• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RIAD YMERI, ZËRI SHQIPTAR NË SKENAT E NEW YORK-UT

August 27, 2021 by s p

Riad Ymeri, tenori shqiptar në New York rrëfen ekskluzivisht për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rrugëtimin e tij nga Kosova në Amerikë dhe vazhdimësinë e karrierës së tij në Amerikë, angazhimet profesionale, ndikimin e covid 19 në punën e tij, operan në Kosovë dhe Shqipëri, mesazhin e tij për artistët e rinj rreth punës së madhe e rrugës së gjatë drejt operas. Me Riad Ymeri bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol PAJA.

ARDHJA NGA KOSOVA NË AMERIKË

Unë erdha në New York në vitin 2014 si kandidat finalist në Juilliard School of Music. Dhe pastaj bëra ca konkurse të cilat fitova çmime dhe pastaj më sponsorizuan me bursë studimi për perfeksionim dhe një menaxher. Punova për ca vjet me profesorë dhe trajnerë të ndryshëm, dhe unë preferova të vazhdoj ti ndjek krejtë këto mundësi që mu ofruan për tu përgatitur për skena gjigante dhe kështu shkuan shumë vite në New York, gjë që se kisha paramenduar sa isha në Kosovë. Që në fillim gjithashtu u angazhova në performim, fillova të përformoj rregullisht si tenor me angazhim të plotë, me një dinamikë të madhe deri kur na ndaloi hovin Covid-19, 2020. 

ANGAZHIMI PROFESIONAL NË KORIN E KISHËS

Unë kam kënduar në Kishen Saint Jean’s në Manhattan, kam qënë këngëtari kryesor i punësuar për ca vjet, deri kur Covid ndaloi gjithçka, dhe pastaj përformoj vetëm me kontratë mbi vepër, dmth vetëm për festa, pasi që nuk bëhët më kori bashkë si para periudhës para Covid-19. Ndoshta gjërat do përmirësohen.

OPERA NË KOSOVË DHE SHQIPËRI

Sigurisht edhe në Kosovë dhe Shqipëri Covid i ka bërë gjërat të vështira për ca kohë, sepse Teatri pa publik nuk ka lezet siç kishte. Sa i përket Kosovës, skena operistike individuale ka mbijetuar disi me ca organizime dhe vetë-organizime, me dëshirë romantike ndaj formës së artit dhe shumë suksese individuale në Arenën Ndërkombëtare, por si institucion ende nuk ka një dhe ende na mungon një Teatër Opere. Tani ka lëvizje, por lëvizje kishte edhe më herët por të pa konkretizuara deri më tani. Pra Kosova nuk ka pasur shumë shfaqje operistike të realizuara, përveç disa, shumë pak. Kurse Nëna Shqipëri ka qënë një lokomotivë e vjetër por akoma në funksion, sikur ato trenat në Indi që nga koha e Anglezëve, dhe gjithashtu nga efikasiteti ku ndër vite ka realizuar shumë produksione të ndryshme që nga Mozart edhe deri tek Tannhauser-i i Wagnerit. Unë kam performuar shumë role në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, dhe kam shumë kujtime të bukura dhe një ngritje të konsiderushme profesionale deri sa erdha në New York, për dy vite isha një ndër solistët kryesorë të projekteve vendore dhe ndërkombëtare si në Greqi, Belgjikë, Maqedoni e Veriut. Edhe mezi pres të kthehem së shpejti. Fatmirësisht ka pasur së fundmi disa punime duke rinovuar bukur mire, dhe niveli vendor i artistevë soliste, Kor, Orkester, Balet është shumë i mirë, por shpresoj që në të ardhmen të ketë më shumë buxhet që të vijnë dhe të përformojnë më shpesh edhe yjet tanë që bëjnë karrierë në botë dhe yje të tjerë nga gjithë bota, duke i ndarë shfaqjet dhe promovuar pakëz në botë Teatrin dhe Tiranën e bukur që ka shumë potencial.

MESAZHI PËR ARTISTËT E RINJ

Artistet e rinjë por edhe të gjithë duhen të punojnë shumë sepse është një nga profesionet që e do kohën e vet. Pjekuria është shumë e nevojshme. Pastaj të tjerat ecin vetë. Fati i prinë secilit në mënyrën më të mirë për secilin. Është e rëndësishme të kujtojmë që puna duhet të jetë e vazhdueshme, qoftë ajo e vogël apo e madhe. Tani fatmirësisht audicionet po zhvillohen edhe përmes internetit. Është një rrugë e gjatë sikur kërkimi për diamante të çmuara, do shumë punë për ta gjetur dhe përpunuar por po e arrite atëherë shkëlqimin dhe përfitimin e shijon më së shumti vetë ti.

MESAZHI JUAJ PËR DIASPORËN

Per diasporen kam shumë respekt si një ndër komunitetet më të suksesshme në NYC dhe më gjërë. Këtu në Amerikë ishte e bukur të shikonim si bashkimi gjatë çështjes së Kosovës ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke depërtuar në skenën politike Amerikane, gjithashtu në anën tjetër Diaspora Shqiptare në Evropë e ka ndihmuar gjithmonë  Kosovën financiarisht gjatë okupimit, dhe pastaj ekonominë e vendit në Liri. Me  mbresa, uroj që të bashkohemi sa më shumë rreth gjërave të bukura me vlerë, e të na zgjohet dëshira që të bashkëpunojmë edhe në ditë të mira, se në të vështira është deshmuar që Shqiptarët dinë të bashkohen për çeshtje të mëdha.

KUSH ËSHTË RIAD YMERI

Born in Prishtina, Kosovo, Ymeri has been praised for his full lyric tenor voice of strength and beauty and an assured delivery of the character. Riad debuted with the Albanian National Opera & Ballet as Tamino (Magic Flute) by W.A. Mozart (2011). Subsequently, continued to work with them, doing Nemorino (L’elisir d’Amore) by Donizetti; Acomat from the reconstructed opera “Scanderbeg” by Antonio Vivaldi; Damjan from the gigantic production of the albanian opera “Skenderbeu” by P.Jakova, performed in Albania, and in Macedonia as guest production. In 2013, Ymeri made his debut as Don Ottavio (Don Giovanni) by W.A. Mozart, and in November as Walther (Tannhäuser) by R.Wagner. He has also performed  First Jew (Salome) by R. Strauss in Greece, and had two performances of Beppe (Rita) by G. Donizetti in Macedonia and in Kosovo. Ymeri was presented in some international music festivals such as: Histria Festival – Croatia; Summa Cum Laude – Vienna; Chopin Festival  in Prishtina; “Days of Macedonian Music” in Skopje. In addition, Mr. Ymeri  has performed  in countless different concerts in Belgium at the famous Bozar Hall; The Alighieri Theatre in Ravenna, Italy; at the New York city’s renowned Carnegie Hall; The Town Hall; Alice Tully Hall, and also performed in different concerts in London; Paris; etc. He is a major prize winner in Kosovo from the International Classical Music Competition ArsKosova, in Albania from the Jorgjia Truja and in New York City from the Gerda Lissner Foundation and Giulio Gari. Riad has been a participant in several concerts with the Kosovo Filharmony-Opera Orchestra: “Charity Concert’’ with Ermonela Jaho, and massive TV shows in Kosovo and in Albania. Particularly, to be mentioned the Grand Gala Concert for the 100th Anniversary of Albania with the finest internationally acclaimed opera stars: Inva Mula, Enkelejda Shkosa, Saimir Pirgu, among others. In 2013, Ymeri recorded the highlights from the very first Albanian opera “Mrika” with the National Albanian Television-Orchestra. Ymeri presented the role of Doda. Numerous successes with the Albanian National Opera, earned him a nomination from the Kult Awards in Albania, as Lyric Interpreter of the year. Since being in US (2014) Ymeri has received a sponsorships to coach with Steven Eldredge/Metropolitan Opera, and Arthur Levy, and had masterclasses with Samuel Ramey, Martina Arroyo, Alan Held, Alan Lanceron, Deborah Birnbaum, Diana Soviero, Ricardo Tamura, Anthony Laciura. In 2015, covered the title role of “Don Carlo” by Verdi with Wichita Grand Opera. At the same year, he also performed in a Gala  Concert at the United Nations Headquarters in NYC for the International Day of Peace, where the concert was broadcasted  over the official website of United Nations. Lastly, Ymeri has performed the leading role of Tamino (Magic Flute) at Bruno Walter Auditorium at Lincoln Center; Alfred (Die Fledermaus), Don José (Carmen)  and Cavaradossi (Tosca) at the famous Riverside Theatre NYC; Mucduff  (Macbeth) with Empire Opera in NYC, The  Swan (Carmina Burana), and Tenor Solo in Beethoven’s 9th Symphony with Camerata New York Orchestra; Gala with Richmond County Orchestra – Riverside Opera, Concert at prestigious Alice Tully Hall at Lincoln Center and Chinese New Year 2018 at New Jersey’s State Theatre with Asian Cultural Symphony of US, among many other opera galas and concerts in NYC and outside, all with high positive reviews by Meche Kroop, Parterrebox.com, Brooklyn Discovery, Voix des Arts, and other major press media in NYC and United States. Mr. Ymeri is also very active performing in different events organized by Albanian Community in NYC. Credits include: Canonization of Mother Theresa and Kosova Independence Anniversary 2018 with Kosovo General Consulate, Permanent Mission of Albania to The United Nations in NY, Benefit Concert in partner with AAWO Motrat Qiriazi, Apen Events, Among other Albanian cultural events in NYC.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Riad Ymeri, Sokol Paja, Tenori

