• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rikthimi i Eqrem bej Vlores në Kanine?

March 28, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

1.Eqrem bej Vlora   vjen në vendlindje. Udhëtimi i tij nga vendvarrimi  një varrezë në Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake, drejt tokës ku erdhi në dritë.Që kur frymëmarrja e fundit e 25 maj, 1964 rrëzoi sytë e trupi i  beut u ftoh.I but shpirti i tij.I lehtë si ajri,shtegtoi në prerin qiellor.U zhduk në hapësirën kozmike,nëpër tunelin e frikshëm,përmes ngjyrave të hatashme rreth 50 vjet më parë. . Ç’praj aso kohe trupi i beut të fundit kur u kall në ftohtësinë e baltës së huaj, prehej jashtë vendit dhe shumë larg vendlindjes. “Fluturoi dhe shtërgu i fundit madhështor,me shpirt të gjorë..“

2.Eqrem beu kthehet ,në fshatin e njohur Kaninë të Vlorës. Vetëm 50 vite të zeza,qëndroi në errësirën pus,mes të ftohtit të madh, të varrezës së Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake. Shqiptarët mbasi mbaruan punë me luftrat e gjithhershme të mbijetesës,mbasi krijuan shtetin e tyre,që gjithsesi pësoi një çarje ,prerje,kafshime  ujqëror nga fqinjët tinzar, bashkombasit nuk haruan që disa prej figurave,që dergjeshin  në dheun e ftohtë .Kësisoj,aty nga marsi i ftohtë i 2014 varri i Beut në Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake ,mbeti pa trupin e tij. Trupi  i beut u tërhoq nga shteti i shqiptarëve,ndërkaq ai rrugëtonte, përtej mjegullës, brenda  një arkëmoti, për të mbajtur një premtim të rrallë,që koha  kaq mizore u tregua,sa qe gjallë dot nuk e përmbushi.

3.Eqrem beu rikthehet në Kaninë. Pranë kalasë që nga koha kur aty u varros Sinan Pasha themeluesi i familjes Vlora, thonë historianët pjesëtarët e tjerë të Vlorajve u varrosën gjithmonë aty duke u kthyer në një varrezë madhështore familjare. Në këtë tokë ka ekzistuar aty  varri i një tjetër veziri të Perandorisë, Ferid Pasha Vlora. Rreth viteve 77-78 dërguan në Kaninë 4 inxhinierë dhe  1 historianë Shkuan në Kaninë për të marrë mermerin e varrit që gjendej në tyrben e Kalasë së Kaninës. Ku ishte varrosur veziri. Në këtë tokë u varros edhe krye-engjëlli i familjes Vlora dhe i gjithë shqiptarëve Ismail bej Vlora.

4.Eqrem bej Vlora  një figurë komplekse me shumë dritë hije .Zbardhimi i kësaj figure mund të jetë atribut i ndonjë komisioni historianësh vendas por dhe të huaj.

5.Koleksionet e familjes Vlora kanë qenë ndër më të pasurat. Eqrem bej Vlora  ky pinjoll i Vlorajve dorëzoi në muzeun arkeologjik të Vlorës në kohën që në atë institucion, drejtor ishte D. Yzeir Ismaili ,dhjetëra objekte të cilat u mblodhën  nga banorët ose ishin gjetje arkeologjike të gjetura dhe të mbledhura  nga studimet dhe kërkimet e tyre.Koleksioni arkeologjik Vlora . Ugolini u strehua gjate revolucionit të qershorit 1924 ne shtepine e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. “…te cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri te madhe objekte arkeologjike, te cilat dalin here pa shere nga toka shqiptare. Kështu, ne pallatin e tyre ne Vlore kanw krijuar një koleksion te mire arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:” (fig. 111: armatimet dhe siper vazot). Komiku i Bylisit- Koke e Dionisit-mermer. Statuje e një muze, prej mermeri, 80 cm -Koke e Zeusit, mermer, 13 cm.-Koke burri, mermer, 11 cm -Koke gruaje, mermer, 9 cm -Hekata trikokeshe, mermer, 34 cm -Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm. Skopas. Busti i nje gruaje ilire-Finteia, nga Berati. Gur, 48 cm. Me veshje si vajza e Vlores.Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike -Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.Në kopshtin e kazermes, perballe xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjate ndërtimit: Diana, kapitele,

– Ne kopshtin e Bashkise ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve ne dy faqe- shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka.Vajza e Vlores, gur, 87 cm. Stele e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut shkruan Dr.Pr N.Ceka.

Një koleksion tjetër i pasur ishin librat. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora. Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim ,ishte  gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.Mes pasurive të Eqrem Bej Vlorës studiues dhe i mjaft momenteve të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, ishte biblioteka e famshme, e cila u grabit dhe u shkatërrua menjëherë pas ardhjes në fuqi të regjimit te ri. Biblioteka e vendosur në sarajet e familjes Vlora, e njohur ndryshe me emrin “Shtëpia e Beut”.Studiuesi F.Sh thotë se, biblioteka ishte ndër më të mëdhatë në Ballkan, në dekadat e para të shekullit XX, por, pavarësisht,regjimi i shkatërroi vlerat e saj.“Prej saj u zhdukën vlera të jashtëzakonshme”,sipas të cilit, përveç një numri të jashtëzakonshëm titujsh, në këtë bibliotekë përfshiheshin dokumente të rralla. Mes tyre, një ditar të shënimeve të Hoxhës të fshatit Armen, Sali Efendiut e vitit 1757; shënimet e Hafës Zenel Efendiut nga Armeni, që përkojnë me vitin 1768; përmbledhje e kopjeve të letërkëmbimit të Ismail Pashë Velebishtit me njerëzit më të shquar të Vlorës; letërkëmbimin e Çelo Picarit me Ismail Beun,shënimet historike “Mbi “oxhaqet” e Shqipërisë e Azem Bej Janinës e vitit 1889; dy libra të shtypura në shtypshkronjën e Voskopojës, në vitet 1720-1769, korrespondencë e pinjollëve të kësaj familjeje me shkrimtarin Dyma etj. Në vitin 1914 në bibliotekën e Eqrem Bej Vlorës ndodhej një fond prej 14.640 vëllime në gjuhët arabisht, turqisht, gjermanisht, italisht, greqisht, shqip, mes të cilave, edhe dorëshkrime të rralla arabe, libra fetarë si Kurani, Bibla etj. Ato u vendosën në këtë bibliotekë në 22 gusht 1946, datë që shënon themelimin zyrtar të saj. Duke filluar nga viti 1974, gjatë 10 vjetëve, banesa e Eqrem Bej Vlorës, shërbeu edhe si bibliotekë duke krijuar kështu një lidhje simbolike mes dy periudhave të ndryshme, në fakt, të pangjashme me njëra-tjetrën.

*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Rikthimi i Eqrem Vlores

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT