Në Qendrën e Peshkimit “Oriku”, Radhimë, atje ku bashkëjetojnë peshkimi, turizmi detar dhe pulëbardhat/
Nga Shefqet Kërcelli/
Lumi shkon ne det, thaje detin por mos thaj lumenjtë…/
Me kapiten Sherif Durmishaj, në një tregim për veten dhe turizmin e peshkimit/
Sa herë kaloj përmes Vlorës e bregdetit të saj për në bazën e Pashalimanit, shoh me kërshëri cdo ndryshim sado të vogël të ndodhur në këtë hapësirë gjeografike, ekonomike e turistike të vendit tonë. Sigurisht që cdo trevë ka rëndësinë e vecoritë e saj, por Vlora më ka tërhequr që në vogëli, jo thjesht me historinë e saj, si qytet i pavarësisë, por dhe me pamjen magjepse që të afron Sazani, Karaburuni, bregdeti dhe gjiri i saj. Në këto ditë qershori pata fatin të ndjek cdo km më tepër të autostradës ,Fier-Vlorë, të shoh frymëmarjen që i dha Vlorës rruga “Transballkanike”, zgjerimi i portit të Vlorës, punimet e projektit “Lungomare”, plazhet e bukura dhe hotelet e shumta të shtrira në dy anët e rrugës, të cilëve i paraprin Hotel “New York”, që të paralajmëron për ndryshimet që kanë ndodhur në hotelerinë e bregdetit përgjatë këtyre dy dekadave. Lehtësisht mund të konstatosh se hotelierët e operatorët e shumtë turistikë vlonjatë janë të përgatitur për cdo fluks turistësh. E vetmja gjë që më trishton sa herë kaloj këtë gjeohapësirë është pamja e ish Shkollës së lartë rë Detarisë. Ka qenë një nga shkollat më të rëndësishme të vendit, e cila që nga krijimi i saj në vitin 1961, deri në vitin 2004, arësimoi dhe përgatiti 929 kuadro lundrues e komandues për Forcën Detare, Flotën Tregëtare dhe atë të Peshkimit.{Antologji e Detarise Shqiptare, pjesa e Dytë dhe e Tretë, faqe 370-438}. Më habit fakti se si rilindasit e rinj nuk e dëgjojnë zërin shekullor të ideologut të madh Sami Frashëri, që në veprën 2, fq.76 është shprehur: “Shkolla e anierisë duhet të jetë mb’anë detit, tek të jen’ dhe aniat e luftës, në Durrës a në Ujët e Ftohtë…” Dikush mund të thotë që ajo tashmë është zvëndësuar më Fakultetin e Detarisë, tek universiteti “Ismail Qemali”!? Dakord, por kjo shkollë mund të shndrohet në Muzeun më të mirë të Detarisë e Luftës së Ftohtë. Si ishushtarak e studjues e gjykoj se anjë vendi tjetër në trevën shqiptare nuk i shkonte më për shtat një muzeum i tillë se sa Vlorës. Nuk janë hapur ende të gjithë kartat, por kur të hapen, shqiptarët do e marrin vesh se Vlora në vitet ’60, ka qenë një ndër tre pikat më të nxehta të globit. Këtë mendim e kam shprehur që në vitin 2000, nuk mund të përfaqsojë thjesht një nëndetëse e boshatisur atë histori gjysëmshekullore të popullit shqiptar. Për të ngritur këtë muzeum, është momenti tani, sa pa i skrapuar dhe ato mjete e pajisje luftarake të ngelura. Një muzeum i tillë përmirëson pasurinë muzeale të Vlorës, i ridemisionon ato, njëkohësisht sjell në vemëndje dualitetin shekullor të labit, det dhe pushkë. Do kishte shumë vizitorë të huaj dhe vendas. Nejse, mbasi i hedh një vështrim nga larg ecurisë së punimeve në portin e Vlorës, i largohem këtyre mendimeve për të shijuar bukuritë e bregdetit vlonjat, një labirinth natyror ku gërshetohet biodiversiteti, relievi, shkëmbinjtë e thepisur, gjiret, ullinjtë e mpakur, bashkë me hotelet e kampingjet e shumtë, ngritur me aq mund e djersë nga qytetarët vlonjatë, në dy anët e rrugës shekullore. Lemë pas Ujin e ftohtë, Kepin e Kalasë, ndjekim këtë vijë gjarpëroshe, kur befas, rreth 2 milje më tutje na tërheq vëmendjen një portil i vogël, rreth 50 akra sipërfaqe, me mjete detare të llojeve të ndryshme. Një magazinë peshku e stërmbushur me blerës të shumtë, ndërsa përbri një djalë i ri me veshje tipike labe të ftonte për të shijuar mishin e pjekur në hell tek lokal “Dy uqërit”. Pra në këtë mjedis të thjeshtë, kishte cfarë të shijonte cdo vizitor i jashtëm, vendas apo i huaj. Ndërkohë, si studjues i detarisë shqiptare më tërhoqi pamja e jashtme e një burri me uniformë marinari. Që në pamje të parë dukej si një detar i sprovuar, njeri babaxhan, me shpirt e zemër të madhe. Këtë e tregonte prania e njerzve të shumtë që e shoqëronin. I thërasin kapiten Bace, më thotë marinari i vjetër Shpëtimi, është i njohur si peshkatar i zoti, njeri i mirë, bujar e i ndershëm. I afrohemi tavolines ku Kapiten Baci po bisedonte me miq të tij. Mbas pershëndetjes na ftoi të bëheshim dhe ne pjesë e tavolinës bujare. Ambienti rrotull tavolinës kishte plot gjallëri, ndërsa punonjësit e veshur me bluza të bardha shisnin peshk , një grup të huajsh pak metra më tutje po bënin gati skafin për të shijuar bukuritë e detit. Nga një pikë e tillë me pamje rrethore mund të shihje shumë gjëra afër dhe larg, që të krijonin ndjesi të vecantë. Sa herë kalojmë për Pashaliman e shohim këtë qendër të vogël peshkimi, por koha s’na lejonte të takonim të zotin e saj. Me një thjeshtësi dhe ciltërsi që të bën për vete, kapiteni na afroi muhabet dhe birrë të ftohtë. Fillimisht i kërkoj dicka nga familja dhe jeta personale. Origjina e largët e Familjes Durmishaj është nga Lepenica e Vlorës, thotë kapiteni. Gjatë viteve të rregjimit komunist, si gjithë të tjerët jemi transferuar në sajë të punës së babait, Veipit, sot 83 vjev, fillimisht në Radostinë, Fier dhe më pas në Radhimë. Ishte një zgjedhje tij në vitet ’80, zgjodhi bregdetin para malit, edhe pse s’kishte ujë. Duke i parë gjërat me të sotmen, themi se është treguar largpamës. Im atë punontë shumë, ditë e natë, bëntë punë të dytë, nën një persekutim ligjor për të rritur e arësimuar 6 fëmijë, 4 vellezër e dy motra. Unë jam më i vogli, emrin e kam Sherif, por më thërasin shkurt Bace, nga emri i gjyshit Babace. Cdo njeri në Shqipëri e kudo, ka një jetë të vecantë e plot histori personale, copëza të kësaj jete. Dhe kapiteni ka kaluar një jetë plot gjallëri, perpipeci e lëvizje deri sa erdhi këtu. Eksperienca jetësore të cilat ja vlen ti tregosh. E ka filluar rininë duke përjetuar eksodin masiv të marsit 1991. Ka provuar emigracionin, të gjitha vështirësitë që shoqëron këtë plagë jo vetëm shqiptare. Punët e ndryshme në emigracion, deti dhe mbijetesa këtu në Shqipëri e kanë burrëruar para kohe kapitenin. Në moshën 19 vjecarë, mbasi mbarova shkollën bujqësore në Orikum, si shumë djem të tjerë vlonjatë, na rrëmbeu vala e rrefugjatëve, fillon rrëfimin, Bacja. Kam ndjekur lëvizjet e asaj kohe, Në Durrës e Kavajë, por për këtu në Vlorë, pak histori njerzore kam dëgjuar. Sado të shkruajmë për atë eksod biblik të marsit 1991, prapë nuk ka përfunduar këtu. Ka me qindra, mijëra histori, të pa treguara e të pashkruara. Një nga këto është dhe mikut tonë të Radhimës. Më 5 mars 1991, flota e peshkimit Vlorë u strehua në Pashaliman, sipas një urdhëri të asaj kohe. Ne djemve të rinj na kishin mbërthyer ethet e ikjes, ëndërronim për një jetëmë të mirë, dhe varianti më i mirë ishte gjetja, pse jo dhe rrëmbimi i një mjeti detar. Bashkë me një grup shokësh ju drejtuam vendodhjes së peshkatoreve. Kaluam fshehurazi postbllokun e bazës, kur u gjendëm në breshëri plumbash. Shfrytëzuam një grumbull plehu, që shpëtuam. Më pas një kapter, Novruz, Novruz, ndërhyri dhe i tha marinarëve, mos qëlloni, se janë njerzit tanë. Sdo ta harrojmë kurrë kapterin gjakftohtë. Ata bënë dhe postbllok të dytë, kështuqë ne u futëm tek derdhja e lumit me not, pasi peshkatoret ishin 2 milje larg. Mbaj mend se i vetmi mjet shpëtimi imi ishte një qese plasmasi e pajës, që ma dha kunata. Gjatë notimit për në peshkatore, ku është porti i jahteve sot, pashë që u mbytën 6-7 veta. Mbase këta janë dhe ndër viktimat e para të këtij eksodi nga Orikumi dhe Vlora. U futëm tek dhoma e motorave, kishte difekt. Po kërkonim ndihmë, pasi spo vinte kush i thamë, do hedhim veten në erë! Diku erdhi një Kater Silurues{KS} nga Baza dhe komandanti i saj tha se, kemi urdhër t’ju ndihmojmë. Kështu ndodhi, motorist i KS, një djalë i shkathët e riparoi difektin dhe si një kapiten i mirë mori kursin për Itali. Po ato ditë dëgjuam se nga Durrësi, dhjetra anije kishin fillua lëvizjen për në Itali, si një konvoj detar. Më datën 6 mars, rreth orës 03 te mëngjesit u gjendëm në radë të portit të Brindizit. Dikush me ca fjalë italisht, unë me ca fjalë frëngjisht të mësuara në shkollën e “Orikumit”, i folëm marinarëve italianë, se jemi me difekt, duam të futemi në port. Ishim 59 veta në një anije kaq të vogël. Anija “Arbëria” dhe të tjera ishin mbrapa, por u futën para nesh. Më në fund dhe anija jonë e shoqëruar nga një rimorkiator u bregëzua në Port. Britma, lotë gëzimi e shoqëruan këtë zbarkim. Na strehuan në geton e trenave dhe na dhanë qeska me ushqime e kartona me ujë. Hapnim sytë me këto lloj sendesh të paketuara që pak i njihnim në Shqipëri. Gjithsesi kur bëj një krahasim në kohë, me emigrimin tonë, ky emigrim i sotëm më rënqeth mishtë. Të paktën ne s’kishim luftë, ne donim një jetë më të mirë, ndërsa sot, emigrantët sirianë ikën nga lufta, bota e qytëruar duhet ti kuptojë pse ikën ata. Mbas dy tre ditësh në Brindizi autoritetet italiane na nisën për në veri, në Salerno, një qytezë e vogël turistike. Ishte një kamp i improvizuar nga një kamp turistik më parë. Ndenjëm disa kohë atje. Për hir të së vërtetës, shteti Italian afroi disa mundësi për ne, si psh, punë, ushqim, transport falas, etj. në një ditë të zakonëshme, tek jepnin pakot me ushqime, unë rrija anash të tjerëve. Më mërziste ky ritual, se doja punë, jo mëshirë. Në këtë gjendje më pa një pronar Italian dhe më afroi punë. Punëdhënësi im kishte një aktivitet turistik, ku shfrytëzontë të gjithë mundësitë që afrontë rajoni i Salernos. Salerno më nxirrte mallin e Vlorës, kishte plot ngjashmëri me gjirin dhe relievin malor e bregdetar. Krahas hoteleve ai kishte një peshkarexhe të vogël, ku ushtronte peshkim dhe turizëm detar, gjithashtu dhe një manexhio kuajsh, që i përdorte për turistët. Por, si funksiononte ky lloj turizmi? Ishte një eksperiencë më vete. Bashkë me varkën e peshkimit në gjueti merrnin pjesë dhe turistë të ndryshëm, të cilët atë kohë bënin jetën e peshkatarit. Lundronin në zona te pranueshme nga rreziku, gjuanin, asistonin, drekonin, darkoni, rrinin natën, pranonin motin e keq, dallgët, hanin ushqim bashkë me peshkatarët. Qysh atëherë ëndërroja si mund të bëhej kjo në shqipëri, nga ana praktike dhe ligjore. Natyrisht gjërat atje funksiononin normalisht. Njerzit na uronin për mënyrën si trajtoheshin dhe argëtoheshin në një varkë peshkimi. Punova tre vjet me këtë punë, por mqs rroga ishte e vogël kërkova një punë tjetër. Origjina ime dhe eksperienca që po fitoja, më bënë që mos i trembesha punës dhe cdo zanati. Krahas peshkatoreve, malit e kodrave, punëdhënësi im kishte kuaj, kështuqë u transferova në Siena. Duke pasur orientimin e pronarit, trajnova kuajt për kalërim, gara, e merja mëz, i mësoja elemtetet e kalërimit, i mbathja, vaksinoja, etj. Por mendja më rrinte tek deti, atje ku kisha lidhur ëndërrat e mija, thotë kapiten Bacja. Atje unë isha djaloshi i eksodit, mësova mjaft nga jeta dhe kuptova se njeriu nuk lind i keq, atë e bëjnë të mirë ose të keq kushtet e rrethanat jetësore, nuk dikon vetëm trashëgëmia gjenetike. Shpesh atje në Siena, ku qëllonte të mbathja dhe kuaj, kujtoja fjalët e babës sim:-Mbylle me faqe të bardhë cdo lloj pune, biri im! Kështuqë e mbylla në Siena, dhe në v.’94-95, shkova në Kapanele për të punuar e fituar më shumë. Këtu puna ishte me e certifikuar, e kompletuar ana ligjore për mua, pasi fillova të mar dhe siguracionet, etj. Eksperienca jetësore u pasurua kur njoha kalin arab, bëja dhe punë të dytë, këtu trajnoja fëmijë për kalërim, shtoja mezat, kuajt. Një miku im, zyrtar Italian, më thoshte me shaka, ma bëre si sheleg këtë kalin, se ja ulja kudo që e donte. Një punë që po më ecte. Mbasi sigurova një sasi parash, në vitin ’99, u ktheva në Shqipëri , ku fillimisht u mora me tregëtinë e mishit. Ne lebërit e duam mishin, ndaj e fillova këtë zanat me një lokal të thjeshtë, ku mishi në hell ishte menuja kryesore. Lokali “dy ujqërit”. Por, përballë meje shtrihej deti, gjiri i Vlorës. Një anije e thjeshtë peshkimi qëndronte hijerënd para lokalit im. E kishin blerë disa emigrantë në greqi. Duke pasur në mend idenë brilante të emigracionit në Itali e bleva, për të bërë turizëm detar. ishte v.2001, e pashë që ishte shpejt per turizem. Kështu e mora për turizëm, përfundova peshkatar. ”}. Është një anije këtu më thanë, me emrin “Taksiaris”, prodhim i vitit 1960, me pronar peshkatarin e vjetër sarandiot Arqile Stefani. Kam marrë këtë anije në Greqi, por po të ishe në Sarandë, s’do ta jepja, se do më konkuroje, më tha kapiten Arqileja. Më dha disa këshilla që më vlejtën në punë time, psh. Si të qepja e riparoja rrjetat, për të cilën mua më ndihmuan njohuritë e mara në gjeometri, por dhe punë t e kryera më parë, ndaj i mësova shpejt. Me aq njohje sa kisha ju futa punës, jeta e emigrantit ma kishte treguar këtë. Bashkë me anijen pata një gëzim tjetër, erdhi në jetë djali i madh Oriku. Nostaligjik për detin, nuk e zgjata shumë për emrin, preferova e gjykova emrin Oriku, emër mbresëlënës që lidhet me të kaluarën tonë. {Uroj që marinari i vogël Orik, kur të rritet të bëhet kapiten i anijes “Oriku”}. Ndërkohë vura në evicencë lokalin ku gatuaja peshkun tonë. Filloi të funksiononte truri me kapacitet të plotë. Pastaj sajova nja dy vaska ku mbaja gjalle peshkun me pompën e cekinës, e mbaja peshkun të ricikulueshëm. Bashkë me punën po shtohej dhe klientela. Mu shtua dhe familja, erdhi në jetë Deanira. Peshkimi vazhdonte, një ritual mbijetese i përditshëm. Por jeta ka dhe të papritura, ashtu si kapriciot e detit dhe motit. Kështu një natë dimri “Taksiaris”, u mbyt këtu përballë. Ajo ishte gjithëshka, jeta ime. Nuk u pezmatova, e nxorra në tokë për të mos e humbur. Mora një kredi tek Procredit dhe arrita ta rivija në punë. Krahas kësaj ndërtova këtë portil të vogël. Bazuar në këtë ndodhi, mora një tjetër iniciativë private, mbasi mora 60 firma, bazuar në ligjin shqiptar për mbrotjen e mjeteve të peshkimit, i cili nuk ekzistonte më parë. Anija më shtoi vuajtjet e përditëshme, por më kthjelloi dhe trurin. Rrjetat e peshkut po shtonin peshën ndaj arita me shumë sakrifica të kem një minimerkato peshku. Me këto punë ku kam angazhuar gjithë familjen paguaj taksat shtetit, paguaj kredinë e majme dhe jetoj. Lus zotin që të kem sa më shumë punë. Natyrisht kjo përvojë më ka pjekur nga ana profesionale, por dhe ka ndikuar në forcimin e karakterit.
Me sa dëgjova, kjo është një eksperiencë e vecantë për peshkimin nëpërmjet djersës së ballit, një bisnes specifik. Cdo të thotë kjo për ju? Po e filloj me një batutë. Ne peshkatarët, unë jam më i ri, duhet të jemi si bletëritësit, duhet të ngelet dicka që të ketë mundësi të ripërtërihet. Ti ngelet dicka detit, jo të vjelim cdo gjë nga ai. Duhet një vendim i Këshillit të Ministrave që Sazani dhe Kraburuni të jenë zona të mbrojtura. E kanë bërë vende të tjera, pse jo dhe ne. Të krijojmë zonat e mbrojtura se i kemi mjetet, mundësitë. Të bëjmë gjuetinë e peshkut me sezone, të sigurojmë vazhdimësinë, e cila do tu shërbejë brezave. Ne si peshkatarë mund të dëmtohemi nga ana ekonomike, por sigurojmë të ardhmen. I kemi trajtuar këto probleme njëmije herë me peshkatarët bashkë me biologët e detit, një nga ta zoti Aliaj. Psh, është një peshk me emrin rufjor, i cili mbas 7 vitesh nga femër kthehet në mashkull. Gjendet vetëm në ujërat tona. Ne e marim lirë. Eshpjegojnë biologët këtë, ndaj duhen bërë studime, duhet shkolla e peshkimit, njohje, studime të hollësishme e laboratorë shkencorë për të siguruar vazhdimësinë, ndryshe sektori i peshkimit do kthehet në një ritual elektoral. Një qytet bregdetar, pa peshkatar ashtë qytet fantazëm!? Është njëlloj si në një mal me borë mos bësh ski. Teknologjia e re bashkë me shtimin e mjeteve të peshkimit, nga 100 në 500, dikton reformë në ligje, në përkujdesje, në licensim. Peshkimi po vrapon, ndaj dhe të tjerët duhet ta ndjekin pas, sidomos burokracia shtetërore dhe vendimarja. Ligjet detare duhet të ecin me progresin teknologjik. Vihen gjoba pa kuptim, ka absurditet dhe arbitraritet. Kjo ndodh se Ligjet detare i bëjnë njerëz që se njohin detin. Aktualisht ne kërkojmë që ligji ynë detar, mbështetur në përvojën e fqinjve, së pari të sigurojë mbijetesën tonë. Puna jonë është të lundrojmë, të sigurojmë të ardhura për ekonominë dhe familjet tona. Ka njerëz që na kuptojnë. Ne le të merremi me veprimtari detare, strukturat tona ta kontrollojnë aktivitetin tonë në det e Jo me pse do vesh në det?! Duhet vullnet e dëshirë e mirë, një alternativë e mesme, ku ligji dhe rregullat të ndihmojë peshkatarët dhe këta të zbatojnë ligjin. Ne jemi të organizuar dhe në sindikatë, kërkojmë të drejtat tona, të jetojmë me dinjitet, se lekun e nxjerim me djersë, në 4, 1 ja japim shtetit, 2 bankës, 1 na ngelet për vete. Dhe peshkatarët mund të bëhen më transparentë, Raport detyrime dhe të drejta. Janë krijuar vlera e mundësi që sektori të ecë, po përpiqemi të arijmë dicka. Shteti na zgjidhi problemin e naftës, por duhen dhe mbështetje të tjera. Sektori I peshkimit siguron bollëkun, por do dhe vazhdimësinë. Duhet siguruar riparimi i mjeteve, po i kin paratë në Greqi, Mal të Zi dhe Itali, në vend të qëndrojnë në vendin tonë. Po ashtu sigurimi i pajisjeve dhe materialeve të peshkimit. Nuk mund të lihet pas përpunimi I peshkut, ne e kishim këtë eksperiencë, kishim fabrikën e sardeleve. Të llogaritësh dhe numurin e të punësuarve, shteti kishte fitim të jashtëzakonshëm. Në dukje gjëra të vogla që ndikojnë në jetën e përditëshme të një peshkatari. Pa dashje të bëj rolin e inspektorit të mjedisit, po mbeturinat e peshkut ku I hidhni? Kemi gjetur një zgjidhje tepër origjinale, ma ktheu kapiteni. Ja hedhim pulëbardhave. Vërtet cdo ditë në orën 12.00, Oriku dhe djali i vogël Marino, i hedhin ushqim pulëbardhave. Nuk kishte gjë më të bukur, dhjetra pulëbardha qarkonin jo vetëm vendin e ushqimit, por dhe anijen “Taksiaris” dhe portilin e vogël. Një ritual që pati shumë shikues, madje mjaft turistë ndaluan atje. Pra kapiteni, ka krijuar një proces të plotë të konsumit të peshkut. Në qendrën “Oriku”, vec të mirave të tjera, nuk ka asnjë mbetje. Oriku i hedh pulëbardhave ushqim në Gjirin e Orikut. Sa del me arkën e peshkut mblidhen të gjitha. Refleks dhe moment i vecantë që e hasim vetëm në Gjirin e Vlorës. Gëzohemi kur i hedhim ushqimin pulëbardhave, gëzojnë të gjithë, ne , fëmijët, pulëbardhat. Na qëlloi një ditë na erdhi një pulëbardhë e plagosur. E morrëm ja mjekuam plagën. E pra, dashuria e këtyre njerzve për natyrën, peshkun dhe jetën, nuk ka kufij! Zotërinj lexues, doni spektakël pulëbardhash, këtë e gjeni tek “Oriku”, Radhimë. Kapiten, meqë pamë dhe pulëbardhat, cfarë mund të shtosh për këtë mrekulli, ku peshkimi gërshetohet me turizmin. Ideja e këtij kompleksi ka qenë strehimi i mjeteve të peshkimit dhe specieve detare. Fillimisht krijuam një akuarim për mbrojtjen e breshkave detare , peshkut mbret, etj. Është një trekëndësh eficent, ku me mencuri është shfryëzuar cdo pjesë në tokë e det. E kemi dhe një minimuzeum, një histori dhe kulturë detare që krijon vijimësinë dhe të familjes. Turizmi dhe peshkimi janë bashkë, po ashtu nuk mund të mohohet historia detare, ka njerëz që e kanë kaluar jetën në det, ndaj ky vend cdo ditë po kthehet në vlerë për gjithë shoqërinë. Gjithashtu dhe librat e “Antologjisë së Detarisë” kanë vlerë të jashtëzakonëshme. Mjaft njerëz kanë gjetur veten. Kanë gjetur një plotësim shpirtëror dhe duan ti lexojnë. Këtu është një qendër pune. Kemi njerëz të punësuar. Pra, po lemë një model për brezat se deti është i egër, por ka dhe të bukurën. Mbi të gjitha, jo të mbjellin e mos korim, por të mbjellim e të korrim dicka. Idetë e jetës sime me të mirat e të këqijat po i vë në punë. Tashmë anija ka 50 vjet jetë, ajo ri në spirancë pak metra në juglindje të portilit. Ndërsa tek unë ka 16 vite, ajo është bartsja e ëndrrave të mia për detin, thotë kapiteni. Ndaj nuk e shes, ështe pjesë e familjes, e trashëgëmisë detare. Atë natë që u mbyt, kujtova detarin e vërtetë. Nuk do ta harroj kurrë. Vërtet ka rryma dhe fryn era e jugut, por siguria e mjeteve detare këtu është në nivelin më të mirë. Këtu është djersa e 26 viteve, shumica emigrim. Cohemi natën, punojmë gjithë ditën, e lemë punën po natën, një mundësi ekonomike për të mbajtur jetën gjallë. Shto këtu kujdesin për fëmijët që duhen arësimuar. Në qendrën “Oriku” gjen në cdo kohë krahas familjarëve dhe miq të shumtë të kapiten Baces. Atë ditë qershori qëllova rastësisht dhe dy humoristët e mirënjohur vlonjatë, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu. Është një punë që duhet përshëndetur kjo e kapiten Baces, u shprehën. Një njeri me vlera dhe shpirt të gjerë, dhe ne humoristëve na mban gjallë kujtesën me produktet e tij. Më pas vizitorë ishin dhe pronarë të hoteleve “DEA”, “New York”, etj. Ka shumë njerëz që më përshëndesin, na mirëkuptojnë për zanatin dhe na ndihmojnë, tha kapiteni, gjatë bisedës me humoristët e shquar. Por kam dhe shumë vizitorë të huaj vazhdon ai. Ka vite që vlonjatët hapin dyert dhe zemrën për ushtarakët e NATO-s. Natyrisht pjesën kryesore e zenë civilët. Para ca ditësh erdhi me ne për gjueti një familje gjermane. Hëngrëm cfarë kishim, ndamë vështirësitë e gëzimin e asaj dite. Shkuam në Raguzë të dytë. Mbas 4-5 orësh, pamë sytë e tyre që shkëlqenin, lexonin gëzim, natyrisht dhe ne u gëzuam për kënaqësinë që i dhuruam. Kjo është reklama më e mirë që mund të bëhet, turisti duhet ta prekë e të shijojë realitetin. Të gatuajë me ne, të hajë me ne, cdo njeri ka nevoje ta bëjë këtë. Në sajë të ideve e punës së kapitenit pamë gjëra të bukura, që nuk i kemi hasur në vende të tjera, një dallëndyshe e nje turizmi të vecantë që duhet shtuar gjithandej në bregdet. Ja ku është shembulli dhe modeli. Jam I bindur se nëqoftëse shfrytëzohen resurset turistike e natyrore të gjirit të Vlorës e Sazanit, bashkë me rrethina, duke studjuar cdo akërr toke e milje detare, mund të punësohen mbi 30 mijë vetë në ditë. Ky është modeli i punës, i djersës, i dinjitetit, jo i drogës e i pasurimit të shpejtë! Një mik im i huaj më tha një ditë:-A e dinë vlonjatët cfarë vendi kanë, a dinë t’ja shfrytëzojnë vlerat e tij ekonomike, turistike, historike?! Koha do ta tregojë. Më bëhet qefi që ju gazetarët bëheni pjesë e këtij sektori, transmentoni problemet tona në publik. Janë probleme të përditëshme, me të cilat ndeshen peshkatarët tanë nga Saranda, në Vlorë, Durrës e Shëngjin. Ndjeva keqardhje për ekuipazhin e anijes “Celepia”. Uroj që peshkatarët shqiptarë mos kenë probleme të tilla. Bëhuni dhe ju kontribues në këtë sektor. Kam një mesazh për ata që do lexojnë, ju uroj suksese, mbarësi, bashkëpunëtorëve tuaj, e mbylli rëfimin e tij, Kapiten Sherif Durmishaj.
Dhe ne ju urojmë Suksese në punë e familje! Sa më shumë peshk e vizitorë në këtë sezon turistik!
Në vend të epilogut.
Herët, në shkollën ushtarake mbrojta një temë për operacionet desante detare, në dy mënyrat e tij klasike të zbarkimit. Si ishushtarakë ishim të detyruar ti.studjonim plazhet e relievin bregdetar se sa e si, këto i shërbenin operacioneve ushtarake, të nivelit taktik ose operativ. Psh. plazhet tona që janë përgjatë brigjeve shtrihen në ultësirën perëndimore të Shqipërisë. Ka plazhe të gjerë, të gjatë e të vijueshëm, por ka dhe të tjerë të ndërprerë nga ngritja e tokës, ku formacionet malore e kodrinore që takojnë detin, sic ndodh me bregdetin e gjirit të Vlorës. Në studimet tona ushtarake por dhe botërore merret në konsideratë mundësia e lëvizjes së mjeteve dhe personelit në plazhe, merren parasysh si kushtet tokësore të bregut ashtu dhe thellësitë e ujërave, formën e releivit të fundit të detit, thyerjet shekfore, baticë-zbaticat, rrymat, kreshtat e bardha të valëve dhe relievi mbizotërues bregor. Format e palzheve duhet të jenë të përshtatëshme për forcat amfibe, gjatë zbritjes së tyre në tokë e kryeurë të një formacioni ushtarak. Në këto raste, për zbarkim, brigjet përzgjidhen duke favorizuar kushte të tilla si, zbritja, logjistika, vrojtimi, mbrojtja nga zjarri i kundështarit, lloji i tokës, etj. Në vijim disa karakteristika të plazheve, psh.-Ujërat janë të thella dhe të përshtatëshme për lundrimin e anijeve që mund të veprojnë lirshëm pranë plazheve, kur situate taktike e kërkon atë. -përafrimet në breg janë të lira, që do të thotë se nuk ka sope ranore, vende të rrezikshme e të fshehta, shkëmbinj nënujorë dhe pengesa të tjera. -konfiguracioni i kanalit nuk krijon mundësi për minim të tij. -pjerësitë e plazhit lejojnë zbritjen e lehtë të forcave amfibe, barkave e motobarkave në tokë. -tabani i detit dhe plazhi janë formacione të forta duke mundësuar lejimin, afrimin dhe lëvizjen e mjeteve amfibe dhe kamionëve ushtarakë.-zonat për zbarkim janë të përshtatëshme dhe për helikopterët. -ka apo ska në breg pika që zotërojnë pamjen për kah nga deti e që përbëjnë rrezik për forcat që zbarkojnë në kryurë. -ka apo nuk ka dalje të mjaftueshme në pozicione në thellësi të tokës, ku janë parashikuar objektivat luftarake. Studjoheshin gjithashtu relieve kodrinor apo malor i plazheve,shkëmbinjtë, vecmas ata nënujorë, gur, zall, shtresat gjeologjike, thellësia e ujërave, vallët, shelfi detar, baticat-zbaticat, rrymat detare, regjimi hidrometereollogjik, rrjedha, temperatura, kripshmëria dhe tejdukshmëria e ujit,cilësia e ujërave, litoralet, etj.etj. Më konkretisht disa të dhëna për turistët dhe të rinjtë. Nga Pashalimani deri në kepin e Ramecit, 3.4 milje në Lindje-Vl të kepit të Pashalimanit, bregdeti i ulët formon një vijë harkore, me përjashtim të daljes së vogël që bën derdhja e lumit të Izvorit dhe që quhet kepi i Lumit. Ndërsa nga kepi i Ramecit bregdeti fillon të gjarpërojë deri në ujin e Ftohtë, duke formuar kepin e Viroit, në derdhjen e përroit të Katahorës, 2.2 milje në jug të kepit të Kalasë, {Baterisë} dhe vetë gjirin e Ujit të Ftohtë, si dhe një sërë kepesh të vegjël dhe gjiresh të parëndësishme. Ky bregdet është shkëmbor dhe i pjerrët, vecanërisht rajoni i Jonufrës{në jug të kepit të Kalasë} ka shumë gurë dhe shkëmbinj të nënujshëm dhe të mbiujshëm, një pjesë e të cilëve kanë shkarë në det nga rrëshqitjet e tokës dhe zenë një brez ujor deri 200 m nga vija bregdetare. Prej Jonufrës deri në Kepin e Pelasies {rreth 9 kab}, në verilindje të kepit të Kalasë} zbret thikë në det dhe është shumë i thepisur. Vetë Kepi i Kalasë{i baterisë}, ndodhet në bregun lindor të gjirit të Vlorës dhe është shkëmb i lartë, që zbret thikë në det, në trajtë gremine. Në rrëzë të Kepit të Kalasë, në anën jugore të tij, ka burime të mëdha uji të pijshëm, të cilat sot shfrytëzohen pak ose aspak. Dikur atje vinin anije cisterne që ngarkoheshin me ujë, aq sa vlera e tij në klering arrinte, një cisternë me naftë baraz me një me ujë. Gjiri i Ujit të Ftohtë futet pak në tokë në bregdetin lindor të gjirit të Vlorës, në verilindje të Kepit të Kalasë. Në bregun e gjirit ka një burim me ujë të bollshëm të pijshëm e të ftohtë, nga i cili ka marrë dhe emrin. Dikur këto kodra bregdetare ishin të veshura me ullinj dhe agrume dhe pak ndërtesa buzë detit, ndërsa sot në këtë vijë bregdetare poshtë dhe sipër rrugës tradicionale janë ndërtuar hotele dhe kabina plazhi të shumta, të gatshme për të pritur pushues të shumtë. Nga bregdeti jugor i gjirit të Vlorës, {Gjiri i Dukatit}, barasthellësia 50 m ndodhet rreth 2 milje larg, kurse ajo 20 m ndodhet 3.5 kab. larg këtij bregdeti. Barasthellësia 10 m nga vija bregdetare jugore kalon 1.5-2.5 kab, nga bregu, ndërsa ajo 5 m rreth 1 kab. Të tria këto barasthellësi,{5, 10, 20m} kalojnë pothuajse paralel që nga Rada e Pashalimanit deri në rajonin e Jonufrës{në jug të Kalasë}, ku ngushtohen dhe ngjiten pas bregut. Barasthellësia 20 m i afohet bregut deri në 0.5 kab, në perëndim të kepit të Kalasë, prej nga ku vazhdon ti largohet në mënyrë të rregullt vijës bregdetare deri në 6.5 kab. Nga bregdeti verilindor i Radës së Vlorës. barasthellësia 10 m në rajonin e kepit Korikoso,{tuneli i Ujit të Ftohtë}, kalon rreth 1 kab. nga bregdeti, ndërsa prej tij deri në molin e Vlorës, ajo kalon rreth 3 kab. pastaj vjen duke u larguar, ku arrin deri në 1 milje në jugperëndim të Kepit të Treporteve. Barasthellësia 5 m ndodhet rreth 2 kab. nga vija bregdetare e kepit të Pelasies, Moli i Vlorës. Për interes të lexuesve theksojmë se 3 kab. në veri të kepit të Lymit{gryka e Izvorit} në barasthellësinë 10 m, ndodhet një anije e mbytur. Një anije tjetër e mbytur ndodhet 2 milje në veri të së parës dhe 2.1 milje nga kepi i kalasë, në jugperëndim të këtij të fundit. Kjo anije është e kufizuar me një bovë ndricuese.
Tashmë duke e parë jo më me syrin e ushtarakut por si civil, Gjiri i Vlorës, bashkë me Sazanin, janë pasuri kombëtare, historike, turistike, ekonomike. Ata ofrojnë mundësi pa fund punësimi të llojeve të ndryshme. Këtu duhet ti kenë sytë djemtë dhe vajzat vlonjate e jo tek kafja, cigarja, më keq akoma droga, thotë një qytetar.
Pamjet dhe bukuritë e gjirit të Vlorës, nuk i kanë shpëtuar as vemëndjes së shkrimëtarit të madh Dritëro Agolli, të cilat Ai i shpreh në këto vargje;
Kur më pushtoi malli për detin…
Det në jetë kurrë s’kisha parë,
Detin e mendoja me bajlozë,
Me topuze, thika e hanxharë,
Me një sy në ballë e faqet blozë;
Det në jetë kurrë s’kisha parë.
Pa më zuri gjyshi im për dore,
Pa më fshehtësi më tha ngadalë:
-hajde, bir, të nisemi në Vlorë,
Ta takojmë detin mbushur me valë!
Pa më zuri gjysh im për dore.
Pa atje në Vlorë mes ullinjve.
-Deti!-thiri gjyshi përmalluar,
Dhe më vetëtinë mijëra diej,
Mes ullinjve, Vlorë e kaltëruar
Ishte kaltëruar nga dy qiej.
-Deti!-thir gjyshi përmalluar…
…
Unë e gdhija natën në kuvertë
Tok me kapedan Haxhi Alinë,
Dhe mi kripte flokët det i sertë,
Bisht i peshkut ngrinte suferinë;
Unë e gdhija natën në kuvertë.
…
Dhe në mal jetoja, po përditë
Larg më ftonte deti mbushur zhurmë,
Larg më merrte ëndrra nëpër shkumë
Dhe në mal jetoja, po përditë
Deti më kërkonte në fortunë…
Dritëro Agolli, 1960.
Së fundmi, një pyetje nga një lundërtar i vjetër vlonjat, që ma ka thënë këtë shprehje në v.2008.
Konstatoj se mbas botimit në “Antologjinë e detarisë”, këtë shprehje e përdorin vend e pa vend disa stacione radiofonike.
Të paktën të thonë ku e kanë marrë ose referuar.
Pyetje për lexuesin: C’ndodh, me j’a shajt vlonjatit detin?
Shkruaje vetë përgjigjen këtu…..
Shënim. Reportazhi do jetë pjesë e vëllimit të 4-të të “Antologjisë së Detarisë Shqiptare” që është në proces.
Shefqet Kërcelli
Radhimë, Qershor 2016.