• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rikthehet gazi lotsjellës në parlamentin e Kosovës

August 9, 2016 by dgreca

Në Kosovë thellohet kriza politike ndërmjet pozitës dhe opozitës. Opozita paralajmëron masa radikale kundër ratifikimit të marravëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në kuvend. 

Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës, në përpjekje për ta penguar shqyrtimin e projketligjit për demarkacionin me Malin e Zi. Gazi lotsjellës u hodh nga një deputet i lëvizjes Vetëvendosje në komisionin për procedim të projektligjit në kryesinë e kuvendit të Kosovës. Deputeti Driton Çaushi u shoqërua në polici, ndërkaq, komisioni pa prezencën e opozitës i dha dritën jëshile projektligjit për t’u proceduar më pas në parlament për miratim. Seanca e miratimit akoma nuk është caktuar. Deputetët e opozitës po kërkojnë që të anulohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, duke pretenduar se Kosova po humbet, sipas saj, mbi tetë mijë hektar tokë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi, e cila deri në momentin e hedhjes së gazit lotsjellës ishte pjesë e komisionit, tha se opozita do të perdorë masa edhe më radikale në mënyrë që kjo marrëveshje e demarkacionit të mos ratifikohet në parlament.

“Si Lëvizje Vetëvendosje do t’i përdorim të gjitha format. Të gjitha pa përjashtim. Edhe mënyrat jo konvencionale, në mënyrë që ta ndalim ketë tradhti, sepse ma shumë asnjëherë nuk ka pasur zëra kundër një marrëveshjeje, kundër një vendimi, kundër një ligji. Nuk guxojmë të lejojmë që ligji të vij në kuvend për votim”, tha depuetja Donika Kadaj-Bujupi.

Edhe deputeti tjetër opozitar Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) tha se qeveria e Kosovës me insistimin e saj që ta ratifikojë marrëveshjen, vetë sa po e thellon krizën politike në Kosovë.

“Po e them para jush, para deputetëve, para të gjitha medieve se qytetarët janë shumë të shqetësuar dhe nëse kalon kjo marrëveshje, më besoni se do të fillojmë një revoltë që ndoshta askush nuk ka dëshirë ta përjetojë”, tha deputeti Pal Lekaj.

Pas zhvillimeve në komisionin parlamentar ku u hodh gazi lotesjellës, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili në një konferencë për media u shpreh i vendosur që ta procedojë ligjin për ratifikim në kuvend. Sipas kryeministrit, deklarimet e opozitës nuk qëndrojnë ku thuhet se Kosova po humb teritor. Kauza e opozitës sipas tij është e rreme. “Kauza e opozitës, por edhe insistimi i disa gjeografëve se Kosova ka humbur territor duke përdorur lloj – lloj hartash edhe duke mos marr parasysh realitetin mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës, konsideroj se është e rrejshme është krejtësisht me motive politike dhe është për përfitime politike duke shfrytëzuar edhe terminologji nacionaliste”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Sipas tij, manipulimi i procesit të demarkacionit nga opozita për të shantazhuar procesin si dhe etiketimi i njerëzve me terma tradhtarë, është i rrezikshëm dhe nxit dhunë.

Edhe ministri i punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka mbështetur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se “ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një hap tutje drejt rrumbullakimit të procesit të pavarësisë së Kosovës”.

“Mali i Zi, është një vend fqinj dhe mik i Kosovës dhe se procesi i shënjimit të vijës kufitare nuk ka kthim pas. Demarkacioni me Malin e Zi, plotëson sovranitetin e shtetësisë së Kosovës, sepse ai kufi regjistrohet si kufi ndërkombëtar”, tha ministri Enver Hoxhaj.

Ndërkohë instituti Instituti Demokratik i Kosovës ( KDI) që monitoron nga afër punën e Kuvendit, u bën thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve politike që të ushtrojnë të drejtat e tyre parlamentare dhe të mos cënojnë të drejtën e asnjërit deputet për ta ushtruar mandatin dhe përgjegjësitë kushtetuese për të cilat janë të zgjedhur.

Gjatë kohës sa në parlamentin e Kosovës ndodhnin këto zhvillime, një mjet shpërthyes u gjet në shtëpinë e kryetarit të komisionit qeveritar Murat Meha, që shënoi vijën kufitare me Malin e Zi, të kontestuar nga opozita. Policia arriti ta largojë mjetin me një shpërthim të kontrolluar. Tash për tash, sipas policisë nuk dihen autorët.

Katër ditë më parë me një mortajë dore u sulmua edhe kuvendi i Kosovës, duke lënë pas dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. Autorët e këtij sulmi ende nuk janë kapur.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe janë dy çështje, të cilat tash e më shumë se një vit e kanë futur Kosovën në krizë të thellë politike ndërmjet pozitës dhe opozitës. Opozita i kundërshton këto dy marrëveshje. Kosova në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me autoritet e Beogradit duhet ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kusht i vendosur nga Komsioni BE-së në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza.

Filed Under: Komente Tagged With: e kosoves, në Parlamentin, Rikthehet gazi lotsjellës

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT