• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHARRI

April 14, 2014 by dgreca

SHARRI/
Nga QAZIM SHEHU/
Sharri me qeleshen e borës,/
Mbi Pellg të Shkupit,oaz zjarri,/
Njërin krah ia zgjat Kosovës,/
Tjetrin Tetovës ku rri shqiptari./
Bora dhe qielli një ftohtësi,/
Ngrijnë njëra tjerën pa dert,/
Sharri me madhështi,/
Lart ngrihet mbret./
Sharri sharron në heshtje,
Lisin e madh të durimit,
Kur ciknat me ngërdheshje,
Ia përqeshin vegimin.
Kryet në qiell Sharri krenar,
Kupton e s`kupton kush i ka ndarë,
Trojet shqiptare gllabëruar,
Nga koha apo ky mal i dënuar,
Të rrijë mes tyre e mos ulet,
Tetova të shohë Prizrenin,
Shkupjani diellin.
E kupton mal i lartë,
Duhej të lëvizte pak më tutje,
Atje e vu zoti si fat,
Kot i lodh gjunjët.
Bora shtresën kap, ulërin në brinja,
Bora zbardh e nxin historia,
Sa luftë e përpjekje tym e zjarr,
Si kal i bardhë që rend revan,
Rend revan e mbetur në vend,
Herë qan për Tetovë e herë për Prizren,
Ti mbete, o Sharr që sharrove shpresë,
Me borë shumë e pak vesë…
Këtë borë do doje si shtresë magjie,
Nga një metër në ditë të bije,
Gjer të plotësoheshin njëqind vjet,
Tetovë e Prizren të shiheshin drejtpërdrejt…

FUSHË E KOSOVËS.
Nga çdo anë t`i biesh Kosovës do shohësh një fushë,
çati të kuqe, nën vetulla kodrash shoh
Syrin ciklopike të një lufte,
Që u hap të shihte plagë në to.
Tani plagët janë vetëm në kujtesë,
Plagë në Shtimje, Viti,Lipjan e Therandë,
Dhe pamje e Fushës shtrirë si flamur
Mbi fytyrat e tyre që nuk janë…
AUTOSRADË
Me plugun e çlirimit të ëndrrës,
Hapet krahu i autostradës,
Lumë që i shpëtoi natës.
Për të lagur brigje njerëzish.

Me shekuj u prit ky lumë,
Të notohej në të lirisht,
Në Morinë,
Policët shqiptarë,
Ulin e ngrenë traun e doganës,
Gabimisht….

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Qazim Shehu, SHARRI

NE SOFREN E DIELLIT, QAZIM SHEHU

April 9, 2014 by dgreca

NGJYRAT

Nga Qazim Shehu

Konturet e kujtesës vijëzojnë me shkumës,

Errësirën që rri njenjës ,kurrë shumës,

Errësirën që vjedh ngjyrat e prapë na i jep,

E mëshirshme ndaj nesh, vjen koha i vjedh,

I kall në gji të saj ,sikur s`qenë,

Dhe ulemi ,për të thurim një poemë,

Ku grimcat e saj frushullojnë gjithë lakmi,

Të kapin ngjyrat e vjedhura me dredhi,

Të kuqen, të bardhën, vjollcën,

Duke na shpotitur për sa u lodhëm…

 

KËRKOJ NJË RRUGË

S`kërkoj të gjejnë rrugën tek unë,

Këtë rrugë e mbaj sekret,

Vetëm me veten kam punë,

Më duhet rrugë, për tu bërë shenjt.

Ca rrugë që më dalin përpara,

Në trarë besimi mbi një ndërtesë,

Ku rëndom strehohet fjala,

Varkë mes dallgës së pabesë.

Ca rrugë që mirë i shoh,

sa u afrohem, ngatërrohen,

Nga ngasjet që më lodhin,

Nga syri që verbohet,

Prej rrugëve të tjera me tepri,

Jashtë kodeve të stisura morale,

Të ec me ta e ndjej stuhinë,

Ndëshkimet fatale.

Jashtë tyre s`mund të ec,

I ndjej rrugët sekrete brenda vetes,

Si rrezja në tela ngec,

Në tymin e mpirë të brengës.

Xhevahiret që do nisja karvan,

Në këto rrugë të fshehta,

Brenda vetes po shpërndajnë,

Copra yjesh të vdekura…

SHOH

Shoh shpesh një qiell pa yje,

Që ia dha një qielli më lart,

Nëntë qiejt e parajsës mbi krye,

Qielli ynë i mban me inat.

Dhe i duhet yjet të mërgojë,

Të verbërve ua jep për sy,

Nëntë qiej të parajsës joshin

Ai i mban mbi shpinë me mërzi…

 

LULE E PAFAJSHME

një lule të pafajshme

larg aromës, flirtit,

mund ta shihje në formë të ngjashme,

në thatësi të shpirtit.

Ajo vetëm emrin e lules mba,

Asgjë tjetër me të s`përkon,

Gjersa shpirti të dënesë pa pra,

Të lëshojë mbi të shpresë për aromë..

 

KËSHTJELLË E DITËS

 

Dita hollohet, trashet shpesh,

Dita, kjo manovratore e madhe,

E thurur me zbrazëti midis nesh,

E mbushur dëng me përralla.

Nëpër shkallët e grafikut të saj,

Ngjitem të kap ndonjë marri,

Duke sulmuar kështjellën  fallso,

Ku asnjë kështjellar nuk rri.

 

SYRI MAGJIK

 

Ne mbyllim një portë dhe na duket

Se pas saj nuk ka njeri.

Syrin magjik ,ciklop fshehur në blind,

E vemë për siguri.

 

S`ka qenë kështu.Kështu u bë,

Ciklopin thirrëm nga lashtësia,

Gjersa të dalë nga blindi dhe të na shohë,

Për të na përzënë nga shtëpia…

 

PA LEJEN E LASGUSHIT

 

Pa lejen e Lasgushit mora mjaft aromë,

Nga vargjet e tij.Ai vetë ia mori tokës,

Liqenit dhe barit të njomë,

Trëndafilit të syrit të palodhur.

Toka të gjitha i dha për mua,

Lasgushi m`i mori i pari,

Tani e ndjek poetin e dënuar,

Të japë aroma me trill të marri.

YLLI I VETMIMIT

U pamë, u ndamë ,

Bënim të iknim, s`iknim.

Si ylli që s`fik një yll,

Diçka të fiknim kishim harruar,

Yllin që ndez vetmimin e dashuruar.

 

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ne sofren e Diellit, Ngjyrat, Qazim Shehu

I FTUAR NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, QAZIM SHEHU

March 15, 2014 by dgreca

MUNGESA JOTE/

QAZIM SHEHU/

Të gjitha i humba nga mungesa jote, /

Shijen e muzgjeve , dëshirën për tjetër flirt,/

isha po i njenjti, sërish fantazia vraponte /

plotësonte mungesat dhe boshësitë dridhëse./

s`di pse tani të kujtoj,dhe ndjej dhimbje,/

Ndjej dëshirë, një akullim të fshehtë,/

Jam i okupuar nga një dinasti vegimesh,/

Marrjemendja  s`më le të qetë./

mbetem i sigurtë, asgjë nuk paskam humbur,/

Jeta më shëroi , më bëri më të bukur,

trurin im rri shuar të ndizet nga një shkëndijë,

hithra e ndjenjës më fshikullon lagur nga një shi…

FLOKËT…

Mali mjekërthinjur s`do gjente më të bukurin shëmbëllim,

Më të bukurën derdhje të vegimit shekullor,

Sesa ky ujë që hidhet me tërbim dhe bie,mbi zgollë.

Dhe unë s`do gjeja më të bukurën lartësi,

Derdhur si flokët e një vajze të hutuar

E cila për herë të parë ra në dashuri,

Kur mbi mua i hodh flokët për të më shuar..

SYTË E NATËS

Bora shtrin pamjen e saj në një errësirë thithëse,

Në  kanatën e dritares vizatohen sytë e nxjerrë të errësirës,

trëndafila të dhunuar e të pashmangshëm prej dëshire.

Dimër i dimëruar, s`mund ta përafrosh dashurinë për ta mbajtur ngrohtë.

Sytë e e mi mbushin zgavrat e syve të errësirës, shpërthejnë në lotë…

 

ZOGJTË

Në një pllakë guri shpërthyen ca fije bari,

Me rrënjë në gurë.

Ecja unë me një trill të marri,

Pa i parë kurrë.

Dhe vija re që s`vija re,

Në gjendjen e dehurisë infantile,

Zogjtë që kërcenin plot hare,

Përmes udhës, arës jeshile.

Harbim i tyre më afrohej,

Me një ngulmin ngazëllyes,

Erdh pranvera,- më kujtonin,

Ku shkon ti, o sypërmbys.

Të braktisësh dimrin është e drejtë,

Dimrat e ndjenjave të plogta,

Shih si mbushen përrejtë,

Me shkumë malli të largta.

Dhe ke vënë re që s`ke vënë re,

Gjithë bukuritë e vetes,

Po ne ,o i marrë si s`na pe,

Ne lajmëtarët e pranverës…

 

DIFERENCË
Ne ishim nisur drejt njëri tjetrit nga pika e asgjësë

Dhe ja ku u takuam.

Vallë kush të bëri kaq të bukur,

Mua kaq të shëmtuar?

Në këtë rrugë të gjatë pa e ditur,

Natyra kish plotësuar ëndrrën për ty,

Dhe ty me frymë të kish selitur,

Mua më kish shtënë në ngasjeri…

Ja ku u takuam pa pikëtakimi,

Rastësisht , fare kot,

Duke harruar kohën kur ti s`kishe lindur

Dhe unë isha si ti sot…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ne sofren poetike, Qazim Shehu, te Diellit

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT