“PUSHKA AMANET”/
(POEMË)/ Mars,1989/
Një poemë,e cila është shkruar në burgjet fashiste të Jugosllavisë,kur autori i saj Hydajet Hyseni,i dënuar me 15 vjet burg,sepse donte lirinë e kombit,mbetët ndër poemat më të çmuara të letërsisë sonë shqipe në ngjyrën e revolucionit,kur fashistët Jugosllav,me dhunë,torturë,përndjekëje e burgosëje,donin të shuanin qëndresën shqiptare,fjalën shqipe dhe kërkesat për lirinë.Kjo poemë paraqet të kaluarën tonë të rëndë,qëndresën e kalitur të të parëve tanë,torturat mbi ta,rininë të cilët duke pa vuajtëjet e prindërve,nuk kishin kohë të mendonin për lodra fëmijësh,por preokupim kishin amanetin e të parëve,për më të shenjëten e ajo ishte dëshira për liri.Kjo dëshirë e brumosur nëpër breza,rrodhi mes shpirtit artistik të rrapsodit,nëpër mes vargjeve të poetëve,nuk pati forcë pushtuese të shuaj dëshirën për liri,as kur i këndoj rrapsodi,as kur i shkrou poeti,as burgu i hekurt i pushtuesit,nuk pati forcë të ndaloj penën e poetit,i cili në errësirë burgjesh,ia doli të shkruaj,shpërndajë e botoj,poemën”PUSHKA AMANET”.Poema flet për sistemin e egër çetnik të viteve 50-ta,kur Qeveria shoviniste e Sërbisë në krye me kriminelin Aleksandër Rankoviç,nisën akcionin e grumbullimit të armëve,me qëllim të i torturojnë shqiptarët,të i burgos trimat më të mirë të Kosovës,të cilët nuk pranuan kurrë të lëshojnë tokat e veta,Ata çetnikët kanë provuar me shumë forma të na gjunjëzonin,dhuna e armikut bashkë me mashat e tyre,tradhëtarët,priftërinjët,
HYDAJET HYSENI/
PUSHKA AMANET/
Atë vit kishte marrë
Dimër i vështirë
Nën borë e acar
Gjithçka kishte ngrirë.
Netëve të gjata
Fshati në errësirë
S´jepte shenja jete
Dukej shkretëtirë.
Në fshat heshtje varri,
Asgjë s´ndihej gjallë,
Veç zërit të ndonjë shpendkeqi
E të qenëve në mahallë.
Njerëzit si statuja
Plot ankth e trishtim,
Dëgjonin pas frengjive
Mbyllur me qilim.
Rrënqethej gjithçka
Edhe gurët e kullës,
Kur ndihej uturimë e gjipsit,
A hapa të patrullës.
Pastaj dikush shkonte
Mes njerëzve si hije;
Prapa,mallkim nënash
E vaj të ndonjë fëmije.
Përsëritej ky refren
Natë për natë,
Atë dimër të egër,
Tepër të gjatë.
II
Kokë më kokë ne fëmijët
Bisedonim gjatë
Por s´e dinim mirë
Ç´po bëhej në fshat.
Shihnim njerëz të huaj
Ardhur nga qyteti:
E dinim se prej tyre
Vinte gjith qameti.
Bridhnin poshtë e lartë
Me gjipsa e vetura,
Me çizme të zeza
E veshje nga lëkura.
Mësimin dhe lojërat
Në gjysmë na i kishin lënë
Ishin bërë sa javë
Që shkollën kishin zënë.
Thoshin se nuk flinin
Tërë natën e gjatë.
Ata njerëz të zi,
Të zi sikur natë.
Se çú bënin burrave
Ne atëherë sé dinim,
Por edhe ne shihnim
Se si shkonin,nuk vinin.
Shumë shkonin me pushkë
E vinin pa të,
Të tjerët,të mavijosur,
Ofshanin por s´nxirrnin zë.
Dhe kur nënat na frikësonin
S´thonin:mos se murrashi!
S´thonin as,mos se gogoli!
Por,”kujdes,vjen ” udbashi,,,,!
Kështu atë dimër
E mplakte fshati im,
Mbështjellë me borë e mjegull
Me ankth e trishtim.
III
Çdo natë e vështroja
Gjatë babain tim,
E në sy ia lexoja
Vuajtje,zemërim.
Kishte kohë që buza
Nuk i qeshte fare,
Rrinte e mendohej
Dhe pinte cigare.
Unë veten pyesja shpesh
Babai ç´kishte vallë?
Pse i kishin shtuar ofshamjet
Dhe rrudhat në ballë?
Mendoja kështu çdo natë
E në sy s´më vinte gjumë,
Se shihja që babi
Halle kishte shumë.
Dhe s´ish veç halli i bukës
Që shumë shpesh mungonte
Dhe as vetëm “porezi”
Që shteti kërkonte.
Halle si këto
Ne kishim ngahera,
Por atij i kishin dalur
Shumë halle të tjera.
Prandaj ai herë-herë
Brofte në këmbë;
Grushtat i shtrëngonte
E shante ndër dhëmbë.
Dhe shpesh e shikonte
Murin mbi dollap,
Dhe thoshte i vendosur:
-“I gjallë nuk e jap”.
IV
Një natë të zezë
Sikur u shtua acari,
Kur në shtëpinë tonë
Erdhi ofiqari.
Nuk dëgjova mirë
Babait se ç´i tha,
Por e pash një letër
Në dorë kur ia la.
Dhe shkoi nga erdhi
U fut në errësirë:
Babai mbeti në prak
I shtangur,i ngrirë.
Pastaj u kthye nga ne
Dhe më pa në fytyrë,
Dhëmbët i shtrëngoj
Dhe pështyu në errësirë.
Ashtu si babai
Pështyva dhe unë,
Andej nga shkoj njeri;
Që i thonin”spiun”.
Jashtë errësirë dhe nëna,
Shikonte e nemitur,
E me pezmë mallkonte:
-“Mjerë nëna që të ka rritur!”
Fëmijët e tjerë
Flinin nën velenxë;
Ata s´dinin gjë
Për letrën e zezë.
As unë nuk dija
Ç´thuhej nátë letër,copë letër,
Por shihja se babait
I sillte mërzi tjetër.
V
Menjëherë të nesërmen,
Dikur natën vonë,
Erdhi hoxha i fshatit
Në shtëpinë tonë.
Dhe gati gjithë natën
Foli me babanë;
Babai vetëm heshte
Dhe pinte duhan.
-“S´ke çka bën kumbarë,
i thoshte babait,
Le të bëhet´siç është shkruar,
Në dorë të allahut.
Shite edhe lopën
Se s´bëhet kijameti
Zoti është i pari
I dyti hyqymeti.
Se të dua shumë,
Prandaj ta bëjë këtë të mirë,
Se miku i vërtetë duket
Në ditë të vështirë”…
Fliste kështu mullai
Dhe sillte tespitë,
Shpesh lëpinte buzët
E i rrotullonte sytë.
Unë urreja hoxhën
Me qyrkun e zi;
Droja mos babait
I shtonte ndoj mërzi.
Sepse hoxhë mullanë,
Me zë të çjerrë e të hollë,
E kisha parë shumë herë
Të shkonte në shkollë.
Shkonte e vinte
Me njerëzit e zi,
Rrëshqiste pastaj si hije
Shtëpi në shtëpi.
Prandaj urreja hoxhën
Me qyrkun e zi
E droja mos babait
I bënte ndoj dredhi.
Por edhe babai
Në derë kur e përcolli,
Vështroi gjatë errësirën
Dhe kokën e solli.
Dhe e ndjeva hoxhës
Kur”dhelpër” i tha.
-Ma ke gjetur ditën
Hoxhë maskara!”
Të nesërmen kur u zgjova
Pash një pushkë në mur,
Por lopa jonë e vetme
Më s´ishte në ahur.
E shava mullanë,
Ia shava dhe tespitë
Se më dhimbsej Laroja,
M´u njomën edhe sytë.
Por e përmbaja dhimbjen
Për lopën Larojë,
Se shpresoja që pushka
Halle do të pakësojë.
VI
Një mëngjes babai
Doli nga shtëpia,
se shkonte në shkollë
Dukej nga mërzia.
Na shikoi me dhimbje
Dhe doli në borë,
Shkonte si drejt vdekjes,
Pushkën mbante në dorë.
Sa keq e ndjeva vetën
Unë brenda në shtëpi,
Kur kujtoja
Mes njerëzve të zi.
Dhe kur ai,pas pak,
U kthye përsëri,
Fytyra ne na qeshi
Të gjithëve në shtëpi.
Në fillim mendova
Se babai kish shpëtuar,
Por kur i pash ballin,
Rrudhat i ishin shtuar.
Se ç´ndjeva në zemër,
Sytë m´u mbushën plot,
Ndjeva dhe një dorë
të mí lëmonte flokët.
Ato kohët e fundit
Shpesh kështu vepronte:
Vetëm më përgëdhelte
Dhe në sy më shikonte.
Më thoshte i menduar;
-” U rrite o bir……”
Po s´fliste më gjatë,
E kishte të vështirë.
Dhe saherë që ai
Kështu më shikonte,
Më dukej se prej meje
Diçka po kërkonte.
Më shikonte mua,
Shikonte mbi dollap,
Dhe thoshte me zë
-“I gjallë nuk e jap”
VII
Atë natë dimri
Vonë,në shtëpi,
I erdhi babait
Një shok i tij.
Ishin shokë lufte,
Shokë të pandarë,
Por,të bisedonin ashtu
Kurrë s´i kisha parë.
Shikoja babanë
Dhe shokun e tij
E në sy u lexoja
Halle e mërzi.
Flisnin plot urrejtje
Dhe plot neveri,
Për njerëzit e huaj,
Për njerëzit e zi.
Dhe atë më të ziun
Që kërkonte pushkë;
Shpesh në gojë e zinin,
E kishin njohur në luftë.
-“Atëherë , thoshin ata,
Kishte veshje tjetër,
Kishte kryq të thyer,
Kishte edhe mjekërr”.
Dhe saherë atij
Emrin ia kujtonin,
Plot pezëm në sy
Dhëmbët i shtrëngonin.
-“Jo,thoshte babai,
S´duan veç armët tona,
Por duan të na zhdukin
Gjithçka që është e jona.
Duan që të zhdukin
Gjithçka që është shqiptare,
Emrin,gjuhën,plisin…..
Të na çesin fare.
Nuk kërkon mor,jo
Veç pushkë e “allti”,
Por don gjakun tonë
Çetniku i zi.
-” Ty mor kapuçbardhë”;
Lehtë,më tha s´të lëshojmë,
Edhe top po të sjellësh,
Tanks do të kërkojmë”.
Dhe ia shihje në sy
Etjen për gjak,
Hakmarrjen për luftën
Në Kosovë e Sanxhak”.
Rrëfenin pastaj
Ngjarje, histori…….
Dhe herë-herë ofshanin:
“Ah,tradhti,tradhti!”
Flisnin për ofiqarin
Dhe e quanin mashë,
Se hante dhe pinte
Bashkë me”udbashë”.
E shanë hoxhën e fshatit
Dhe dy a tre të tjerë,
Që një pushkë të UDB-së
E shitnin disa herë.
Flisnin dhe kërkonin
Shpëtim nga ky ortek,
Por nuk gjenin rrugë,
Ishte zënë çdo shtek.
“Nuk ka shpëtim,jo,
Nga njerëzit e zi,
Veç të kalojmë kufirin.
Tíkim në Shqipëri.
Por,as këtu nuk bën,
Mohonin me kokë,
Ku t´i lëmë fëmijët.
Si ta lëmë këtë tokë?
Pastaj të huajtë
Mu këtë kërkojnë,
Që nga tokat tona
Ne të na dëbojnë”.
Unë shihja babanë
Dhe shokun e tij
E në ballë u lexoja
Veç halle e mërzi.
Në sytë e tyre rrodhi
Një valë e ngrohtë gëzimi,
Vetëm kur po flisnin
Rreth një fjalimi.
Unë nuk kuptoja mirë
Ç´ishte ai fjalim,
Por shihja se i ngjallte
Shpresën babait tim.
Dëgjoja nga goja e tyre
Shpesh fjalën liri,
Parti,socializëm,
Mirëqenie,begati….
Kosova e robëruar,
Xhelatët e zi….
Dhe shpesh e përmendnin
Emrin Shqipëri.
Dhe saherë që në gojë
Zihej Shqipëria,
Më dukej se babait
I hiqej mërzia.
-“Natë e zezë ka rënë,
Por do të dalë dita,
Thanë duke u ndarë,
Do të i vijë dita”.
Kur u kthye babai
Shikoj mbi dollap
Dhe tha i vendosur
-“I gjallë nuk e jap”.
VIII
Atë natë dimri
Shumë ëndërra unë pashë
Plot dritë e lule,
Plot korba e “udbashë”.
Në njëren prej tyre,
Pash një livadh.
Që ndahej në dysh
Nga një gardh i madh.
Andej shpend e lule,
Hare e gëzim:
Këndej ferra e bisha,
Halle e trishtim.
Andej rreze të kuqe
Plot dritë e diell,
Këndej natë e zezë
E plotë re në qiell.
Ne nga errësira
Vështronim në qiell,
Por gjithkund ishte natë
S´shihnim dritë as diell.
Disa njerëz të zi
Si ujqër e derra
E ruanin me armë
Gardhin me therra.
Gjysma e livadhit,
Dukej sikur ferr,
Se gardhi ne na bënte
Hije edhe terr.
Por,se si shpërtheu
Një zjarr i kuq si gjaku
Dhe me rreze të kuqe.
Qiellin e përflaku.
Retë dhe errësirën
Dhe gardhin e zi
E digjte ky zjarr,
I bënte shkrumb e hi.
Ne me gaz e shpresë
Shikonim në qiell,
Se tani gjithë livadhi
Do të kishte dritë e diell.
Unë bërtita shumë
Sa gjithçka ushtoi,
Por për një çast baba
Nga gjumi më zgjoi.
Atëherë unë kuptova
Se në ëndërr isha tretur
Dhe se babai
Ende skishte fjetur.
“Ç´pate më pyeti,
Dhe flokët m´i lëmoi
E unë mezi prisja
Ëndrrën tía tregoj.
Ai më shikonte
Dhe dëgjonte në heshtje,
E herë-herë fytyrën
Ia mbulonte një buzëqeshje.
“Eh,mor biri im,
Sa jeta është dhënë
Ëndrrën që ke parë,
Në jetë për ta vënë.
Që të bëhet kjo
Qenka shumë vështirë,
Për këtë u dashka gjaku
I bijëve më të mirë.
Por kjo do të bëhet
Patjetër biri im;
Vetëm ti rritu
Edhe bëhu trim!”
Dhe babi im
Kishte të drejtë;
Koha po kërkonte
Të rritesha më shpejtë.