin e hetuesisë veshi bashkë me vëllain e tij kostumin e narkotrafikantit, ky është Fatmir Xhafaj. 

Le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë.

E vetmja rrugë për t’i hapur Shqipërisë perspektivën europiane është largimi i Ramës. Është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike pa persona të përlyer me krimin dhe pa persona që kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës komuniste, me burra dhe gra, djem e vajza të ndershme që do të sigurojnë luftë kundër krimit, drogës, zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet nga aventura që ka nisur, ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve.

Pas takimit në çadrën e lirisë, Basha  shpjegoi për mediat se nuk ka tërheqje nga kërkesa për qeveri teknike.

Lulzim Basha: Mos e hiqni vëmendjen dhe mos lini zuzarët të hiqni vëmendjen nga kushti i vetëm që PD dhe qytetarët e opozita i kanë parashtruar për zgjedhje. Qeveri teknike me mbështetje politike.

Ndërsa pëë shtyrjen e zgjedhjeve të artikuluara nga ai vëtë, tha se kjo mund të bëhët vetëm në  kuadër të detyrave që qeveria teknike duhet të ketë për të siguruar standardet zgjedhore.

Lulzim Basha: Kushti ultimativ mbetet qeveria teknike. Nëse në kuadër të detyrave që qeveria teknike duhet të bëjë për të siguruar standardet kërkohet shtyrja e zgjedhjeve absolutisht PD nuk do të jetë kundër kësaj.

Përsa i përket instrumenatave për të arritur tek qeveria teknike, Basha tha se çadra e protestës kryesore, duke lënë të kuptohet për  përshkallëzim të strategjisë.

 

Filed Under: Politike Tagged With: - Basha: Xhafaj, mbi trupat tanë, minister, Protesta e PD, vetëm nëse kalon

PROTESTA E PARTISE DEMOKRATIKE NE KRONIKEN E NEWS 24

December 8, 2015 by dgreca

Në 25-vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist dhe Lëvizjes Studentore që përmbysi këtë regjim, Partia Demokratike proteston para kryeministrisë. Sapo lideri i PD-së Basha mori fjalën turma u ndez dhe po përplaset fuqishëm me kordonin policor në shkallët e kryeministrisë. Ata po qëllojnë me ç’të munden ndërsa kanë thyer edhe dyert e Kryeministrisë.

Edhe më herët tensioni dhe incidentet kanë shoqëruar fjalimet e deputetëve opozitarë që bënin thirrje për rrëzimin e qeverisë në podiumin e ngritur enkas për protestë. Me të nisur deputetët fjalën, nga turma u lëshuan vezë, shishe, shashka, gurë, tymuese me ngjyrë blu, shkopinj. Kur kishin kaluar vetëm 30 minuta nga nisja e protestës, një qytetar çau kordonin policor duke u ngjitur në Kryeministri. Ndërsa një orë më vonë nuk munguan as përplasjet mes protestuesve e policisë. Policia më tej reagoi duke normalizuar situatën, ndërsa shoqëroi personat që tentuan të thyejnë gardhin policor.

Turma kërkonte largimin e Ramës mes thirrjeve ‘Rama ik” “Rroftë Azem Hajdari”, ndërsa nuk nguruan të djegin edhe një dordolec, i cili kishte foton e kryeministrit.

Në podium, krahas fjalës së Bashës pritet të marrin fjalën mbi 20 persona, zyrtarë të lartë të PD-së, ish-dhjetoristë dhe përfaqësues të kategorive të ndryshme shoqërore. Ashtu si dhe në protestat e shkuara, nuk pritet që ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, të ketë fjalë krahas simbolikës që mbart 8 dhjetori për të.

Burime nga selia blu konfirmuan për “Gazeta Shqiptare” se kryedemokrati Basha nuk do të largohet nga sheshi, por do i shoqërojë qytetarët gjatë gjithë kohës në protestën e tyre, e cila do të zgjasë disa orë. Gjithçka do të vendoset nga qytetarët dhe zemërimi i tyre kundrejt qeverisë. PD gjithashtu ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, por qytetarët kanë të drejtën e tyre për të protestuar me çdo mënyrë paqësore. Në protestë do jenë të pranishëm edhe ish-të përndjekurit dhe studentët, të cilët kohët e fundit kanë përdorur gjuajtjen me vezë si formë protestë ndaj godinës së qeverisë dhe Kuvendit.

BASHA: TË SHPORRIM QEVERINË FATKEQËSI, ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Ora 12:57-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra pohoi se nuk ka rrugë të mesme, veç asaj të largimit të Qeverisë Rama-Meta. Nga ana tjetër, kryeopozitari theksoi se zgjidhja është një qeveri teknike, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Të dashur qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Zonja e Zotërinj. Sot në ditën tonë më të bekuar, në ditën e lirisë jemi mbledhur në këtë ditë për të kërkuar një zëri si një trup i vetëm për të kërkuar largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike që do beje gati zgjedhjet e parakohshme. Rama ik-Meta ik. Par anesh shtrohen sot vetëm dy zgjidhje, lose të largojmë qeveri-fatkeqësinë, ose të bëjmë sehir largimin e popullin. Ose të rrëzojmë Qeveri-Fatkeqësinë, ose do jetë vonë. Rrugë të mesme nuk ka dhe nuk do tu japim më kohë,. Qeverise së Edi Ramës me 40 hajdutë nuk do presim më. Pritja e mbaroj kohën e saj. Propaganda dhe mashtrimet e mbaruan kohën e tyre dhe ngjallin debate.”.
PATOZI: TË RRËZOJMË QEVERINË E KORRUPTUAR
Ora 12:53- Deputeti Astrit Patozi u kërkoi qytetarëve të rrëzojnë shkakun e dëshpërimit dhe humbjes së shpresës në vend, sipas tij qeverinë e korruptuar. “Në këtë marshim gjigand përfaqësojmë Shqipërinë e revoltuar që kërkon zgjidhje. Ne nuk e nderojmë dot aktin e studentëve që më 8 dhjetor ‘90 nisën shembjen e diktaturës. 25 vjet më parë Shqipëria ishte në udhëkryq për shkak të mungesës së lirisë, sot sërish në buzë të greminës. Edi Rama me Ilir Metën nuk na e risjellin dot diktaturën, por korrupsioni aq i rrezikshëm sa komunizmi dikur. Duhet t’ia heqim prenë nga goja kësaj bande mafiozësh. Rama na katandisi brenda një kohe të shkurtër që të mos e ndajmë dot deputetin nga vrasësi. Ne nuk kemi atdhe tjetër as për ta ndërruar, as për ta braktisur. Nuk mund të presim që ky vend të zbrazet nga qytetarët e dëshpëruar. Ne mund të rrëzojmë shkakun e këtij dëshpërimi, qeverinë e korruptuar. Ju ftoj ta marrim vetë fatin tonë në dorë. Të shembim qeverinë”, tha Patozi.

PROTESTUESIT QËLLOJNË ME GURË NË DREJTIM TË KRYEMINISTRISË.
Ora 12:40- Momente tensioni janë regjistruar sot në protestën, pasi ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave policore. Mësohet se protestuesit kanë qëlluar më gurë në drejtim të Kryeministrisë, duke thyer kështu dhe ndriçuesit e godinës. Sakaq, protestuesit e dhunshëm janë shoqëruar në polici, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i tyre. Momentet e tensionit janë regjistruar në kohën kur në podium fliste deputeti i opozitës Argon Duka. Ndërkaq, përfaqësues të PD-së, persona që merren me sigurinë e protestës kanë ndërhyrë tek Policia për të negociuar për lirimin e protestuesve dhe shmangien e një përshkallëzimi të dhunës. Ka qenë një moment acarimi pranë piramidës. Pak minuta më parë një person u shoqërua në polici, pasi tentoi të hynte në Kryeministri.

MBESA E AT ZEF PËLLUMBIT: KRYEMINISTRI TË TËRHEQË DEKORATAT PËR XHELATËT E KOMUNIZMIT
Ora 12:38- Angjelina Gjeka, mbesa e At Zef Pëllumbit ka kërkuar që kryeministri Rama të tërheqë dekoratat për xhelatët e komunizmit dhe persekutonin e xhaxhait të saj dhe klerikëve të tjerë. “Kam dhënë për vendin tim. Jam bashkuar në këtë protestë dhe ndaj me ju të njëjtat halle. Thikë pas shpine dekorimi i persekutonit të At Zef Pëllumbit dhe shumë klerikëve të tjerë.
Ne nuk e meritojmë këtë sjellje. Kërkojmë që kryeministri të tërheqë dekoratat për xhelatët e komunizmit. Të gjithë këtu nuk harrojmë. Nderi është pasuria e vetme që kemi nga të parët tanë. Ndërsa sot që këtij vendi po i rrëmbehen pasuri e katandi, ne nuk do të lejojmë që edhe nderin të na e shkelin. Kjo situatë e ka një emër, është Edi Rama. Ai duhet të largohet!”, deklaroi ajo.

DUMA: KY ËSHTË FUNDI I KËSAJ QEVERIE
Ora 12:31- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma deklaroi para protestuesve se ky nuk është fundi i shqiptarëve por fundi i kësaj qeverie. “Varfëria nuk është blu, nuk është rozë. Varfëria është e zezë dhe e zezë është hija që qëndron mbi shqiptarët. 25 vite më para shqiptarët, studentët ndërruan historinë. Shqiptarët po prekin sot fundin me varfërinë e tyre. Askush nuk fal më prindër që mbetën rrugëve duke kërkuar punë dhe kërkojnë borxh për të kaluar muajin. Askush nuk fal më të vjedhësh tenderë. Askush nuk të fal më të taksosh me miliona dhe nga ana tjetër të jenë të papunët. Si mundesh ti kryeministër të qeverisësh mjerimin e 2 milionëve. Ky nuk është fundi i shqiptarëve, është fundi i kësaj qeverie”, deklaroi Grida Duma.

DASHAMIR SHEHI: QEVERIA KA ARDHUR PËR TË QEVERISË E JO PËR TË SUNDUAR
Ora 12:28- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pohoi sot nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se Shqipëria është nën dorën e disa sunduesve, ndërsa theksoi se duhet të fillojë një marshim i pandalshëm.

“Kjo qeveri nuk e ka kuptuar se nuk është këtu për të sunduar, por për të na qeverisur. Ne i themi jo dhe nga sot e deri ditën që do mbyllet kjo punë, unë mendoj se duhet të fillojmë një marshim të pandalshëm. Populli demokrat nuk është se nuk i do taksat, por s’duhet të paguajnë vetëm disa. Nuk mund ta sundojnë vetëm disa njerëz Shqipërinë. Ne që jemi këtu, nuk mund të gdhihemi milionerë, por me një qeverisje mund të gdhihemi me punë e ti dalim për zot fëmijëve tanë. Nga kjo turmë nuk ka ardhur kurrë as luksi.”, tha Shehi.

DUKA: KJO QEVERI NUK NJEH GJË TJETËR VEÇ DHUNËS
Ora 12:25- Edhe deputeti i opozitës, Agron Duka bëri thirrje për largimin e qeverisë. “Sot ndeshemi me varfërinë. Qindra shqiptarë i janë drejtuar eksodit. Shqipëria më e varfër se kurrë. Kjo qeveri nuk njeh gjë tjetër veç dhunës. Rama më komunist se ata që njihnin veç ideologjinë e burgosjes”, tha Duka.

BUMÇI: DO VAZHDOJMË PROTESTAT E ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Ora 12:20- Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi se ka vetëm një rrugë për të zgjidhur të gjitha problemet e shqiptarëve, protesta. “Erdhi dhe rriti energjinë, çmimin e naftës, prishi 9 mijë biznese e ndërtime. Kryeministri që do mbahet mend, që mbylli shkolla e hapi burgje. 38 mijë shqiptarë të arrestuar e ndaluar nga Edi Rama për 1 vit. Në vitin 2015 vet qeveria tha se ka rënën konsumi, pse duhet të presim dhe një vit më shumë? Që të varfërohemi akoma më shumë? Na e tha dhe Rama se këtë vit mos prisni që të rriten rrogat, apo pensionet. Pa vetëm një zgjidhje; protestë, protestë, zgjedhje të parakohshme.”, tha Bumçi.
BOGDANI: KËSAJ QEVERIE I KA ARDHUR FUNDIT

Ora 12:15- Deputeti Gert Bogdani tha se sot qytetarët janë pa shtëpi, pa prona, pa të ardhura në fund të muajit, pa shpresë. “Jemi në shesh për të mbajtur premtimin e të rinjve, studentëve që 25 vite më parë luftuan për liri e demokraci. Jemi këtu për thirrur se shqiptarët nuk e duan burgun, nuk duan të vdesin spitaleve dhe nuk duan të falimentojnë. I themi sot “Jo” reformës në arsim. I themi “Jo” reformës fiskale që dënon çdo biznes të ndershëm. I themi “Jo” gjobave 100 milionëshe. Jemi këtu për t’i thënë “Jo” reformës së pronës. Kësaj qeverie i ka ardhur fundi. I ka ardhur koha të ikë. Po i shtyp shqiptarët ndërkohë që pasuron një grup pushtetarësh. Kësaj qeverie i ka ardhur koha të ikë sepse nuk është më e qytetarëve. Para 2 viteve ky zotëria tha se kemi fituar dhe iu kemi dhënë 1 milionë shuplaka, sot ka ardhur koha të marrë 1 milion shqelma. Shqipëria nuk është e këtij piktori të dështuar, e këtij turisti që bredh nëpër botë me lekët e shqiptarëve. Shqipëria është e shqiptarëve, e të rinjve për një të ardhme më të mirë nesër. Fitore!”, deklaroi Bogdani.

