Nga Shefqet Kërcelli/
Në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak me NATO-n, nga data 2 deri më 5 mars 2018, anije te Grupit Minaheqës të NATO-s, SNMCMG2,{ Standing NATO Mine Counter Measures Group Tëo}, po zhvillojnë një vizitë në portin e Vlorës. Në përbërje të këtij grupi janë përkatësisht këto anije, HMS Enterprise {anije flamurtare}, ESPS Segura dhe TCG Ackay. Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë, anijet e NATO-s do zhvillojnë stërvitje “Passex” dhe operacione të përbashkëta me anijet tona për kërkim dhe pastrimin e municioneve nënujore.{MCM OPS}. Ndërkohë ekuipazhi i anijeve do zhvilloje takime me kuadro drejtues të Forcës Detare dhe Flotiljes Detare Pashaliman si dhe me autoritetet vendore e qendrore të Vlorës. Konkretisht ne prefekturën dhe bashkinë e qytetit Vlorë. Gjithashtu marinarët e SNMCMG2, do zhvillojnë vizita në zona turistike dhe objekte muzeale të zonës për tu njohur me historinë, kulturën dhe turizmin e kësaj treve. SNMCMG2 është një nga katër grupet e anijeve të Forcës Reaguese të NATO-s në det dhe siguron rrugët detare dhe portet në kohë krizash e paqe. Grupi mer pjesë në stërvitje dhe trajnime të ndryshme shumëkombëshe me shtetet anëtare të NATO-s, për të përmirësuar ndërveprimin dhe ruajtur aftësitë luftarake. Ky është dhe qëllimi kryesor i kësaj vizite në vendin tonë.