Nga DRITAN ZAIMI/
Është Shtator, zyrtarisht vjeshtë. Për shume nga ne, pushimet mund të kenë mbaruar dhe tashmë jemi rikthyer punës me energji të reja. Por ndërkohë që ditët e nxehta dhe vapa torturuese duket sikur kanë marrë fund, bregdeti Adriatikut dhe Jonit ofrojnë ende ditë të ngrohta plot diell, të kthjelleta dhe shumë të bukura edhe gjatë vjeshtës dhe sipas historikut të viteve të fundit, ditët me diell na kanë shoqëruar në fakt deri nga mesi i Nëntorit. Ndaj për të gjithë ju që nuk jeni ngopur pushimet apo plazhin e sivjetshëm dhe përpos kësaj jeni në kërkim të një pushimi më të qetë, fundjavat në vijim ju ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të rigjetur kënaqësinë e pushimeve në plazh por njëkohësisht edhe freskinë, qetësinë dhe pastërtine edhe të munguar. Për më tepër, për të gjithë ju, që doni të keni pushime sado pak aktive buzë detit, për të gërshetuar plazhin buzë Adriatikut por edhe për të shijuar peisazhin e papërshkrueshëm me fjalë, ku edhe do të mund të realizoni foto që do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj, atëherë unë ju propozoj vendin ideal për këtë, Ranën e Hedhun, Shëngjin. Një spot unikal në Shqipëri që do ta shijoni pafund sidomos tani!
Udhëtimi për tek Rana e Hedhun konsiderohet i lehtë dhe gërshetohet perfekt me plazhin. Pasi keni mbërritur në plazhin e Shëngjinit, ju do të ecni për rreth 25 minuta buzë detit në qetësinë tuaj, një shëtitje e rekomandueshme në orët e para të mëngjesit për të shijuar detin e qetë, freskinë dhe kënaqësinëe puhizë detarë,për të mbërritur në vendin që quhet “Rana e Hedhun”. Do të mund ta dalloni lehtësisht nga larg këtë spot pasi në mënyrë të menjëherëshme bregdeti Adriatik ndërpritet nga një kodër që ngrihet mënjëherë buzë detit, aspak normale për këtë pjesë të bregdetit, duke ngushtuar në pak metra bregun, dhe po kështu në mënyrë krejt tëçuditshme, kjo kodër është e mbuluar me duna masive rëre nga faqja përbri detit. Nuk mund ta themi egzaktësisht se si është krijuar por mendohet se është rezultat i eranave të fuqishme të cilat përplasen në këtë kodër duke akumuluar sasira të mëdha pluhuri e rëre që ka krijuar këtë fenomen vërtet të rallë. Ështe një ballkon i vërtetë natyror mbi Adriatik.
Ndërsa i je afruar tashmë, duhet ta ngjitësh për të shijuar pamjen që të lë pa fjalë! Janë disa dhjetra metra disnivel që duhet ti ngjitesh. Në kushte normale kjo kodër e vogël nuk do të përbënte shumë sforcim fizik për askënd por duke patur parasysh që po ecën mbi rërë dhe këmbët rrëshqasin e fundosen kjo e rrit pak vështirësinë ndaj duhet të ecet me ngadalë duke u shplodhur herë pas here. Pamja që shijon kur mbërrin lart është thjesht magjike dhe e papërshkrueshme. Do tëndjeni se e keni në pëllëmbë të dorës dhe po e shijoni blunë e thellë të Detit Adriatik të harmonizuar këndëshëm me ngjyrën e rërës. Këtu do të mund të rrini sa të doni dhe ta shijoni, të bëni foto dhe pastaj lojra si rrokullisje apo rrëshqitje në rërë. Nuk do të gjeni një vend të dytë si ky dhe të përshtatshëm për këto aktivitete në Shqipëri a gjetkë këtu afër. Dhe pasi e keni shijuar mjaftueshëm, fjala e duhur që do të përshkruaj veprimin tuaj të radhës është “derdhuni në det” sepse dëshira për tu zhytur sa më shpejt në detin me ujë të pastër kristal është thjesht e parezistueshme.
Unë po jua rekomandoj ta bëni këtë udhëtim në një ditë të bukur vjeshte, tipike shtatori apo edhe tetori, ku orët e para të ditës që janë të freskëta ju të mund ti shfrytezoni për të ngjitur dhe shijuar peisazhin tek Rana e Hedhun dhe pjesën tjetër të ditës kur temperaturat rriten për të shijuar plazhin dhe ujrat e ngrohta dhe të kristalta. Por nëse do ta bëni gjatë verës atëherë duhet të përkujdeseni edhe për disa detaje më shumë. Së pari duhet bërë në orët e para të mëngjesit, siç e kam rekomanduar më lart. Së dyti duhet të keni me patjeter veshje për këmbet, shapka, sandale apo atlete, si edhe shishe të mjaftueshme me uje me vete. Lodhja gjatë ngjitjes sëbashku me nxehtësinë e rërës shtojnë ndjeshëm etjen. Po kështu mos u bëni shumë trim për të mos marrë veshje për këmbët në një ditë të nxehtë vere pasi nuk po flas për një situatë të zakonshme buze detit kur pasi kemi ndenjur poshtëçadrës ia fusim një vrap zbathur deri tek deti dhe bëjmë si bëjmë me nxehtësinë e rërës. Jo, nuk është ky rasti, rana bëhet përveluese nëse je zbathur, dhe po kështu të duhet një kohë e mirë derisa të zhytesh i gjithi në det, ndaj nëse nuk do qëtë rrezikosh sado pak nga magjia dhe kënaqësia e kësaj eksperience, atëherë dëgjoji këto pak këshilla të miat.
Tani ju kam thënë mjaftueshëm, ju ngelet vetëm ta realizoni dhe ta shijoni këtë udhëtim. With love from Tani!