• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveria e Kosovës: Sulmi i VV kundër institucioneve të Republikës

July 22, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 22 Korrik 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi pak më parë se, dënon ashpër sulmin e kryer sot nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.Deklarata thekson se, ky akt kriminal, i kryer nga aktivistë të Vetëvendosjes, është sulm kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Lëvizja Vetëvendosje me këtë veprim dëshmoi edhe njëherë se është në gjendje të rrezikoj jetën e qytetarëve të vendit dhe të përfaqësuesve legjitimë të institucioneve, me qëllim të realizimit të skenarëve të saj kundër shtetit të Kosovës”, thuhet më tej…

Siç ka ndodhur edhe në muajt e kaluar, vijon deklarata, Lëvizja Vetëvendosje po angazhohet që të dëmtojë progresin e Kosovës në proceset eurointegruese, përkatësisht po bën përpjekje që të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, siç ka bërë edhe në të kaluarën kur me veprimet e saj ka pasur ndikim në mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe ka dëmtuar ndjeshëm imazhin e shtetit.“Ftojmë organet kompetente që të marrin masat për zbardhjen e kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe orkestruesit e këtyre veprimeve kundër jetës së qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, përfundon deklarata.VV njoftoi sot se, gjatë një aksioni simbolik aktivistët e saj kanë gjuajtur me ngjyrë veturën e ministrit Hyseni./b.j/

Kryetari Veseli dënon ashpër incidentin e sotëm në Kuvend

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon ashpër incidentin e izoluar në hollin e Kuvendit, ku një qytetar nga diaspora gjatë vizitës në ambientet e Kuvendit, ka hequr nga muri fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes.

Filed Under: Komente Tagged With: denojne sulmin, e Vetevendosjes, Qeveria dhe Kryetari i kuvendit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT