Leke Gojcaj nga Nju Jorku: Uroj qe te mos e kete rrezuar dora e njeriut shtatoren e Nene Terezes!/
Uroj qe te jete shkak teknik ai i rrezimit te shtatores se Nene Terezes ne Mitrovice, i ka thene editorit te Diellit, atdhetari Leke Gojcaj permes linjes telefonike. Nene Tereza na bene krenare ne shqiptaret se i perket gjakut tone arberor. identifikimi i Kombit me kete simbol na ben vec nder. Kjo ishte arsyeja qe se bashku me vellaun Pashkun, me mbeshtetjen e familjes, ne sponsorizuam keto shtatore ne trojet amtare. E kemi vendosur ate ne Malesi, Mitrovice, ne Prishtine, ne Struge, ia kemi dhene z. Elmi Berisha per ne Kline, e kemi vendosur ne NY, Detroit, po per te njejtat qellime.
Kurre nuk e coj ndermend se eshte dore njeriu ajo qe e ka rrezuar shtatoren, aq me pak dore shqiptari. Nuk mendoj se egziston nje arsye e tille. Lus Zotin qe te jete arsye teknike. Une shpresoj qe Kosova dhe vecanerisht Mitrovica, ta rivendose ate ashtu sic ishte. Jam plotesisht i njemendet me mesazhin e don Lush Gjergjit, ka perfunduar pronncimin e tij per gazeten DIELLI, Leke gojcaj.
KRONIKA
MITROVICË- Mbrëmë pas mesnatë është rrëzuar shtatorja e Nënës Terezës, që gjendet në qendër të qytetit të Mitrovicës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga banorët dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje. Por drejtues të policisë ende nuk janë të sigurt nëse busti është rrëzuar vetë apo është rrëzuar nga dikush.
Policisë dhe banorëve të shumtë i është bashkuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilët e kanë rikthyer bustin. Bahtiri ka thënë se komuna shumë shpejt do të bëjë një bazament më të fortë për bustin që kjo gjë të mos përsëritet.
Shenim yne: Busti Nene Terezes ne Mitrovice eshte dhurate nga vellezerit patriote Lek dhe Pashko Gojcaj,qe jetojne ne SHBA, te cilet kane bere aq shume per shenjtereshen shqiptare aq sa nuk kane bere bashke Shqiperia dhe Kosova. Ata e vendosen kete shtatore ne Mitrovice, Struge, Tuz, Prishtine, New York, Detroit etj. Eshte pergjegjesi e organeve te pushtetit lokal dhe policise qe nuk kane arritur te parandalojne rrezimin e shtatores.