PROTESTUESI THYEN KORDONIN, NGJITET NË KRYEMINISTRI
Ora 12:10- Një nga protestuesit, më një flamur të Partisë Demokratike ka arritur të çajë kordonin e policisë, ndërsa tentoi të futej në sheshin pushues të Kryeministrisë. Por, policia ka mundur ta neutralizojë në kohë të riun, ndërsa e kanë risjellë në turmë sërish.

Filed Under: Kronike Tagged With: Basha, Duma, kryeministria, Protesta e PD

PROTESTA E PARTISE DEMOKRATIKE

November 11, 2013 by dgreca

Lulzim Basha: Treguam se jemi europianë, do mbajmë gjallë kauzat e demokracisë/

Ndërsa ishte e para protestë në drejtimin e tij si kreu i partisë më të madhe opozitare, por dhe e para për PD pas 8 vitesh pushtet, Lulzim Basha, ka gjetur rastin të falenderojë qytetarët që iu bashkuan sot marshimit protestë të opozitës kundër blerjes së votës, si fenomeni më i rrezikshëm për demokracinë. Përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, Basha shpreh vendosmërinë e opozitës për të mbajtur gjallë kauzat e mëdha të demokracisë dhe ëndrrën europiane të Shqipërisë.

“Jam shume i entuziazmuar dhe madje i befasuar nga pjesmarrja e kaq shumë prej jush në protesten që bëmë sot kundër shitblerjes së votës, nga mbështetja e jashtëzakonshme që i dhatë dhe keni vendosur ti jepni në vazhdimësi betejës sonë për shpëtimin dhe mbrojtjen e votës së lire, si gur themeli për gjithë ngrehinen tone demokratike, pa të cilen nuk do të kishte Shqipëri europiane, nuk do të kishte shpresë dhe asgje, nuk do t’ia vlente as të jetoje, sic thotë filozofi dhe politologu i njohur Izajak Berlin.E dija se zeri i protestës popullore do te ishte prezent sot në bulevardin “Deshmorët e kombit:”, e dija se shpirti i revoltës së njerëzve të lirë e të ndershëm do të shpërthente, por masiviteti i pranisë tuaj në një të hënë me shi ishte përtej pritshmërisë. Vota e lirë u godit keqazi në Korcë nga një skote manipulatoresh pa asnjë skrupull. Erdhet ju sot, u derdhët ju sot ne protestën tone për ti dale zot votës së plagosur, për ta ngritur në këmbë, për të dëshmuar se zgjedhjet e lira janë parasëgjithash një punë e popullit. Ju dhe mijëra e mijëra të tjerë që nuk ishin fizikisht me ne për arsye të ndryshme, por ishin dhe janë pjesë e kauzës se madhe të zgjedhjeve të lira treguar se njerezit e lirë nuk i dorëzojnë zgjedhjet e lira.Ne treguam sot se jemi europianë, dhe për këtë nuk na pengoi as koha e keqe, as shiu i fundvjeshtës.Shumë faleminderit për mbështetjen dhe ju siguroj se sado arrogante, e shurdhër dhe jollogaridhënëse të jetë qeveria, ne do të arrijmë të mbajmë gjallë kauzat e mëdha të demokracisë, do të mbajmë gjallë ëndrrën europiane të Shqipërisë” thekson Basha.

Më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi një proteste historike, pasi sipas tij “kurrë ndonjëherë në një afat kohor vetëm disa javë pas zgjedhjeve, opozita nuk ka mundur të organizojë një protestë kaq madhështore, që dëshmon revoltën e qytetarëve shqiptarë ndaj vjedhjes së votës së qytetarëve nga qeveria”.

Për Berishën, pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmon rritjen e shpejtë të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë Rama- Meta.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Lulzim Basha, Protesta e PD

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT