• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Raport special mbi Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Kosovën

November 19, 2013 by dgreca

Ban Ki-moon konsideron se “do të jetë e rëndësishme për palët që ta vazhdojnë implementimin e marrëveshjeve me besim, pa i rihapur rezervat e tyre”.Në seancën e sotme pritet të marrin pjesë në nivelin më të lart të përfaqësimit  kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, si edhe dy Ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Serbisë./

Nga OKB-ja- BEQIR SINA/

OKB – NEW YORK – Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë një seancë rutinë në New York, sot të martën , në orën 3;00 pasdreke me kohën e New Yorkut, dhe orën 9;00 me atë të Prishtinës, kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki -mun do të paraqesë raportin e tij të fundit mbi situatën në Kosovë. Në mbledhjen e rradhës, sot në  Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dotë debatohet për Kosovën, ku do të prezantohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë, për periudhën e katërmujorit të fundit prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të vitit 2013.

Në raportin e tij prej 17 faqesh, që është publikuar në Internet, dhe e ka siguruar edhe gazeta jonë theksohet se situata e sigurisë “në Kosovë, ka mbetur në përgjithësi e qetë, me incidente të herë pas hershme të raportuara në hapësirat e përziera etnike”.
Megjithatë, thuhet se “të gjitha palët duket se demonstrojnë një përkushtim në rritje për parandalimin e tensioneve në terren për ta mundësuar dialogun e nivelit të lartë dhe për lëvizjen përpara të procesit implementues”.
Raporti i internetit nga zyra e përgjithshme e sigurisë të OKB-së përmbledh situatën në periudhën nga 16 korrik – 15 tetor dhe tregon, atë si e quan ai suksesin e zgjedhjeve lokale , sidomos në pjesën veriore të Kosovës , duke theksuar se kjo do të ndikojë në konsolidimin e ardhshm, pra tek paqja dhe stabiliteti në Kosovë .
Në këtë raport i cili natyrisht është i fundit për këtë vit, kreu i OKB-së Ban vuri në dukje sesituata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, sipas tij :”Ka mbetur përgjithësisht e qetë , me incidente kohëpaskohshme të raportuara në zonat etnikisht të përziera , duke shtuar se të gjitha palët ka shfaq gatishmërinë e tyre për të demonstruar një angazhim në rritje për të parandaluar tensionet në terren për të mundësuar dialogun e nivelit të lartë dhe procesin e implementimit për të ecur përpara ” thotë raporti i zotit Ban Ki-moon.
Më tej aty ceket se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit vazhdon të lëvizë përpara , por ka asur një fushatë të fortë në pjesën veriore të Kosovës – kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale edhe pse udhëheqja serbe kishte ofruar mbështetjen e saj të fortë për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 17 nëntorit , thuhet ndër të tjera në raport .

Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e lavdëron si Beogradin ashtu edhe Prishtinën, “për angazhimin e vazhdueshëm aktiv në kornizën e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.
Duke thënë se ai përgëzon Beogradin dhe Prishtinën për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në dialogun e lehtësuar nga BE- dhe shton se se liderët e të dyja palëve iu përgjigjën pozitivisht sipas tij sfidave të shumta në një proces me vizion dhe këmbëngulje . Ai gjithashtu, në këtë raport falënderon në mënyrë të posaçme edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, baroneshën  Catherine Ashton , roli personal i të cilës, gjithashtu, vazhdon të jetë thelbësore.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki -mun do të cekë në këtë raport sot, se: “Progresi në terren në drejtim të paqes dhe stabilitetit gjithashtu do të mbetet e rëndësishme në dritën e aspiratave të Kosovës dhe të Serbisë drejt integrimit evropian, duke shtuar se të dyja palët kan kryer hapa të jashtëzakonshëm që t’i afrohen qëllimit të tyre . Progres i mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve , sipas kritereve të BE-së do të ketë rëndësi vendimtare , “shkruan ai në këtë raport.

” Përgatitjet për zgjedhjet e 3 nëntorit, sollën një numër sfidash politike dhe procedurale , duke filluar me regjistrimin e zgjedhësve me vendbanim jashtë Kosovës ,përgatitjen e materialeve zgjedhore dhe çështja e përfaqësuesve serbë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës ,të OKB-së” shprehet në raport e tij për sot  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara zoti Ban Ki-moon dhe shton se problemet janë zgjidhur nëpërmjet dialogut të përhershëm mes dy palëve . ”
Për zonë më të “nxehtë” të këtyre zgjedhjeve, pjesën veriorire të Mitrovicës, atë mbi Lumin Ibër, zoti Ban thotë në raport, se “udhëheqja serbe e pati ofruar mbështetjen e saj të fortë për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 3 nëntori dhe 17 shtatorit, duke luajtur një rol aktiv në atë drejtim . Deri në fund të periudhës së regjistrimit më 4 shtator , në total prej 103 subjekteve politike , duke përfshirë 19 në veri të Kosovës , kishin aplikuar dhe janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës,” thotë Ban .
Në raportin e tij sot theksohet se në seksionin e policisë dhe gjyqësorit , është arritur përparim i caktuar , pavarësisht nga problemet , duke shtuar se më 25 korrik , pesë serbë të Kosovës dhe një oficerë të lartë shqiptarë i Kosovës janë emëruar në poste komanduese në Veri, Zona Rajonale e Policisë, me komandë të re në veri të Kosovës .

Ban Ki-moon konsideron se “do të jetë e rëndësishme për palët që ta vazhdojnë implementimin e marrëveshjeve me besim, pa i rihapur rezervat e tyre”. Në këtë kuadër, në raport theksohet se “angazhimi aktiv i Bashkimit Evropian, përfshirë rolin personal të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, poashtu vazhdon të jetë esencial”.     Në raport thuhet se “prita brutale kundër EULEX-it, më 19 shtator, që ka rezultuar me vdekjen tragjike të oficerit doganor të EULEX-it, ishte incidenti më serioz në periudhën e raportimit dhe pengesë trazuese”.   Rrjedhimisht, “të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për së afërti me EULEX-in dhe policinë e Kosovës, në hetimet që po zhvillohen për të siguruar se kryerësit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë dhe të bëjnë çdo përpjekje për parandalimin e përsëritjes së incidentit të tillë”.    Në pjesën e raportit për situatën në pjesën veriore të Kosovës, thuhet se “tensionet politike dhe paqartësia vazhdojnë të mbizotërojnë në pikëpamjet e skepticizmit të vazhdueshëm të serbëve lokalë të Kosovës, lidhur me marrëveshjen e 19 prillit dhe për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet komunale”. Në raport, poashtu, theksohet se “atmosfera e paqartësisë në pjesën veriore të Kosovës, është përkeqësuar më tutje nga shqetësimet sociale dhe ekonomnike për reduktimet e ardhshme në punësim në sektorin publik”.

Njëkohësisht, permendet në raport se :”Negociatat e hollësishme për transferimin e personelit gjyqësor dhe në strukturën e ardhshme të gjykatës në pjesën veriore të Kosovës kanë vazhduar megjithëse më ngadalë , por janë duke vazhduar . Më 1 shtator ,Ministria serbe i Drejtësisë, zgjati vendimin e saj të mëparshëm për të pezulluar aktivitetet e veta në veri të Kosovës , në pritje të marrëveshjeve të çështjeve të pazgjidhura ,” lexohet në këtë raport i cili është edhe i fundit për vitin 2013.  Raporti i Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara zoti Ban Ki-moon, sipas UNMIK-ut ,thotë se në total prej 76 incidenteve, të ndodhura deri tani në Kosovë, që prekin komunitetet dhe pakicat janë raportuar gjatë periudhës në mes të 16 korrik dhe 15 tetorit të këtij viti , ndërsa tre muaj më herët ka pasur 90 incidente të tilla, pa ka një rënje të tyre, cekën raporti. Sa për personat e zhdukur , zoti  Ban thot në raport se:”Që nga vendosja e EULEX-it , në vitin 2008 , janë ndërrmarë 407 operacione në terren për të mbledhur të dhënat që mund të çojnë në zhvarrimet e tyre, dhe janë kryer disa prej tyre por mbeten ende për t’u bërë, ndërkohë që 355 individë u janë kthyer pranë familjeve të tyre në Kosovë. Megjithatë, nuk janë vlerësuar 1.720 persona të cilët janë ende të pagjetur nga ngjarjet e viteve 1998-1999″.     Kurse, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ( UNHCR) , që nga shtatori , 569 familje serbe të Kosovës të zhvendosura, kan shprehu gatishmërinë për tu kthyer në Kosovë nga Serbia , së bashku me 112 familje romë , ashkali dhe egjiptase nga Mali i Zi , dhe 45 familje romë , ashkali dhe egjiptas nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Administrata e UNMIK-ut në Mitrovicë ( UAM ) ka vazhduar rolet, monitorimi i ndërmjetësimit dhe lehtësimi i saj , si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të UNMIK-ut për të mbështetur progresin institucionale dhe politike në rajon ,raporti i lexon .

” Përfaqësuesi Special i im, zoti Farid Zarif ka vazhduar të investoj në përpjekjet të konsiderueshme në veri të Kosovës, duke i angazhuar rregullisht të gjitha palët e interesuara , si nëpërmjet takimeve dhe deklaratave publike , si në mënyrë që të rrisin dialogun konstruktiv “, lexohet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm i OKB Ban Ki -mun .

Në fund të raportit cek edhe një fakt tjetër “Prerja ilegale e druve, e cila lexon raporti vazhdon në baza të rregullta në të dy anët e linjës kufitare administrative”, thotë raporti i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, dhe shton se “më 6 gusht, tre shtetas të Serbisë ishin arrestuar nga policia e Kosovës në komunën e Podujevës, ndërsa gjithsej katër shqiptarë të Kosovës ishin arrestuar nga policia e Serbisë, më 15 shtator afër Gjilainit dhe më 26 shtator afër komunës së Podujevës.”    Këtij raporti i është bashkangjitur edhe aneksi i Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri për aktivitetet e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, që është miratuar nga shefi i misionit EULEX, Bernd Borchardt.
Në seancën e sotme pritet të marrin pjesë në nivelin më të lart të përfaqësimit  kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, si edhe dy Ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Serbisë.

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, nga OKB per Kosoven, raport special

Raport special nga mbledha e 13-të për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në New York

March 23, 2013 by dgreca

“Dialogu politik është tani në një fazë kritike, dhe palët janë gati për të bërë përparim thelbësor,” tha Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, Farid Zarif, në një konferencë shtypi në Këshillin e Sigurimit./

Nga BEQIR SINA,OKB/

“Dialogu politik është tani në një fazë kritike, dhe palët janë gati për të bërë përparim thelbësor,” tha Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, Farid Zarif, në një konferencë shtypi në Këshillin e Sigurimit.
“Krahas kësaj, stabiliteti në terren mbetet e brishtë, dhe ka të ngjarë të vazhdojë të mbetet kështu, ndërsa këto bisedime do të vazhdojnë në të njëjtën kohë, më çështjet të ndjeshme dhe më thelbësore,” shtoi ai.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, por Serbia nuk e njeh shpalljen. Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve etnikë kanë shpërthyer gjatë viteve, veçanërisht në veri të Kosovës – e cila ka një shumicë etnike serbe, ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës, ku shqiptarët etnikë janë shumicë – çka ka ngjallur shqetësime nga zyrtarët e OKB-së.
Beogradi dhe Prishtina kanë qenë të angazhuar në bisedime të nivelit të lartë në një varg të çështjeve praktike, të ndihmuara nga Bashkimi Evropian, me raundin më të fundit të mbajtur në fillim të kësaj jave në Bruksel.
Zoti Zarif, i cili është gjithashtu kreu i Misionit të OKB-së Administratës së Përkohshme në Kosovë (UNMIK), raportoi se incidentet dhe tensionet vazhdojnë të ndodhin në terren, duke nënvizuar nevojën për energji dhe përpjekje për të vendosur qetësinë dhe sigurinë nga të gjithë pranitë ndërkombëtare, së bashku menegociatat.
“Thjesht, është e domosdoshme që problemet e pashmangshme dhe pengesa në terren, megjithatë ato mund të jenë të vështira për ata për të i prekur, në bisedime, nuk duhet lejuara për të minuar atmosferën dhe potencialin për përparimin në bisedimet vitale politike,që po zhvillohen deri tani” deklaroi ai.
“Larg shumë është dhe në rrezik për të lejuar sfidat politike, afatshkurtra, frikë dhe pengesa për të vënë në rrezik mundësit themelore dhe historike e cila tani qëndron para palëve. Puna efektive, efikase dhe koherente me të gjithë pranitë ndërkombëtare, është e nevojshme për të promovuar dhe mbështetur kushtet në të cilat bisedimet politike, mund të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë. ”

Ai tha se përparimi ka dalë nga dialogu i nivelit të lartë, i cili ka adresuar çështjet komplekse të tilla si menaxhimin e taksave dhe detyrimeve në pikat e kalimit. Diskutimet në kohët e fundit u zhvendosën në adresimin e çështjes së institucioneve serbe që veprojnë në Kosovë, si dhe një sërë çështjesh të vështira specifike për situatën e veriut të Kosovës.

“Kjo është shpresa ime, në këtë drejtim, që palët do të mbeten të palëkundura në vendosmërinë e tyre për të arritur kompromise të pranueshme, për këto çështje më të ndjeshme dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme që do të shërbejnë më mirë interesat dhe aspiratat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar ai .

“Bashkëshoqërues me këtë periudhë të inkurajuar progresin politik, sfida të rëndësishme janë gjithashtu duke hasur në terren me probleme, duke përfshirë incidente negative të sigurisë, si dhe shembuj të shpeshtë të retorikës nxitëse dhe pompoziteti nga palët të ndryshme,” vuri në dukje dërguari i Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, Farid Zarif

Zoti Zarif  tha: “Në “pasqyrën” e zhvillimeve të tilla, ne kemi bashkuar palët në mënyrë të vazhdueshme duke u bërë thirrje të dyja si Beogradin dhe Prishtinën, jo thjesht të mbetet e angazhuar për dialog, por edhe për të qenë më aktive të ushtrojë udhëheqje të zbutur dhe larg emocioneve dhe reagimeve të votuesve të tyre.

 

 
Ai shtoi se për këtë, kërkohet një angazhim politik për të arritur potencialin e saj maksimal, ajo duhet të shoqërohet me punë të zellshme, konstante dhe koherente në terren, si nga prania  ndërkombëtare dhe të mandatuarve lokalë.

“Nga ana jonë, UNMIK-u vazhdon të zbatojë një rishikim strategjik me bazë të gjerë të të gjitha aktiviteteve tona, dhe për të rritur koordinimin funksionale me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ai. “Qëllimi ynë është që të ndihmojmë për të siguruar që procesi politik është pasqyruar në – sa më shumë që ajo është reflektues i -. Realiteteve me të cilat përballemi çdo ditë në Kosovë”

 

 

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha para të pranishmëve se Kosova ka shënuar përparim në shumë aspekte dhe sipas tij, merita i shkon qytetarëve që po shohin drejt së ardhmes prosperuese.

Ai tha se momentet nëpër të cilat po kalon vendi janë dëshmi shtesë për pjekurinë shtetëformuese të Kosovës.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës është gërshetim i përpjekjeve të qytetarëve të Kosovës dhe mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare.

Thaçi duke folur për gjendjen në Kosovë tha se prapa shpërthimeve në veri të Kosovës, gjegjësisht ndaj Zyrës administrative qëndrojnë strukturat paralele. Sipas tij, fatkeqësisht roli i Serbisë ende nuk është konstruktiv.

Ai me këtë rast potencoi para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se në Kosovë nuk do të lejohet ”Republika Serbe”.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi tha se do të kenë sukses nëse ekziston edhe vullneti i Serbisë. Ai tha se nuk do të bisedojnë për statusin e integritetin territorial të Kosovës. Ai tha se për këto vija të kuqe kanë edhe mbështetjen ndërkombëtare.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq tha se serbët dialogun e shohin si të vetmen mënyrë për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për të gjitha problemet, duke shtuar se në Serbi ekziston vendosmëria për të zbatuar në tërësi marrëveshjet e arritura. Ai po ashtu porositi se Serbia është e hapur të bisedojë për të gjitha çështjet.

 

Daçiq vlerësoi se në bisedimet e deritashme është arritur përparim konkret në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duke përmendur me këtë rast marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) apo vendosjen e oficerëve të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve.

 

Sipas tij, Serbia ka “treguar gatishmëri dhe vullnet për të marrë pjesë aktive në tejkalimin e problemeve ekzistuese dhe gjetjen e zgjidhjes që do të lehtësojë jetën e të gjithë qytetarëve, duke ruajtur njëkohësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

 

 

 

Në takimin e Këshillit të Sigurimit folën edhe përfaqësuesit e vendeve tjera anëtare, të cilët kryesisht theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy palëve në procesin e deritashëm.

Ndërkohë, zëvendësja e misionit amerikan në OKB, Rozmari DiCarlo, u shpreh se shenjat e deritanishme tregojnë se palët në bisedime janë pranë një marrëveshjeje dhe ajo bëri thirrje për daljen me kompromis në takimin e 2 prillit. Rosemary DiCarlo, zëvendës ambasadorja amerikanë në Kombet e Bashkuara, tha se dy palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje.

 

 

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fillim të fjalimit, ka përgëzuar Kosovën për përvjetorin e pestë të pavarësisë.Ajo ka thënë se të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Duke vazhduar tutje, përfaqësuesja e Amerikës, ka thënë se Kosova ka arritur përparime në fushën e gjyqësisë dhe ka kërkuar që reformat në këtë sektor dhe luftimi i korrupsionit të bëhen prioritete.

Sipas saj, SHBA-të janë të shqetësuara me dhunën e shfaqur muajve të fundit, pasi ajo paraqet kërcënim të madh për paqen dhe stabilitetin.SHBA-të ka përshëndetur dënimet që institucionet e Kosovës kanë bërë ndaj sulmeve vandale.

Ndërkaq, përderisa SHBA-të, Franca, Britania kanë vlerësuar përpjekjet që po bëhen, Kina dhe Rusia nuk kanë ngurruar së akuzuari ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat, sipas tyre, nuk po bëjnë asgjë për sigurinë e serbëve.

Përfaqësuesi i Kinës, vendi që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka thënë se mendon se problemet e Kosovës do të duhet të zgjidhen me anë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Kina ka ngritur shqetësimin e saj për, siç u tha, zbardhjen e trafikimit të organeve në Kosovë.

Ndërkohë Përfaqësuesi i Francës ka thënë se e përshëndet përparimin e arritur në dialog. Ai ka thënë se Franca kërkon nga Serbia heqjen e strukturave paralele ndërsa Kosovës i ka kërkuar që të respektoj multietnicitetin dhe t’u ofroj serbëve të kësaj pjese një lloj autonomie.Franca, gjithashtu, ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe të gjithë të zhvendosurve t’u ofrohen kushte për kthim. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe ka thënë se Kosova po shënon progres të brendshëm dhe të jashtëm.
Britania e Madhe ka vlerësuar angazhimin aktiv të të dyja vendeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Baronesha Catherine Ashton.

Ai ka thënë se shpreson që më 2 prill do të arrihet marrëveshje në këtë dialog. Ai ka theksuar se dënojnë rastet e dhunës duke inkurajuar të gjithë që të ndihmojnë në kapjen e keqbërësve.
Përfaqësuesi i Rusisë, i cili ka rradhë e Presidencë në Këshillin e Sigurimit dhe udhëhoqi këtë senacë, e cila është e 13-ta që mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka kërkuar që në Kosovë të vendoset sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara dhe se për çdo ndryshim të mundshëm fjalën e fundit duhet ta jap Këshilli i Sigurimit.
Ambasadori rus Vitali Çurkin ka thënë se stabiliteti në Kosovë është ende shumë larg dhe se qëndrimi i Rusisë për mos njohjen e Kosovës nuk ka ndryshuar ende.Rusia mendon se shkaktare e të gjitha incidenteve të fundit në Kosovë janë “autoritetet e Kosovës” të cilat, sipas tij, kanë provokuar tensionet ndëretnike me hapjen e një zyre në veri të Mitrovicës.

Në këtë aspekt përfaqësuesi rus, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka thënë se “kthimi në Kosovë nuk ekziston” pasi kjo pengohet nga autoritetet e Kosovës.

Në këtë fjalim nga përfaqësuesi rus janë përmendur edhe shanset që këtë vit FSK të bëhet ushtri, e që, sipas tij, nuk duhet lejuar nga Këshilli i Sigurimit duke marrë parasysh se edhe ushtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë pjesë e këtij formacioni. Në fund, ai ka thënë se Shqipëria e madhe, sipas Rusisë, është ide që po zhvillohet çdo ditë.

Gjithashtu, përveç SHBA, Rusisë, Kinës, folën edhe përfaqësuesit e Francës, Britanisë së Madhe, Togo, Morocco, Brazili, Rwanda, Luxembourg, Argentina, Republic of Korea, Pakistan, Azerbaijan dhe Australia, Guetamal, Azerbaijani.

Senaca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në New York, nisi në orën 10:08 të paradites (a.m) dhe përfundoi në orën 12:58 të mesdrekës( p.m). Dy kryeministrat si heret e tjera kësaj rradhe nuk dhanë ndonjë konferencë për shtyp në margjinat e Kombeve të Bashkuara.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, Dacic, nga Keshilli i Sgurimit, raport special, Thaci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT