Berisha i pari dhe pastaj deputetet e PD dhe aleatet, përveç Dashamir Shehit dhe Gjovalin Kadelit bojkotuan seancën…/
Mirëkuptimi mes mazhorances dhe opozitës ka marre fund qe ne seancën e trete te kësaj legjislature. Prezantimi i programit qeverisës nga kryeministri i mandatuar Edi Rama nisi qetësisht me një krahasim te ngjarjes tragjike te 11 shtatorit dhe sulmeve terroriste qe Rama e përdori për te theksuar vendosmërinë e qeverise se re për te qëndruar ne krah te shteteve te bashkuara ne çdo front lufte. Por pas 20 minutash kur Rama i kujtoi PD sot ne opozite se ka ne krye një njeri jashtë parlamentit ashtu si PS ne opozite, situata ne salle u acarua dhe demokratet e akuzuan si gënjeshtar kryeministrin e mandatar. Pas kësaj Berisha i pari dhe pastaj deputetet e PD dhe aleatet, përveç Dashamir Shehit dhe Gjovalin Kadelit bojkotuan seancën. Pavarësisht bojkotit te opozitës kryeministri Rama deklaroi se shumica do te respektoje pakicën. Për rreth 60 minuta Rama shpalosi para deputeteve programin prej 43 faqesh për vizionin e tij për Shqipërinë e 4 viteve te ardhshme, duke përsëritur premtimin për legalizim dhe shërbim shëndetësor falas, për lufte ndaj korrupsionit e taksim te ndershëm, për rritjen e cilësisë se arsimit dhe shërbimeve te tjera. Fenomeni i bojkotit ka qene pjese e pandashme e jetes parlamentare pasi përveç parlamentit te dale nga zgjedhjet e vitit 1992 dhe 2005, 6 legjislaturat e tjera kane vuajtur fenomenin e braktisjes se punimeve te parlamentit nga opozita.
Sikundër në dy seancat paraardhëse edhe në të sotmen trupa diplomatike e Ambasadorëve rezidentë në vendin tonë kanë qenë aty, në llozhat e Kuvendit për të ndjekur nga afër fjalimin e parë të Kryeministrit, por dhe për tu njohur me programin e qeverisë.
Me Kryeministrin e ri dhe Ministrat të pozicionuar tashmë në vendet e tyre përkatëse, deputetët dhe gjithë të pranishmit, Kryeparlamentari Ilir Meta e nisi seancën, të parën pas marrjes së detyrës një ditë më parë, me betimin e deputetit dhe ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, për shkak të mungesës së tij të martën.
Fillojmë seancën e ditës së sotme, e cila si cështjen e sotme ka prezantimin e programit politik dhe përbërjen e Këshilit të Ministrave në vijim dhe të dekreteve të Presidentit të Republikës të cilat janë para jush. Para se të vijojmë me rendin e ditës, ku kemi zhvilluar dhe me krerët e grupeve parlamentare. Do të ftoja deputetin Ridvan Bode për të bërë betimin. Do kemi kohën deri nesër në orën 00:00 për të dorëzuar pyetjet në lidhje me programin që qeveria të përgatitet. Seanca që do të vijojë me debatin që do të zhvillohet të shtunën në orën 10:00”, tha Meta.
Menjëherë pas kësaj Meta i ka dhënë fjalën Kryeministrit të ri Edi Rama. Ky i fundit e ka nisur fjalën e tij duke përkujtuar ngjarjen e 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuar, ku shprehu dhe njëherë vendosmërinë për të mbështetur çdo veprim që Presidenti amerikan do të ndërmarrë për përmbysjen e regjimit të dikatorit të Damaskut.
‘Jetojmë në një luftë të re, ndoshta në një formë të re, ku armiku shfaqet herë si profet e herë si ushtar, herë si martir, e herë si turmë. Të vrarët e 11 shtatorit janë edhe të vrarët tanë. Është një luftë që për aq sa sa na takon, të madhësisë dhe peshës sonë gjeografike apo ushtarake, ka qënë dhe mbetet edhe lufta jonë. Ne do të jemi përkrah Amerikës kudo që kjo luftë ta kërkojë, sepse ky armik ka dalë nga errësira më e thellë jo për të goditur një popull më vete, por për të shkatërruar krejt ekzistencën sonë, ku liria s’mund të jetë e përhershme nëse mbrojtja nuk është e përditshme. Ja pse dua ta përsëris sot prej këtu që pas barbarisë kimike në Damask, si unë, ashtu si dhe e pohoi edhe paraardhësi im, Shqipëria mbështet pa asnjë ngurrim çdo veprim që Presidenti amerikan do ndërmarrë”tha ai.
Rama ka sjellë edhe njëherë në vëmendje zgjedhjet e 23 qershorit, ku teksa hodhi sërish paralele me 1992, Kryeministri deklaroi se edhe në qershorin e 2013 Shqipëria nuk u nda në dy blloqe, por përmes një blloku masiv vulosën ndryshimin. “Me besim ndaj çdo zgjedhësi të opozitës, e ftoj kryetarin e Kuvendit të vigjëlojë për të mos lejuar vazhdën brutale të nëpërkëmbësjes së opozitës; e ftoj të dijë se koha e fyerjeve dhe batutave nga ajo lartësi, ka mbaruar. Nuk kemi ardhur këtu për t’i treguar opozitës ku e ka kokën, por për t’i ngritur kokën. 1 milionë njerëzit që na votuan nuk na votuan për të në ndarë në humbës e fitues”theksoi ai.
“Po bëhet çerek shekulli që nga 1990 kur nuk ka fije dyshimi se që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra falë dhuntive të njerëzve të këtij vendi po pse jo, edhe të atyre njerëzve të mirë që kanë punuar në detyra shtetërore, për ndërtimin e një shteti demokratik, që rezultoi shumë më vështirë se atëhërë kur thërrisnim “E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pasqyrë të historisë së re nuk dua t’ua vendos përpara të humburve të 23 Qershorit; nuk është qëllimi dhe as vizioni im që të marr kohën e humbur të shqiptarëve duke i bërë karshillëk, opozitës. Unë besoj se shqiptarët votuan për t’i dhënë fund edhe këtij karshillëku. Pasqyra e historisë së re na vlen më shumë se ne, se kjo fitore njësoj si ajo e 22 marsit, nuk e përforcoi dëshira për të marrë ato karrike! Jo! Përmasën historike të fitores sonë e përforcoi nevoja për ndryshimin e modelit qeverisës. Ndaj ja pse sot e marr detyrën e lartë me përulje. Ja pse vij me vullnetin për të përmbajtur çdo lloj shprehje arrogance ndaj opozitës, çdo lloj përbuzjeje, vij për t’i thënë opozitës se marr përsipër t’i them se asaj nuk do t’i mungojë ajo që na mungoi neve në opozitë. Bashkëjetesa nuk varet nga mënyra në biem dakord, por sepse si e gjykojmë dakrotësinë; duke respektuar kundërshtarin, apo duke parë tek ai armikun. Me besim ndaj çdo zgjedhësi të opozitës, e ftoj kryetarin e Kuvendit të vigjëlojë për të mos lejuar vazhdën brutale të nëpërkëmbësjes së opozitës; e ftoj të dijë se koha e fyerjeve dhe batutave nga ajo lartësi, ka mbaruar. Nuk kemi ardhur këtu për t’i treguar opozitës ku e ka kokën, por për t’i ngritur kokën. 1 milionë njerëzit që na votuan nuk na votuan për të në ndarë në humbës e fitues”vijoi Kryeministri.
Dhe pse nuk ishin shënuar 20 minuata fjalim, opozita ka dhënë shenjën e pare të mërzitjes, si për t’iu imponuar Kryeministrit që të kalojë direkt në prezantimin e programit. E ndërsa nuk ja ka arritur të ndërpresë fjalimin e Ramës, fillimisht Berisha, ndjekur nga Topalli, e me radhë deputetët e tjerë të opozitës kanë lënë parlamentin.
Teksa mediat ishin pozicionuar në dalje të parlamentit, Kryeministri i dorëhequr Sali Berisha, tashmë deputet i PD, deklaroi se mazhoranca e re dje i shpalli luftë, duke paralajmëruar se do i ketë ditët e shkurtra. Ne erdhëm këtu me vullnetin e mirë, tha më tej Berisha, por krahasimi i 23 qershorit me marsin e ’92 është një hakmarrje.
“Në dëgjojë një retorikë të ulët. Me sharje dhe fyerje ndaj pozitës mendon se do të mundë të kapërcejë premtime alla Papandreu me të cilat mashtroi dhe mori votën e shqiptarëve. Vetëm me mashtrime publike për shërbim shëndetësor falas, për dëmshpërblim brenda dy viteve të të përndjekurve, për legalizime falas, për ulje të taksave për 95% të shqiptarëve. Në këto rrethana. Nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjeratën paranojave, banale të një piktori dështak që sot flet në emër të qeverisë. I rikujtoj zotërisë se sot janë dy data. 11 shtatori që nderon gjithë njerëzimi viktimat e Nju Jorkut, por dhe 11 shtatori i Pinocetit. Moralisht shprehu nderim për të parim, por në shpirt kishte të dytin. Ne erdhëm këtu, por Rama na shpalli luftë. Ajo që mazhoranca bëri ishte e paparë, nuk ndodh dhe në Korenë e Veriut që diskutimi të behet pa e marrë materialin dhe pa i dhënë qoftë një ditë të vetme. Nëse vijohet ne këtë mënyrë dëshmohet se etërit janë aty. E dëgjuat krahasimin me vitin ‘92, kjo është hakmarrje. Por në këtë rrugë do i ketë ditët e shkurtra. Demokratët nuk mposhtën, pasi demokratët janë të pathyeshëm”, u shpreh ai.
Shehi, Kadeli, Muhedini ndjekin fjalimin e Ramës
Në karriget e boshatisura të opozitës kamerat fokusuan aleatët Dashamir Shehu (kreu i LZHK), deputetin e PDIU-së Tahir Muhedini dhe Gjovalin Kadeli, të cilët vendosën të mos largohen nga salla.
Ndërkohë që opozita doli nga salla, Kryeministri Rama vijoi fjalën e tij pa ndërprerje, duke premtuar miratimin e kodit etik që në mbledhjen e parë të qeverisë. Ndërkaq teksa ka nisur me prezantimin e programit, Rama shpalli si armiq varfërinë dhe papunësinë, duke u zotuar se brenda këtij mandati premtimi për hapjen e 300 mijëve vendeve të reja të punës, sikundër dhe premtimet e tjera për shëndetësinë, furnizimi i qyetarëve me ujë të pijshëm, legalizimi falas i shtëpive falas do të bëhet realitet.
Ne do miratojmë Kodin Etik që në mbledhjen e parë të Qeverisë, për të qëndruar në detyra me nderin dhe dinjitetin që shqiptarët menduan se do kishin kur na dhanë 1 milionë vota. Ata duan të qeverisen nga pushteti i shembullit.Armiqtë tanë nuk janë në këtë sallë apo jashtë saj, por përballë nesh: varfëria dhe papunësia. Ne do të luftojmë kundër varfërisë së aspiratave dhe do ushqejmë aspiratat. Shqipëria e gjysmës së rinjve analfabetë funksionalë ka mbetur shumë prapa. Shqipëria, e paujë në mes të Europës, ëhstë viktimë e atyre që e kanë harruar duke qeverisur. Ne nuk do i tradhtojmë ata. Ne do jemi kudo me njerëzit dhe për njerëzit për Shqipërinë europiane. Jemi zotuar se do krijojmë 300 mijë vende pune. Do gdhihemi dhe ngrysemi për t’ia dalë, që Shqipëria të jetë jo tunel, por hapësirë mundësisht. Unë dua të ndaj me ju se në mbyje të këtij mandati, do jetë mbyllur edhe odisedaj e etjes për ujë. Nuk tundemi nga zotimi për të përmbushur premtimin për legalizimet, siç ua kam premtimin njerëzve.Ne do legalizojmë shtëpi, por vila në bregdet dhe ndërtime të paligjshme për biznes. Nëse të varfërve që erdhëm këtu nga humbëtirat e Shqipërisë, nuk do t’u këkrojmë lekë, por vetëm ç’ka është e ligjshme, kurse zengjinëve të së paligjshmes do t’u japim faturë të kripura.Mësuesi, mjeku, polici do jenë tri figurat kyçe për rimëkëmbjen e ardhshme. Nuk do jenë më doganierë e tatimorë – ushtarë të partisë; ata do zëvendësohen me profesionistë”tha ai.
Biznesi, Rama: Kapitull i ri, partneritet
Do të hapet menjëhërë një kapitull i ri në marrëdhëniet me biznesin, që nuk do jetë kundërshtari ynë, por partneri ynë dhe do jemi të hapur dhe ruajalë me të.
Rama: Do te themelojme sherbimin kombetar shteteror për shëndetësinë
Unë i qëndroj plotësisht zotimit që kemi marrë. Do themelojmë Shërbimin Kombëtar Shtëtëror që do ta afrojë shërbimin falas. Ai nuk është “sadaka”, por shërbim nga shteti që e afron në rrugë alternative. Shëndetësia kushton, por kush paguan? Jo ata që nuk kanë, por gjithë shoqëria për ata që s’kanë. Ne do t’ia marrim spitalet korrupsionit e do t’ia kthejmë njerëzve. Debatin në bëhet a s’bëhet ne do ta vazhdojmë pas katër vjetësh mu në sheshin e spitalit “Nënë Tereza”.
Rama: Reforma në arsim, “fre” pranimeve pa kriter në Universitete
Do të jem gati po ashtu të dal pas 4 vjetësh para çdo mësuesi e nxënësi për t’u thënë që koha e Kryeministrit që u futet me pahir në oborr apo i merr në mitingje, është një ëndërr e keqe që mori fund në 23 qershor. Jemi zotuar t’i kthejmë shkollës, lirinë, solidaritetin mes mësuesve, prindërve e qeverisë. Kemi gati projektin për të nisur tabletat elektronike që do zëvendësojë librat dhe dërrasat e zeza për të zmbrapsur lumin pa kriter në dyert e universiteve. Do fillojmë kulturën e madhe të edukimit përmes kulturës dhe sportit.
Toka, Rama: Do zbatojme ligjin 7501
Do të zbatojmë ligjin 7501 për tokën, por jo duke e zvarritur atë pa fund. Po ashtu, nuk do vazhdojmë pa fund me premtime për kompensione e legalizime. Ky ëhstë momenti për ta thënë, përmes interesit të vendit dhe interesit për t’u rizgjedhur, unë zgjedh të parin. Jemi zotuar të ulim kostot e ushqimeve bazë. Ndaj, çdo fermer që rropatet për tokën do ta kthejmë në aleatin tonë dhe ne do t’i kushtojmë fshatit, energjitë që s’i janë kushtuar në 20 vjet sëbashku.
Rama: Audit për financat, do binjakësojmë INSTAT-in
Do të auditojmë urgjentisht, “xhepat e shtetit” dhe do të binjakëzojmë INSTAT-in, që shifrat të mos i nxjerrë zyra e Kryeministrit, por kemi nisur bashkëpunimin me misionin e FMN-së. Po përgatitemi të komunikojmë me FMN-në për të parë sesa e thellë është kriza dhe si t’i përgjigjemi asaj.
Rama: Integrimi jo përmes propagandave, por demokratizmit të vendit
Nuk dua t’i ul pritshmërinë, njerëzve, por t’i përgatisim ata. Ne do kalojmë nga integrimi i Shqipërisë si propagandë, në europianizimin real të Shqipërisë. Unë mbështes opozitën në reformat pa kushte që thotë, lidhur me integrimin. Procesi i integrimit është shumë më tepër se vandakët e letrave të këtij Kuvendi. Po ashtu, NATO nuk është medalje, por përkatësi në botën e demokracisë të çdo dite. Të jesh pjesë e kësja bote me NATO dhe BE do të thotë të ndash me të tjerë parimet. Shqipëria ka shumë më tepër ligje se 8 vjet më parë, por jo ligjshmëri. Krimi ka marrë përmasa të papara. Kur hapim tv, vrasjet na duken si film i vjetër, kurse vjedhjet s’na bëjnë më përshtypje. Armët janë bërë si celularët, janë kudo në shkollë e klube, vetëm se nuk mbahen në dorë aq dukshëm për të nisur sms. Nëpër fshtra grabiten shtëpi e dhunohen njerëz, kurse inspektorët e policisë mbyllin sytë. Po bie Kruja, po tretet Gjirokastra, po rrënohet Berati si një makth. Ky makth duhet të mabrojë. Do të riorganizojmë Policinë e Shtetit e do ta kthejmë në krye të detyrës. Si asnjëhërë tjetër, deputetët kanë dy kohë për ta lexuar këtë Program. Unë nuk desha të lexoj Programin voluminoz, por përmblodha boshtin e tij, që të mos i mërzis dhe ata që na ndjekin. Ka dhe shumë të tjera për të thënë këtu, si reformimin e TVSH-së, projektin e integrimit social përmes punësimit, statusin e veçantë për disa kategori, si ish-të përndjekurit,veteranët, ish-ushatarakët… Politika e jashtme, Rama: Bashkepunim me Kosoven
Po ashtu, ne kemi shumë për të mësuar nga shtet vetëm 5-vjeçar si Kosova, mjaft të shohësh policinë e tyre, sjelljen e ambasadorëve, spitalet e tyre. Prapambetja e tyre ishte falë një armiku, kurse e jona falë mungesës së aspiratave. Do t’i adresoj menjëhërë kryeministrit të Kosovës, vizionin tonë të ri.
Në përfundim të fjalimit, Rama u shpreh i sugurtë se opozita do ta lexojë me kenaqësi programin, ndërsa premtoi se do t’i dëshmojë me vepra se çdo të thotë ta mirëqeverisësh vendin.
“Opozitës do t’i tregojmë me vepra se çdo të thotë ta mirëqeverisësh këtë vend. Shqipëria ëhstë Atdheu, kurse Europa e ardhmja jonë. Unë nuk do t’i kërkoj opozitës të na votojë, por do ta falenderoj për kënaqësinë që PD-ja do ta lexojë me kënaqësi të madhe dhe pasion të veçantë, programin tonë. Kjo do të na ndihmojë dhe do të na mbajë gjithnjë zgjuar në humnerën e vetëbesimit. Dua të nënvizoj fort se ndryshimi nuk do vijë brenda një nate apo një viti, por puna për rilindjen nuk do reshtë asnjë minutë dhe rilindje do të jetë,” – përfundoi Rama.
Ndërkaq me mbylljen e fjalimit, fjalën e rimori drejtuesi i seancës parlmentare, zoti Meta, ku si për të ç’tensionuar situatën ftoi deputetët e opozitës dhe mazhorancës ti përmbahen rregullores dhe të shmangin konsideratat politike ndaj njëri- tjetrit në shërbim të interesave të vendit.
“Seanca e radhës do nisë me përgjigjet e pëyetjeve nga Kryeministri dhe ministrat, na duhet lista e diskutantëve në përputhje me rregulloren. Dua të siguroj përfaqësuesit e opozitës se sikurse u bënë tërë përpjekjet për t’u dhënë kohën që të studiojnë Programin, sipas rregullores dhe për t’u shprehur në debat, i ftoj të gjithë të vijojnë përpara në respekt të rregullores, sepse jam i bindur se nuik i ndryshojmë dot konsideratat politike, por e kemi për detyrë të dëgjojmë me respekt njeri – tjetrin dhe të mos e ndërpresim. Jam i bindur se do të bëjmë më të mirën tonë“-tha Meta.