MESAZH KRYEMINISTRIT SHQIPTAR, EDI RAMA/
Zotit Kryeministёr, Edi Rama,/
Tiranë/
Z. Kryeministёr, ju pёrshёndetёt popullin Shqiptar nё trevat etnike pёr festat e fund vitit dhe pёr vitin e Ri 2016 uruat: Popullin Shqiptar tё Shqipёrisë, tё Kosovёs tё Maqedonisё, tё Malit t Zi dhe tё Luginёs sё Preshevёs. Ju nuk e zutë nё gojё Popullin e EPIRIT TЁ ÇAMЁRISЁ Shqiptare me epiqendёr Tempullin e lashtё tё Dodonёs Pellazgo- Shqiptare. Aty jeton populli ortodoksё shqiptar dhe ёshtё djepi i shqiptarizmit, ёshtё vendi i Kronit, i Zeusit, i Akilit, Odiseut,(Odisës),i njё sёrё mbretёrish pёrpara dhe pas Pirros sё Madh, i Gjin Bua Shpatёs, Marko Boçarit, Faik Konicёs e tj. Ju nuk pёrmendёt Arvanitёt Shqiptarё, qё zënë 70% të popullatёs greke, nuk pёrmendёt Arnautёt shqiptarё tё Turqisё qё numurojnё mbi 6 milion frymё. Nuk pёrmendёt Arbёreshёt shqiptarё tё Kalabrisë, me figura tё mёdha tё Rilindjes Kombёtare dhe figurën mё tё fundit qё jeton, Prof. Dr. Antonio Bellusçi. Gjithashtu nuk përmeendët as shqiptarёt e pёrhapur nёpёr botё, prej Zelandёs nё Kaliforni dhe prej Kejptaunit nё Fjordet e Skandinavisё.
Pse e pёrgjysmuat mesazhin e urimit pёr mbarë popullin shqiptar të shpërndarë në të gjithë rruzullin tokësor?…
Unё Z. Kryeministёr po ta jap edhe pёrgjigjen:
Jeni pёrlyer nё ujërat e qelbura greke, tё cilat tё forcojnё karrigen dhe nuk i jep ultimatumin pёr largimin nga Shqipёria tё Peshkopit famëkeq Janullatos, qё ёshtё mё i poshtёr se Shёn Kozmai, i cili gjeti vdekjen si antishqiptar nga qeveritarёt e asaj kohe.
Z. Kryeministёr Edi Rama, ju jeni nё karrige, por duhet të dini se edhe karrikja ka kornizat e saj. Dhe mbi tё gjitha, Atdheu ёshtё tërë shqiptaria kudo ku ndodhet, për shkak të vështirësive ekonomike që i kanë shkaktuar pushtetarët paraardhës, deri tek ju vetë. Megjithatё, ju e keni nё dorё se çfarё emri do t’i lini vetes prapa nё histori…
Rasim Bebo, Addoson IL USA, rasimbebo@att.net
DJEPET E FALSIFIKUARA
Nga Rasim Bebo/
Fqinjët tanë, në Veri dhe në Jug, tregojnë se kanё oreks tё madh, kur i konsiderojnë trojet tona “Djepe” tё vendit tё tyre. Nё librin “Kosovo a short histori”, Noel Malkolm shkruan: “Nё libёr gjeni disa pika thelbёsore qё vёrtetojnё se pretendimet e sёrbёve nuk qёndrojnё. Sё pari, ёshtё pretendimi qё Kosova ёshte djepi i sёrbёve nё Ballkan dhe kjo dihet qё ёshte e pavёrtetё. Sёrbёt erdhёn nё Ballkan nё shek. e VII dhe nё kёtё territor u zёvёndёsuan nga sundimi ottoman nё shek. e XV. Kemi njё periudhё 800 vjeçare atje dhe sa nga kjo periudhё Kosova u sundua nga serbet? Vetёm nё 250 vjetёt efundit nga 800 vite. Po ku ishin sёrbet para kёsaj periudhe? Pёrgjigja ёshtё: jashtё Kosovёs”. (Forumi 23-10-2007).
Po mbushin 200 vjet, qё historianёt grekë, mundohen pёr tё bindur lexuesin tanё: “… se nё Epir ka mbisunduar fenomeni i helenizimit, pra popullimi i trevёs me banorё jo vetёm gerqishtfolёs, por edhe flamurtarё tё nacionalizmit helenik. Shkurt, Epiri ёshtё pagёzuar “djepi” i helenizmit modern. Ёshtё njё tezё e bukur pёr tё qenё e vёrtetё, por pёr fat tё keq, ngjet me pёrpjekjet pёr tё ushqyer tё varfrit me lugё tё zbrazur. Mjafton tё kujtojmё faktin, se gjoja “djepin”e helenizmit modern, tё cilin Kongresi i Berlinit nё korrikun e vitit 1878 ia dhuroi Greqisё,…Athina me gjithё pёrkrahjen qё pati nga koncerti evropian, nuk qe nё gjёndje ta bashkonte me Greqinё e pavarur. Mjafton tё kujtojmё gjithashtu faktin, se Greqia “dashnorja” e Europёs Perёndimore, me vёshtirёsi tё madhe mezi siguroi, 100 vjet pas fitores sё pavarёsisё, asneksimin e pjesёs jugore tё Epirit. (K. Frashёri “Historia e Çamёrisё”, f. 153”).
Pёr t’iu vёnё kundra “djepit helenik” nё Epir tё Çamёris, lexojmё masakrat mё çnjerёzore tё grekëve, tё pёrshkruara nga: Historiani i Akademisë Mbretёrore Britanike Dr. Noel Malkolm. Ai thekson se “fati i shqiptarёve çamё ёshtё njё nga sekretet mё tё errёta tё historisё bashkёkohore evropiane … Rrёfimi i tragjedisё fillon me kalimin e Çamёrisё nё anёn greke tё kufirit, sipas vendimit tё Komisionit tё Kufijve dhe Protokollit tё Firences nё vitin 1913. Territori i Çamёrisё, me madhësi pёr afёrsisht i ngjashёm me territorin qё ka sot Kosova, u bё poligon i ushtrimit tё dhunës sё egёr greke kundёr shqiptarёve tё Çamërisё… Plani grek ishte, qё shqiptarёt ortodoksё tё asimiloheshin, ndёrsa ata myslimanё tё dёboheshin jashtё Greqisё, ose tё shfaroseshin me çfardo forme. Evropa pёr kёto ngjarje tragjike nuk tregoi ndonjё ndjeshmёri. Regjimi i Athines lejoi bandat e kriminelёve grekё tё vepronin sipas dёshirёs nё rajonet shqiptare tё pambrojtura, siç ishte ajo e Deli Janaqit, e cila plaçkiti, dhunoi dhe vrau njё numur tё madh tё banorёve mё shumё se 100 fshatarё shqiptarё. Ajo urdhёroi shpronёzimin e shqiptarёve çamё me pretekst reformёn agrare.
Pas Luftёs greko-turke (1919-1922) pasoi marrёveshja pёr ndërrimin e popullatёs greke dhe turke, e cila u nёnshkrua nё Lozanё nё vitin 1923. Kjo marrëveshje, pёrjashtonte myslimanёt çamё, pasi kёta nuk ishin turq dhe si pasojё nuk mund tё shpёrnguleshin nё Turqi. Regjimi i Athinёs nuk e respektoi kёtё dallim qё impononte marrëveshja dhe duke pёrdorur dhunёn, filloi t’i dëbonte çamёt nё drejtim tё Turqisё. Persekutimet ishin aq tё padurueshme, saqё njё numur i konsideruar i shqiptarёve çamё u vetëdeklaruan si turq, vetёm e vetёm pёr t’i shpёtuar vdekjes, maltrajtimeve, dhe poshtёrimeve, qё ushtronte Athina ndaj tyre. Persekutimi vazhdoi dhe arriti kulmin nё mbarim tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Regjimi grek (pёr tё ruajtur “Djepin “Helen në Epir tё Çamerisё shen. Im), filloi vrasjen masive tё shqiptarёve çamё dhe dёbimin e tyre, duke pёrdorur pretekst akuzёn e bashkёpunimit tё çamёve me Fuqitё e Boshtit. Pas tёrheqjes sё forcave gjermane, nё vjeshtёn e vitit 1944, britanikët, duke dashur tё krijonin siguri pёr rrugёt detare nё pjesёn e detit Jon, inkurajuan gjeneralin fashist grek Napolon Zervёn, qё tё okuponte rajonin nё fjalё… Forcat e tij vranё mbi 3000 çamё. Vetёm brёnda njё nate, 27 qershor 1944, vranё nё Paramithi 600 çamё tё pa armatosur, nё mesin e tё cilёve shumё fёmijё dhe gra. Tragjedia e rёndё e çamёve nuk pёrfundoi me vendosjen e tyre mbrёnda territorit shqiptar. Enver Hoxha nuk i shihte me sy tё mirё shqiptarёt e Çamёrisё, pasi i konsideronte si kolaboracionistё tё italianёve dhe gjermanёve. Meqёnёse kjo popullsi konsiderohej si “refugjatё”, pёr tё u kujdes UNRRA, nga shtator 1946, deri në pranverёn e vitit 1947. Nё kampet e ngritura nё Delvinё, Durrës, Kavajё, Fier, Vlorё dhe Tiranё, ku u vendosёn me mijёra çamё, UNRRA shpёrndau ushqime, ilaçe, tenda dhe sende tё tjera tё nevojshme, pёr kёta njerёz tё pa fat, qё pёrjetuan tmerret mё tё mёdha qё mund tё miagjinohen. Athina vazhdimisht e ka injoruar ekzistimin e problemit çam.
Greqia nuk do tё duhej ta injoronte kёtё tragjedi, qё e ka shkaktuar vetё dhe qё ёshtё dokumentuar me profesionalizёm nё kёtё libёr, “The cham Albanians of Greece”. (në YLLYRIA nga Daut Dauti, “Noel Malkom: Çamёria sekreti mё i errёt nё histori”).
Prof. Dr. Mehdi Hyseni shkruan: “Realisht, Serbia dhe serbёt nuk kanё asnjё arsye valide, qё nё stilin e simbolizimit tё rremё mitologjik serbomadh (kinёse pёr hir tё “autorёsisё” sё tyre mbi vjetёrsinё e “DJEPIT” dhe tё “shpirtit” kishtar serb, Kosovёn, nё mёnyrё tё falsifikuar ende ta konsiderojnё si pjesё integrale tё territorit serb), Ta kundёrshtojnё pavarёsimin e Kosovёs, sepse kjo kurrё nuk kanё pasur vazhdimёsinё historike, as shtetёrore e as kishtare serbe, mbasi Kosova ishte dhe ёshtё pjesё integrale e Shqipёrisё Etnike. Ndёrkaq, kur ёshtё fjala pёr mbrojtjen e pambulesёs sё tezёs sёrbomadhe kishtare se shkrolat dhe manastiret (siç janё: Graçanica, Deçani, Gazimestani etj,) serbe “dokumentojnё prejardhjen e Kosovёs serbe”, ёshtё njё falsifikat original i propagandёs sё djajve tё zi tё Kishёs Ortodokse Serbe, tё pseudoshkencёs dhe tё politikёs serbomadhe, mbasi ato nuk figurojnё nё asnjë pёllёmbё tё territorit tё Kosovёs, pёrkatёsisht tё Shqiprёrisё Etnike, por janё themeluar nё zёmёr tё Shumadisё serbe (Rashka, manastiret Sopoçani, Studenica etj.), domethёnё jashtё kufijve historikё, tё territorial, gjeopolitikё dhe administrativё tё Shqipёrisё Etnike”. (Balli i Kombit “Barometri dipllomatik”).
Por tani nё Kosovё, dy tradhёtarё nё krye tё vendit, po forcojnё dhe duan ta sigurojnë “Djepin” sllav nё Kosovë. Pёr kёtё problem sa i qelbur dhe helmues na e sqaron Profesor Doktor Eshref Ymeri, i cili shkruan:“…prej 25 gushtit, qёkur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanё nёnshkruar nё Bruksel me kryeministrin serb Vuçiç njё marrёveshje antikombëtare, qё ka pёr qёllim copёtimin e trojeve tё Kosovёs… kjo marrёveshje shёnon aktin mё tё lartё tё tradhёtisё kombёtare… kёta mercenarё tё shitur te Beogradi… janё munduar qё asaj t’i japin fuqi ligjore, pёrmes votimit nё parlament. Por deri tani nuk kanё mundur t’ia arrijne qёllimit, pёr shkak tё kundёrshtimit tё vendosur tё opozitёs… Sipas marrёveshjes, duhet tё krijohet shoqatat e komunave serbe (i ashtuquajtur asociacion), me atribute automomiste, me qёllim qё hartёs sё Kosovёs t’i japin pamjen e lёkurёs sё leopardit… Serbёt e Kosovёs do tё vetqeverisen dhe varёsinё do ta kenё drejtpёrsёdrejti nga Beogradi, nuk do tё njohin autoritetin e Prishtinёs. (Gazeta “DIELLI” “Opozita Kosovare para provёs sё madhe”, 18 nёndor 2015, nga internet).
Prishtinё 22-XII-2015-B. Jashari/ Qeveria e Kosovёs sot, nuk ka ndёrmarrё asnjё veprim nё lidhje me marrёveshjen pёr asociacionin e Komunave me shumicё serbe nё Kosovё qё nga 30 tetori 2015. Kjo marrёveshje i ёshtё dorёzuar pёr shqyrtim Gjykatёs Kushtetuese nga ana e presidencёs sё Republikёs. (Gazeta “DIELLI”, 22-12-2015).
Prof. Dr. Flori Bruqi shkruan: “Pёrfaqёsuesi i Posaçëm i BE-sё nё Kosovё, Samuel Zhbogar, ka marrё parasysh vendimin e Gjykatёs Kushtetuese qё ka tё bёjё me vlerёsimin e parimeve pёr themelimin e asociacionit tё komunave me shumicё serbe dhe pret qё tё gjitha palёt tё respektojnё kёtё vendim, ashtu qё akti ligjor i qeverisё sё Kosovёs, pёr zbatim tё kёsaj marrёveshje dhe Statuti pasues tё pregatiten sa mё shpejtё qё ёshtё e mundur. Sipas njё komunikate tё zyrёs sё BE-sё nё Kosovё, Gjykata Kushtetuese ёshtё shprehur se Asociacioni/Bashkёsia e komunave me shumicё serbe do tё krijohet siç parashihej me Marrёveshjen e Parё, nё pёrputhjen me Kushtetutёn. (marrё nga internet 23 nёndor 2015). Presin vendimin e Gjykatёs Kushtetuese. Kёto dёshira tё “djepeve” tё serbogrekёve fillojnё, veniten dhe zhduken me dёshirat e tyre.
Rasim Bebo, Addison Çikago Il, USA. Dhjetor 2015
HISTORIA E ÇAMЁRISЁ SË SAKATOSUR
nga Rasim BEBO/
(Disa shёnime pёr historianin prof. Kristo Frashëri)
- Kristo, nё fillim tё librit tuaj “Historia e Çamёrisё”, ju shkruani: “Shqiptarёt dhe grekёt, pasardhёs tё ilirёve dhe helenёve tё lashtё… Me sa dihet, bashkёjetesa e banorёve tё dy etnive nё tё njёjtёn trevё gjeografike, ndonse ka zgjatur pёr mijёra vjet, nuk ka shkaktuar midis tyre asnjё konflikt etnik. (K. F. f.1). Nё fund tё librit f. 325 shkruani: “Me kapitullimin e Gjermanisё hitleriane, mori fund Lufta e Dytё Botёrore, u ndёrprenё edhe masakrat e nacionalistёve zervistё kundёr shqiptarёve çamё. Kjo pёr arsye se krahina e Çamёrisё kishte mbetur pa banorё çamё myslimanё, mbasi shumica, pёrveç atyre qё u masakruan, arriti tё aratisej pёrtej kufirit me Shqipёrinë…”.
(Gazeta “Koha e jonё”, 12-11-2015 “Greqia ёshtё “mike shekullore” e Shqipёrisё”, ).
Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “… Greqia kurrёn e kurrёs nuk ka qenё “mike shekullore” e Shqipёrisё, ashtu siç nuk ёshtё edhe nё ditёt tona.”
Pellazgёt janё paraardhёsit e Ilirёve, Epirotёve dhe Maqedonasve. Populli qё u vendos mё vonё nё Maqedoni, Epir dhe Iliri, ishte pikёrisht nga kjo kryeqendёr pellazge MIKENA – ARGOS. Pellazgёt mendohet se kanё ardhur kёtu rreth vitit 1900 p.e.s. (E. J. “Shqiptarёt”, f. 66). Ndёrsa semito-egjyptianёt “grekё”, kanё ardhur 11 shekuj mё vonё, nё shek VIII p.e.s. Aristidh Kola tregon: “Pellazgёt janё aq tё lashtё, sa qё tё kenё lindur para hёnёs dhe pёr kёtё i quajnё Parahёnёs (Porselines) (selini) hena. (“Arvanitёt”, bot. 2002, f, 36). Nuk ka asnjё tregues, që ka provuar, ekzistencёn e grekёve para shekullit tё VIII. Homeri nuk ka cituar helenёt, as si popull dhe as si komb grek. Ai pёrmёnd pellazgёt nё Greqi, në Azin e Vogёl dhe nё Kretё”. (M. Aref f. 15)
J.P. Fallmerayer shkruan: “Shqiptarёt jo vetёm janё pasardhёs tё Ilirёve, por para sё gjithash, tё pellazgёve … se ilirёt pёrbёnin vetёm njё pjesё tё vogёl tё pellazgёve, ose tё shqiptarёve. (“Enigma”, bot. 1998, f. 276).
Robert Temple shkruan: “…grekёt dhe hebrenjtё janё shumё tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat Greqi dhe Hebre, tё vinin nё jetё”. (“Dodona…”, f. 48).
- Kristo ju shkruani: “Neoliti, kur shoqёria njerёzore arriti pjekurin e saj, fillon afёrsisht 6.000 vjet mё parё si dhe historia e qytetёrimit nё trevёn e Epirit. Se cilёt qenё kёta banorё tё hershёm tё Epirit, çfarё gjuhё flsnin, dhe cila ishte etnia e tyre, vёshtirё tё thuhet. (f. 7). Ju z. Kristo me kёtё dilemё kёrkoni tё sillni grekёt nё kohёn e Neolitit, sikur nuk e dinё se ai popull, kanë qёnё Pellazgёt me gjuhёn shqipe.
Ju z.Kristo, shkruani pёr Akademinë e Athinёs, me editor M. B. Sakellariu me titull “Epiri 4000 vjet histori dhe qytetёrim grek”. Kёtu ju citoni, sikur jeni historian grek, kur ju e dini qё semito-egjyptianёt “greke” kanё ardhur pas 1200 vjetёve nё shek. e 8 p.e.s. “Akademia e Athinёs trajton nё mёnyrё integrale historinё e Epirit, gjatё harkut kohor të 4000 vjetёve, ka si autorё penat mё tё shquara tё historiografisë greke dhe nё tё nuk pёrmёnden banorёt shqiptarё tё Epirit. (f. 2).
- Kristo, ju gёnjeni kur u thoni brezave grekё: “…se atё qё nuk mund ta fitonin me trimёri, mund ta realizonin nёpёrmjet “Kalit tё Trojёs”, pra me dredhi. Dredhinё si komponent tё indetitetit grek…”. (f. 3).Kurse grekёt kanё ardhur pas 450-500 vjetёve, tё Luftёs sё Trojёs 1250 p.e.s., nё shek. 8 p.e.s., vallё a nuk ёshtё edhe ky manipulimm?… Z. Kristo Frashёri, ju shkruani: “Fitorja qё korri gjatë Luftёs sё Dytё Botёrore kundёr Italisё fashiste, qe e bujshme…”. (f. 4). Çfarё ndodhi? Qё Athina nuk realizoi dot aneksimin e pjesёs veriore tё Epirit?… Mё 5 prill 1941, Greqia i kёrkoi kapitullimin komandёs sё armatёs gjermane, qё ndodhej nё Selenik, me kushtё qё t’i njihej kufiri aktual, qё mbulonte Shqipёrinë e Jugut, me 15 divizionet greke tё mbetura nga lufta italo-greke nё vijёn Pogradec – Karaburun. Mbasi u njoftua shtabi qёndror nё Berlin, erdhi urdhёri, TЁ KTHEHET NЁ KUFIRIN E 1913.(gabim qё nuk u tha tё kthehen nё kufirin 1826) Dhe u kthyen brёnda dy javёve me brekё nёpёrkёmbё, duke mallkuar fatin qё nuk aneksuan Shqipёrin e Jugut. U çarmatosёn nё kufi, kur po futeshin nё Greqi, nga dy-tre ushtarё tё patrullave gjermane. Akoma mё keq. Kur prashutistat gjermanё, si pushtues u pritёn me luftё nё Kretё, tё nxitur nga Anglezёt, shkelёn aktin e kapitullimit dhe pёr kёtё gjermanёt u sekuestruan flotёn dhe gjithё magazinat e ushqimit. Filloi urija dhe vdekjet nё masё tё gjёrё. Komandanti gjerman nё Greqi, njoftoi Berlinin, “historia do tё na dёnojё se po vdesin me mijёra vetё nga uria”. Hitleri telefonoi: “historinё do ta bёj vetё”. Kёta janё grekёt e pabesё edhe pёr veten e tyre. Dhe mё tej: “Nё monografinё e Akademisё sё Athinёs, historia e banoreve Shqiptarё tё Çamёrisё nuk trajtohet, madje edhe emri i Çamёrisё ёshtё fshirё…”. (f. 5).
Eugjen Pitardi nё vitin 1916 pohonte: “Tashmё… duket se Shqipёria pёrmbys dekomentat mё tё rёndёsishme arkeologjke dhe antropologjike, pёrsa i takon zanafillave tё popullsive tё lashta tё Gadishullit Ballkanit; popullsi, tё cilat, nё agimin e historisё i shohim tё figurojnё nёn emrin PELLAZGO-ILIR”. (M. A. “Shqipёria” f. 18).
“Themelimin nga pellazgёt tё faltores sё Dodonёs nё trevёn e Epirit e pёrmend pёr tё parёn herё poeti epik “grek”, HOMERI”. Jo. Z. Kristo, Homeri nuk ёshtё “grek” se grekёt lindёn nё Ballkan pas 200 vjetёve tё Homerit. Ju shkruani: “Straboni, gjeografi i shek. tё I, shkruan: “Orakulli i Dodonёs, sipas Eforit, ёshtё ndёrtuar nga pellazgёt. Pёr pellazgёt flitet se kanё qenё mё tё vjetrit nga tё gjithё popujt, ata popuj qё kanё sunduar nё. “Helladё”. Z. kristo nё kёtё kohё nuk ka pasur “Helladё”. (f. 11).
Citojmё Robert Angelin: “HELLAS, (Helladё), nё tё cilën ne lexojmё në tekstet greke, si emёr i Greqisё, me siguri nuk ka qenё asnjёherё… Pёr tё thёnё tё vёrtetёn, Greqia ka nisur tё quhet zyrtarisht dhe pёrgjithёsisht HELLAS pёr gjithё botёn, vetёm shumё vonё, kur u krijua si mbretёri e pavarur mё 1830 tё erёs sonë. Mё parё, dhe sidomos gjatё Perandorisё Bizantine, ajo asnjёherё nuk ёshtё quajtur Hellas , as Grecia, as Perandoria Greke ose Helenike, po gjithmonё Perandoria Bizantine me perandor bizantin dhe kurrё nuk ёshtё cilёsuar si grek…”. (“Enigma”, bot. 1998, f.182).
“Sipas Hamondit, dёshmi se popullata greqishtfolёse shfaqen nё Epir 2100 vjet p.e.s. janё sёpatat pёr luftё prej guri me vrimё, zbuluar nё Maliq pranё Korçës…”. (13). Jo. Z. Kristo, semito-egjyptianёt “grekët” kanё ardhur në vitet 800 p.e.s. dhe jo në vitet 2100 p.e.s. Sic thoni ju: “Hamondi nё çdo moment tё historisё ai sheh vetёm helenёt.” (13). Pikërisht kësaj shprehjeje i duhet hequr vizё.
“Tё krishterёt e Thesprotisё tё qytetit Nikopojёs i dhanё Romёs njё Papё, Eleuterin, i cili drejtoi selinё e shёnjtё pёr 15 vjet (170-185). Nё katalogun pёr Papё, shkruhet: “Eleutheri me kombёsi greke.” (f.36)… Ky ёshtё manipulim. Ai ishte pellazgo- epirot shqiptar. “Autoktoninё e shqiptarёve nё Epir e dёshmojnё heshturazi … trajtesa e Akademisё sё Athinёs mbi Epirin botuar 1997 … Botohet heshturazi prania e shqiptarёve nё Epir. (f. 69). Nuk zihet nё gojё Despotati shqiptar i Epirit.
Fan NOLI shkruan: “Mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegё Gjergj Balsha ndihmonte boshnjakёt nё Banat, Kryezoti çam, Gjin Bua Shpata, shkatёrrojё pёrpara Nartёs ushtritё e bashkuara tё serbёve, grekёve, napolitanёve dhe bizantёve, duke e siguruar despotatin e tij, deri sa vdiq nё vitin 1400. Mёnyra se si u fitua kjo beteja e Nartёs … kjo betejё u pёrsёrit disa herё nga Skёnderbeu nё rrethimin e Krujёs … ai u ra pёrsipёr si rrufe (tё rrethuarve shёn. im) dhe i shpartalloi fare, duke zёnё rob kryekomandantin e tyre tё ekspeditёs anxhuine, Huan Fernandes Heredia. (“Historia e Skёnderbeut”, bot. 1949, f. 6-22).
- Kristo, ju thoni se nuk e njohim me hollёsi konvertimin nga tё krishterё në myslimanё syni, nё fund tё shek. XVI dhe vrulli nё shek. XVII. Kordinjano pohon: “Shqiptarёt, thonё mjaft autorё bashkёkohor, u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarё sllave dhe grekё. Kështu mendojnё respektivisht: I. Irvin, R. Falaschi, W.S. Dawis, Roberto Morozzo,etj”. Aristidh Kola thotё: “Sulltan Murati IV, lёshon urdhёr sipas kuranit dhe thotё: “Sa tё krishterё kanё feude tё turqizohen (myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, nё rast tё kundёrt do t’i humbasin”. Por u hiqet edhe liria, sikur janё njerёz tё kategorisё sё dytё. Shqiptarёt kur gjёnden nё dilema tё tilla kanё pёlqyr gjithmonё LIRINЁ DHE PASURINЁ.
“Teodor Kollokotroni ra dakord me Ali Farmakun qё tё formonin njё besёlidhje greko-arvanite, tё drejtuar kundёr turqёve. … Dhe pas çlirimit tё Greqisё, tё formohej njё “Mbretёri greko – arvanite”. (f. 130). Eleni Kocaqi shkruan: ”Fuqitё e mёdha, Rusia, Franca dhe Anglia, kёrkonin tё krijonin njё shtet grek, por jo shqiptar. Bota u shokua kur zbuloi se nё Greqi nuk kishte grekë, por nё pjesёn mё tё madhe tё saj rreth 70% e popullsisё ishin shqiptarё ortodoksё dhe njё pjesё myslimane. Kisha ortodokse futi pёrçarjen midis shqiptarёve tё krishterё dhe muslimanёve dhe nxiti vëllavrasjen. (“Roli…”, f. 197).
Orvatja pёr njё pashallёk tё Shqipёrisё. Mis Durham kishte folur pёr kёtё bashkim tё Veriut dhe tё Jugut, pёr tё krijuar shtetin Shqiptar, duke ia lёnё vёndin e parё njёri- tjetrit nё mirёkuptim . Por Ali Pasha u orvat ta likuidonte fizikisht Mustafa Pashё Bushatlliun. Ali Pashё Tepelena e bindi Bushatlliun tё martohej me mbesёn e tij Aishenё, vajzёn e Veli Pashёs. U celebrua me njё dasёm madhёshtore qё mund tё quhet “Dasma e shekullit”. Pёr tё marrё nusen u nisёn nga Shkodra pёr nё Janinё rreth 800 kalorёs dasmorё. Vajtja dhe ardhja zgjati 4 javё. Natёn e martesёs nusja i dorёzoi dhëndërit si dhuratё personale nga gjyshi, Ali Pasha, njё dylbi tё veshur me argjёnd, tё mbushur, pa dijeninё e saj, me dinamit. Aliu shpresonte se kur dhёndёri do tё gradonte dylbinё, ajo do tё hidhej nё erё. Kёshtu Aliut i hapej rruga pёr tё shtёnё nё dorё Shkodrёn. Por Mustafa Pasha pasi dyshoi, ia dha dylbinё rojes sё vet, me porosi qё ta provonte nё majё tё kalasё Rozafat nёse dukeshin muret e kalasё sё Lezhёs. Por rojtari sapo e gradoi dylbinё u hodh nё erё. Si pёrgjigje Mustafa Pasha prishi martesёn. Nusen Aishe Kademin e mbajti pёr gjashtё muaj nё bodrumet e kalasё deri sa ajo vdiq. (f. 135). Mё 25 janar 1822 mori fund pashallёku i Janinёs, bashkё me tё edhe synimi pёr tё krijuar Pashallёkun e Shqipёrisё.
- Kristo Frashёri, ju shkruani ashtu si shkruajnё historianёt grekё: “Derebejtё e Çamёrisё nё krye tё reparteve tё shqiptarёve çamё myslimanё, moren pjesё nё ekspeditat ushtarake osmane kundёr revolucionit grek. (f. 144). Ndёrsa Dh. Ipsilanti, u çon aleatёve arvanitas myslimanё (çamё), letёr pёrgёzimesh pёr kontributin e tyre nё fitoret e para tё revolicionit dhe nё mes tё tjerash shkruan: “… Por ju o toskё burrёrorё, nuk keni origjinё nga orientalёt. Jeni pasardhёs tё heronjёve tanё paraardhёs… dhe emri i juaj do tё mbetet pa asnjё dyshim i pavdekshёm, i dёgjuar dhe i lavdёruar nё tё gjithё mbretёritё e tokёs”. (A. Kola “Arvanitasit”, bot.2002, f. 29, 30).
Qirjako Kutra thotё: “Krahina me emrin Epir, nuk ёshtё gjё tjetёr veçse njё pjesё e hapёsirёs gjografike shqiptare. (f. 148). Historianёt grekё kanё 200 vjet qё thonë: “Epiri ёshtё pagёzuar “djepi” i helenizmit modern”. (K. F., f. 153).
Robert D. Kapllan shkruan: “Ka jo pak autorё dhe shkencёtarё seriozё evropianё qё kanё dёshmuar se Epiri nuk ka qёnё ndonjёherё grek. Mund tё pёrmёndim edhe disa harta zyrtare, tё botuara nё Angli, Gjermani dhe nё Austro – Hungari, nё shekujt e kaluar, ku pёrdoret termi Shqipёri e Jugut…” (“Greqia dashnorja e Perёndimit, gruaja e Lindjes”, f.18).
“Kryeministri grek A. Komunduros nёnshkroi me qeverinë e Beogradit, kryesuar nga Ilia Gerashamini, mё 17 gusht 1867 nё Vesllau pranё Vjenёs. Athina dhe Beogradi u morёn vesh se pasi tё shpartallonin Perandorinё Osmane, viset shqiptare do t’i ndanin midis tyre dhe kufiri i tyre i pёrbashkёt do tё ishte lumi Shkumbin”. (f.158).
Fuqitё e Mёdha e abroguan protokollin nr. 13. Nё vend tё tij, ato nёnshkruan mё 24 maj 1881 nё Stamboll, marrёveshjen pёrfundimtare pёr kufirin e ri turko-grek. Janina se bashku me Çamerinё pёrjashtoheshin nga aneksimi grek. (f. 181).
Historianёt dhe gjeografёt antike kanё pohuar njё zёri, se banorёt e Epirit klasik nuk i takonin etnikomit Helen. Ata i kanё quajtur si “barbarë”, jo si banorё Helen, por Ilirё. (210)
Shqipёria Londineze. Mё 29 korik 1913, Athina vendosi administratёn ushtarake nё Çamёri. Qё nga ajo kohё, Çamёria po vuan nёn zgjedhёn greke. Janё vite tё ngjeshura me dhunё policore, politike dhe etnike tё cilat sinonin ta pastronin Çamёrinё nga popullsia mijёravjeçare shqiptare. (f. 215). Mё 1913 qarku i Çamёrisё me 51.122 frymё, prej tё cilёve 37.842 janё shqiptarё, prej kёtyre 30.587 janё myslimanё shqiptarё dhe 7255 tё krishterё shqiptarё. Dhe grekё vetёm 13.280. Qeveria greke shpifi se sinonte tё shpёrngulte çamёt nga Çamёria dhe t’i vendoste si kolonё turq nё Anatoli. (f. 223).
Shqipёria u pranua nё Lidhjen e Kombeve mё 17 dhjetor 1920. Ndёrsa Athina e trajtonte Shqipёrine si njё Turqi tё vogёl. (f. 229
Athina, mё 2 tetor 1921 merrte pёrsipёr tё respektonte tё drejtat e minoritetit grek dhe tё mos njihte asnjё nga tё drejtat qё i takonin minoritetit shqiptar nё Greqi. Banorёt shqipfolës tё Çamёrisё … Athina iu trajtonte si turq, kurse çamёt ortodoksё si grekë. (f. 239). Pas disfatёs qё pёsoi ushtria greke nё Azinë e Vogёl, nё nёndor tё vitit 1922, policia greke kishte kryer bastisje tё dhunshme dhe hartonte listat e çmёve qё tё zboheshin pёr nё Turqi, nga tё cilёt 3500 familje nga Margёllёçi, 3000 nga Parga, 1800 nga Gumenica, dhe 1700 nga Filati. (f. 240). Nё Konferencёn e Lozanёs, qeveria greke …kёrkonte pastrimin e Epirit nga banorёt shqiptarё, i konsideronte çamёt myslimamё jo si shqiptarё por si turq. (f. 241). Nё tetor 1923, U pёrpunua qё çamёt e Greqisë tё kёmbeheshin me grekёt e Shqipёrisё. Nё kёtё kohё nё Epir banonin 60.000 shqiptarё myslimanё dhe 20.000 shqiptarё ortodoksё. Por Athina nuk e pranoi kёtё zgjidhje. (f. 243).
Tirana deklaroi seriozisht mё 18 mars 1924, shpërnguljen e minoritetit grek nё rast se Greqia nuk ndёrpriste dёbimin e minoritetit shqiptar. Pёr kёtё u njoftuan ministrat e jashtёm tё Evropёs. (f. 247).
Mit’hat Frashёri njofton nga Athina: “Si mund tё jetojё njeriu, kur shtёpinё ia kanё marrё, kur drithin, bagёtinё ia kanё rekuizuar, kur tё huajtё janё bёrё zotёr nё arat dhe kopshtet e tyre?” Mit’hati kёrkon regjistrimin e minoritetit grek pёr t’i dёbuar dhe istalimin e shqiptarёvё qё po pёrzё greqia. (f.248). Qeveria greke ka dhёnё urdhёr qё kёtej e tutje, gjithё shtetasit grekё tё mos flasin gjuhё tjetёr pёrvech greqishtes. (f.271). Pjesё e madhe e kombёsive qё pёrbёjnё kombin grek, si arvanitёt, sllavёt, vllahёt dhe turqit flasin gjuhёt tyre nё shtёpi, por greqishtja pёrdoret nё publik dhe nё shkollё. Pra nuk ka komb grek tё mirёfilltё, por njё komb artificial, me njё gjuhё qё nuk ёshtё e popullit. (E. Kocaqi “Roli…”, f. 199 ). Në Athinё mё 28 shtator 1936 Jani Metaksa lejoi hapjen e shkollave shqip nё Çamёri.
Në mbrёmjen festive qё organizoi mbreti Zog nё pallatin mbretëror, kur hyri delegacioni grek, vallen po e udhёhiqte motra e mbretit Zog, princesha Sanije me njё grup grash tё tjera veshur me kostum popullor. Kur kryetari i delegacionit grek M. Sakellariu hyri nё sallё, tёrhoqi vёshtrimin e pranishmёve se nё kokё kishte vёnё njё qeleshe tё bardhё, si ato tё malёsorёve, veç kёsaj admirali Sakellariu hyri menjёherё nё vallen qё po e udhёhiqte princesha Sanie. Gazetari shkruan se ky ishte njё “moment mallёngjyes”. Ai shqiptoi njё kёngё: “Gjaku ujё zbёnetё / e ndu bёftё s’pihetё”. (f. 282). Demagogji greke.
- Kristo Frashёri, ju shpifni si historianёt grekё, kur thoni: “…uformua nё Çamёri qё nё maj tё vitit 1941, Partia Fashiste çame, Sekretar i pёrgjithshёm i saj u emrua Mazar Dino. … si reagim ndaj Partisё Fashiste, ata formuan Kёshillin Nac. Çl. me kryetar luftёtarin çam te rilindjes Musa Demin. (f. 289). Shpifje e fandaksur. Nё Chamёri nuk ka pasur Parti Fashiste dhe as Parti tё Ballit Kombëtar dhe as pёr kryetar kёshilli z. Musa Demi.
Kёshilli i Pёrgjithshёm i Mbrojtjes si njё organizim politik, administrative e ushtarak, u ngrit nё Korik tё vitit 1942 me qendёr nё Gumenicë dhe me degё nё shkallё rrethi, nё Filat, Margёllёç, Paramithi e Pargё. Nё krye tё kёshillit pёr punё politike-administrative, u zgjodh Mazar Dino nga Paramithia, kurse nёnkryetar dhe drejtues i mbrojtjes sё rendit u zgjodh Nuri Dino. Kёshilli i pёrgjithshёm i Çamёrisë pёrbёhej nga 42 veta. Anëtar pёr drejtёsinё, avokat Spiro Xhalluka nga Paramithia. Duhet tё pёrmёndim: Kur e arestuan zervistёt Spiron, ai refuzoi te fliste greqisht nё sallёn e gjyqit dhe kerkoi njё pёrkthyes pёr tё folur shqip “se unё jam shqiptar”. Seanca mbaroi me pёrkthyes shqiptar, gjyqi dha dёnimi me pushkatim, sollёn njё kalorёs para godinёs sё gjyqit dhe pasi i lidhёn kёmbёt me litar, kalorёsi e tёrhoqi zvarrё gjatё kalldrёmit deri te vendi i ekzekutimit. Ky ёshtё shqiptari Spiro Xhalluka qё i duhet njё monument nё mes tё Tiranës, ortodoksit çam SPIRO XHALLUKA. Publicistja Britanike Miranda Vickers shkruan se “Gjenerali grek Zerva ndёrmori me miratimin e oficerave aleatё britanikё fushatёn me veprime greke kundёr çamёve gjatё periudhёs 1912-1945. Qeveria greke nuk pranon tё bisedojё pёr kёtё chёshtje. Nё kohёn qershor 1944-mars 1945 llogaritet tё jenё vrarё 5.000 burra gra dhe fёmijё. Pjesa mё e madhe e popullsisё çame kaloi kufirin dhe hyri nё Shqipёri. Greqia ka mohuar pasurinё me vlerё gati 2.5 miliardё dollarë…” Gjithashtu M. Vickers shkruan: “Pёr masakrёn çame zervistët patёn mbështetjen dhe autorizimin e Britanisё. (f. 327.
Mallkimi i popullit çam i dha njё grusht tё dhimbshёm Greqisё nё luftёn civile.
Mё 1 qershor 1944, Çurçilli dhe Stalini ranё dakord, qё Rusёt nё Rumani të lejohen tё marrin nisjativёn, ndёrsa nё Greqi Britanikёt. Mё 26-12-1944, nё Athinё u mblodh konferenca politike anglo-greke nёn kryesin e zv/mbretit, kryepeshkopit Demaskinos, ku morёn pjesё Wiston Çërçill, Papandreu etj. Mё 12-2-1945 u nёnshkrua nё VARKIZЁ, çarmatimi i ushtrive tё EAMIT dhe tё EDESIT, u grumbulluan nё fshatin Kacikё nё jug tё Janinёs, pёr tё dorёzuar armёt, se ushtria angleze do tё mbante qetёsin e rendit.
Historiani grek Apostol Valalopullos shkruan: “…Populli grek u pёrça. Grekёt vranё njёri- tjetrin nё çastin kur fitoria dukej nё horizont. Kush e ka fajin kur u vra 1/7 e popullsisё greke, pёr kёta njё milionë tё vrarё e tё vdekur grekё”. (Nga internet).
Ju, z. Kristo Frashёri, me librin “Historia e Çamёrisё”, bashkё me historianin Pёllumb Xhufi, qё u shkruan parathёnien e librit dhe me çamin qё i mbështet, Shpёtim Idrizin, jeni bёrё mё grekë se grekёt. Asnjёherё nuk keni ngritur zёrin pёr Aprovimin e Rezolutёs Çame. Asnjёherё pёr gjatё kёtij libri me 329 faqe, nuk e zini nё gojё priftin grek Janullatos, qё ka pushtuar Kishёn NOLIANE dhe ёshtё kthyer peshkop guvernatorё nё Shqipёri dhe qёndron mbi dy krerёt e PS dhe PD, tё mos harrojme edhe mbi Akademin e Shkencave Shqiptare, ku ju jeni anëtari i saj pёr historinё. Ёshtё fatkeqësi, qё ju nuk keni pёrfillur hitorianёt shqiptarё me grada shkencore tё kёtij çerek shekulli ku ndodhemi, si: Mathieu Aref, Dhimitёr Pilika, Eshref Ymeri dhe shumё tё tjerё.
Rasim Bebo Adison IL. USA dhjetor 2015 rasimbebo@att.net
KOMPLOTI GREKO–KOMUNIST,KUNDËR DEMOKRACISË SHQIPTARE, 1997-2000
Nga Rasim BEBO/
Për të bërë kёtë shkrim, jam nisur nga artikulli i Prof. Dr. Eshref Ymerit “Në pritje të ndryshimeve kushtetuese”, kushtetua e vitit 1998 që forcoi karrigen e Janullatosit në krye të kishës Noliane. Ky i dërguar apostafat, drejton vorbullën e gjakderdhjes të ekspansionit të Greqisë ndaj Shqipërisë që nga viti 1997 dhe deri sot. Në vitin 1991, gjatë vizitës së bërë nga kryeministri grek i asaj kohe Miçotaqis, i kërkoi Ramiz Alisë vendosjen e Kryepeshkopit Janullatos në drejtimin e KOASH-it, përmirësimin e të drejtëve të minoritetit grek në jug të Shqipërisë dhe përfaqësimin politik të organizatës OMONIA, për të nxitur mijëra shqiptarë të kalonin kufirin shqiptaro-grek, duke realizuar ëndrrën e madhe greke të asimilimit, me anën e ndërrimit të emrave dhe fesë së shqiptarëve emigrantë. Mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit bënë kërkesën për mospranimin e Janullatosit, (por Ramiz Alia në kupolë me Nexhmije Hoxhën, nuk e morën parasysh, shën. im). Që në kohën e pranimit të tij në Shqipëri dhe deri sot, ky klerik, misionar politik, ka qenë armiku më i madh i vendit tonë. Kështu Ramiz Alia me qeverinë komuniste shqiptare, realizuan kërkesat greke në një kohë rekord. Me rënien e skemave piramidale në Shqipëri, filloi riaktivizimi në terren i “pushtimit greko – komunist të Shqipërisë në vitin 1997”. Nga ky moment, Shqipëria u pushtua nga Greqia politikisht dhe ushtarakisht, për ta aneksuar Shqipërinë, duke financuar dhe investuar politikanët më ekstremistë të majtë të Shqipërisë, të cilët sot drejtojnë vendin dhe mundohen të ç’rrënjosin ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, duke luajtur politikën më antishqiptare që ka pasur ndonjëherë historia e këtij vendi. Ish presidenti i Greqisë Stefanopulllos, thotë: “…unë shtoj bindjen time se Greqia mirëpret shekullin e ri me kujtimet e luftës së përgjakshme për helenizimin për çlirimin e të gjithë grekëve skllevër…”. Shqiptarët do të përsheshen të gjithë midis nesh dhe Sërbisë së Madhe (sepse janë njerëz pa troje). (Edith Harxhi dhe Mal Berisha, shkurt mars 1997). (Athinë, 23 dhjetor 1999) marrë nga Athens News Agency (ANA).
Kjo politikë arriti një nga majat e saj, në fillim të vitit 1997, kur mbështeti fuqimisht shkatërrrimin e vendit dhe djegien e jugut, duke mundësuar edhe pushtimin final të Shqipërisë . Materjalet e më poshtëme janë eskluzive … nga ato gjatë ditëve kur përgatitej në Greqi tragjedia e madhe kundra Shqipërisë. Një analizë politike e marrëdhënieve shqiptaro-greke nga viti 1997 deri sot, e bazuar në faktet të nxjerra nga vetë shtypi dhe media greke, për herë të parë po bëhet e mundur dalja e të vërtetës së hidhur në shesh, … kur sulmi grek ndaj vendit tonë kishte arritur kulmin për aneksimin e plotë të jugut të Shqipërisë dhe varësinë ekonomike dhe politike të vendit tonë në politikën ekspasioniste greke.
Revista “Çështje politike” 20 shkurt 1997. “, “Analizë mbi gjendjen në Ballkan dhe pozicioni i Greqisë”. Epiri i Veriut shpejt a vonë do të përbëjë tokë të humbur për Greqinë. Në një kohë kur Greqia është indiferente për fatin e popullsisë prej 400.000 vetësh të Verio Epirit (gënjejnë grekët nga 400.000, ata janë 30 mijë me 0.87% të dalë nga regjistrimi që u bë para pak kohe. Shën im) të cilët po largohen për të siguruar burime më të mira jetese, pranon në Greqi 500.000 shqiptarë emigrantë të paligjshëm, çka përbëjnë një rrezik shumë të madh për të dhe për minoritetin.
Gazeta “Avgi” 21 shkurt 1997.
“Rroftë MABH, Rroftë Himara”. Tetë të akuzuarit u liruan pasi morën dënime konvecionale. Pas lirimit të tyre salla u inkurajua dhe filloi të bërtiste me të madhe: Rroftë MABH – Rroftë Himara. Zoti Filoklis Asimaqis tha … ne kemi hapur llogari me pesë milionë dhrahmi për krijimin e MABH – të Ri, qëllimi do të jetë Autonomia e Epirit të Veriut.
Gazeta “Pondiqi” 25 shkurt 1997. “Të ndërhymë menjëherë!…Të pa mbrojtura varret e ushtarëve grekë në Shqipëri”, të vrarë në luftën italo-greke. U gjendën në Bularat rreth 50 varre dhe në Këlcyrë pesë varre. Tani duhet të formohet komiteti i përbashkët greko – shqiptar, i cili do të merret me ndërtimin e varreve të mëdha që t’i nderojë ata si heronj. (U kujtuan grekët pas shtatë dekadash). Ky është qëllimi për ekspansion i shovinizmit grek.
Gazeta “Stohos” 5 mars 1997. “Oficerët Verioepirotë drejtojnë kryengritësit: Kiço Mustaqi, ish Ministr i Mbrojtjes i Shqipërisë. Ngrihet flamuri dhe shpallet autonomia në Himarë dhe në Tepelenë. Shtabi i andartëvë të Epirit të Veriut bënë thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhëtoni prapë”. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë në duart e autonomistëve grekë prapë Epiri i Veriut. Gati ushtria jonë të ndërhyjë. Flamuri i autonomisë së Epirit të Veriut u ngrit prapë në Himarë, Tepelenë. … Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare, tani po e marrin situatën në dorë. Ata po marrin nën kontroll anije luftarake të Shqipërisë. Ushtria e jonë ndodhet në Gjirokastër. “Gati planet, kjo është kërkesa e oficerëve. Të mos kundërshtojnë politikanët!”
Kanali televiziv “Mega” 5 mars 1997. Lajmet e orës14:00. “Sot grupe të armatosur në jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Verio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe shpallur autonomin e jugut të Shqipërisë. Nëse kryengritja fillon edhe në Gjirokastër, atëherë gjysma e Shqipërisë do të kontrollohet nga populli i armatosur i jugut. … Shqipëria ndahet në mes, nga lumi Shkumbin. Kështu kriza aktuale është në Shqipërinë e Jugut ku ka greqishtfolës.”
Kanali televiziv “Sky” 6 mars 1997. “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur te sulmojnë sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t’i lëshojnë postblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës, të cilët janë punonjës të SHIK-ut me përkatësi veriorë”.
Gazeta “Demokratiko Logos” 7 mars 1997. “Kryetarët e partive të opozitës shqiptare do të takohen në Strasburg”. Gjatë punimeve të parlamentit Europian, më 10-15 mars, sipas inisiativës së eurodeputetit Aleko Alavanos. Në këtë takim morën pjesë: Fatos Lubonja, Rexhep Mejdani, Neritan Ceka, Petrit Kalakula dhe Skënder Gjynushi. (A nuk janë këta politikanë të përkëdhelur të grekut? Shën.im).
Gazeta “Stohos” 7 mars 1997. “…të gjithë oficerët minoritarë, të liruar nga detyra janë ata që drejtojnë kryengritjen ndaj Shqipërisë. Numri i tyre i kalon të katërqindët. Këtë e bëjnë për të rritur urrejtje, që të kalojë në veprime më tragjike.”
Kanali Televiziv “ANTENA” 8 mars 1997. “ Vazhdojnë edhe sot luftimet e përgjakshme për të marrë “Argjirokastron”, midis popullit të armatosur dhe forcave pro-qeveritare. Është momenti më i mirë historik për të marrë atë që kemi ëndërruar”.
Kanali Televiziv “ANTENA” 10 mars 1997. “7 qytete janë tani në duart e kryengritësve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara , Vlora, Tepelena dhe Memaliaj. Synimi I këtyre forcave është që të marrin nën kontroll Fierin dhe Ballshin. Kështu kontrollojmë gjithë Shqipërinë e jugut. Njoftimet thonë se u pushtua Berati, Kuçova, Poliçani dhe Çorovoda.”
Agjensia e lajmeve “ANA” 12 mars 1997.
“Berisha njoftoi për emërimin e Bashkim Finos kryeministër. Zoti Pangallos bëri përshkrimin e Bashkim Finos … SI MODEST DHE TË BESUESHËM. Shqipëria është e varur dhe vazhdon të varet ekonomikisht dhe politikisht nga Greqia. Nga Shqipëria e Jugut thonë se situate po keqësohet nga vjedhjet dhe shkatërrimet që shkaktojnë grupet e armatosura. Ndërkaq forcat greke të sigurimit janë në gatishmëri të lartë. Jep mundësi për luftë civile.”
Kanali Televiziv “ETI” 15 mars 1997.
“Të gjitha kërkesat e kryengritësve janë plotësuar, u bë dorëheqja e qeverisë së Berishës, u krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar, u bë marrëveshje për zgjedhjet e reja në qershor të këtij viti. Berisha u largua nga Shqipëria.”
Kanali Televiziv “ANTI” 16 mars 1997. “Kryetari i P.D, e Re Miltiadhis Evert, u pritën nga konsulli grek në Gjirokastër Nikos Kanellos. Z. Evert (e ndien rrezikun e Turqisë. Shën. im) deklaroi para gazetarëve: “Greqia nuk kërkon asgjë nga asnje vend i Ballkanit. Greqia dëshiron paqen dhe stabilitetin në Ballkan …” mbështesim qeverin e Z. Fino . Më pas z. Everts pati takim me udhëheqësit e kryengritësve Agim Gozhita dhe Gjolek Malaj.”
Ajo që solli rënien e sulmit grek, ishte hyrja në lojë e Turqisë. (Në fillim të marsit 1997, Zonja Magdalena Ollbrajt, sekretare e SHBA-s i tha kryeministrit të Greqisë: “Ju keni ndërmend të pushtoni Shqipërinë, por ne nuk e ndalojmë Turqinë që të u bjerë juve.” Shëni m). Sot analistët për mposhtjen e sulmit grek në Shqipëri gjatë marsit 1997, ia dedikojnë në veçanti ish – Kryeministres së Turqisë Znj. Tansu Çiller dhe ish shefit të përgjithshëm të shtabit të Turqisë Ismail Haki Karadagi . Më 17 mars 1997, Kryemistrja Çiller deklaroi para gazetarëve në Ankara: “Turqia nuk do të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve për të përçarë Shqipërinë. Për të ruajtur tërësinë territiale të Shqipërisë dhe zgjidhjen për një kohë të shkurtër të krizës. Qeveria turke ka intensifikuar veprimtarin e saj në interes të Shqipërisë, në NATO, OSBE dhe organizma të tjera kombëtarë.Turqia është gati të zërë vendin e saj në çdo forcë ndërkombëtare apo në çdo projekt që do të hartohet për këtë qëllim.Në këtë kuadër Turqia do t’i japë Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme, si në planin politik, ekonomik ashtu dhe ushtarak”. Gazeta turke “Hyrriyet” 18 mars 1997.
“Komploti grek ndaj Shqipërisë”, gazeta Zaman e datës 16 mars 1999 shkruan: “Lefkosa: Greqia po kërkon që të ndajë Shqipërinë me qëllim që të themelojë një republikë greke ortodokse në disa pjesë të saj. Sipas Agjensisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (INAF) veprimtaritë e fshehta greke kanë qenë nën survejimin e Shërbimit të Fshehtë Turk. (MIT). Ky shërbim ka zbuluar se Greqia ka planifikuar, në mënyrë të veçantë në dy vjetët e fundit, të përgatiste shqiptarë ortodoksë në pjesën greke të ishullit të Qipros, në Shqipëri dhe në Greqi, për themelimin e Republikës Greke Ortodokse. Rreth 200 të rinj shqiptarë me origjinë greke nga Epiri i Veriut kanë marrë trajnim si oficerë policie dhe agjentë të fshehtë ne Qipron greke. “Oficerë vorioepirotë me shpirt Helen janë drejtuesit kryesor të kryengritjes në pjesën tonë të pushtuar. Këta janë kolonelë të dëbuar nga armata e Tiranës. Kufiri verior i Greqisë do të arrijë deri te paraleli 41.
Gazeta “Stohos” 18 mars 1997. “… gjatë marsit të vitit 1997, ishte vetë qeveria e Greqisë ajo që drejtonte lëvizjen për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë.
Gazeta “Elefterotipia”26 mars 1997. “Takimi misterioz i (i tradhetarit të atdheut të vet, shën, im) Fatos Nanos me qeveritarët grekë në Selanik. Një vello misterioze ka mbuluar çështjen e vizitës së udhëheqësit të PS të Shqipërisë. Pyesin: “çfarë fsheh vizita e Fatos Nanos?” “çfarë mori me vete Fatos Nano”.
Objetivat kryesore për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë do të ishin: -Rreth 3.800 firma të huaja që operonin në Shqipëri deri në ditët para revolucionit të vitit 1997, e lanë Shqipërinë për tu zëvendësuar me firmat mafioze greke. Sot firma “Sarandopulos ka investuar tek qeveritarët shqiptarë si përçues të politikë greke. Duhej të shkatërrohej Shqipëria, që kreditë dhe ndihmat që merrte nga Bashkimi Europian, këto fonde të drejtoheshin nga Greqia Zyrtare. Duhej të futej në dorë sistemi financiar, duke privatizuar të gjitha bankat shqiptare nga ana e firmave greke, dhe duke ndërmarrë transferimin e parave nëpërmjet të hapjes së gjashtë bankave private greke. Duhej të shkatërrohej ushtria, në mënyrë që Shqipëria të ishte e paaftë për tu mbrojtur. Duhej të hapeshin depot e armatimeve dhe të shpërndaheshin armët… Të futej në dorë shërbimi informativ, nën petkun e zi të priftërinjve .Duhej të infiltrohej në administratën e lartë të SHBA dhe pikërisht të CIA me .drejtues Xh. Tenet. (Agjent i betuar në shërbim të grekut. Shën. im). Duhej të vihej diplomacia shqiptare nën kontrollin e shërbimeve greke. Duhej shkatërruar kultura pellazgo – ilire, duke rrëmbyer e prishur çdo relikte të periudhës ilire, duke djegur e plaçkitur bibliotekat, shkollat dhe Universitetet. (Mëso grek i pabesë, se AKROPOLI ËSHTË KULTURË PELLAZGE)
Në zgjedhjet e përgjithshme të 29 qershorit 1997, në vorbullën e revoltës popullore të “luftës civile, dolën në skenën politike figurat më antishqiptare, të eksremit të majtë, u specializuan në Greqi para dhe gjatë ditëve të revolucionit të 1997. Konfuz i paqartë, i lodhur e i frikësuar nga (masakrimi i rinisë shqiptare me 3000 të vrarë dhe 11000 të plagosur shën im) dhe humbja e skemavepiramidale. Ardhja në fuqi e koalicionit të majtë “Aleanca për shtetin” lehtësoi përfundimisht qëndrimin grek ndaj vendit tonë, për aneksimin ekonomik politik dhe ushtarak. Pas përfundimit të misionit “ALBA” dhe largimit të trupave të huaja, në Shqipëri qëndruan mbi 200 ushtarë grekë. Qeveria greke nuk ka hequr kurrë Ligjin e luftës dhe çështja ÇAME nuk ka qenë asnjëherë prezente në asnjë bisedim zyrtar dypalësh shqiptaro-greke. Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë: “Kushtetuta e tanishme, të cilën majtistët e hodhën në referendum në vitin 1998, nuk ka asnjë nen që të përcaktojë se kush duhet të jetë në krye të komuniteteve fetare në vendin tonë. Kjo u përgatit prej këshilltarëve të “VYER” grek ”. ( Kjo forcoi karrigen e Janullatosit kryetar të KOASH, si varrmihës i kombit shqiptar, që mbahet nga qeveritarët komunistë shqiptaro-grek. Shën. im).
Në muajin dhjetor të vitit 1999, është themeluar në ilegalitet Qeveria e Epirit, me kërkesë të princit Aleksandër të Epirit. Kjo mbështetet nga drejtori CIA-s amerikane, Xhorxh Tenet. (Shqiptar nga Qeparoi i Himarës, i larguar më 1945). Në bazë të devizës që Greqia ka ndërmarrë lidershipin në Ballkan për llogari të BE-s, vazhdon të përkrahë edhe sot politikanët e majtë në Shqipëri, ideja se rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nga Athina. Kryeministri grek Simitis, pas përfundimit të luftës në Kosovë më 11 qershor tha: “Unë jap alarmin dhe bëj sot të qartë se nëse Kosova do të fitoj pavarësinë dhe kufijtë do të ndryshojnë, do të kemi një luftë të përgjakshme”. (The Guardian 18 qershor 1999.) KONKLUZION:
“Këto shkrime janë një apel i vendosur ndaj të gjithë bashkë-athetarëve, patriot, nacionalistë, që besojnë tek e drejta që kanë shqiptarët për të jetuar të lirë në trojet e tyre, në të cilat, ata kanë ardhur bashkë me DIELLIN. Ky matrial i bazuar në pretendimet greke ndaj Shqiperisë, me të dhëna nga vetë media greke, si dhe shtrati anti – kombëtar, që ajo ka gjetur në radhët e komunistëve shqiptarë dhe elementit anti – shqiptar brenda shoqërisë shqiptare, përfaqësuesve të qarqeve anti-shqiptarë grekë në pushtet dhe në opozitë, kanë si qëllim t’i shtohen përpjekjeve të partiotëve nacionalistë demokratë shqiptarë anembanë botës, e sigurisht atyre që e përjetojnë direkt presionin greko-komunist në Shqipëri… Kush ishte shkaktari kryesor i prishjes së qetësis që mbretëronte në Shqiperinë para vitit 1997 dhe kush u mundua të minonte luftën për çlirimin dhe pavarësin e Kosovës?… Ky material i bashkohet zërit të nacionalistëve shqiptarë, punës së diasporës shqiptare jashtë vendit, ëndrrës së mijërave intelektualëve shqiptarë jashtë shqipërisë dhe trojeve shqiptare, për të parë një shtet të përparuar me të cilin ne të krenohemi”.
PETCION: Nënshkruaj Peticionin për largimin e Janullatosit nga Shqipëria!… Ky material është marrë nga libri i analistëve Edith Harxhi dhe Mal Berisha, me shkurtime nga autori i artikullit.
Rasim Bebo, Addison IL. USA, tetor 2015.
HISTORI-PSE NUK FITOI “BALLI KOMBËTAR” I NACIONALIZMIT SHQIPTAR?
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- …
- 13
- Next Page »