• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U përcoll me nderime nga Komuniteti Shqiptar Rukie Ndreu- ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare në Yonkers, New York

April 4, 2016 by dgreca

Qofsh për herë në paqe mikja jonë e mirë Rukie Ndreu!/

Nga Mimoza Djaçi – Garfield – NJ/ Rukie Hoxha – Ndreu, u lind në Tropojë, në vitin 1940, në një familje të shquar për patriotizëm, atdhetarizëm, dhe e njohur në Malësinë e Gjakovës, dhe në të gjitha trevat shqiptare. Ajo, rrjedh nga familja e njohur Hoxhat e Tropojës.
Rukija, megjithëse e re, e vazhdojë traditën historike të familjes, dhe  së vendlindjes së saj – edhe në Derën e Madhe, të patriotizmit shqiptarë, tek familje Ndreu e Dibrës, familja e Elez Isufit dhe Suf Xhelilit. Shtëpinë, ku kaloi edhe pjesën më të madhe të jetës së saj – për afro 60 vjet nga 76 vjet të jetës së saj deri sa edhe vdiq këto ditë në Yonkers Nju Jork, e rrethuar nga vëllai Elezi, dy djemtë, me  nuset e tyre, dhe plot nipa e mbesa.
Rukia – ishte dhe mbeti deri në vdekje, një grua fisnike, qëndrestare e madhe, trime, burrnesh e thjeshtë dhe e ndershme, e cila jo vetëm në atë kohë me nënën e saj Vocërr Hoxha, që dalloheshin të ishin kundërshtare të regjimit, por edhe pas 90’ ajo dhe nëna e saj, së bashku me bashkëvuajtëset, në kapmet e interrnimit, u bënë të parat, që iu bashkuan Partisë Demokratike, dhe shoqatatve të ish Përdjekurve politikë, në Shqipëri, pjesë e së cilës isha edhe unë autore e këtij shkrimi.
Ajo në kohë e lëvizjeve të para për liri e demokraci në Tiranë, në vitin 1992, udhëhoqi dhe mori pjesë në Forumin e Grave të Presekutuara , qysh në themelimin e saj – Duke u bërë edhe protagoniste dhe frymëzuese e lëvizjes së  grave të presekutuara, në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, së bashku me bashkëvuajtset e veta – shoqet e saj që vinin edhe ato nga burgjet politike, dhe kampet e interrnimit në Shoqatën e Grave të Presekutuara.
Kushdo, që pati fatin ta njohë atë, nga kampet e interrnimit, me rradhë nga Kuçova, e deri në Tepelenë, Savra dhe Shtyllasi, e njohin Rukien Hoxha -Nderun, sidomos për virtytet e larta të saj, në karakterin e fortë.
Mbasi, ajo ishte edhe një Nënë e madhe, e cila  rriti me sakrifica dhe krenari dy djemtë e saj – Kastriotin dhe Shkelzenin, dy fëmijët e saj si dy pllumat, edhe nëpër kampet e interrnimit, e të vujatjeve të pa fund të regjimit  të Enver Hoxhës, së bashku me burrin e saj, edhe ai tashmë i ndjerë, Xhaferr Ndreun.
Ajo fare e re, shkoi nuse nga njëri kamp internnimi – Savra me barangat me kashtë në kampin e të interrnuarve në Shtyllasin, për krijuar jetën e saj në atë kohë, duke u martuar me Xhaferr Ndreun të birin e Beshirë Ndreut , djalin e Sufë Xhelilit dhe- nipin e Elez Isufit “Arshushës së Malit”, si kanë thirrur burrat e këtyre anëve.
Mirëpo, Rukien, do t’a kujtojë gjatë së sëbashku me të, dhe shoqet e saj e të mijat njëkohësisht, qysh në fillimet e angazhimit tim pranë shoqatës së ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë, më tërhoqi komunikimi me miken time të mirë Rukie Ndreu.
   Ajo ishte e dashur e gojë ëmbël me të gjithë.
Të gjithë i donte, i afronte, i këshillonte e i dëgjonte me vëmendje pavarësisht moshës që kishin. Ishte grua me karakter të rallë, vitale që diti të përballojë me guxim hallet e jetës, internimet, burgjet e familjarëve dhe arratisjen e djemve Kastriotit, Shkelzenit e vëllait të saj Elezit.
E heshtur por kryelartë, e krenare si malet e shqipes. Po të njëjtin mesazh dashamirës merte Rukia nga çdo grua apo vajzë e persekutuar politike që takonte e bashkëpunonte me Shoqatën e Grave ish të persekutuara politike, ku ajo ju bashkua që në fillimet e saj. Pata rast të njoh nga afër edhe nënën e Rukies, stoike e me virtute të larta, kundërshtare e flaktë e rregjimit komunist njësoj si Rukia.
   Me ardhjen në Amerikë, pata rast ta takoj përsëri, vizituam edhe njëra tjetrën nëpër banesat tona. Vura re se u gëzuam të dyja kur u takuam, kujtuam sakrificat tona për demokracinë në Shqipëri, shoqet e hershme të shoqatës, kush jetonte, e kush jo, kujtuam ish të burgosurat politike Vera Dema, Marie Dvorani, Lili Mitrovica, e të tjera  aktiviste të flakta në mbrojtje të kauzës për liri e demokraci për shtresën ish të përndjekur politike të Shqipërisë.
