Ballina e numrit të fundit revistës beogradase NIN, e botuar më 4 prill, duket si një aludim shtesë dhënë bindjes që mbizotëron në opinionin publik të Serbisë – se raundi i tetë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në fakt, ishte një “knock down” për palën serbe.
Në ballinë shihen tre protagonistët kryesorë të raundit të fundit të bisedimeve: kryeministri kosovar, Hashim Thaçi; udhëheqësja e bisedimeve, Baronesha Catherine Ashton (në mes); dhe kryeministri serb, Ivica Dacic.
Por, fotoja ka një karakteristikë të dukshme. Në të, kryeministri Thaçi është dukshëm më i madh se homolog i tij serb, i cili duket sikur është tkurrur pas raundit të fundit të bisedimeve.(Kortezi Express)