REVY MODE ME VESHJE KOMBETARE SHQIPTARE NË GÖTEBORG TË SUEDISË NË KUADËR TË KREMTIMIT TË DITËS SË FLAMURIT
Nga Sokol Demaku/
Dita e pavarësisë respektivisht Dita e flamurit është një ditë force, një ditë që na sjellë në mendje aktin më të lartë të vetëpërcaktimit tonë historik ,shtetëror e kombëtar drejtë të ardhmes, lirisë dhe demokracisë.
Kjo ditë e madhe historike është një arritje, përparim dhe force e re në realizimin e idesë së unitetit brenda kombit.
Në cdo pjesë të botës ku frumon shqip kjo ditë festohet në mënyrë madhështore, ku rrumbullkaksohen të arriturat dhe vijzohen planet për një punë edhe më dinjitoze në jetë dhe punë.
Në organzim të Qendres Kulturore shqiptare Migjeni nga Borås në 28 Nëntor në kuadër të festimit të Ditës së Flamurit, Ditës së Shpalljes së pavarësise dhe ditës së Clirimit të shqipërisë organziohet manifestim i madh kulturore në Qendrën kulturore dhe tregëtare “Nordstan” në Göteborg me fillim nga ora 13;00.
Në ketë manifestim do kete Revy mode me veshje kombëtare shqiptare, veshje të punuara nga artizanalja kosovare Selevete Kastrati, e cila do jetë prezent në këtë sfilatë mode, do marrin pjese të rinj e te reja nga qytete të ndryshme te Suedisë, grupe valltaresh nga Göteborg dhe “Shqiponja e maleve” nga Falkenberg me koreograf Hamdi Arifin, Rapsodi i njohur lezhjan Gjon Frroku, grupi folklorik i Muzafer Krasniqit, grupi Alba nga Göteborg të rinij dhe te reja shqiptare nga qyteti i Göteborg, Borås, Varberg, Nösje, Trollhetan dhe qytete tjera, të cilët në mënyrë madhështoire do prezentojnë punën e artizanales së njohur kosovare Servete Kastrati, kohë e veqantë do jetë për voglushet shqiptar në këtë manifestim ku ata do paraqiten me pika të posaqme nga repertoari i fëmijëve.
Këtë manifestim të madh kulturor tëorganizuar nga QKSH “Migjeni” e kanë mbeshtetur edhe “Kultur i Väst” nga Göteborg, Studifrämjandet nga Borås dhe vet Qendra tregëtare “Nordstan” nga Göteborg.