     Kur Rukia ishte sëmurë e vizituam edhe në spital disa gra e vajza – anëtare të organizatës së gruas “Hope & Peace”. U prek kur na pa. U befasua dhe emocionua pa masë. Por nuk mund të qëndronim pa e takuar e dhënë kurajo për shëndetin mikes tonë të dashur e heroinës së heshtur Rukie Ndreu. I dhuruam një buqetë me lule të freskëta dhe një “Proklamatë Mirënjohje” për nder të punës së saj të palodhur për demokracinë në Shqipëri. Ishim së bashku me Dava Mirakën, ish e internuar politike.
    U përqafuan të dyja me mall, folën për familjet e tyre, fëmijët, jetën sot, e të kaluarën e hidhur nëpër internime. Njëra nga anëtaret e organizatës tonë amerikania Shawnee Motos që është motër medicinale ja vendosi “Proklamatën” dhe vazon me lule tek koka e krevatit.
      – Sa mirë – tha Rukia – ja këtu i dua që t’ju kujtoj edhe juve çdo ditë.
Donte të ngrihej për respektin tonë, por jo i thamë, se ulemi ne tek ty. Në këtë vizitë ishim edhe me kushërirën e saj, Mjafturie Daci, mbesë nga dera e madhe dhe e nderuar e Ndre-ve. Në spital afër saj gjetëm edhe Nexhin, nusen e njërit prej djemve – Kastriotit, i cili punon pedagog në një prej kolegjeve të njohura në New York. Edhe qeshëm pak aty sëbashku, edhe Rukia u mundua të buzëqeshë, paçka se sëmundja e vuajtjet e jetës e kishin lodhur shumë.
      Ndërsa sot, me dhimbje në zemër po përcjellim për në banesën e fundit miken tonë të dashur e të paharuar Rukie Ndreu. Mes luleve e kurorave të shumta mbi arkivolin e trupit të saj zuri vend dhe kurora me lule e organizatës së gruas “Hope & Peace”. U prekëm, derdhëm edhe lot. Lot dhimbje dhe respekti për nder të Rukie Ndreut, heroinës së heshtur shqiptare në mërgim.
      Në nderim të Rukie Ndreut e familjes së saj Hoxha e Ndreu kishin ardhur qindra ish të persekutuar politikë nga rregjimi komunist në Shqipëri, bashkëvuajtës në kasollet me baltë të internimeve, anëtarë të familjeve të nderuara – patriotike si Lek Mirakaj me bashkëshorten Lolën dhe kunatën Dava Mirakaj, Sokol Kupi, Sokol Ndreu me të shoqen Vojsavën. Vëllai i Rukies, Elezi me bashkëshorten Nexhin dhe vajzën, Astrit e Shpëtim Ndreu me bashkëshortet e fëmijët, pjesëtarë të familjeve Ndreu, Hoxha, Kaloshi, Mena, Halit Daci me bashkëshorten Mjaftuire Daci, gazetari i njohur Beqir Sina, e plot të tjerë.
      Ndërsa, drekën e lamtumirës për nënën e tyre të dashur djemtë Kastrioti dhe Shkëlzeni së bashku me familjet, e shtruan në Restoratin luksoz buzë lumit – Michele’s Restaurant në New Jersi, ku morën pjesë rreth 500 persona. Vlen për tu theksuar kujdesi e shërbimi tepër i veçantë e i ngrohtë që treguan ndër vite për nënën e tyre, vjehrën e gjyshen e tyre, djemtë, nuset e mbesat e nipërit e saj të mrekullueshëm, të cilën asnjë herë nuk e lanë vetëm, por për çdo ditë i qëndruan tek koka deri në momentin e fundit të jetës së saj.
     Varrimi i të ndjeres  u bë ditën e djelë, duke u nisë me lutjen fetare në Xhaminë shqiptare në qytetin Garfiled NJ, “Qendra Islame Shqiptare”, nga Imam Muahmet Osmani, në orën 10,00.
     Në Qendrën Islamike Shqiptare Amerikane në Nju Xhersi, lutjet  e rastit i kreu Imami i kësaj Qendre Muhamet Osmani. Në emër të familjes përshëndeti i biri i të ndjerës Kastriot Ndreu.
Kurse, ceremonia e varrimit u bë në Laurel Grove Cemetery, ku të gjithë me rradhën hodhën nga një grusht dhe, mbi arkivolin trupit të pa jetë të Rukie Ndreut, e cila u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.
Kortezhi mortor i qindra njerëzve, familjareve, fisit, të afërmëve, miqve dhe shokve, bashkëvuajtësve, pra autokolona e makinave u shoqërua me nderime, dhe respekt  gjatë gjithë rrugës nga 4 skuadra të makinave të Departamentit te New Jersey Sherif Police, rajoni i Passaic, me kujdesin e treguar prej sherifit të dalluar shqiptarë, dhe krenaria e shqiptarëve të Amerikës, Lirim Kaba, ( një aktivist i dalluar i çështjes kombëtare në SHBA, sidomos, në kontributin e tij, në ndihmën për UÇK-ën,) u nisën për në varrezat qytetare Laurel Grove Cemetery në Totowa, Nju Xhersi, ku ju dha dhe lamtumire e fundit.
Aty ku tani prehet përgjithmonë në jetën e amnueshme, Nëna e saj Vocrra, burri Xhaferri tani edhe Rukia.
Qofsh për herë në paqe mikja jonë e mirë Rukie Ndreu!
Dhe dhe’u i lentë mbi trupin tënd!

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: - Rukie Ndreu, me nderime nga Komuniteti Shqiptar, Mimoza Djaçi, u percoll

Rukie Ndreu, në moshë 76 vjeç ndërroi Jetë në Yonkers New York

April 2, 2016 by dgreca

YONKERS – NEW YORK : Rukia u lind në Tropojë, në vitin 1940, në një familje të shquar për patriotizëm, atdhetarizëm, dhe e njohur në Malësinë e Gjakovës, dhe të gjitha trevat shqiptare, nga familja e njohur Hoxha e Tropojës.

Rukija, megjithëse e re, e vazhdojë traditën historike të familjes dhe – së vendlindjes së saj edhe në Derën e Madhe të patriotizmit shqiptarë, tek familje Ndreu u Dibrës, familja e Elez Isufit dhe Suf Xhelilit.Rukia – ishte dhe mbeti deri në vdekje, një grua fisnike, qëndrestare e madhe, trime, burrnesh e thjeshtë dhe e ndershme, e cila jo vetëm në atë kohë me nënën e saj Vocërr Hoxha, që dalloheshin të ishin kundërshtare të regjimit, por edhe pas 90’ ajo dhe nëna e saj së bashku me bashkëvuajtset e saj, në kapmet e interrnimit, u bënë të parat që iu bashkuan Partisë Demokratike, dhe shoqatatve të ish Përdjekurve politikë, në Shqipëri.Ajo në kohë e levizjve për liri e demokraci në Tiranë, në vitin 1992, udhëhoqi dhe mori pjesë në Forumin e Grave të Presekutuara ,qysh në themelimin e saj – duke u bërë edhe protagoniste dhe frymëzuese e lëvizjes së  grave të presekutuara, në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.Kushdo, që pati fatin ta njohë atë, nga kampet e interrnimit, me rradhë nga Kuçova, e deri në Tepelenë, Savra dhe Shtyllasi, e njohin Rukien Nderun për virtytet e larta të saj.Mbasi ajo ishte edhe një Nënë e madhe, e cila  rriti me sakrifica dhe krenari dy djemtëe saj – Kastriotin dhe Shkelzenin, dy fëmijët e saj si pllumat, edhe nëpër kampet e interrnimit, e të vujatjeve të pa fund të regjimit  të Enver Hoxhës, së bashku me burrin e saj edhe ai tashmë i ndjerë, Xhaferr Ndreun.Ajo fare e re, shkoi nuse nga njëri kamp internnimi – Savra me barangat me kashtë në kampin e të interrnuarve në Shtyllasin, për krijuar jetën e saj në atë kohë, duke u martuar me Xhaferr Ndreun të birin e Beshirë Ndreut , djalin e Sufë Xhelilit dhe- nipin e Elez Isufit “Arshushës së Malit”(BS)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: - Rukie Ndreu, 76 vjeç vdiq në Yonkers New York, Në moshë

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT