Ndërsa aktivistët e Aleancës Kuq e Zi protestonin kundër pjesëmarrjes së kryepeshkopit serb Irinej në ceremoninë e shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, një grup të rinjsh kanë shpalosur flamurin serb në oborrin e Katedrales/
Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë nuk ka kaluar pa incidente në pjesën e jashtme të saj. Policia e Tiranës gjatë kësaj ceremonie ka shoqëruar për në komisariat 3 persona, 2 meshkuj dhe një femër, News24 mundi të regjistroje shoqërimet gjatë ceremonisë. Një tjetër incident u regjistrua nga disa të rinj serbe të cilët kanë hapur flamurin e tyre ne dalje të katedrales para mediave shqiptare.
Ka qenë ora 09:00 e paradites ku një burrë rreth të 50 filloi të shtonte tonin e zërit gjatë kalimit para katedrales por menjëherë është shoqëruar për në komisariat. Pak minuta me vonë një femër e cila qëndronte përballë katedrales mbante në dorë foton e Fan Nolit në shenjë proteste dhe kundërpërgjigje për mbajtjen e meshës në gjuhën greke. Shqiptarja ortodokse Elida Jorgoni kërkon që në krye të ortodoksisë shqiptare të jetë një person me gjak shqiptar dhe jo një grek.
“Themelusi i Autoqefalisë, ai që në 10 mars 1914 mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe. dhe është turp që sot pas 100 vitesh gjuha greke mbizotëron në kishën shqiptare. Intelektualët dhe njerëzit që jetojnë në atdhe nuk duhet të pranojnë këtë turp kombëtar. Fan Noli na e përkthehu biblën në gjuhën shqipe dhe para 100 vit4esh e mbajti. Dhe jo mesha jonë të bëhet në gjuhën Greke. Kjo është kërkesa ime, unë jam ortodokse, dhe dua një kryepeshkop shqiptar. Kaluan 23 vite, e nuk mund të presim më.”- kështu deklaroi Elida Jorgonit.
Protesta e Elida Jorgonit së bashku më një tjetër mashkull pranë saj do të zgjaste vetëm pak minuta pasi ata u shoqëruan për ne komisariat. Nderkohe prane Katedrales kishte forca të shumta policie por edhe struktura të sigurimit grek dhe serb të cilët ishin civil dhe vigjilent ndërsa nuk munguan as agjentët e shërbimeve informative shqiptare për çdo situatë të mundshme. Gjatë përfundimit të ceremonisë brenda katedrales ortodokse ku ndodheshin krerët më të larte të ortodoksisë botërore disa të rinj serb shpalosen flamurin serb në shkallët e katedrales duke bërë edhe fotografinë e rastit.
Gjë e cila nuk u prit mirë nga shqiptarët e ndodhur aty pranë. Pas shkrepjes se fotos të rinjtë serbe morën flamurin dhe e futën e në çantën e dorës duke u larguar të qetë. Ndërkohë që Aleanca KuqeZi nuk është lejuar nga policia të protestojë kundër Patriarkut të Serbisë Irinei për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve.(TV News24)
Në Grevën e urisë 14 ish të përndjekurve: “Po na provokojnë”!
Tirane- Alim Sofija dhe Gjet Ndoji i janë bashkuar çadrës së grevës së urisë e cila prej katër ditësh është ngritur pranë godinës së ish të përndjekurve politikë, 50 metra larg Parlamentit.
Sofija është nga Kukësi ndërsa Ndoji është nga Lezha.
Sot në ditën e katërt të grevës gjëndja shëndetësore e ish të përndjekurve që kanë hyrë në grevë urie që prej 28 majit është rënduar. Ndërsa në tendë numri i ish të përndjekurve që po vazhdojnë grevën ka shkuar në 14.
Një grup mjekësh qëndron në dispozicion të tyre.
Ndërsa shprehen të vendosur për të vazhduar grevën e urisë për plotësimin e kërkesave të tyre, thonë se po provokohen nga disa persona.
Një incident i tillë ndodhi rreht orës 09:15 minuta kur pati një konflikt verbal mes grevistëve dhe disa personave të tjerë që ishin jashtë çadrës.
Por konflikti zgjati vetëm pak minuta ndërsa ndërhyri policia për të larguar personat që ishin afër grevës.
Hoxha: Veliaj, zymbyl të mos vazhdojë më me intriga
Fatmir Hoxha drejtuesi i grevës u shpreh se personat kanë qëllim të prishin grevën janë ish agjentë të sigurimit. Ndërsa i bëri thirrje Veliajt të mos vazhdojë më me intriga.
“Neve i presim provokimet sepse është gjallë diktatura. Ata janë njerëz të sigurimit të shtetit kundër grevës.
Nuk kemi ardhur për qëllime personale. Erjon Veliaj të mos hedhë akuza. I them Zylmbylit të mos vazhdojë intrigat.
I pyetur që sipas Veliajt nëna dhe daja i tij kanë marrë të gjitha paratë e kompensimit Hoxha tregoi librezën ku sipas tij janë marrë vetëm 1 milionë e 700 mijë lekë.