• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fisnik Muji fitoi çmimin ““Regjizori më i Mirë” në Toronto

March 22, 2013 by dgreca

Nga Ermira Babamusta/

Fisnik Muji është student në Fakultetin e Artit Dramatik, Regji Filmi, në Universitetin e Prishtinës. Projekti i tij, “Bora”, e cila ishte detyrë semestrale për klasën e profesor Jeton Ahmetaj në UP, u zgjodh në festivalin për filma të shkurtër “The Living Skies Student Film Festival” në Toronto të Kanadasë. Filmi “Bora” u vlerësua si filmi i shkurtër me regjinë më të mirë. Në këtë festival kishte përzgjedhje nga universitete dhe regjizorë të rinj nga e gjithë bota dhe Kosova zuri vendin fitues. Fisnik Muji u nderua me çmimin “Regjizori më  i Mirë”/ Best Director (http://lsfilmfest.com/?p=666).

Xhirimet e filmit filluan në dhjetor 2012 në Prishtinë. Bashkëpunëtorët në këtë projekt filmik janë: skenaristë Abetare Shabiu dhe Fisnik Muji, kameraman dhe montazher Agon Kryeziu, organizator Arben Muji, skenografia realizuar nga Valon Rukovci. Aktorë janë: Selman Lokaj, Kaona Sylejmani, Liridona Shehu, Refik Kryeziu dhe Fillesa Gashi. Ndërsa revidimi i audios dhe muzikës janë bërë nga Hekuran Krasniqi dhe Agron Peni (kitarë).

“Jam i gëzuar për vlerësimin e filmit “Bora”. Në veçanti falenderoj familjen time që më ka përkrahur shumë nga të gjitha aspektet për realizimin e projekteve të mia filmike. Ju jam shumë mirënjohës për këtë.  Tani jam duke punuar në një film të ri me titull “Rrota”, dhe shpresoj që do të ketë sukses gjithashtu,” tha regjizori Fisnik Muji.

Filmi me metrazh të shkurtër “Bora” është një rrëfim për pastërtinë dhe këmbënguljen e një fëmije. Bora është një vajzë që dëshiron të blej një dhuratë për motrën e saj, e cila është kujdesur për të që kur iu kishte vdekur e ëma. Në këtë mënyrë, ajo dëshiron ta falenderojë dhe t’i shprehë mirnjohje. Pasi kërkon me orë të tëra që ta blejë dhuratën e duhur për të, ajo më në fund e gjen, ku edhe fillojnë gjithë vështirësitë e saj.

“Ky është një rrëfim se ku mund të na çojë imagjinata e një fëmije. Një rrëfim që na tregon se të jesh fëmijë dhe të mos kesh asgjë por me pafajësinë dhe mendjemprehtësinë mund ta zotrojë botën! Të pakten, një argjendar!” shtoi Fisnik Muji.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Fisnik Muji, ne toronto, regjizori me i mire

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT