• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të trashëgosh me Ligj Kulturën Shqiptare …

November 25, 2017 by dgreca

1 Marjana BulkuNga Marjana BULKU/1 Ruki

Këtë faqe historike po e shkruan Dr Ruki Kondaj me Laura Albanezen në Ontario  të cilat përmes një solidariteti femëror , funksional arritën të bëjnë bashkë si kurrë ndonjëherë parlamentin e Ontarios me komunitetin shqiptar në Kanada përmes një pune profesioniste në grup të drejtuesit të medias Pasqyra Shqiptarë, padyshim ndër mediat më të mira në diasporë, Iliaz Lokut, Ramazan Këllezit dhe tërë Bashkësisë shqiptaro-kanadeze që në cdo hallkë të këtij zinxhiri të gjatë pune demostrojnë vlera. Të sjellësh komunitetin në Parlamentin e Ontarios nuk është një proces i lehtë, mbart me vete hapa dhe punë që vetëm një grua e rrallë si Dr.Ruki Kondaj mundet të realizojë, me vizionin dhe objektivat, me këmbëngulje dhe vullnet të hekurt , me debat dhe refleksion, por gjithmonë pa u ndalur ajo din t’ju dalë sipërmarrjeve të saj në krye. Dhe kush jeton në vende të mëdha e din se sa kosto ka kjo për një grua që është edhe amvisë njëkohësisht. Pa folur për lodhjen(një labe si ajo e sfidon tej lodhjen)por duke u përpjekur të bëjë rreth vetes miq e bashkëudhëtarë, mjeshtra dhe artistë dr .Ruki Kondaj ka arritur të ndërtojë një marrdhënie të rrallë me Parlamentin e Ontarios, kjo duket në vullnetin e tyre pozitiv në këtë partnership me komunitetin shqiptar. Si ndodhi ky femomen; së pari Dr. Kondaj ndërtoi një grup serioz ku televizioni, intelektualët dhe mërgatat e vjetra kishin rol esencial. Së dyti autorësinë e projektit po e sipërmerrte në partnership me një shoqatë ,SHBSHK me reputacion dhe histori gjurmëlënëse. Dhe së treti akumulimi i vlerave më të mira të komunitetit që jeton aty ;në art, në kulinari, në shkencë ,etj e sjell në pikën më të lartë projektin me shqiptarë që në këtë rast ka kryefjalë trashëgimninë. Dhe në fakt kur shikon Ana Goljen tek këndon dhe prezanton rrjedhshëm në mend më vjen Vaçe Zela, kur shikon dhe shijon produktet Adi e Bruna Brari ,në mend më vjen një falenderim special për këto miksazhe arti muzeale të ngrënëshme që prodhohen vetëm nga ATA,kur dëgjon Rudin Lengon të luajë mjeshtërisht në pianon e thjeshtë më vjen ndër mend Ibrahim Madhi që të madh e bëri arti por edhe trashëgimnia  e talentit artistik tek nipi. E pra duket se endesh nëpër një mozaik që rritet e rritet sa herë që Ruki Kondaj e Laura Albaneze çelin dyert e Parlamentit të Ontarios. Miq me shqiptarët e Ontarios tashmë janë edhe deputetët Brad Durguid, Yvan Beker, Shefik Qadri i cili me humor përsërit se po kërkon rrënjët e tij të lidhjeve me Kadarenë bazuar nga ngjashmëria e mbiemrit. Ata janë mrekulluar nga forca e jashtzakonshme persistuese e pathyeshme e Dr Ruki Kondaj për ta sjellë me ligj trashëgimninë kulturore shqiptare në botën e lirisë kanadeze. Dhe aktet po tregojnë se sa e thellë është gjuha jonë, kultura jonë, historia jonë kur rrojnë në liri. Kjo është pavarësi legjitime që i shkon përshtat çdo valëvitje flamuri e mërmëritje himni sepse thellë thellë ka kontribute e projekte që më së fundi kanë strehë “Shtëpinë e Shqiptarit ” për të cilën janë dhuruar aq shumë të holla bujarisht në trashëgim të Bujarisë.

Pasditja e 20 nëntorit 2017 i foli shqip Parlamentit të Ontarios me zërin edhe të shpirtit të sopranos Inva Mula.Interpretimet e saj janë me rrënjë të thella në kulturën shqiptare , traditën e saj ku Avni Mula e Nina Mula hodhën rrënjë me krijime , vepra të paharruara. Zëri i Invës nuk është vetëm zëri i saj, është një kor zërash që vjen nga e shkuara e saj, ndalon në fëmijëri, shtegëton në liri duke i dhëne emër Shqipërisë së vogël, të izoluar,është një zë që këndon në të gjitha gjuhët e botës, jeton nëpër shtatë nota dhe i flet çdo shpirti duke i përlotur.Zërit të Invës iu bashkua Laura Albaneze …e si të mos ?!…kur këndonte “Moj e bukura More” aty ku nis drama e ikjes, ajo dramë e trefishtë që përjetohet këtej dhe andej por që më

fort e vuan Atdheu i zbrazur… Zërit të Invës iu bashkuam edhe ne me “Lule Borë” këtë kompozim të Simon Gjonit që përmbyll festat , gëzimet, tryezat tona me larminë e ngjyrave e të lumturive që lulzojnë kur mblidhemi bashkë. Prezenca e Inva Mulës në Parlamentin e Ontarios ishte një tjetër akt historik ku një emër nga ku arti shqiptar lind dhe buron vazhdon ti dhurojë art e mirësi kauzave shqiptare kudo janë. Sa herë që shkruaj për ditët kuq e zi në Ontario mendoj Ambasadorin Ermal Muça , mikun e butë e të mençur se sa bukur por edhe e vështirë është të jesh në krah të një komuniteti kaq cilësor që nuk ndalon drejt cilësisë duke u bërë lider në mbrojtjen dhe trashëgimin e vlerave në  mbarëbotën shqiptare brenda dhe jasht Shqipërie.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: kulturën shqiptare, Marjana Bulku, Ruki Konda, Të trashëgosh me Ligj

KANADA : Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Toronto

November 30, 2015 by dgreca

“ Më shum sot se kurre na keni bërë ne Shqiptarve të Torontos të ndjehemi krenar … Ishte një mrekulli Manifestimi kuq e zi në Kanada – me rastin e 28 Nëntorit”/
Beqir SINA New York/
TORONTO CA: Manifestimi kuq e zi në Kanada – me rastin e 28 Nëntorit – ngjarjes më të madhe të shqiptarëve në mbarë botën – për shqiptarët e Kanadas – kulmojë, mbrëmë me spektaklin e 28 Nëntorit – shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – Ditës së Flamurit.
Në sallën e sporteve Air Canada Centre, kur në fillimin e saj dhe mespushimin e lojës së skuadrave të basketbollit, në ligën e parë të NBA-s, Toronto – Raptors, kundra skuadrës Phoenix – nga Arizona, doli para publikut në pallatin e sportit, edhe grupi i vallëtarve shqiptar “Shqiponjat e Vogla”(Little Eagles) dhe ikona e valleve popullore shqiptare, Liliana Cingu, udhëhequr nga koreografi i talentuar Ramazan Këllezi , si pjesë e natës Trashëgimisë Shqiptare!” në Kanada.
 Sipas njoftimeve në rrjetin social facebook festa e shqiptarëve në Kanada u shoqërua me këtë spektakël të veçantë. Mbasi në fillim të ndeshjes, 14 fëmijë shqiptarë veshur me bluzat kuq e zi dhe shqiponjën dykrena në gjoks – shoqëruan dorë për dore, lojtarët e të dyja skuadrave, gjatë këndimit të hymnit duke na përfaqësuar me fanellat kuq e zi.
Kurse, shkruajn ata në rrjetet sociale, me këtë rast si e cekëm edhe më lart në mes të lojës, pushimin 15 minutësh, grupi i vallëtarve “Shqiponjat e Vogla”, nga Toronto, performojnë Vallen e Rugovës me kostumet Shqiptare në këtë eveniment shumë të rëndsishëm për kombin tonë, ku në mesin e 26,000 shikuesve, u shënua edhe në Toronto “Dita Kombëtare e Shqipërisë” 28 Nëntori 1912.
 Presidentja e nderit Dr. Ruki Kondaj, ka shkruar në statusin e saj në rrjetin social facebook :”Falenderim pa fund organizatorit Bujar Zejnullahu për këtë natë të paharruar në Air Canada Center, që shënoi kulmin e Festimit të Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Toronto, Ontario, me pjesëmarrjen e mjeshtres së madhe Liliana Cingi, Shqiponjat e vogla të drejtuara nga Koreografi i mirënjohur Ramazan Kellezi.Përfaqësuesve nga shoqata e Torontos e Hamiltonit , bashkëatdhetarët të shumtë, ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, shkëlqesia e saj Elida Petoshati, Pasqyra Shqiptare me producentin Ilir Lena etj” shkruan Kondaj..
  Denisa Ndoka në të njëjtin status ka shkruar se “ Më shum sot se kurre na keni bërë ne Shqiptarve të Torontos të ndjehemi krenar … Ishte një mrekulli të shikosh këtë simbol të valleve tradicionale shqiptare me këto yje të vegjël që ndriconin kuq e zi në atë sallë madhështore..Ju falenderojm përzemërsisht të gjith ato që na mundësuan të përjetonim këto ndjenja… Rrespekte”
 Kurse, Vlora, shkruan se “ Sa krenari me i pa gjithë këto aktivitete të shqiptarëve në një vend aq të hapur siç është Kanadaja. Është kënaqësi kur të ipet mundësia me i shpalos vlerat kulturore të vendit të origjines në vendin e dytë ku zhvillohesh. Urime festa e shumë sukese te tjera. Te lumte Bujar Zejnullahu!”

Filed Under: Mergata Tagged With: Aida Lumi Bejte, festoi Pavaresine, Ruki Konda, Shoqata Kanadeze

DY BETEJAT E FITUARA TË AIDA (LUMI) BEJTE

August 15, 2013 by dgreca

Historia e shqiptares me karakter të fortë në Toronto,që fillimisht i ofruan pozicionin e një pastruseje në një Institucion financiar, por që me vullnet dhe pasion shkollimi ajo i gjeti “çelsat” për të hapur kështjellën e mbyllur kanadeze. Pozicioni më i fundit i vajzës nga Peqini:Drejtoreshë e Financës për Amerikën e Veriut në një kompani me buxhet rreth 200 milion dollarë./

 Nga Ruki Konda & Dalip Greca/

 Aida Bejte (Lumi), vajza nga Peqini, që jeton në Toronto(Kanada) është një grua me karakter të fortë, që nuk di të tërhiqet në përballje me jetën, edhe kur ajo, jeta, përpiqet ta sfidojë. Fillimi i saj në Toronto ishte paksa ironik, asaj, ish studentes së shkëlqyer të Ekonomikut, i duhej që të bënte punët e pastruses në një institucion financiar, ku paguhej sa për bukën e gojës. Kërkesave për një punë më afër profesionit, i përgjigjeshin”Je e mbikualifikuar”, ose ”Nuk keni eksperiencë kanadeze”! Po ku ta merrte eksperiencën kanadeze Aida, në Shqipëri? Por ajo nuk u tërhoq, krahas punës së rëndomtë, fillimisht ndoqi kurse shkollimi dhe kualifikimi për konvertimin e diplomës, që të njihej e barabartë në nivelin e  “Bachelor of Commerce” me universitetet Kanadeze. Pastaj ndoqi studimet e mëtejshme dhe fitoi titullin/ licensën për kontabilist i pavarur në fushën e Kontabilititetit Drejtues (CMA-Certified Management Accountant designation). Beteja për shkollim nuk mbaroi aty. Ajo nuk ndjehej e plotësuar në profesion pasi që kur ishte në Tiranë e kishte ëndërr të kryente një Master në një Universitet prestigjoz. Dhe kështu aplikoi dhe pati fatin mes shumë konkuruesve të pranohet dhe të kryejë studimet për Master Ekzekutiv (Executive MBA – Master of Business Administration) në një nga shkollat më te mira te bisnesit ne Kanada, tek “Ivey School of Business”. Dhe ajo, vajza me shumë ëndrra, që iu afrua pozicioni i pastruses në një institucion financiar, falë zotësisë, vullnetit dhe pasionit për shkollim,e gjeti celësin si ta “pushtonte” kështjellën kanadeze. Pozicioni më i fundit që ajo ka kapur është ai i Drejtoreshës se Financës për Amerikën e Veriut për një kompani me buxhet rreth 200 milion dollarë.

Beteja tjetër me të cilën u përball Aida ishte përballja me sëmundjen. Ishte pothuajse 35 vjec kur në një ditë të bukur Gushti, një ditë para se djali t’i bëhej 4 vjeç, shkëputet nga puna për një takim te zakontë tek mjeku gjenekolog. Dhe aty mësoi se në trupin e saj kishte kancer, po, po, kishte atë sëmundjen e tmerrshme, por sërish nuk u dorëzua. Ndiqni intervistën që i morëm Aidës:

Pyetje: Aida, si do ta prisje intervistimin nga gazeta më e vjetër në botim e botës Shqiptare”Dielli” që botohet Amerikë prej 104 vitesh?

Aida Lumi Bejte– Thellësisht e nderuar dhe njëkohësisht ndjehem shumë e vogël krahasuar me dritën e Diellit dhe ngrohtësinë e Vatrës.

– Cfarë e lidh Aidën me Vatrën? Keni pasë dikë që ka pasë aktivitet në organizatën më jetëgjatë shqiptare”Vatra”?

Aida– Më lidh emri i tim ati, Hamit Lumi. Gyshi im i mëncur, ndjesë pastë, Kadri Lumi, në kujtim dhe nder të xhaxhait të tij, patriotit Hamit (Çela) Lumi ia vuri këtë emër babait tim. Hamit (Çela) Lumi, i lindur në Vermik të Vlorës në vitin 1869, dhe më pas diplomuar në Janinë, pasi u kap dhe u burgos nga perandoria Osmane për shkak se jipte mësim shqip ku të mundej, ne fshatra të Vlorës, në qytet, madje dhe në burg (me abetaret që ia sillte miku i tij Hasan Prishtina), më 1912 u largua për në Boston ku deri në fund të jetës së tij u bë pjesë e pandarë e Diellit dhe Vatrës duke lëvruar çështjen shqiptare.

 – Kush është Aida?- ju lutem një prezantim për lexuesit e Diellit(Te plotë do ta lexoni në Diellin e printuar)  

Filed Under: Interviste Tagged With: Aida Bejte Lumi, dalip greca, interviste me, Ruki Konda

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT