Sot kisha në Vatër mikun tim, studiuesin e njohur Idriz Lamaj. Ashtu si në të shkuarën ai nuk erdhi duarbosh në selinë e Vatrës: Këtë herë solli rekordin e shtypur në Shtypshkronjën e Diellit, record që ka regjistruar punimet, vendimet, zgjedhjet, bilancet financiare të Kuvendit të Vatrë, 6 Korrik 1919. Z. Lamaj i ka dhuruar Vatrës një sërë dokumentesh me vlerë, Letërkëmbime të personaliteteve të Vatrës dhe Diellit, kopje të plotë të dosjeve të emigrantëve shqiptarë të ardhur në SHBA me ndërmjetësimin e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe Kisha, qindra libra të bibliotekës së tij etj etj…Cfarë përmbanë broshura e dhuruar sot?
Është i plotë Rekordi i Kuvendit të Federatës Pan-Shqiptare “VATRA” për Kuvendin që filloi punimet me 6 Korrik dhe përfundoi me 15 Korrik 1919. U zhvilluan gjithsej 21 sesione dhe aty përshkruhen me detaje se cfarë ndodhi në secilin prej tyre.
Kjo ishte një praktikë mjaft e mirë që i shërbente shumë Vatrës për të mos krijuar precedente pas Kuvendeve. Gjithcka është shkruar në 36 faqet e broshurës.
Faleminderit z. Lamaj!
Shenim: -Kushdo që disponon materiale të Vatrës, koleksione te Diellit, dëshmi, apo fotografi, relike, është i lutur t’i sjell në Vater…