Nje kenveshtrim letrar rreth vepres poetike te Sabit Rustemit, botimet e tij, dhe nej cikel I plote poetic…/
Shkruan: Shaban Cakolli/
Poet i mirë është vetëm ai,duke bërë hapat e tij në krijimtari hap pas hapi,lufton për të arrirë të bukurën,të përshkruaj ngjarëjet dhe fenomenet,për atdheun,kohën,njerëzit e atdheut,ku qoftë mes poezisë apo tregimit,dokumenteve,
Sabit Rrustemi:Shquhet ndër letrarët më të spikatur të rrethit të Anamoravës.Veprat e tij poetike, vijnëpara lexuesit me një përkushtim të theksuar,ai që prej krijimeve të para artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues, gjithnjë duke e pasuruar fondin e letërsisë shqiptare me veçantit e tija artistike.Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë.Tek krijimtaria e Sabit Rrustemit . Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë portretin e ekspresiv prej artisti.Poeti përmes figurave artistike si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe në rrafshin e vetëdijesimit të këtij absurditeti nëpër shoqëritë e ndryshme.Sabit Rrustemi,veç talentit të tij,punës së paepur,ka ardhur në këtë botë edhe me dhunti për të shkruar,me dhunti për të kapur mendimet,për të shprehur ate që ndizet në shpirtin e tij poetik,për të shpalosur botën shpirtërore para lexuesit.Ai është një lërues i madh i kulturës sonë,gëdhend vargun dhe nga ai nxjerr thesaret e fjalës,të cilat lëkundin shpirtin e lexuesëve.Poezia e tij është poezi e prushit të madh,ai ka ditur të pregadis mirë brumin e tij poetik,Ai di të zgjedh tema,din të i shtjelloj ato,gjatë shtjellimit nxjerr motive dhe mesazhe të fuqishme,bënë mrekullira dhe vargun e tij e bënë armë të fortë në duart e luftëtarit.Një poet që poezinë e vënë në shërbim të kombit,mes saj pastron shpirtin e vet prej krijuesit dhe shpirtërat e lexuesëve.Ai ka shumë aftësi për të shprushur shpirtin poetik,për të e pasuruar me figura të pasura poetike,metafora e simbole,qoftë kur vargëron në motivin kombëtarë,qoftë në ate të dashurisë.Sabiti iu është përkushtuar poezisë nga fëmijëria,ndoshta mu aty e mori frymëzimin,se i takonte një treve me pasuri të pashterrshme kulturore e kombëtare,në odat e rrethit të tij ka pasur burra veprimtarë të kombit të cilët kishin cilësitë më të çmuara të cilat u takojnë burrave, mençurinë, trimërinë,
Sabit Rrustemi,një poet i cili simbolizon Atdhedashurinë,guximin,
shkurtër,për to duhet të shkruajmë shumë.Ky mendimtar i fjales së ndritur,letërsinë e ka bërë pasion e dashuri të shpirtit,mënyrë e të jetuarit me te në të njejten çati.
Beqir Musliu u shfaq në poezinë tonë në fillim të viteve ’60, si poet me pikëpamje dhe forma insistuese, që nuk ishin të rëndomta për atë kohë… prandaj kritika e përcolli me interesim të veçantë dhe krijimtarinë e tij e tij ,i cili atë botë ishte më i miri,por shkuarëja e tij e parakohëshme në botën tjetër,la pasardhësit e tij në Anamoravë,të cilët nuk e lanë të rrënohet asnjë çast kështjella e tij letrare,vetëm sa shtoheshin krijuesit e kësaj ane,të cilët secili vënin nga një gurë në atë kështjellë ,i pari e vuri Sabit Rrustemi,i cili punoj çdo çast që të ruaj,kultivoj,pasuroj dhe të mbajë gjallë vepren e tij. Kur kujtonim të madhin Beqir Musliun në Gjilan,e pata thënë publikisht:As Beqir Musliu dhe as Kadare nuk u shfaqen rastësisht,ata me punë e mençuri bënë emër dhe vepër,ata duhet të i zëvendësoj dikush,unë e quajta një Beqir Musliu të dytë z.Sabit Rrustemin,por ai protestoj menjëherë,tha se Musliu mbetet i pazëvendsueshëm.Eh,po kështu janë ata që punojnë pa zhurmë e bujë,por jeta dhe vepra e Beqir Musliut,mbetet e gjallë,e ndritëshme,nga se ate e bëjnë të pavdekshme krijues të mëdhenj të Anamoravës,si:Sabit Rrustemi,Nexhat Rexha,i madhi poet e kritik Ibrahim Ibishi,i cili fatkeqësisht nuk është më me ne,por i jeton vepra,Hysen Kqiku,Daut Maliqi,Demir Krasniqi,Musah Ahmetaj,Hasije Selishta -Kryeziu,Bajram Kosumi,Albinë Idrizi,Dan Kosumi,Linditë Ramushi,Vehbi Klaiqi,Fatushe Ahmetaj,Fitore Bunjaku,e shumë të tjerë të cilët nuk po mund të i përfshij në këtë shkrim të shkurtër,si Ramadan S.Latifaj,Sadbere Gagica,Isë Kosumi,Fehmi Cakolli,Shpresa Ajvazi,e shumë të tjerë…….
KUSH ESHTE SABIT RUSTEMI
Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë. Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën “Zëri i rinisë” të Prishtinës. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit “Nën maskën e mysafirëve”, të botuar në revistën “Fjala” më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive ËNDËRRO ËNDRRËN E MUNGUAR.
Sabit Rrustemi,ka botuar:
Ku i la lisat era Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.
Besoj në një diell, Fjala 1992 Prishtinë.
Variacione për lirinë, Rilindja, 1997, Prishtinë.
Ëndrra që puthet, poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.
Pika e zezë, përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.
Maska e mysafirëve SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.
Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës, prozën dokumentare 1994, Shtëpia Botuese Plejada botues, Beqir Musliu.
Natyrë me vaj, album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.
Paqja e brishtë, bot. Rozafa, Prishtnë, 2007
SHIU I BUZËVE TUA, bot. Rozafa, Prishtnë, 2009
ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009
Trekëndshi Poetik i Paqës
Zjarmi e Kthjelltë,si dhe Sabiti do të ketë botuar edhe shumë libra tjerë,por unë si mërgimtarë shkoj rrallë në vendlindje,dhe nuk kam mundur të siguroj gjitha veprat e tij.
Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.
NGA KRIJIMTARIA E SABIT RRUSTEMIT
Qiellit të mesnatës sime
U shfaqe papritur ashtu si je
E butë
E qetë
Etur për dashuri e jetë
Si një fllad pranvere
Më shprush nëpër dej
Më grishë pas
Kah ata qiej
Tek ajo Yllnajë ëndrre
E paprekur më prêt
Vetminë time dhe tënden
Pa fjalë e vret
…
Dhe unë rend pas teje
Rend e t’kërkoj
Botën tënde të fshehur
Të ta shfletoj
Përngadal krejt përngadal
Me puthje lot e mallë
Faqe për faqe
Pore për pore
Të të puthë ku dua
Dhe së fundmi në ballë
Për kënaqësinë që ma falë
Si një shfaqje e rrallë
E ëmbla ime e dëshiruar
Ik tash
Fli
Fli e ëndërro
Ëndrrën e munguar
E PRITA DHE ZGJIMIN TËND
Që t’ mos ndihesh e harruar
E prita dhe zgjimin tënd
Anise nuk jam aty
Lëkurës së bardhë engjëllore të të mikloj
Flokëve jeshile shelgjeve të varem
Të këputem e të bie
Në shtratin tënd
Pastaj ti
Zemrën ta shpalosësh sërish
Të ma mbash kokën në duar
E të mos ndalesh duke më uruar
Kafja e mëngjesit
Me vargje zier e përzier
Prêt për t’u shijuar
Brenda një bote që të vlon në gji
Llogarit që jam aty
Brenda atij filgjani që e pive me fund
Si një uratë e përditshme
…..
Ti s’ je e harruara
Ti je je ajo që po vjen
Mes reshë të mbarsura
Shpërthen
Si ajo dritë
Syri yt i kaltër
Pluhurin tim e fshin me flatër
Nëpër stinë
Rilind dashurinë
Si këtë mëngjes
Lulja ime që pres
( 24 Maj 2013)
E DIELA ZGJATË ËNDRRËN
E diela zgjatë ëndrrën
vonon agun
atë trokitje në dritare
jashtë shtëpisë
bryma tinzare e natës
dogji atë jeshil buzësh
u vonuam e dashur
një orë u vonuam
duke e pritur atë puthje
në ëndërr
të dielën e shterrim solo
si kafenë e zezë
të një mëngjesi
31 tetor 2010
MA GJEJ
Ma gjej atë varg
atë imazh
ma gej atë Po E zi
që flakë mërzi
veten tënde
ma gjej në mua
veten time në Ty
e m’i kthjell këta Sy
në dritë hëne e dielli
deri te ajo kupë e kaltër
të prekim
e të prehemi
sall me dashuri
1 Nëntor 2010
TEK RRËNJA JOTE
dyshimi
për dallim nga krimbi,
nuk e gërryen atë ZemërMollë,
po atë LoçkëZemre
mos i jep rast
të të futet në brendi
trupit jeshil
qerpikëve të zi
strehë e tij
mos u bë
moj peh’rri
se ajo zemërrëmollë
do gërryhet
do bëhet zi
ajo loçkëzemre
do rrudhet
do t’kurret
e do varet syve të mi
plot mërzi
as dyshimit
as krimbit
strehë
nuk do t’i bëhesh ti
verë e dimër
tek rrënja jote do rri
plagët të t’i mbyllë me dashuri
nëpër sythat me lule
të buloj përsëri
me frut të ri
Gjilan, 6 nëntor 2010
VJEN ME DIELL
e diela vjen sërish
me diell
lutje e vetmi
vjen dhe me të dridhshmen dashuri
fshehur diku
nën gji
vjen
e më gjen mua tek ty
ku rri
të gjen ty
nën këtë strehë zemre,
si zog vjeshte nën çati
të t’mos lag ai shi
e diela vjen
e më gjenë atje ku dua
ku me ëndje rri
tek ai Çepur i lashtë
nën një meditim të ri
i flakëruar me dashuri
14 Nëntor 2010
Nata lahet në shi
ajo rrugë me mërzi
ankthi i pritjes
ato gjurmë kah vjen ti
po zërin ta vjedh era
simfonia e vjeshtës me shi
me murmurima
stinë e vonë për vetëtima
se nuk shihen fytyrat tona
përshëndetja nuk shtypet
as në tastaturë
nuk belbëzon as në dritare
e dashur
rrebeshet e pritjes
vërshojnë bebëzave të mia
natës që s’ lahet
nga tërë ky shi
vetëtimë bëhen sytë e mi
(22 Nëntor 2010)
MONOLOG DIELLOR
ajo sillet njëzeekatër orë
rreth meje
ditë e natë
me mijëra vjet
në sistemin tim
e kam më të bukurin planet
ia kam dhënë të gjitha
të gjitha
ato që i fsheh në brendësi
dhe ato që i shihen në jashtësi
dhe të bukurit sy
oh,
po nuk di ç’i mungon tashti
pos meje
nga dhimbja
se mund ta shkrijë të tërën
nuk ju futa nën qepalla
nën të shkriftin gji
për pa e krijuar një planet të ri
ajo më rrëshqiti faqesh
ra në tjetër dashuri
(23 Nëntor2010)
FESTIVE
nga rrënjë e emrit tënd
të njomë e plot shend
piptha të flamurtë
bulojnë
e lëshojnë shtat
luleshqiponjat
me aromë
atdhedashurie
(28 Nëntor 2010)
NË MESNATË
Hyre qetas shpirtit tim
Si një ëndërr
Në mesnatë
nuk ndjeva zë
nuk ndjeva gjëmë
as fytyrën
nuk ta pashë
brenda syve t’u isha
vetëm nuk të lashë
gjumin nuk ta prisha
asnjë fjalë s’ ta thashë
veten time krejt ta dhashë
moj
ta dhashë
(1 dhjetor 2010)
NATA RREBELE
nata u bë rrebele
shtyp portrete
pllakateve prej letre
e i ngjet nëpër mure
trungje
rrugëve
shesheve
hyrje daljeve
vërshojnë retë mbi gënjeshtra
vërshojnë gjerë e gjatë
tokës së mpirë shpresash
me premtime boshe
gënjeshtarët nën ombrella
struken katesh të larta
po populli ecën rrugësh
këmbëlagur i qullur
se s’ka si struket xhepash
vetëm pritjeve thahet
prej fjalëve
që pa prekur tokën
barten prej ere
sa shi bie
e pritet me ra
këtë soj gënjeshtarësh
për me la e shpërla
(3 dhjetor 2010)
E FSHEHUR N’THELLËSI
rrëzë Çepurit struken ëndrrat
nën kaçuba
vetullave të mia
thellë diku në gji
hirin e kujtesës shprushë
për zjarr të ri
janë tharë çufurraket
pritjeve nën diell
nën erë
nën shi e stuhi
e dora ime s’ është aty
as buzët tua
e mëngjesit puhi
se si ndizen të shkretat
si ëndrrat marrin flake
e më kthejnë aty
ku tash jam dhe unë
je dhe ti
një ëndërr Çepuri
e fshehur n’ thellësi
( 10 dhjetor 2010)
BESOJ
E diela e lutjeve
e diela e pritjeve
e diela e pendesës
kjo ditë e shërbesës
troket nesësr
si ditë e shpresës
maje Çepurit
me atë fytyrë diellore
e bukë nore
të pres
e nuk zbres pa ty
për dore
ëndrra ime
për një puthje
që mbeti pa prehje
e nuk pushoi
ende ku desh’
e diela ime
me ty vjen
nuk ka rrugë tjetër
pritja ime
zgjatet deri nesër
11 dhjetor 2010
PËR DRITË TË LLAMPËS
për dritë t’ llampës
i futën gishtërinjtë
duart
dhe kapën qetas
atë pjesë të vullnetshme
për ta hedhur
atje ku s’ binte
më pas
futën dhe këmbët
qetas e pa drojë
sipas porosisë
spërkatën me egjër
njerëzit e shtëpisë
shpërgjumja ndodhi vonë
diku në mesnatë
kryemjeshtri i hajnisë
pa gojë la një popull
në qendër të Dardanisë
historia
aty ku përsëritet
nuk është mësuese e jetës
fituesi edhe njëherë
shpallet përmes gënjeshtrës
(13 dhjetor 2010)
(VARIANT)
Për dritë të llampës
futën gishtërinjtë
duart
dhe kapën qetas
atë pjesë të vullnetshme
për ta hedhur
atje ku s’ binte
më pas
futën dhe këmbët
qetas e pa drojë
sipas porosisë
spërkatën me egjër
njerëzit e shtëpisë
shpërgjumja ndodhi vonë
pasi mjeshtëri i vjedhjes
cipricullak la të zonë
(13 dhjetor 2010)
MUNGOJNË
teshtinë Kosova
nga të kundërtat
zbresin gradat përjashta
temperaturat ngriten përmbrenda
dyert hapen
koridoreve të mbyllura
mungojnë shkallët për të zbritur
zonave të lira
e mali harxhohet
muret nxihen
trarët e shtëpisë
mushkëritë e njerëzisë
tabletat
si përkujdesje çasti
vetëm fshehin dhembjet
të kundërtat rikthejnë teshtimat
lutjet
bëje mirë o zot
(15 dhjetor 2010)
KOKRRAT
Dimri ha kashtën
Leje ma kokrrat
Dilni
Përpushni
Ç’prisni
Mblidhni më
Ato dokrra
Kokrra…
Hajni e borë po reshë
Si brenda
Si jashtë shtëpisë
TROJËS ju shterr zëri
Ju mpi goja
Prej acarit
Veshtë na lanë
Ku me gjetë lesh
Pojatën kush s’ e ruan
E ujqit
Bartën kopenë
Dimër i shtirë
Do vijë
Mbi ne do n’lurë
Do teshtijë
Dhe flokët do të na bien
Prej kresë
Duke kruar
Dimrit ju sos kashta
Kokrra po ha
(16 dhjetor 2010)
UDHA E SOTIT
N’ gushtohet njeri
në ditë të sotit
shtirë me ecë drejtë
…me metë n’ kamë
përfundi akull
e naltë
nji qiell i vratë
e lehtë
e lehtë i qoftë udha
kush ka me udh’tu
gjatë
deri tek ai lis
me maje t’ thatë
(20 dhjetor 2010)
THELLËSISË SATE
(maleve të Karadakut në dimër)
Heshtja e bardhë
si paqe e ftohtë
ma mbulon trupin
të shtrirë nën lisa
mb rrënjë malesh
vetëm flokët
m’ i shkund era
degëve krahëlehta
ka pak gjethe
shpresë pranvere
i vetëm ha veten
ditët që ikin
me ushtimë ere
zë a gjëmë s’ ka
sall kur thyhem
prej jugu a ngrice
rri e pres
sot e mot
nuk shkulem dot
e kanë kot
vetëm yti lot
më djeg
dhe ai zot
fshehur në mua
prej dhimbjeve
shtrydhem
shpërthej në krua
buzëve tua
(21 dhjetor 2010)
BJERI TRUP
ka shumë shtigje
deri tek ajo maje
kahdo që t’ i biesh
ecja jote do shihet
nuk ka se si fshihet
mali që patëm
më parë është prerë
tash po digjet
bjeri trup përpjetzës
diku gjunjaz
diku me duar
e di sëpaku
që arrive vetë
kurdo që ta prekësh atë majë
tagër s’ i paguan askujt
dhe pusho pastaj
pusho e kënaqu
krejt i qetë
(22 dhjetor 2010)
ORËZEMRA
Orëzemra
në dymbëdhjetë dritare
trokiti
dymbëdhjetë herë
për t’u bërë një me ty
dhe u bë
mes zerosh
u shfaqe Ti
në pikë të natës
përmes puthjesh
ditë e re agoi
(24 dhjetor 2010)