Artisti që i ngjan aq shumë vendit të tij

June 10, 2018 by dgreca

1 Riad MarjanaNGA MARJANA BULKU/ Potent në skenë , me një zë të thellë sikur del prej mijëra vitesh e kërkon të thotë atë çka nuk u tha , i brishtë dhe human në jetë ,Riad Ymeri  ndriçon në çdo skenë dhe podium ku interpreton.
Është fuqia vokale, plastika interpretative por mbi të gjitha formimi kulturor që ia plotësojnë portretin artistit njeri dhe njeriut artist ,Riad Ymeri .
Dhe pyetja e parë që më erdhi ndër mend kur gushtin e kaluar e kisha në studion e Albanian Culture ishte : A i ngjan artisti vendit prej nga vjen?
Riadi është një tenor kosovar që ka një karrierë operistike në Shqipëri dhe Kosovë e vitet e fundit edhe në SHBA nga ku mundesh ta njohësh edhe më mirë artistin shumëdimensional. Nuk është nga ato që mburret e flet për veten por nga ato që din të thotë PO sa herë që i kërkohet të interpretojë. Dhe në fakt zëri i tij flet shumë, interpreton Moxartin e Verdin, Dizdarin e Gjonin dhe portreti i tij prej djaloshi mundet të shndërrohet edhe në Skënderbe , talenti dhe vullneti por mbi të gjitha shpirti nga i burojnë të gjitha këto ndërtojnë çdo ditë e më shumë një individualitet të spikatur artistik që e do skenën dhe që i duhet aq shumë asaj. Nuk ka vend më të bukur se skena për artistin prej nga aty ata të madhërishmit nuk duhet të largohen më. Është një marrdhënie shumëplanëshe ku Riadi din të shpalosë kualitetin e zërit, ngyrat e tekstit në raport të ngushtë me kontekstin , shpërthimet vokale që i ngjajnë lartësisë së maleve tona, zhdërvjelltësitë aktoreske të mimikës , trupit dhe shpirtit që ia perfeksionojnë portretin artistik. Dhe një shqiptar patriot si ai din ta ngrejë në art Shqipërinë, Kosovën , historitë e tyre bashkë me heronjtë e përjetshëm. Mjafton një za i naltë si ajo jehonë kushtrimesh ku thirrjet, lutjet , brohoritjet , e bëjnë magjik vendin prej nga ai vjen, prej nga ne vijmë. Ti mundesh të këndosh Moxart e Bethoven, Bah e Puçin, por ai za është vals i maleve tona, luginave, historive, dramave , gëzimeve tona prej nga ka marrë jetë,sepse artisti i ngjan aq shumë vendit prej nga vjen .

Filed Under: ESSE Tagged With: bissée, Marjana Bulku, Riad Ymeri

KONCERT ME “PERLAT E MUZIKËS SHQIPTARE” NE NJU JORK

December 28, 2016 by dgreca

1-sanije-mat-pianistja-teuta1-riad-sanije-piano2-laura-agimi-salle16-fatmir-zajmi4-salle-gjysem

Konsullatë e Përgjithshme e  Republikës së Kosvës në Nju Jork përherë e gjenë veten pranë Komunitetit shqiptar, në shërbim të tij, jo vetëm në veprimtarinë konsullore, por edhe në ato kulturore. Ambasadorja Teuta Sahatcija së bashku me stafin e saj gjendet në cdo veprimtari, herë si pjesmarrëse e herë si organizatore. Në veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës dhe organizatave të tjera të komunitetit, përherë pjesmarrës aktivë.

7-arjeta-marko1-marko-zef-lek-beq1-matoshi-sanije7-qeshindy-amerik5-laura-agimi-pema

Në mbrëmjen e së Martës, 27 Dhjetor, Konsullata e Kosovës , ishte nikoqirja e një koncerti të shkëlqyer të titulluar”Koncert me Perlat e Muzikës shqiptare”, koncert ky i organizuar në mjediset komode të Studios të mjeshtrit të Fotografisë, ambasadorit të  bukurisë dhe imazhit pozitiv të Shqipërisë, Kosovës, dhe i gjithë Kombit Shqiptar, Fadil Berisha.

12-agimi-laura-salle16-fatmir-zajmi10-moza-amerikaniaimg_12858-haxhiu-zefi

Sopranoja Sanije Matoshi dhe tenori Riad Ymeri nën shoqërimin e pianistes Elona Muca dhe te Lekë Salihu, treguan klasin e tyre të lartë në një koncert me muzikë nga kompozitorët:L. Gjoka, S. Gjoni, L. Deda, L. Dizdari, C. Zadeja, V. Beqiri, K. Gashi, P. Jakova, A. Mula.

1-leka-perlleshi1-artistja-e-vogel5-amb-kryeziu-grup10-avniu-vere9-sfond-me-pije

U duartrokitën interpretimet e këngëve: Kroi i fshatit tonë, Pranvera, Lule Bore, Vajzë e vogël, Kur perndon Dielli, Fjalët e Qiririt, Asaman trandafili celes, Haliti i vogël, Mallëngjimi, Dashnor u bana, Unë ty moj të kam dasht, Margjello, dhe Valsi i Lumturisë, i interpretuar nga vogëlushja Matoshi. E ftuara speciale ishte Isra Abazi.

Përballë një publiku elitarë, ku mbizotëronin artistët, të rinjët, interpretuesit janë shpërblyer me duartrokitje. Ambasadorja Teuta Sahatcija i ka falenderuar artistët interpretues dhe publikun e zjarrtë dhe u ka uruar gëzuar Festën e Vitit të Ri 2017!

Në koncert ka amrër pjesë edhe një grup nga Federata Vatar: Zv. Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, Zef Balaj, Marko Kepi, Lek Përlleshi, editori i diellit, si dhe artisti haxhi Dauti, i anëtrësuar kohëte  fundit në Vatër.Në fund është shtruar një koktejl.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: koncert, ME "PERLAT E MUZIKËS SHQIPTARE", ne Nju Jork, Riad Ymeri, Sanije Matoshi, Teuta Sahatcija

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT