Esse –nga Raimonda MOISIU/
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë lindi në sajë të devotshmërisë, forcës qytetare e intelektuale, kurajos e përkushtimit, të ritregojë e njohë historinë, ngjarjet themelore të saj, duke i njohur ato u japim rëndësinë e vërtetë marrëdhënieve universale, instikteve të tyre- mbështetur në idealet patriotike dhe atdhetare, vlerat kombëtare, kulturën, traditën e gjuhën, dëshmi këto e trashëgimisë së kozmopolitizmit që forcon shpirtin dhe sikush kultivon në vetvete atributet për të njehsuar pikën e origjinës të identitetit kombëtar të kombit nga vjen, në afinitet me kulturat e tjera në Amerikën multinacionale. Shumica e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës, aureolës të rrënjëve historike dhe kulturës shqiptaro-amerikane, pohojnë të kaluarën e pararendësve, -elitës së shquar të Rilindjes Kombëtare në ekzil, nga Fan Noli e Faik Konica, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci, Josif e Vasil Pani, Peter Prifti, Kristaq Trebicka, Anthony Athanas, Baba Rexhep Bardhi, Peter Lucas, At’Arthur Liolini, Prof.dr.Selaudin Velaj, etj. Ata mbartin me vete nderimin, respektin e kockës së erudicionit intelektual e krijues të tyre, dëshmi të njerëzores e shpirtërores, emocionuese dhe edukative. Vetë natyra, koha dhe liria u dha mundësinë të ngrenë strukturën e memorialit të krenarisë, gjuhës, të idealeve e virtyteve të kombit, pjesë e kulturës amerikane. Në pamje të parë bie në sy gjallëria e integritetit individual e kontributit dimensional krijues, kontribut që të bën të përfytyrosh si kanë qenë ëndrrat e paraardhësve, plot sfida e dhimbje, sakrifica e arritje, përkushtimin pakompromis e shkrimtarëve shqiptarë të parë në ekzil. Sikush prej tyre ka pasur ëndërr e shpresë, kanë parë ecjen në kohë të gjeneratave, dinjitetin kombëtar të ngrihej e integrohej nga dita në ditë, nga dekada në dekadë, duke kapërxyer shekullin.
Kush ishte ideatori dhe mbështetësit e parë në themelimin e SHSHSHA-së.
Konfident në erudicionin dimensional qytetar, intelektual e krijues të tij, i pari që studio idenë për të formësuar e paralelizuar atë me idetë e të gjitha ngjarjeve, privilegjin për të qenë pjesë e historisë së popullit shqiptar në të dyja kahjet e Atlantikut, me idetë e parardhësve të atyre që shënuan fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë, me lindjen e gazetës “Dielli” e “Kombi”, themelimin e “Vatra”-ës dhe Rilindjes Kombëtare , ishte -Gjekë Marinaj -duke mundësuar kështu vazhdimësinë e integritetit të letrave shqipe me kurajon, forcën dhe mundin e shkrimtarëve të vjetër e të rinj, -Pikën e Bashkimit të Letërsisë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare.Si një metaforë për të kuptuar të kaluarën interesante në kontekstin e trashëgimtarëve të atdhetarizmit e shqiptarisë, penës e dijes, për të përjetësuar vlerat dhe identietin kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane,-duke qartësuar të tashmën dhe hapur udhë të ardhmes. Me idenë e dëshirën e mirë se e ardhmja i përket gjeneratës së re, djaloshi nga Malësia e Madhe, Gjekë Marinaj karakterizohej nga karizma dhe kultura, që maturoheshin nga dita në ditë, për të lëvizur drejt fazës të bashkëpunimit, të natyrës universal, e tashmja me të kaluarën.
Si personazh që duket sikur vjen nga Muzeu Historik Kombëtar i kohës, Gjekë Marinaj në vitin 1990-botoi poezinë satirike antikomuniste e titulluar “Kuajt”, poezi që do të ndryshonte krejt rrjedhën e jetës së tij. I ndodhur përballë kufirit izolues dhe arrestimit të pashmangshëm më 12 Shtator të atij viti, Marinaj sfidoi me trimëri liridashëse, arratiset nëpërmjet kufirit shqiptaro-jugosllav në Jugosllavi. Më vonë ai kapërxeu oqeanin dhe u vendos në SHBA-ës. Ardhja e Gjekë Marinaj në Amerikë ishte moment moral, shpirtëror e historik në jetën e tij. Me përpjekje e sakrifica,ngarkesë emocionale, lumë atdhedashurie për Shqipërinë e vendlindjen, me pasionin dhe talentin për letërsinë, ai vazhdoi studimet në Shkencat e Përgjithshme, u diplomua në Brookhaven College. Më pas diplomohet në degën e Letërsisë Bashkëkohore, i akordohet grada shkencore; Magna Cum Laude. Në të njëjtin Universitet mbaroi edhe Master-in në vitin 2008-ë, mbrojti gradën Ph.D. në Letërsi, në Universitetin e Teksasit, Dallas. Sot Prof. Gjekë Marinaj jep mësim gjuhën, komunikimet angleze dhe letërsinë botërore në Richland College. Është autor i dhjetra librave me poezi, studiuese e shkencore për letërsinë bashkëkohore, publicistikë e prozë, i vlerësuar nga Kritika e kohës me Cmime Kombëtare e Ndërkombëtare. Në kapërxyellin e shekullit 21-ë, poeti, përkthyesi, kritiku letrar dhe publicisti shqiptaro-amerikan Prof. Gjekë Marinaj doli me teorinë në lidhje me Letërsinë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare; Grupimin e krijuesve, autorëve, poetëve e shkrimtarëve në ekzil, në Shoqatë apo Lidhje Shkrimtarësh, – ide që pati efekt të thellë dhe mbështetje nga figura të njohura të Letrave Shqipe, mërguar në SHBA-ës, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar,-ide që do të bënte rrotacionin spektakolar dhe historik në letërsi; Themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Prof. Peter R. Prifti- një nga personalitetet e shquara të kulturës shqiptaro-amerikane, dishepulli i devotshëm dhe nxënësi i fundit, i drejtpërdrejtë i Fan Nolit., -u anëtarësua në ditën e themelimit të saj, qëndroi deri në ditën që u nda nga jeta. Përgatitja e tij arsimore, përvoja jetësore që nga diplomimi në Penn State College me “Bachelor of Arts degree in Arts and Letters,” më 1949, më vonë ndoqi “University of Pennsylvania” ku fitoi diplomën “Master of Arts degree in Philosophy”. Punoi si sekretar i Vatrës dhe redaktor i gazetës “Dielli”, që e afroi me Nolin, e ndihmoi të njihte më mirë komunitetin shqiptar, ndërsa puna shumë vjeçare në M.I.T. e aftësoi për t’u marrë me studime politike.
Përpos potretit e staturës intelektuale, qytetare e krijuese, Prof. Peter R.Prifti cmohet nga mbarë bota shqiptare si; patriot, dijetar i shquar historian, filozof, politolog, gjuhëtar, përkthyes e letrar.
Me të parin që e konsumoi idenë e tij në lidhje telefonike–ishte poeti, shkrimtari, publicisti dhe kineasti Kolec Traboini, nga mbështetësit e parë dhe bashkëthemelues i Shoqatës me ndihmesë të admirueshme. Kolec Traboini është i njohur si ndër lirikët më të zjarrtë të vargjeve lirike shqiptare në letrat shqipe, ai është nga ata autorë që shpreh shpirtin fenomenologjik me qartësinë e mendimit filozofik e artistik nën efektin e njerëzores. Është autor i mbi 20 librave poezi, prozë, esse e publicistkë, 12 prej të cilave me poezi, të mirëpritura e vlerësuara nga kritika e kohës, audienca e lexuesve dhe dashamirësëve të artit e letërsisë. Pena poetike e Kolec Traboinit është nga zërat poetikë më të rreptë i gjendjes sociale në stilin migjenian, me ide shprehëse dhe emocionale, krejt e vecantë në poezinë bashkëkohore.
Në arkivën e themelimit të SHSHSHA-së, vend të vecantë zë, shkrimtarja e gazetarja Albana Mëlyshi Lifschin, antarësohet e para, për eksperiencë e bashkëpunim, ajo do të marrë kontakte të drejtpërdrejta me Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëvë Shqiptarë në tokën mëmë, asokohe, Limoz Dizdarin. Albana Mëlyshi Lifschin është nga pioneret e para të gazetarisë shqiptare për femra dhe e cilësuar si pionere e tregimit me temën e emigrimit në USA. Emigruar në SHBA-ës në fillim të viteve ’90, ajo ka njohur vetëm ngjitje në krijimtarinë e saj duke botuar dhjetra libra në disa zhanre; poezi, prozë, publicistikë e përkthim. Zonja Mëlyshi -Lifschin është shkrimtarja shqiptaro-aemerikane, që ka shkruar librin dokumentar në Anglisht & Shqip-“Children of Kosova-stories of horror”- për ngjarjet e vitit 1999-të, genocidit të popullsisë kosovare nga rregjimi i Miloshevicit, libër i vlerësuar denjësisht e respektivisht, nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton e Bordi i Arsimit i Shtetit të Neë York-ut, si tekst shkollor në shkencat sociale. Botimi i këtij libri dokumentar historik, për cdo shqiptar, politikën e jashtëme amerikane e botërore ishte drita realiste e tragjizmit, shpërnguljes biblike, masakrat, heroizmi, epiciteti e gjithë historia horror e përgjakur e popullit martir të Kosovës, nga egërsia, mizoria e genocide sërbe, ndaj popullit të pafajshëm. Ky libër tronditi mbarë opinionin amerikan e botëror, i vuri ata në lëvizje për zgjidhjen e cështjes së Kosovës, mbrojtjen e popullit kosovar e të ardhmen e tij. Mbështetës e bashkëthemelues i SHSHSHA-së, është shkrimtari i mirënjohur, pionier e figurë dominuese e letrave shqipe, Mjeshtëri i rrëfimit e dialogut, -Naum R.Prifti. Personazhet e veprave të tij letrare janë njerës të thjeshtë, përvojat e jetës me fuqi të magjishme plot jetë në të kaluarën, të ardhmen e lirinë e tyre. Shkrimtari Naum Prifti është shkrimtari që ka shkruar tregime për fëmijë e të rritur, disa prej tyre janë bërë filma, i vlerësuar nga kritika e kohës me cmime për veprat e tij letrare. Në mesin e komunitetit të bashkëthemeluesve vend të vecantë zë shkrimtarja dhe publicistja e talentuar, “dardharja” e Bostonit në Amerikë, Rozi Theohari, autore e dhjetra vëllimeve me poezi në shqip e anglisht. Lexuese dinjitoze e veprës së Fan Nolit, intervistuese e bashkëkohësve, patriotëve, atdhetarëve të vjetër e të rinj, e kanë shëndrruar Rozi Theoharin në transmetuese e përhapjes së humanizmit, cuarjes e përjetësimit të veprës së Nolit, penë dominuese profesionale, historike e publicistikës shqiptaro-amerikane. Poetja e Diellit, intelektualja, shkrimtarja, publicistja dhe Aktivistja e “Vatra” dhe “Dielli” në Amerikë, Merita Bajraktari McCormack, me aktivitet prodhimtar, krijues e atdhetar, e vlerësuar me Penën e Artë, është anëtare e parë e Shoqatës.
Nga më të admiruarit e të vlerësuarit mes shkrimtarëve modernë e bashkëkohorë, me kontribut të jashtëzakonshëm në letrat shqipe, bashkëthemelues i SHSHSHA-së është prozatori Ramiz Gjini. Në më shumë se një dekadë ai botoi gjashtë përmbledhje me tregime, dy romane e rikrijoi kohën këtej e përtej Atlantikut, përpjekjet e njerëzve të zakonshëm që u është kërkuar të sakrifikojnë rehatinë dhe çrrënjosin jetën e tyre, përpjekjet autentike në domethënien e natyrës njerëzore. Shkrimtari shqiptaro-amerikan, nga Qeparoi i Vlorës, Petraq Janko Pali, rradhitet si mbështetës në themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, duke qënë për dy mandate në Kryesinë e saj. Ai është biri i eruditit e mësonjësit të Shquar të Bregut të Detit,”Mësuesit të Popullit” Janko Pali. Altruist në thelb, shkrimtar profilik, mjaft popullor, ai njihet si autor produktiv, i përkushtuar, pasionant, vecanërisht në rradhët e krijuesve shqiptaro-aemerikanë. Autor i dhjetra vëllimeve me poezi, prozë dhe publicistikë, nën kujdesin e tij hulumtoi e botoi dorëshkrimet në tre vepra të Atit të Tij, eruditit Janko Pali, dhurata të cmuara historike e vlera kombëtare, shërbim i cmuar, historisë e kombit. Prof. dr. Selaudin Velaj, aktivist i shquar i cështjes kombëtare, kontributi akademik e krijues, realiteti dhe përvojat jetësore, bashkëpunëtor i drejtëpërdrejtë prej mëse 30 vjetësh i At’Arthur Liolinit, klerikut të nderuar e pasardhës i Fan Nolit, kanë formuar tek Dr.Velaj, portretin e njeriut, që janë mishëruar, ndershmëria, dinjiteti, bujaria dhe fisnikëria. Me këtë rast dua të përcjell emra të tjerë të zërit intelektual e krijues, figura të njohura të letrave shqipe, mbështetës dhe anëtarëve të Shoqatës që me themelimin e saj:poetin martir të Demokracisë Viktor Martini, Prof. dr.Thanas Gjika, shkrimtarin Spiro Gjikondi, poetja Julia Gjika, Genc Leka, poetja bilingual e vlerësuar nga kritika amerikane, Sidorela Risto, Kreshnik Ndreu, poeti i dhimbjes e atdhedashurisë, Lek Gjoka, Marash Mali, Tom Paloka, Nikolin Markaj, Ferhat Ymeri,etj.
Të gjithë këta autorë në unitet mendimi e ideje, shënuan kthesën e parë historike në hyrje të shekullit të ri-pikërisht në vitin 2001-themeluan Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në përputhje me Ligjet amerikane, shoqatë jofitimprurëse, me President, ideaotorin, i konsideruar tashmë themeluesi i saj, Prof. Gjekë Marinaj e Kryetar i Kryesisë së Parë të SHSHSHA-së, shkrimtarin e shquar Naum R.Prifti, sekretar: Sami Milloshi, publicistin e mirënjohur herët në median shqiptare dhe poet. Me kontribut përkushtues e konstruktiv me opinione dhe mendime, i apasionuar pas letërsisë, vecmas në gjininë e poezisë, Sami Milloshi është autor i disa librave me poezi në shqip dhe anglisht, të vlerësuara nga kritika e kohës shqiptare dhe amerikane. Ndërkohë Milloshi ka hedhur idenë se historia e letërsisë shqipe duhet të rishkruhet mbi bazën e vlerave letrare, ashtu si në botën e qytetëruar.
Luigj Cekaj, djaloshi shkodran, në moshë të njomë u përball me njollën absurde e të prekurve politikisht, persekutimin dhe arrestimin, si biri i të arratisurit politik, Kolë Cekaj. Pasionant dhe dashamirës i letërsisë, mundësia për të botuar i jepet vetëm me ardhjen e demokracisë. Ka kontribuar si redaktor i poezive në gazetaën “Besa”, Shkodër. Emigron në Amerikë me statusin e emigrantit politik, autor i disa vëllimeve me poezi dhe punoi për revistën “Trojet Tona”, aktualisht punon në revistën “Jeta katolike”,organ i Kishës Katolike Shqiptare,”Zoja e Shkodrës, Hardsdale, Neë York. Anëtar i Shoqatës dhe sekretar i saj. Në mbledhjen e parë të Shoqatës do të vendosej për zgjedhjen e Kryesisë së re njëherë në cdo tre vjet e më pas në cdo dy vjet. Nga viti në vit anëtarësimet në Shoqatë rriteshin, reputacioni i saj forcohej e maturohej, me besimin se individi krijues është arbitri kryesor i zërit krijues letrar, intelektual, qytetar e shqiptar.Cdo anëtar ka lidhje të drejtëpërdrejtë ndaj parimeve që udhëheqin Shoqatën, bazuar në mendimin e vlerën, krijimtarinë e korifejve të letrave shqipe në dy kahjet e Atlantikut, trojet shqiptare e tokën amerikane. Në raport me vitet duke njohur vetëm ngjitje e progress, kryetar i Shoqatës u zgjodh Ramiz Gjini, në dy mandate dhe me tërheqjen e Prof. Gjekë Marinaj si President Nderi i Shoqatës, u zgjodh, poeti dhe publicisti i mirënjohur nga Presheva, Adnan Mehmeti, figurë emblematike e dominuese e Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, status që vazhdon aktualisht. Z.Adnan Mehmeti është autor i disa librave me poezi në gjuhën shqipe, angleze, me aforizma dhe publicistikë, fitues i disa cmimeve kombëtare e ndërkombëtare, jeton e punon prej vitit 1995-së në SHBA-ës. Poeti e Publicisti, Mehmeti, konceptin filozofik për jetën, e ka kthyer në parim jetësor e krijues. Ai mendon se nuk mjafton vetëm të jetosh, jeta matet me vepra. Lum ata që bëjnë vepra. Vepër nuk është vetëm të botosh libër. Vepër është të mbjellësh pemë para shtëpisë për ta gjelbëruar qytetin dhe t’i japësh kuptim e shpresë asaj. Puna e shkrimtarit është e lidhur me librat,-shprehet Mehmeti. Në fëmijëri ka lexuar për Fan Nolin, gjithmonë e mundonte kurreshtja se ku kishte lindur, Noli ynë. I apasionuar dhe dashamirës i veprës së Nolit, -Mehmeti studioi në Universitetin e Prishtinës, mësoi jetën dhe veprën e tij. Ka brengën, që herë -herë e trondit, për vendlindjen; Se kujt i takon Lugina e Preshevës. Deri kur kështu?!-pyet poeti, brengë që e ndan me bashkëkombësit, familjen, në poezitë e librat e tij. Nën presidencën e z.Adnan Mehmeti, Shoqata ka pasur rritje në anëtarësim dhe krijimtari në nivel të admirueshëm artistik e krijues, aktivitete të ndryshme me taban historik, kombëtar, atdhetar e letrar. Nga sukseset më simbolike e historike, nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Mehmeti, është dalja në dritë e revistës “Pena” , organ letraro-artistik, kombëtar e historik. Aty pasqyrohen shkrime letrare, poezi, tregime, dhe publicistikë, nga autorë të ndryshëm, anëtarë të shoqatës, komunikimi me lexuesin dhe dashamirësit e letrave shqipe, në evoluimin modern të penave poetike dhe prozë. Revista “Pena’ gjendet në Bibliotekën Amerikane, në atë të Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, dhe Bibliotekën e Kishës Autoqefale Shqiptare e Shën Gjergjit, e Fan Nolit, Boston.
Në vazhdën e traditës, dy mandate rradhazi si Kryetar i SHSHSHA-së ka qënë poeti dhe prozatori Dalan Luzaj, djali i vetëm i Prof. Isuf Luzaj, një nga personalitet më të shquara të nacionalizmit në Shqipëri, kulturës shqiptaro-amerikane, bashkëthemelues i Partisë Social-Demokrate me Musine Kokalarin dhe Kastriot Mucon, poet, mësonjës e filozof. Shkrimtari e poeti Dalan Luzaj karakterizohet nga mirësia e paqja shpirtërore, pjekuria e fisnikëria intelektuale e qytetare, i heshtur, tejet modest, i ngrohtë në komunikim, njerëzor e shoqëror, shpërthyes në pikat kulmore të situatave të ndryshme të farsave sociale e historike, i kursyer në ndërtimin e strukturës poetike dhe përsosmërisë së artit të bukur e të vështirë poetik. Dalan Luzaj, autor i disa vëllimeve me poezi e prozë, hulumtues dhe mbledhës i veprës së Atit, i 12 vëllimeve filozofike, nën titullin “Kujdesi i Bletës”, etj, vazhdon të mbajë figurën dhe trashëgiminë e penës së tij.Pena krijuese e Dalan Luzajt ecën me të njëjtin ritëm e kredibilitet të cmuar, të freskët, figurë model për brezin e ardhshëm, kohën, kujtesën, historikun e kombit e letrave shqipe në Diasporë. Po sjell në vëmendje kontributin e Nënkryetarit të Shoqatës, për disa mandate e poetit e prozatorit, Mëhill Velaj, nga Peja e Kosovës, me banim në Stamford, Connecticut. Është anëtar i Shoqatës me themelimin e saj, dashamirës, enthusiast e optimist i artit e letërsisë, nuk kursen talentin, kontributin krijues e intelektual, aktivist e shpirtëror, filantropist në botimin dhe përjetësimin e veprave krijuese. Autor i dhjetra librave me poezi, në gjuhën shqipe, angleze, frënge e rumune, me prozë; në gjininë e tregimit e romanit dhe publicistikë. Shkruan herë pas here në shtypin shqiptaro-amerkan,gazetat “Illyria”, “Dielli”, ” Bota sot” SHBA, Shqipëri e Kosovë, “Fjala e lirë“, Londër , ëebsite e forume bashkatdhetare në internet. Ajo cfarë e bashkon poetin, prozatorin dhe publicistin Kostaq Duka me SHSHSHA-ë dhe kolegët e tij, është tematika që trajtojnë në veprat e tyre, dhe padyshim Duka mbetet autori që i jep formë letrare-artistike e mendim filozofik në gjini të ndryshme; tradicionales, qytetares, sociales, dashurisë, mallit, kuptimit për jetën, vepra që identifikojnë vlerat e vërteta, shkrimtari që jeton brenda detajit artistik.Kostaq Duka i diplomuar për Shkenca Politike Juridike, dega filozofi-është nga pionerët e parë të gazetarisë e publicistikës shqiptare me reportazhe, kolumna, opinione në gazetat e Korcës e të Tiranës. Për dy mandate ka qenë Sekretar i SHSHSHA-së. Shkruan rregullisht në gazetat; Iliria, Dielli, Fjala e Lirë, Londër, Korca, Devolli etj.
Në mesin e shkrimtarëve në ekzil, anëtar i hershëm i SHSHSHA-së është shkrimtari dhe publicisti Pierre Pandeli Simsia. I lindur në qytetin antik të Beratit, në familje autoktone, intelektuale e qytetare beratase, e njohur në fushën e farmaceutikës. I diplomuar për ekonomi-financë, ai u dashurua me muzikën e letërsinë në adoleshencën e hershme. Autor i disa librave në prozë e publicistikë, romancier, shkrimtar profilik, shtjellon tema të ndryshme së; fëmijëria nën diktaturë, dramat sociale, zakonet e tradita, emigrimi, shtjellimi i dukurisë së gjakmarrjes, etj, janë pjesë e rrëfimeve të autorit. Prej vitit 1997-ë jeton, punon e krijon në Neë York.Është aktiv në artin e kulturën shqiptaro-amerikane, prodhimtar në letërsi e publicistikë, boton në median shqiptare, Diasporë e libra. Për krijimtarinë e tij është nderuar me disa çmime, në SHBA, si: “Pena e artë”, “Petro Marko” etj. Për këto merita, ai është zgjedhur sekretar i SHSHSA-së, në dy mandate.
Në Letërsinë post-komuniste të Diasporës aderojnë figura të njohura të letrave shqipe.
Në Letërsinë post-komuniste të Diasporës, e cila tashmë është grupuar në SHSHSH-ë aderojnë figura të njohura të letrave shqipe; Poetja dhe Publicistja Iliriana Sulkuqi, autore e dhjetra vëllimeve me poezi, në gjuhën shqipe e angleze, kritikë letrare e publicistikë, një mandat, Nën/Kryetare e Shoqatës, e shpallur Ambasadore e Paqes. Poeti e Prozatori Fatjon Pajo, autor i disa librave me poezi, romane e tregime, në gjuhën shqipe e angleze, i vlerësuar me Cmime kombëtare, Pena e Artë në Atdhe e Diasporë. Tema me drama sociale e traditicionalja e kanë bërë Fatjon Pajon shkrimtar dhe poet bilingual në gjuhën shqipe e angleze, i admiruar e kërkuar në qarqet letrare të Diasporës e trojet shqiptare. Shkrimtarja simpatike nga Mitrovica Teuta Shabani Toëler jeton e punon në SHBA-ës, bën pjesë në grupin e parë të autoreve femra të anëtarësuara në Shoqatë, autore e disa romaneve investigativë. Eleonora Gjoka Kosta apo Elko-vajza e valëve të Bregut të Detit, poete dhe studiuese e imazhit të gruas nga mitologjia në botën reale.
Autor i dhjetra romaneve, tematika që romancieri i afirmuar Vlash Fili shtjellon e trajton, është metamorfoza e një populli të tërë në diktaturë. Midis fillimit dhe fundit të romaneve të Filit, ekziston dinamika e përvojave të jetës në krijimin e formave të reja, lidhjen që iu bën personazheve, kalvarin e dhimbjeve, sakrificave, lidhjet e forta familjare, burgun, internimin, të cilin ai e ka provuar, Vlash Fili ia arrin qëllimit të bëjë të prekshmen dhe njerëzoren. Meritë të vecantë zë organizimi i Ditës së Letërsisë në Michigan, cdo vit në muajin e letërsisë, nga poeti, shkrimtari e Botuesi i Revistës KUVENDI në Diasporë, Pjetër Jaku, me mbështetjen e SHSHSHA-së, revistë ku konkurojnë vlerat letraro-artistike. Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, tashmë është bërë simbol epoke në Diasporë e njohur për aktivitetet e larmishme disa herë në vit, me tema të ndryshme nga arti, letërsia, tradita e temat sociale, histor8ike e atdhetare, gjithmonë në bashkëpunim me SHSHSHA-së.Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Skifter Këlliçi me biografi të pasur letraro-artistike, publicistike, gazetar sportiv e televiziv. Autor i njohur për krijimtarinë produktive, i përket muzeut historik të letrave shqipe mes dy epokave. Roland Musta poet e prozator, Bardhyl Mezini, poet e fabulist, Përparim Hysi, poet, esseist e prozator, Ivzi Cipuri, poet, publicist e diplomat, Klajd Kapinova studiues, kritik letrar, shkrimtar e publicist, Uk Lushi shkrimtar e publicist shqiptaro-amerikan, dalë nga gjiri i luftës së UCK-së, Rita Saliu poete, luftëtare dhe veprimtare e shquar e cështjes së Kosovës, e nderuar me Certefikatën e Mirënjohjes nga ish-presidenti Bamir Topi, Tom Mrijaj studiues, monografist, esseist, shkrimtar e publicist, Shpresa Vrana romanciere dhe esseiste trajton temën e gruas, Yllka Filipi, shkrimtare bilinguale, në gjuhën shqipe, spanjolle e angleze, e vlerësuar nga kritika e kohës si zë unikal në letërsinë moderne shqiptare. Anton Ceta,poet, shkrimtar, kritik letrar e studiues, Pal Ndrecaj, shkrimtar, esseist e kritik letrar, dr.Adem Harxhi, seksolog e publicist, autor i disa librave, Dedë Elezaj poet e filantropist i Shoqatës, Makfire Canolli poete, Sabije Veseli, romanciere bilinguale në dy gjuhë; shqip e anglisht, poetë e krijuesë; Ramiz Mujaj, Aulona Goxhaj, Këze Zylo, Gjeto Turmalaj, Ndue Hila, Guri Stefani, Skënder Kodra, poeti e pikturisti, Nexhat Imeraj, Eduard Dilo, Margita Markaj, Isuf Grejcevci, etj.
Brenda e jashtë SHSHSHA-së jetojnë, punojnë e shkruajnë në ekzil figura të shquara të letrave shqipe; Shkrimtari e poeti Petraq Risto, shkrimtari, poeti e publicisti Roland Gjoza, shkrimtarja e gazetarja e shquar, Elvira Dones, Shkrimtari i Shquar Fatos Kongoli, bën jetën mes Amerikës, Europës dhe Shqipërisë, poeti prozatori dhe kritiku letrar Vaid Hyzoti, shkrimtari e poeti i mirënjohur Thani Naqo, shkrimtari e publicisti Agim Bacelli, poeti i talentuar, martir i demokracisë, Alfons Grishaj, ”, poetja e talentuar Elinda Marku, publicisti e akademiku Shpëtim Nazarko, poeti i shquar i vargjeve lirike shqiptare Nexhip Ejupi, poeti e publicisti devolli, Luan Kalana, poetët Hekuran Miraka, Genci Kastrati, Sami Gjoka, Valbona Dardha, Aida Dismondy-i, Vasil Makoci, Monda Hamitaj Vera Kurti, etj. Ndihmesë dhe mbështetje ee admirueshme e historike, të Federatës Pan Shqiptare Vatra nga dr.Gjon Bucaj dhe Editori i gazetës Dielli, publicisti i mirënjohur Dalip Greca, ndihmesën e mbështetjen e dr.Anna Kohen, Presidente e Shoqatës”Motrat Qiriazi”, bisnesmeni e filantropisti Zef Balaj, ndihmesa dhe mbështetja Prof.dr Fatmir Terziut në botimin dhe lëvrimin e letërsisë në ekzil,nëpërmjet, “Fjala e Lirë”, ndihmesa e artistit piktor, i kudogjenduri Astrit Tota e artisti aktor Shaban Lajci, gazetarit Beqir Sina, etj.. Në Amerikën e Veriut, jetojnë, punojnë e krijojnë në Kanada, njerës të shquar të letrave; dramaturgu, shkrimtari, eseisti, poeti e kritiku, Prof. Vangjush Ziko, poetja e talentuar Majlinda Bashllari, poetja Sose Dumani, shkrimtari, prozatori i talentuar, i mirënjohuri, Faruk Myrtaj, Shkrimtari dhe poeti i mirënjohur Kristaq Turtulli, shkrimtari, publicist e eseisti Vangjush Saro, shkrimtari e publicisti Nexhip Bashllari, shkrimtari për fëmijë Janaq Pani, Sillo Mucko, etj.
Sot Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon e mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë, që identifikojnë Letërsinë Postkomuniste të Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj. Letërsia Post-komuniste e Diasporës dhe SHSHSHA-së sjellin zbulimin e zërit të veçantë e veprave të Rilindjes, shpirtit shqiptar, shqiptaro-amerikan e krijues të letrave shqipe, ideve të artit si frymëzim shpirtëror, dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes, formimit fizik e intelektual, shprehin më së miri të vërtetën universale të artit ekspresiv për individin e shoqërinë. Në dashuri, në art, jetën social-ekonomike-politike njeriu është gjysma, gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij. Jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme, në mbrojtje dhe integrimi të vlerave kombëtare, gjuhës shqipe, traditës, kulturës, letrave shqipe e historisë–mesazhin e dashurisë njerëzore, njehsojmë identitetin kombëtar shqiptar në formë e përmbajtje.
Postscriptum
Më 14 shtator 2013, në mesditë, në një nga sallat e Librarisë të qytetit Stamford në Connecticut, USA , organizoi takimin zgjedhor Shoqata e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë e zgjodhi Kryesinë e re;
President –Poetin e Publicistin, Adnan Mehmeti
Kryetare-Shkrimtaren e publicisten, Raimonda Moisiu
Nën/Kryetar –Shkrimtarin e Kritikun, Pal Ndrecaj
Sekretare –Shkrimtaren e poeten, dr.Yllka Filipi
Anëtarë-Romancierja Sabije Veseli, poeti Ramiz Mujaj
Hartford CT USA
Tetor 2013