…. nuk jemi nga ata dembelët me të cilet ju talleni shpeherë…Dhe me sa di zoti kryeministër, prodhimet tona, mbulojnë rreth 14% të tregut vendas…. Vecse merr masa, Eskorat mund te behet pis …../
NGA RRAPUSH SHARKA/Teksa fushata zgjedhore ka nisur, politikanët shqiptarë kanë lënë për pak kohë menajnë “Facebook” dhe Tiranën për t’u “transferuar” në periferi dhe qytetet më të largëta për premtimet e radhës. Do doja t’i bëja një ftesë të thjeshtë kryeministrit, për të na vizituar edhe ne. Përsonalisht më pëlqen kur e ndjek në televizor apo live në rrjetet sociale që ulet këmbëkryq aty tok me njerëzit. Ngre dolli me fshatarët, bën edhe batuta, pi dhe ndonjë gotë raki dhe hera-herë nuk heziton të ngacmojë ndonjë djalë të ri për modelin e flokëve apo për punë skedinash. Të tilla gjëra do dëshiroja t’i ndante edhe me ne. Le t’a zgjedhë vetë zoti kryeministër se në shtëpinë e kujt dëshiron të ndalet, mjafton të na vizitojë, është i mirëpritur. Fshati im i nderuar zoti kryeministër quhet Hysgjokaj, bën pjesë në njësinë administrative nr 5 të qytetit të Lushnjes. Sipas satististikave ( në mos gabohem ) jemi njësia e parë në Shqipëri, për sipërfaqen më të lartë të serave diellore, pra merremi me bujqësi. Dhe me sa di zoti kryeministër, prodhimet tona, mbulojnë rreth 14% të tregut vendas. Pra nuk jemi nga ata dembelët që ju shpeherë talleni dhe mbase mirë e beni. Nëse vendosni të vini, do ishte mirë të merrnit me vete edhe deputetin që ka qenë për njësinë tonë këto 4 vite, që të mund të na e prezantosh, pasi si për ironi nuk e njofim. Më kujtohet që dhe Erion Braçe kur vinte në Lushnje, prisnim se mos rruga na e sillte ndonjëherë tek ne por “fatkeqësisht” as që u bë i gjallë. Pastaj Ministrin e Bujqësisë as që behët fjalë që, e njohim vetëm nga televizioni. E kemi dëgjuar teksa thoshte se “kemi bërë shumë për Lushnjen dhe për bujqësinë “, por për të qenë të sinqertë, ne nuk i kemi asnjë nga ato risi që thotë ai. Mbase as ju nuk i dini! Se siç thoni dhe ju zoti kryeministër ne kemi patur shumë probleme këto 4 vite por që i kaluam, kështuqë mos u shqetësoni. Problemi më i madh që kemi ne është mos kontrollimi i pesticideve. Aq shumë i përdorim këto pesticide saqë edhe ujë të ishin do kishin bërë ndonjë efekt. Fshatarët tanë shkojnë në Greqi i marrin dhe i sjellim këtu dhe sipër çudi na dalin më të mira zoti kryëministër. Gojët e liga thonë që andej ka mallra të mira. Përveç problemeve të shumta, një tjetër është edhe ai me farërat që mbjellim. Ndryshe ka pasur ngatërrime të tipit; nga farë për kultivim në serë na i kanë dhënë për mbjellje në fushë. Kjo sitiuatë na ka mërzitur jo pak, por thuajse ka kaluar. Atëherë kur u interesonim, aty ku i blinim farërat, justifikoheshin se ashtu u’a sillni nga jashtë dhe se nuk ka kontrolle. Unë nuk besoj që sdo ketë kontrolle po thjesht po transmetoj atë që na thonë. Pa dashur t’iu marr shumë kohë, pasi jeni dhe në kohë fushate, por duhet ta kuptoni se për ne fushatë është ajo e të mbjelljeve dhe të korrave. Mbase ju nuk e dini itenirarin e punëtorëve në fshat, por më lejo t’ua tregoj pakëz. Ne ngrihemi orën 5 të mëngjesit, punojmë deri në 11 në sera, pastaj pasi rritet shumë temperatura brenda, dalim e punojmë jashtë. Pra pak a shumë ashtu sic ju që rrini në diell këto kohë fushate me fshatarë dhe qytetarë të ndryshëm. Vetëm se, ju flisni e ndërsa ne punojmë. Nëse vendosni të vini, lutem që kur kur të shkoni në Lushnje zoti kryeministër për të prezantuar kandidatët, mos kaloni nga lindja, por nga veriu. Në lindje ndodhet tregu fruta-perime që është edhe më i madhi në Shqipëri përsa i përket prodhimit. Ndërsa nga veriu është rrugë një rrugë e zakonshme. Tek ky treg do ketë shumë prodhim të tipit, domate, lakër, kastraveca, të hedhura të gjitha në rrugë pasi nuk shiten dhe fshatarët disa prej tyre të papërgjegjshëm detryrohen t’i hedhin në ambiente që nuk duhen. Mbase e bëjnë edhe nga inati, por çfarë faji ka makina juaj, eskorta shoqëruese të bëhte pis. Në atë treg punojnë edhe bashkëfshatarët e mi, të cilët përpiqen të nxjerin bukën e gojës. Ju këshilloj të mos ndaloni, madje mos guxoni pasi fshatarët janë vërtetë të mërzitur për shkak të problemeve që të citova edhe më lart. Do të të vërsulen duke të fajësuar për situatën në të cilën ndodhen. Natyrisht që ky nuk është qëllimi që njerzit të dalin të mërzitur në ERTV. Me aq sa kam biseduar me tregtarët, kryesisht me ata të Kosvovës e Malit të Zi, më thanë që po të hiqej taksa doganore, do të vinin e merrnin prodhimet tona. Mirëpo ne nuk kemi leverdi me këtë që na shtohet. E si për inatin tonë, ata shkojnë dhe i marrin në Maqedoni a gjetkë, ku e kanë fitimin me pak fjalë. Pasataj tregu vendas mbingarkohet dhe fshatarët i hedhin prodhimet tutje nëpër rrugë apo rrugica. Kur isha në universitet kam dëgjuar për politikat që ndjek shteti si në mbrojtjen e prodhuesit, në krijimin e poltikave drejt një orientimi që prodhuesi mund të marrë. Në krjimin e pikave të grumbullimit e pastaj të shpërndarjes sipas kërkesës nëpër rrethe. Kam dëgjuar gjithashtu, politkat e forta të qeverisëe me sjelljen e investitorëve të huaj në vend e me mënyrën dhe nxitjen e prodhimit për përftimin e sa më shumë qytetarve vendas. Në të vërtetë më janë dukur dhe mendoj se të tilla kanë qenë, thjesht “leksione”. T’iu them të drejtën se mbushem me inat , pasi edhe në vendet më të dobëta kështu veprohet. Nëse qeveria juaj do të kishte afruar disa nga investitorët e huaj, ne mund të bënin fabrika salcash t’i tregtonim jashtë apo turshi që në import të shkruhej “Made in Albania”. Kështu edhe ju do ta promovonit po aq mirë si shumë risi të tjera në profilin tuaj në “Facebook”. Më besoni nëse e bëni diçka të tillë edhe fshatarët do të fotografoheshin duke buzëqeshur.