• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Refugjatët sirian kurban për mafien klandestine dhe trafikut të organeve

March 9, 2016 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Refugjatët sirian dhe irakian që janë të bllokuar prej disa kohësh në Greqi janë në pritje për të nisur rrugëtimin e tyre për vendet e BE nëpërmjet kufirit të bllokuar të Maqedonisë. Rruga e tyre drejtë Gjermanisë ka qenë prej disa vitesh nga Greqia në Maqedoni-Serbi-Kroaci-Austri, por ka kohë që Maqedonia ka mbyllur kufirin e saj. Janë hedhur ide që refugjatët e bllokuar në Greqi të hyjnë në territorin e Shqipërisë. Por çfarë i pret refugjatët në Shqipëri? Shqipëria është një vend kodrinor-malor ku policia shqiptare e ka të vështirë të kontrolloj kufirin dhe mafien e klandestine që është gati të filloj trafikimin e tyre drejtë Italisë. Prej vitesh jemi dëshmitarë që mafia e trafikut detar disa herë i ka hedhur në det klandestinët duke i lënë në mëshirën e fatit refugjatët e kombësive të ndryshme. Një problem tjetër është se ka mundësi që refugjatët të bien pre e mafies së trafikimit të organeve dhe shitjes së fëmijëve për tu adoptuar në familjet e pasura duke humbur përgjithmonë identitetin e tyre kombëtar. Ideja për ngritjen e kampeve në Shqipëri për të pranuar mijëra refugjat nuk është zgjidhje, por izolim i këtyre refugjatëve ku parashikohet që të qëndrojnë me vite në këto kampe si në burgu. Ku do të ushqehen me racione të kufizuara, nuk do kenë mundësi të kryejnë nevojat e tyre të përditshme, nuk do mund të dalin lirshëm jashtë territorit të kampit. Këto kushte do çojnë në një lodhje psiqike të shumë refugjatëve deri në vetëvrasje. Jemi dëshmitarë se gjëra të tilla kanë ndodhur ditëve të fundit në kufirin greko-maqedonas.

Pra çështja për të pranuar refugjatët sirian dhe irakian në Shqipëri nuk është aq e thjeshtë sepse kushtet ekonomike, pamundësia e policisë për të kontrollua kufirin me Greqinë i cili është malor-kodrinor bënë të pamundur rrugëtimin e sigurt të këtyre refugjatëve për në vendet e BE.

Prandaj do të ishte mirë që BE të marri vendime pozitive për të përfunduar me suksese rrugëtimi i refugjatëve dhe mos të japi ide për ti çuar në Shqipëri dhe më tej këta refugjatë të bien pre e mafies duke u bërë kurbane nëpër salla operacionesh të trafikut të organeve, të shitjes së fëmijëve apo ti hedhin në det ashtu siç ka ndodhur me qindra shqiptar e mijëra kinezë. Që të shmangim një tragjedi edhe më të dhimbshëm për këta njerëz duhet që tu lehtësojmë udhëtimin duke përdorur linjën hekurudhore nga Selaniku e deri në Austri. Kështu, kryejmë një akt human njerëzor. Pranimi për kalimin e refugjatëve nëpërmjet Shqipërisë për në vendet e BE është sa i dështuar edhe tragjik duke patur parasysh problemet që ngritëm më lart.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Mafia, REFUGJATET SIRIANE, trafiku

Shqipëria s’ka kapacitete për strehimin e emigrantëve sirian

November 27, 2015 by dgreca

Opinion nga Arben LLALLA/Çështja e refugjatëve sirian është bërë problemi botëror sot. Janë mijëra njerëz që ikin nga lufta, janë prindër me fëmijë në krah që qajnë, ikin, duke mos e kthyer kokën pas. Por për ku janë nisur sirianët? Mijëra refugjat me varka zbarkojnë në fillim në Greqi, më tej të shoqëruar nga policia greke i fusin në Maqedoni. Policia maqedonase i pajisë me një dokument 3 ditor për tu larguar në drejtim të Serbisë, Kroacisë, Austrisë dhe në fund në Gjermani. Kjo mënyrë e shoqërimit të emigrantëve sirian duke i shëtitur nga shteti në shtet është një mënyrë poshtëruese, një politikë raciste sepse këta emigrantë nuk kanë nevojë të bredhin nga shteti në shtet, por të përkrahen, tu jepet ndihma e shpejtë, ushqime dhe të qëndrojnë sa më afër Sirisë, shtëpive të tyre me qëllim pasi të mbaroj lufta të rikthehen në vatrat e tyre.

Shqipëria është zotuar të strehoj rreth 25 mijë emigrantë sirian, por sa janë kapacitetet tona për të strehuar mijëra emigrantë sirian? Mendoj se premtimi i qeveritarëve shqiptar për të pritur me afate të pa përcaktuara rreth 25 mijë sirian është i tepërt, servilizëm sepse kapacitetet tona ekonomike dhe shtetërore nuk janë në gjendej të pranojnë emigrantë. Jemi dëshmitar se përditë nga Shqipëria largohen për arsye ekonomike rreth 10 mijë shqiptar në muaj. Që nga viti 1991, rreth 1.5 milion shqiptar janë emigrantë të përhershëm në vendet Evropiane. Atëhere si është e mundur që qeveria e Edi Ramës premton të strehojë rreth 25 mijë emigrant sirian, kur vetë shqiptarët janë popull emigrantë sot? Si është mundur që ne premtojnë të strehojmë emigrantë kur ekonomia e vendit tonë është e varfëruar tej mase? Ku do strehohen këta emigrantë? Shpresoj që qeveritarët tanë mos të shkallmojnë dhe dhunojnë shtëpitë e emigrantëve shqiptar që punojnë nëpër Evropë për të strehuar dhunshëm mijëra emigrantë sirian. Shpresoj që edhe pak ajo pasuri e vënë me djersë prej 25 vitesh në emigracion mos të sekuestrohet nga shtetit shqiptar për të strehuar emigrantët sepse kjo gjë mund të ndodhi me një palo Ligj që mund të aprovojë qeveria në raste të emergjencës.

Ne nuk kemi asgjë kundër emigrantëve sirian sepse e dimë fare mirë se çfarë do të thotë të jesh emigrantë lufte, por kapacitetet ekonomike dhe strehimore të Shqipërisë e bëjnë të pamundur strehimin e rreth 25 mijë emigrantëve sirian në mesin e të cilëve mund të ketë edhe terroristë, vrasës seria, hajdutë. Kam frikën se ardhja e emigrantëve sirian në Shqipëri do e çoj ekonominë tonë të brishtë drejtë një katastrofe të urisë së zezë, do prishi edhe pak atë imazh të mirë të bashkëjetesës harmonike fetare duke patur parasysh se ne jemi një vend laik me shumë besime brenda rrethit familjar, ndërsa sirianët kanë një besim unik. Politikanët tanë të cilët gratë, fëmijët e tyre i dërgoj për jetuar jashtë Shqipërisë duhet të mendohen mirë para se të premtojnë strehimin e emigrantëve sepse kjo gjë nuk do sjelli zhvillim paqësor as në sferën e politikës së brendshme të vendit. Nuk e dimë se kush do tua paguaj rrymën elektrike emigrantëve sirian kur vetë shqiptarët nuk janë në gjendje ekonomike ta paguajnë dhe nga kjo mos pagesë dënohen me burg. Më duket një premtim qesharak dhe ironik për strehimin e mijëra emigrantëve sirian në Shqipëri, në kohën ku vetë shqiptarët e braktisin vendin e tyre si pasojë e ekonomisë së varfëruar.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, kapacitetet e Shqiperise, REFUGJATET SIRIANE

BILISHTI, GATI TE PRESE REFUGJATET SIRIANE

October 27, 2015 by dgreca

Pritja e refugjatëve sirianë, në Bilisht bëhet gati ish-reparti ushtarak/
Ndërsa flitet se refugjatët sirianë mumd të kalojnë nga shteti grek në vendin tonë, në Korçë është përcaktuar vendi se ku do të mbahen ata. Në prag të dimrit, kur Shqipëria pritet të jetë vendkalimi kryesor i sirianëve, ish-reparti ushtarak në Kapshticë do të shërbejë si kamp për ta.
Një godinë e braktisur prej vitesh pritet që t’u ofrohet atyre si strehë, ndërsa sipas të dhënave kapacitetet e saj janë për të paktën 500 persona. Pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme për përcaktimin e hartës për ndërtimim e kampeve për këta refugjatë, autoritetet vendore kanë marë masat e para, ndërsa më tej do të punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe ushqimin e tyre.

Filed Under: Emigracion Tagged With: BILISHTI, GATI TE PRESE, REFUGJATET SIRIANE

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT