• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ANTONIO BELLUSHI, NGJITJA NË MAJË E NJË ARBËRESHI

June 30, 2020 by dgreca

Shkruan: Saimir LOLJA/

Arbërit e jugut dhe mesit të Gadishullit Ilirik filluan zhvendosjen në Gadishullin Apenin dhe Siçilimë së shumti në shekujt XV-XVI me qëllim që të shmangnin shfarosjen prej hordhive osmane-tartare (mongole)-arabe. Dallohen largimet e mëdha pas rënies së Krujës në vitin 1478 dhe Koronës në More në vitet 1533-1534. Si e fundit zbritje e madhe arbëreshe qe ajo e vitit 1744 në Villa Badessa afër Peskarës. Fisnikët e tyre arbërore bënë marrëveshje të dokumentuara me principatat vendore në Gadishullin Apenin. Për shembull, një marrëveshje e atillë për qytezën e Frasnitës, ku lindi Antonio Bellushi, daton në vitin 1490.Në Italinë jugore janë 136’000 arbëreshë në 55 fshatra që akoma flasin Shqip, ndërkohë që 182’000 të tjerë në fshatra të tjerë nuk e flasin Shqipen. Shkaku kryesor për këtë gjendje mbetet mungesa e shkollave Shqipe. Arbëreshët, veç atyreve të ardhur, janë kudo në Itali Ata kanë lënë gjurmë kudo në historinë e Gadishullit Apenin në çdo fushë të jetës, kulturës, fesë, të shtetit e ushtrisë, në të shkuarën e në të sotmen.

Rasti i arbëreshve në Itali të Jugut, përfshirë edhe Siçilinë, qënga ana fetare janë të krishterë ortodoksë tregon se të parët e tyre që erdhën aty prej jugut të Gadishullit Ilirik 300-600 vite më parëflitnin e luteshin Shqipbashkë me priftërinjtë edhe në kishat e tyre. Domethënë priftërinjtë e tyreedhe kanë lexuar e vazhdojnë ta lexojnëbiblën e shkrojtur në Shqipedhe kanë shkrojtur Shqip. Nga shekulli XVII  e deri në vitin 1867 ata shtyheshin me dhunë që ta kthenin ritin fetar nga lindor ortodoks në atë katoliki cili kryhej në italisht. Ata që ndryshuan ritin u tretën në italianë. Ata që u mbajtënfort pavarësisht dhunës ruajtën vetëdijen dhe gjuhën Shqipe. Sepse, ata nëpërmjet kishës së tyre lindore ortodokse kanë ruajtur gjuhën Shqipe dhe vetëdijen arbëreshëngase shkolla Shqipe nuk kanë patur e nuk kanë edhe tani. Eparkia e Ungrës(Dioqeza e Lungros) në Kalabri për arberëshët e ritit bizantin u themelua vetëm në vitin 1919. Dhe viti 1937 pati themelimin e Eparkisë së Horës së Arbëreshve (PianadegliAlbanesi, ita.) në Siçili dhe shpalljen sinën-peshkopatëtë Abacisësë Shën Mërisë në Grottaferrata afër Romës. Nëkëto Eparki të krishtera ortodokse me peshkop arbëresh dhe pjesë e Papatit katolik të Romës flitet e përdoret gjuha e njësuar Shqipe.

Gjuha Shqipe filloi të shkruhej për herë të parë tek arberëshët në vitin 1736 kur u themelua Kolegji i Shën Adriani në San BenedettoUllano në Kalabri dhe Seminari Arbëresh i Palermos nëSiçili. Kolegji Shën Adriani botoi tekste, programe e plane shkollore për mësimdhënien e mësimmarrjen e gjuhës Shqipe. Në vitet 1898-1919 mbi 100 shqiptarë nga Gadishulli Ilirik morën mësimet në Kolegjin e Shën Adrianit dhe më pas lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombtare e shtetroreshqiptare. I ndrituriJeronimDe Radaqe nxënës dhe më pas dha mësim në atë kolegj. Kurse Luigj Gurakuqi, ZefSerembe, BernardBilota, ZefJubani, ThimiMitko, Aleksandër Xhuvani e KostaqCipo qenë nxënësitdhe bashkëpunëtorëte tij.Gazeta “Flamuri i Arbrit” që botonte Jeronim De Rada ishte gazeta e parë periodike shqiptare që bashkoi shkollarët shqiptarë të kohës dhe shpërndahej kudo ku kishte shqiptarë në botë.

Antonio Bellushi lindi në Frasnita (Frashëri) të Kalabrisë më 15 Shtator 1934. Shumë prej arbëreshve të Frasnitës dhe qytezave përqark Ejanina, Civita, etj. janë vendosur aty rreth vitit 1490. Qyteza e Frasnitës ka nxjerrëshkollarë, shkrimtarë e priftërinj që bënë emër. Një nga ata është edhe i diplomuari i Kolegjit të Shën Adrainit në shekullin XIX i madhi arbëresh Vincenzo Dorsa.

AntonioBellushi u diplomua për Filozofi e Teologji në Universitetin Gregorian të Romës në vitin 1962. Në ata vite u miqësua me profesor ErnestKoliqin dhe shkrojti në revistën e tij “Shejzat”. Në vitet 1962-1965 ai qe prift në qytezën arbëreshe të Shën Sofisë së Epirit, ku të parët arbëreshë patën ardhur nga Epiri në vitin 1472. Në vitet 1965-1973 ai qe prift në qytezën e Shën Konstadinit, ku arbëreshët ishin me origjinë nga Morea. Aty ai botoi revistën “Vatra Jonë” nëShqip, italisht e anglisht, e cila pasqyronte historitë, zakonet, këngët, veshjet e tyre arbëreshe me origjinë nga Morea.

Në vitet 1973-1979, AntonioBellushi qe famullitar në qytezën FalconaraAlbanese. Atje krijoi me të rinjtë njëekip i cili jepte koncerte në fshatrat arbëreshe përreth. Në vitet 1979-2000 ai qe famullitar për 5000 banorët arbëreshë të qytetit tëKozencës. Atje, ai themeloi në vitin 1980 revistën gjashtëmujore “Lidhja” e cila vazhdoi deri në vitin 2009. Revista “Lidhja” u kthye nënjë perlë që madhësohej me kohën nëpërmjet shkrimeve të shkollarëve arbëreshë për gjuhën Shqipe, kulturën, trashëgiminë dhe historinë e arbëreshve kudo të ishin.

Qëkur nisi të ushtronte detyrën e priftit, AntonioBellushi filloi të studionte e regjistronte jetën e trashëgiminëarbëreshe, këngët, vallet, veshjet, shprehjet, fjalët e urta, gojëdhënat, përrallat, martesat, ritet fetare, fisnikërinë, etj.Ai thesar i grumbulluar më pas filloi të botohej i plotë dhe rregullisht në revistën e tij “Lidhja”, e cila u shkonte arbëreshve kudo të ndodheshin në botë. Gjurma e tij e ngjitjes lart e më lart është formuar nga 60 vjet punë kombtare arbërore me një sasi e cilësi tëpakryer nga njeri tjetër dhe e bërë drejtpërsëdrejti në terren. Biblioteka e tij tani është një thesar i mbajtur pastër e i rradhitur dhe është e hapur për sa më shumë studentë e profesorë shqiptarë nga kudo ku janë. Biblioteka e tij përmban mbi 10’000 botime që kanë të bëjnë me kulturën, artin, gjuhën e historinë arbërore-shqiptare dhe grumbulluar aty nga të katër anët ku ka arbëreshë-arbanas-arvanitas-shqiptarë. Atë, për shembull, e kanë vizituar shkollarëshqiptarë nga Tirana e Prishtina që nga viti 1977 dhe tanidhjetra studentëshqiptarënë vit nga Universiteti i Tetovës.

Arbëreshët kanë biblioteka e muzeume, grupe muzikore e valltare, organizojnë festivale, kanë libra, revista, vjershëtarë, shkollarë dhe faqe interneti nëShqip. Në shtëpinë e arbëreshit mendohet, flitet, shkruhet e këndohet vetëm Shqip. Arbëreshi këndon këngë popullore me çdo mik që u hyn në shtëpi. Malli për dheun e Atit dhe të Amës nuk shteron. Ai e ka Besën të skalitur në mendje e sjellje. AntonioBellushi krenohet se gjatë tërë jetës së tij ka ndjekur këshillën e babait XhovaniBellushi që të ishte një arbëresh i mirë. Ai kujton të ëmënTeresaPolicastroBellushi që, sipas fjalës së saj, kur vdiq u varros me kostumin arbëresh të martesës.

Në gjurmën qëAntonioBellushi ka skaliturduke u ngjitur lart janë edhe 40 vite punë kombtare, që nga viti 1965, me arbërorët-arbanitët-arvanitët e Greqisë. Ai shkonte në katundet arvanitase në tan Greqinë dhe merrte pamje, regjistronte të folmet, vjershat, këngët, fjalët e urta, mallkimet, përrallat, zakonet, gojëdhënat, bisedat, në gëzime e zi. Pastaj ato ai i botonte në revistën “Lidhja” dhe ua dërgonte me mijra kopje në duart e tyre. Arvanitasit i shkruanin letra atij në Shqip. Ai i pyeste ata imtësisht, si bie fjala: Si e bëni bukën dhe djathin? Si i thoni kësaj, asaj, atij? Si i punoni vreshtat dhe arën? Si quhen fshatrat, malet e kodrat përqark? Si përshëndeteni? Si uroni, këndoni e për çfar?

Përgjigjet që mori nga 900 fshatrat e shpërndarë në tan Greqinë ishin të njëjta, gjëqë domethënëvërtetonte se kultura arbërore-arbanite-arvanite-shqiptare është e njëjtë kudo në Greqi. Dhe se ajo, bashkë me emrat e fshatrave, ishte njëlloj me kulturën shqiptare në trojet e tjera arbërore të Gadishullit Ilirik dhe arbëreshve në Italinë jugore e Siçili.Besa, miku, mikpritja, mirësia “bukë, kripë e zemër” janë të njëjta kudo ku ka arbër. Këtë nuk e mbulon as ndryshimi i 2/3 të emrave të fshatrave arbërorë në Greqi në emra jo-arbërorë dhe as dhuna policore e psikologjikee shtetit dhe kishës greke kundër vetëdijes e kujtesës kombtare arbërore-arvanitase.

AntonioBellushidhe AristidhKola e shkollarë të tjerë arvanitas u bënë si vëllezër me bashkëpunimin midis tyre. Arvanitasit dhe arbëreshët e jugut të Italisë kanë të njëjtën mënyrë të folmes sëShqipes. Një nga botimet e AntonioBellushitështë edhe libri “Arbërorët-arvanitë, një popull i padukshëm” posaçërisht për ta. Arvanitasit nuk mund të jenë pakicë në Greqi sepse ata janë vendas dhe pasardhës të arbërve të lashtë, edhe të Athinës apo Spartës sëhershme. Shpjegimi i hyjnive në përrallat “greke” bëhet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipendërkohë që faltoret më të vjetra të Zë-usitgjendeshin në rajonin E Pirit. Një shembull domethënësështëqyteza emërmadhe e Maratonësnë lindje tëAthinës. Afër saj është një varrezë përmendore me emrat e 192 arbërve të lashtë të rënënë betejën kundërpersëve në vitin 490 p.e.s. Një nga ata emra ka mbiemrin Bellushi.

AntonioBellushikrijoi bashkëpunim me arbëreshët kudo ku ndodhen në botë, qoftë në Argjentinë, Ukrainë, Bullgari, Kroaci, ShBA, Brazil, Uruguaj, Australi, Rumani, Zvicër, Gjermani apo Turqi. Ai qe i pranishëm në shtëpitë e tubimet shqiptare nëUindsor e Toronto të Kanadasë, në Detroit, Çikago, Boston, Filadelfia e Nju Jork të ShBA. Ai qe pjesë e lëvizjes së madhe kombtare botërore për largimin e pushtuesve serbë nga Dardania (Kosova, serb.) në fund të shekullit XX. Ai bashkëpunoi shumë me Jozefe ShirleyCloyesDioguardin, Lidhjen Qytetare Shqiptare-Amerikane, dhe veprimtarët e ndryshëm kombtarë në ShBA, Europë, Australi, si dhe me udhëheqësit nga Prishtina.

Në Dardani ai qe për herë të parë në vitin 1970 kur mori pjesë në seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturës shqiptare organizuar në Prishtinë. Në vitin 2003, ai bashkë me Robert Elsin vizituan varrezat e dëshmorëve në Prekaz të Drenicës. Vizita e tij më e fundit në Dardaniishte në Shtator 2018. Vizita e tij e parë në Tiranë qe në Shtator 1972 i ftuar nga Akademia e Shkencave për të marrë pjesë në Kuvendin Kulturor Ilir. Vizitën e dytë e kreu nëNëndor 1992 dhe në vitet 1993-2018 ka shkuar pothuaj çdo vit nëShqipëri. Tanimë edhe si qytetar shqiptar, ai mori pjesë në votimet e vitit 2015.

Ndriçimi e përparimi i shqiptarëve të kudondodhur u erdhi e u vjen nga rrënjët arbëreshe, si para 200 vjetëshashtu edhe tani. Arbëreshët kanë nevojë për shkolla në gjuhën Shqipe ku mësimi nëShqip të jetë i detyrueshëm me ligj për të gjitha vitet e lëndët mësimore.Është përgjegjësia e qeverisëshqiptare që në marrëveshje me Italinë, e cila e njeh me Kushtetutë bashkësinë kombtare arbëreshe, të organizohen për hapjen e mbajtjen shkollave Shqipe dhe dërgimin aty të mësuesve shqiptarë. Në paralel, është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që të kërkojë ndihmën që do i jepet për këtë gjë edhe nga Vatikani, sepse kishat ortodokse arbëreshe ku flitet e meshohet në Shqip janë pjesë e tij.

Përkujdesje për rrënjët arbëreshe domethënë pyll me lisa arbërorë të shëndetshëm kudo, sepse shpirti i Arbrit rron përjetë.Zëri i arbrit dëgjohet pa ndalim sepsekumbimi i tij nuk shuhet.Një rrënjë domethënë një gjak e cili domethënënjë komb, një gjuhë, një besë.

Diciturat:

  1. Grupi folklorik nga Zymi i Dardanisë tek bibloteka e Antonio Bellushit
  2. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dekoron Antonio Bellushin me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, Prishtinë, 2003
  3. Antonio Bellushi me studuesin Robert Elsi.
  4. Me Joseph DioGuardin dhe Dr. Ibrahim Rugoven.
  5. Takim ne Nju Jork 1990.
  6. Frasnite, Kozenca.
  7. Me Ernest Koliqin 1961
  8. Me studentet shqiptare ne Zvicer, 2017
  9. 9-Selia e Shoqatës Kulturore Arbërore Marko Boçari. Aristidh Kola, Antonio Bellushi dhe arvanitas të tjerë, Athinë 1984.

Filed Under: Histori Tagged With: Ngjitja, Ngjitja e Arbereshit, Saimir Lolja

PËRJETËSIA E GJUHËS SHQIPE QË NGA FILLIMI

June 4, 2020 by dgreca

Sa e vjetër është gjuha shqipe dhe pse?/

Shkruan: Saimir A. Lolja/

Çdo kureshtar nuk do donte të humbte rastin me lexuar artikullin bashkëngjitur në Shqip ose Anglisht për gjuhën hyjnore Shqipe.  
Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)   
https://www.journals.aiac.org.au/index.php/alls/article/view/6052

Përmbledhje /

Në fillim, njeriu ka një gjuhë dhe pastaj e len…gjuhën ose jo. Gjuhë natyrore shqip domethënë të përdorësh gjuhën në gojë për të shqiptuar fjalët. Përjetësia e Shqipes (Speech, ang.) gjuhës shqipe qëndron tek fjalët e saja që janë në vetvete shprehje fjalore, pjesë fjalie ose fjali të shkurtra. Edhe gjuha shqipe edhe ato jo-shqipe ose len…gjuhët (lan…guages, ang.) i mbartin këto lloj shprehjesh fjalore, duke vërtetuar kështu përjetësinë natyrore të Gjuhës Shqipe. 

Shqipja (The Speech, ang.) ka patur të folura e të shkrojtura vendore dhe shkollore në lashtësinë e tej largët. Prandaj forma të ndryshme të shkrimit të Shqipes ndeshen tani. Forma shkollore, ngase ka qenë në përdorim të përgjithshëm dhe më pas është mbartur në shkrimet dhe librat e len…gjuhëve, është ruajtur e pandryshuar. Copëzat e saja sado të vogla lexohen lehtas dhe kuptohen menjëherë nëpërmjet Shqipes së sotme. 

Shqipja (The Speech, ang.) ishte shtresa e parë në hapësirën Euro-Mesdhetare. Ajo ishte Shqipja e Nëfillimëve (The Speech of Nephilims, ang.). Shqipja e sotme mund të përdoret për të lexuar dhe kuptuar edhe fjalët në gjuhët e tjera edhe shkrimet e lashta. 

Fjalët kyç: Gjuhë, Nëfillim, Speech, Shqip, Albanian, Pellazgët, Arbëresh 1. Hyrje 

Tek e vërteta shkohet me fakte të lidhura dhe arsye, sepse faktet vetëm nuk mjaftojnë. Akoma më shumë faktet nga e shkuara humbin vlerë kur me qëllim iu mvishet një lexim apo kuptim i caktuar. Prandaj gërmimi për dije kërkon logjikën shkencore si mjet për qëllim. Një e vërtetë logjike është një pohim i cili mbetet i vërtetë nën të gjitha këndvështrimet dhe vërtetohet vetëm në mënyrë natyrale. Sipas mendimtarit të gjithanshëm Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716), e vërteta që rrjedh prej arsyetimit dhe shpjegimi i saj zbulohet nga shqyrtimi i pjesëve dhe ideve gjithnjë e më të vogla derisa të shkohet në rrënjën e fjalës ose çështjes nën studim. [1, 2] 

Shqipja (The Speech, ang.) pasaktësisht njihet si “Albanian lan…guage” në vend të “Albanian tongue” në anglisht. Ajo që trashëgohet në lidhje me shqiptarët dhe shqipen (speech, ang.) është një errësirë në dije, kuptim dhe përfytyrim të së shkuarës. Paqartësia fillon me prekjen që shqipfolësit e quajnë veten shqiptarë kurse të huajt i quajnë ata Albanians. Errësira shtohet më shumë edhe nga hutimi që sjell rryma mbizotëruese e shpjegimit të së shkuarës së largët vetëm me lëvizje popullatash pushtuese të cilat e shfarosin popullatën vendase, mohim të atyre vendase, paragjykim të lashtësisë si një periudhë kur mungonte zhvillimi, dhe shtjellim të çdo gjëje apo sendi të lashtë vetëm nga pikëpamja fetare. Prandaj, çështja nuk është nëse ka patur shqip e shqiptarë në të shkuarën apo jo. Çështja është se të shkuarës së largët nuk i kanë rënë rrezet e dritës në mënyrë të plotë dhe kjo nënkupton domosdoshmërinë me e ndriçuar të shkuarën shqiptare, europiane e mesdhetare. 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

1 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

Prandaj, qëllimi i këtij kërkimi është të hetojë nëpërmjet prekjeve, arsyetimeve, dhe krahasimeve shtrirjen e Shqipes (Speech, ang.) në të shkuarën. Meqenëse ky studim analizon Shqipen shumë thellë në kohën e shkuar, rrugëtimi shkencor do jetë jo i zakonshëm. Hetimi fillon me Kohët e Errësirës dhe lindjen e gjuhës Bizantine. Analiza në këtë studim përdor themelet shkencore të shkencës së Gjuhësisë (Lin…Guistics, ang.), Shqipen e sotme, librat e shenjtë të vjetër, emërtimet e vendeve, dhe gjuhët Latine, Bizantine dhe Anglishte. 

2. Kohët e errësirës 

Errësira parë ishte ajo e shekujve V – XV, e cila mbuloi Europën dhe filloi me botimin e librit Mythologiæ në latinisht nga autori Fabius Planciades Fulgentius në shekullin V e.s. [3]. Errësira filloi me prishjen e tërë shkollave dhe universiteteve romake dhe zhdukjen e tërë librave dhe bibliotekave. Domethënë errësira filloi me Marrëveshjen e Milanos në vitin 313 për ta shndërruar perandorinë romake në perandoritë fetare të krishtera të Perëndimit dhe të Lindjes, ku pati vetëm manastire e kisha. Ajo perëndimore vazhdoi deri në vitin 476, kurse ajo lindore deri në vitin 1453. Ndër manastire qëndronin murgjërit të cilët ishin të vetmit që dinin shkrim e këndim. Ndarja e perandorisë romake në atë të lindjes dhe perëndimit, si dhe mbarimi i asaj perëndimore, e shtuan errësirën akoma më shumë. 

Përkthimet e fjalës Mythologiæ janë: Mythologiæ (lat.) = The Science of Lie (ang.) = Shkenca e Gënjeshtrës (shqip). Ay libër qe burimi kryesor i murgjëve për fshirjen e kujtesës së përbashkët për historinë e shkuar të afërt dhe për të ushqyer mendjet me përfytyrimin e pasaktë të lashtësisë. Në kisha priftërinjtë udhëzonin turmat e popullatave të pashkolluara çfarë të dinin e si të mendonin vetëm me rrëfime nga Dhiata. Për çdo xixë mendimi ndryshe Inkuizicioni i shekujve XII-XIX e dënonte njeriun me tortura dhe djegie në turrën e druve. 

Për të freskuar Shkencën e Gënjeshtrës në kushtet e Rilindjes Europiane që pat filluar t’i ndizen dritëzat që në shekullin XIV, autori italian Natalis Comes boton në vitin 1567 në Venecie librin me dhjetë vëllime me të njëjtin titull Mythologiae. [4] Të njëjtin shërbim kreu edhe ky libër i cili që nga ajo kohë u bë burimi Mitologjisë (alb.) klasike, e thënë shqip, burimi i zbatimit të Shkencës së Gënjeshtrës për të fshirë kujtesën e përbashkët të saktë të breznive të reja mbi lashtësinë dhe për ta zëvendësuar atë me një përfytyrim të pasaktë. 

Pati kohë të mjaftueshme në Errësirë e shekujve V – XV me djegur libra, shkolla e biblioteka, me fshirë kujtesën popullore e shkollore, me rrafshuar qytete, kështjella, rrugë e qytetërime, me mbuluar me dhe vende e gjurmë, me shfarosur numër të madh njerëzish, me ndryshuar emrat e njerëzve dhe emërtimeve gjeografike. Dhe njëkohësisht pati kohë të tepërt me shpikur disa libra të paktë ose me rishkrojtur shumë herë sipas dëshirës ca libra të tjerë, e gjithmonë me natyrë fetare. 

Errësira e dytë ishte ajo e shekujve XV – XIX, e cila mbuloi Gadishullin Ilirik të pushtuar nga perandoria osmane. Ajo vazhdoi për inerci mbi trojet shqiptare në shekullin XX dhe u shtua prej errësirës sllavo-barbare. Prandaj, Errësira e dytë në shekujt XV-XX që pllakosi trojet shqiptare ose ruajti cipën e trashë të errësimit bizantin ose e trashi atë me cipat e saja osmane-arabe dhe sllavo- barabare. Çfar kishte mbetur pa u sheshuar me tokën apo pa u djegur u plotësua në Errësirën e dytë. Gjithashtu, shtrembërimi në përfytyrim i së shkuarës u edukua në shekullin XX. Shekulli XXI është shekulli i zgjimit dhe ndriçimit të mendjes shqiptare. 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

2 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

3. Një ngatërresë lindore në përfytyrim 

Perandoria romake, zyrtarisht e filluar në vitin 27 p.e.s., pati latinishten si len…gjuhë të bashkimit dhe ndërlidhjes. Perandoria romake kishtare perëndimore dhe pas vitit 476 e.s. kishat perëndimore ruajtën latinishten për librat fetarë, që gjithashtu ishin të vetmit që lejoheshin në qarkullim. 

Priftërinjtë bizantinë vëllezër Cyril dhe Methodius rithurën në vitin 863 Abecenë Glagolitike. [5] Ajo, duke u përshtatur në kohë dhe hapësirë, u fut në përdorim e mori forma të ndryshme në kishat lindore. Perandoria romake kishtare lindore u nda përfundimisht nga ajo perëndimore në vitin 1054 dhe e ndërpreu plotësisht përdorimin e latinishtes. 

Patriarkana e krishterë ortodokse në Qytetin e Konstandinit (Stambolli i sotëm) e ndërtoi len…gjuhën e vet bizantine mbështetur edhe në gërma para latine të rajonit të Detit Mesdhe; më së shumti prej shtresës ilirike. [5] Gjithashtu, ndërsa fjalët latine në Perëndim përdornin prapashtesën -us, len…gjuha Bizantine në Lindje i dalloi fjalët e saja me prapashtesën -os. Duke u dalluar plotësisht nga latinishtja e Perëndimit, ajo u bë len…gjuha zyrtare kryesore e perandorisë romake fetare lindore. Kjo perandori vazhdoi deri në vitin 1453. 

Në vitin 1830, perandoritë e Britanisë, Francës e Rusisë krijuan principatën fetare të njohur me emrin “Greqi”, me sipërfaqe sa 1/6 e Greqisë së sotme. Si për një shtet fetar, në thelb si për një shëmbëlltyrë të ish-perandorisë së krishterë lindore, Patriarkana e krishterë ortodokse në Stamboll caktoi që len…gjuha zyrtare e “Greqisë” të ishte ajo bizantine e vetë Patriarkanës. 

Si flamur për shtetin fetar “Greqi”, perandoria britanike zgjodhi flamurin e vitit 1700 të sipërmarrjes së madhe tregtare “British East India Company”. Sepse ay flamur e kishte kryqin për principatën fetare “greke” dhe vetëm ngjyra u ndryshua nga e kuqe në blu. [6] 

Si rrjedhim, dhe për shkak të propagandës nga tifozët e dëshiruar të një “Greqie” të lashtë, ndodhi dhe ngatërresa mendore: ngase shteti u quajt “Greqi”, len…gjuha zyrtare në të u quajt gabimisht “greqisht”. Dhe qëllimisht dhe gabimisht tifozët e dëshiruar të një “Greqie” të lashtë dhe të vetëquajturit “grekë”, duke u kthyer mbrapsht në kohë, quajtën e quajnë ”greke” tërë perandorinë romake lindore dhe tërë historinë para-romake. 

Priftërinjtë e krishterë ortodoksë në Lindje qenë shkruesit, folësit, përhapësit dhe mësuesit e len…gjuhëve të reja për popullatat që zotëronin. Në “Greqi”, gjuha e popullit ishte ndryshe nga ajo e kishës. Popullata ishte arbanase, arbanite (arvanite, biz.) dhe gjuha e saj ishte shqipja. Edhe tani popullata vendase, veçanërisht të moshuarit, flasin shqip. Edhe nën sundimin e perandorisë romakë fetare lindore edhe në atë të perandorisë osmane banorët në atë që quhet sot “Greqi” flitnin shqip dhe e quanin veten ose i quanin romakë, romanë, romaioi ose romioi. Veçse propaganda nga perandoritë europiane në shekullin XIX krijoi përrallën e një “Greqie të lashtë të populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, flokëverdhë, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë”. Dhe ia veshi atë përrallë “greke të lashtë” popullatës vendase shqiptare duke e quajtur atë popullatë “greke”. [7] 

Domethënë, komb “grek” apo “helen” nuk ka, nuk ka patur ndonjëherë. Po të lexohet historia e shkruar dhe të vështrohen hartat e shkuara nuk ndeshet që të ketë patur ndonjëherë shtet “Greqi” e “grekë” apo “Hellas” e “helenë” apo ndonjë lloj perandorie “greke” e perandorë “grekë”. Në tërë periudhën e Republikës apo Perandorisë Romake nuk ka patur ndonjë provincë ose rajon me emrin “Greqi” apo “Elláda”. Në to ndeshen emrat Illyria, Prefecture of Illyricum, Macedonia dhe Epirus, por jo “Greqi” apo “Elláda”. [8] 

Vetëm në periudhën fundshekulli VII – fundshekulli XII qe një provincë e perandorisë romake lindore që quhej Theme of Hellas (ang.) e cila qarkonte disa copëza të Greqisë së sotme. Emërtimi qe i rastësishëm, vetëm për qëllime luftarake perandorake kundër dyndjeve sllave, dhe pa lidhje kulturore e gjuhësore me vendasit Arbanas – Arbanitë – Arvanitë – Shqiptarë. [9] 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

3 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

Perandoria romake lindore e krishterë qe perandori romake e krishterë ortodokse dhe jo “greke”. Perandorët e saj qenë nga vende të ndryshme, p.sh. Iliria, Siria, Bullgaria, etj. Në qofte se do ishte krijuar një shtet me len…gjuhën perandorake latine, atëherë a do te quhej ai komb latin me len…gjuhë kombëtare latine? 

Gjithashtu për nga emri, nuk ka patur, për shembull, Itali, Shqipëri, Gjermani, Francë, Turqi ose Egjypt të lashtë. Vendet dhe popullatat kanë qenë organizuar ndryshe dhe emrat e tyre kanë qenë ndryshe. Edhe Egjypti i sotëm në lashtësi quhej Nubia. Atëherë, pse duhet të ketë “Greqi të lashtë”?! 

Në dy shekujt e kaluar, shumë shkrime të lashta të gdhendura mbi gur dhe poçe janë mëtuar se përfaqësojnë gjuhën “greke të lashtë”. Gjuha Bizantine, domethënë gjuha greke e sotme, nuk ndihmon për të lexuar, shqiptuar dhe kuptuar gjuhën e dëshiruar “greke të lashtë”. Format, qëllimet, dhe renditja e fjalëve (domethënë, gramatika e saj) dhe formimi i shprehjeve e fjalive (domethënë, sintaksa e saj) të “greqishtes së lashtë” janë të pakuptimta për greqisht-folësit e sotëm, pavarësisht se disa germa mund të duken të ngjashme. 

4. Gjuhësia si shkencë 

Dëshmia për vjetërsinë e një të folure të shkruar janë ose shkrimet e ngurta ose librat e vjetër. Gjuhësia si shkencë filloi në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Si në shkencat e tjera, cilësia e kërkimeve shkencore në gjuhësi varet nga vërtetësia e matjeve eksperimentale, cilësia e mjeteve matëse, këndvështrimi dhe qëllimi i tyre. 

Shtyllat kryesore të gjuhësisë si shkencë janë: Gramatika – rregullat e ndërtimit të rrënjës së fjalisë, shprehjeve e fjalëve; Morfologjia – rrënjët, pjesët e fjalëve, dhe marrëdhëniet ndërmjet fjalëve; Sintaksa – parimet e ndërtimit të fjalisë; Fonologjia – organizimi i tingujve; Fonetika – lidhja tingull- shenjë; Semantika – kuptimi i pranuar për shprehjet, fjalët e shenjat; Pragmatika – lidhja përmbajtje- kuptim, përçimi i kuptimit; Antropologjia – gjuha si nevojë e shoqërisë dhe pjesë e kulturës. 

5. Në fillim ke gjuhën pastaj e len…gjuhën ose jo 

Në fillim njerëzit patën një gjuhë. Më pas, disa e mbajtën e disa jo. E folura kryhet fizikisht nëpërmjet gjuhës (sermone, lat.; tongue, ang.; sprache, gjer.) që njeriu ka në gojë. Prandaj në shqip thuhet “Ai flet gjuhën…”. Domethënë, ai flet sipas gjuhës ose shqipton duke përdorur gjuhën e programuar nga natyra për atë qëllim. Dhe, ai që e ka lënë…gjuhën (lin…gua, lat.; lan…guage, ang.) flet lin…gjuhën ose len…gjuhën. Domethënë duhet ta kesh gjuhën në fillim dhe pastaj e len…gjuhën ose jo. 

Ky është vërtetim se gjuha shqipe ka qenë ose ka mbirë para len…gjuhëve të tjera. E thënë me një shembull, në fillim kanë qenë emrat shqip Gjon e Gjergj dhe pastaj kanë dalë emrat jo-shqip Giánnis e Geórgios ose John e George. Sepse, përndryshe do të ishin në shqip edhe emrat Gjon e Gjergj edhe emrat Janis e Jorgios edhe Xhon e Xhorxh. 

Kjo përputhet edhe me përfundimin e pranuar nga Prof. Luigi Luca Cavalli-Sforza në librin e tij “Gjenet, Popujt dhe Gjuhët”. Aty, në Figurën 13, faqe 164, Shqipja (Speech, ang.) është gjuha më e vjetër me moshë mbi 9000 vjet, domethënë si e para gjuhë e mbirë krahasuar me len…gjuhët e tjera të grupuara në modelin e të folurave Euro-Indiane; luteni të shihni Figurën 1. [10] 

Periudha akullnajore në Europë llogaritet 25’000-13’000 vite më parë. Gjetjet arkeologjike kanë treguar se pas saj jeta filloi të rigjallërohet. Rreth 10’000 vite më parë njerëzit filluan të merren me bujqësi, domethënë pjell-ar-gët, tokarët, ar-bërë-sit, arbëreshët ose ar-bana-sit filluan ta rikthejnë tokën 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

4 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

në arë bujqësore. Akoma në shqipen e sotme, ai që merret për të punuar arën (tokën bujqësore) quhet “argat”. E vërtetë sepse kultura kombëtare, ku bën pjesë edhe e folura edhe arti i veshjes, trashëgohet gjenetikisht. [10] Kurse fjala shqipe “pjellargët” është futur në përdorim e lexuar jo-saktë si “pellazgët” (pelasgians, ang.) prej autorëve jo shqiptarë. 

Të folurat janë si lulet e jetës që mbijnë mbi një shtresë të vetme ose të përbashkët. Ky këndvështrim është në harmoni me urtësinë e lashtë të Lules së Jetës mbi Tokë. Nga pikëpamja gjeometrike, Lulja e Jetës jep harmoni të plotë të përpjesëtimeve që përmban. Nga ajo dalin Pema e Jetës, Veza e Jetës, Fara e Jetës, Fruti i Jetës, sfera, trupat e ngurtë Platonikë, thyesa e artë e numrave, gjeometria e shenjtë, etj. [11] E shpjeguar me një shembull të ngjashëm natyror, lulja Narcissus poeticus futet shkencërisht brenda familjes Amaryllis të luleve dhe kjo nuk domethënë se Narcissus poeticus ka lindur nga, bie fjala, Amaryllis belladonna. 

Figura 1. Pema e gjuhëve. [10] 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

5 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

6. Mbartur në gjuhën e vet 

Dy mijëvjeçarët e fundit të pushtimit të trojeve arbërorë nga perandoritë romake dhe osmane qenë të mjaftë për të mbuluar ose fshirë pothuaj çdo gjurmë të dukshme të shqipes së shkruar ose të skalitur. Megjithatë gjuha shqipe ka një veti që e bën atë të përjetshme, sado pak të dallohet diku. Edhe në të folurën e të shkrojturën e sotme, Shqipja (The Speech, ang.) përmban shumë fjalë që në vetvete janë pjesë fjalie me kuptim të qartë gramatike, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik. Vetëm një që është shqiptar i lindur mund t’i dallojë ato fjalë lehtësisht. Ca shembuj jepen në Tabelën 1. 

Shqip 

Pjellar 

Pjellarg 

Arbëra 

Arbana 

Arbër / Arbëresh 

Arbërës 

Arbëria 

Tokare 

Gadishull 

Humbner(ë) 

Ilir 

Iliri 

Elira 

Saimir 

Samir 

Zbërthimi Pjell ar 

Pjell ar-g Ar bëra Ar bana Ar bër [ës] 

Ar bër ës Ar bër ia 

Tok(ë) ar e Gati ishull Humb në er(ë) 

I lir/lirë
I liri
E lira
Sa i mir(ë) Sa mir(ë) 

Latinisht 

Facite ergo arabilis et 

Qui facit terram arabilem 

Ego feci terram arabilem 

Ego feci terram arabilem 

Qui facit terram arabilem 

Illi qui faciam terram arabilem 

Dominium Arbëreshes, qui agricolae terram 

Arabilis 

Paene insula 

Evanescet in aere / ventum [cadit in abyssum irent] 

Liberi 

Liberus 

Libera 

Quam bonum 

Quam honestus 

Anglisht I produce arable land 

He who produces arable land. I made arable land.
I made arable land.
He who makes arable land. 

They who make arable land. The dominion of Arbëreshes, of land farmers.
Arable land 

Almost an island
Disappear in air/wind [falling in the abyss].
Free
The free (mashk.)
The free (fem.)
How good (mashk.)
How well 

Tabela 1. Shembuj të shprehjeve fjalore në gjuhën shqipe. 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

6 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

7. Gërmimi në len…gjuhë 

Vetia e Shqipes (Speech, ang.) për të patur fjalë që në vetvete janë pjesë fjalie ose shprehje me kuptim të qartë e të plotë ka bërë që ajo të mbetet e pandryshuar në jetë të jetëve. Domethënë, mund të zhduken libra e shkrime në shqip por e folura e trashëguar dhe fjalët apo shprehjet e mbartura në len…gjuhët e tjera mjaftojnë për të rilindur ose rigjallëruar shqipen e plotë. 

Fjalët apo shprehjet në shqip ndeshen në të tjerat len…gjuhë në të paktën në kontinentin europian dhe pellgun mesdhetar edhe në shkrime edhe në emërtime vendesh. Prania e shprehjeve shqip në formën e fjalëve në vendet dhe në të tjerat len…gjuhë vërteton se pjesët e gjuhës shqipe: 

(1) Janë lënë të harruara pa u mbuluar përgjatë historisë, dhe ashtu janë ruajtur në origjinal. Rastet e shqyrtuara më poshtë si emërtime vendesh e pohojnë këtë gjë. 

(2) Ose janë marrë çdoherë në përdorim për shkak të përmbajtjes së saktë të tyre.
(3) Ose janë marrë në përdorim duke u ndryshuar porse çdoherë fillesa shqipe iu është ruajtur.
(4) Ose, edhe nëse janë marrë në përdorim rastësisht nga të tjerat len…gjuhë të mëvonshme, ajo gjë 

vërteton praninë shumë më të hershme të gjuhës shqipe dhe një qytetërimi udhëheqës shumë të zhvilluar që fliste Shqip (Speech, ang.), domethënë Gjuhën Hyjnore. 

Gjuha shqipe e tanishme ka në përdorim fjalë jo-shqipe të ngecura rastësisht ose me forcë nga pushtuesit përgjatë 2000 vjetëve të shkuara. E megjithatë, gjuha shqipe nuk ka ndryshuar sepse ajo i përshtat ato fjalë në Albanisht. Prania e fjalëve dhe shprehjeve fjalore që lexohen shqip në len…gjuhët e kontinentit europian dhe pellgut mesdhetar, dhe përtej: 

(1) Përjashton marrjen e shprehjeve fjalore shqipe nga tërë len…gjuhët sepse shqipfolësit nuk kanë qenë ardhacakë pushtues të të gjithëve. 

(2) Vërteton se shqipfolësit kanë qenë vendas të paktën në kontinentin europian dhe atë mesdhetar, dhe të pranishëm tek shkollarët gjithmonë. Për shembull, bujqit e parë Tokarë (Tochari, lat., Tocharian, ang.) në shekujt XX p.e.s. – VIII e.s. në Rrafshnaltën Tarim në Kinën perëndimore qenë racë europiane. [12, 13] Përshkrimi i tyre qe në shqip: Tok(ë) ar-ë. Lidhja e tanishme me Tokarët është popullata Hunzake, e cila jeton në Luginën e Hundëzës/Hunzës, në Pakistan, pranë Rrafshnaltës Tarim. Si racë, ajo popullatë është europiane. Në kulturë, ajo ngjason më shqiptarët. Gjuha e tyre ka ruajtur shumë fjalë, fjali të shkurta dhe shprehje fjalore të Shqipes. [14-16] 

(3) Tregon se ka patur një qytetërim të zhvilluar më të hershëm Shqip nga ku janë marrë fjalët e duhura për të hartuar len…gjuhët. 

(4) Vërteton se kalimi nga Shqipja (The Speech, ang.) në të tjerat len…gjuhë ka pas ruajtur rrënjët gramatikore duke i mbartur të ngrira fjalët dhe shprehjet fjalore nga Shqipja. Kjo gjë sqaron edhe përputhshmërinë themelore të fjalëve Shqip (Speech, ang.) me ato në anglisht, dhënë në Tabelën 2. 

Nr. Gërma 

1 A 

2 B 

3 C 

4 Ç 

5 D 

6 DH 

Fjala Ang. 

Uncle Bull Its Chick Door That 

Fjala Shqip 

Ungj Bull
I tij / saj Çikë Der(ë) Atë 

Latinisht 

Patruus 

Taurus 

Eius 

Puella 

Ostium 

Quod 

Bizantine ose Greke 

Thios 

Tavros 

Tou 

Kopella 

Thira 

Afto 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

7 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

  • 7  E 

  • 8  Ë 

  • 9  F 

  • 10  G 

  • 11  GJ 

  • 12  H 

  • 13  I 

  • 14  J 

  • 15  K 

  • 16  L 

  • 17  LL 

  • 18  M 

  • 19  N 

  • 20  NJ 

  • 21  O 

  • 22  P 

  • 23  Q 

  • 24  R 

  • 25  RR 

  • 26  S 

  • 27  SH 

  • 28  T 

  • 29  TH 

  • 30  U 

  • 31  V 

  • 32  X 

  • 33  XH 

  • 34  Y 

  • 35  Z 

  • 36  ZH 


Eight
Per
Flock Gurgle Legion Hunger Languish Iam
Dark Light
Pull Major Night Onion Copy Plough Stockyard Desire Narrow Super Shawl Trunk Three You 

Vine
Adze Jacket Étude (fre.) Zeal Vision 

Tet(ë) Për
Flok Gurgulloj Legjon Hangër Lëngoj Iam Dark(ë) 

I leht(ë) Tërheq Madhor Nat(ë) Qep(ë) Cop(ë) Plug Vath(ë) Dëshir(ë)
I ngusht(ë) Sipër Shall Trung 

Tre
Ju
Ven(ë) Sqepar Xhaket(ë) Studim
Zell Fushpamësi 

Octo 

Per 

Gregem 

Singulto 

Legio 

Fames 

Aegroto 

Ego sum 

Tenebrosi 

Levis 

Attrahendam 

Major 

Nocte 

Cepa 

Exemplum 

Aratrum 

Stabulatio 

Cupiditas 

Angusta 

Eximius 

Palliolum 

Truncus 

Tres 

Vos 

Vinum 

Tondeo 

Paenulam 

Stude 

Zelus 

Visio 

Okto 

Ja 

Mali 

Kelaryzo 

Legeonas 

Pina 

Eksastheno 

Ime 

Vradhi 

Elafros 

Elko 

Mizon 

Nihta 

Kremidhi 

Antigrafo 

Arotro 

Stani 

Thelisi 

Stenos 

Yper 

Salli 

Kucuro 

Tria 

Esis 

Inos 

Skepari 

Sakaki 

Spudi 

Zillos 

Orama 

Tabela 2. Fjalët e krahasuara për çdo germë të Abecesë Shqip. 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

8 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

8. Mbartur tek librat e shenjtë 

Dhiata e parë është Dhiata Hebraike e quajtur Tanakh në hebraisht dhe shkrimet e lashta fetare janë përmbledhur në 24 libra. Ajo ndahet në tre pjesë: Torah (5 libra), Nevi’im (8 libra), Ketuvim (11 libra). Dhiatë e Vjetër quhet pjesa e parë e Dhiatave të krishtera, e shkruar duke u mbështetur në Dhiatën Hebraike. [17,18] 

Libri i parë në Torah quhet “Në Fillim” (Bereishit, hebr.) dhe në Dhiatën e Vjetër ai quhet “Zanafilla” (Genesis, ang.). Vetë fjala Bereishit tingëllon shqip: “Bërë ishit / sit”, sepse në këtë libër të parë jepet krijimi i natyrës dhe jetës në fillim. [19] Kalendari hebraik e fillon krijimin e jetës në vitin 3761 p.e.s. Në këtë libër shkruhet si më poshtë [20, 21]: 

Zanafilla 1:1 – Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. 

Zanafilla 6:4 – Kishte nëfillimë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të atyre kohëve. 

Zanafilla 11:1 – Dhe tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë. 

Zanafilla 11:6 – Dhe Zoti tha: Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë. 

Libri i katërt në Torah titullohet “Në Shkretëtirë” (Bamidbar, hebr.) dhe “Numrat” në Dhiatën e Vjetër. Në të shkruhet [20, 21]: 

Numrat 13:33 – Dhe aty pamë nëfillimët (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga nëfillimët), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t’u dukeshim atyre. 

Duke e analizuar nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik, fjala “Nëfillimët” për nga vendndodhjet e përdorimi i saj është në mënyrë të pastër shprehje shqipe. Fjala “nëfillimët” është në fillim të rrëfimit në librin e parë të shkruar për Zanafillën e Origjinës, është në fillim të fillimit të Krijimit. Ajo ripërmendet edhe në librin e katërt. Ajo fjalë është aty ku e kur përshkruhen njerëzit në fillim të krijimit të jetës mbi Tokë, njerëzit e fillimit, domethënë nëfillimët. Kudo flitej e njëjta gjuhë në fillim, gjuha e nëfillimëve, domethënë shqip (speech, ang.). 

Titujt e pjesës së dytë e të tretë të Dhiatës Hebraike përkthehen nga hebraishtja Nevi’im = Profetët dhe Ketuvim = Shkrimet. Të dy këto tituj tingëllojnë shqip sepse ato lexohen shqip dhe japin kuptim të saktë për çfarë përfaqësojnë si tituj e përmbajtje në hebraisht. Tetë librat Nevi’im janë librat e (Ne!) profetëve, thëniet e të cilëve vijnë (Ku?) në shkrimet e tyre. 

Nevi’im = Ne vim = Ne vijmë = Ne [profetët] vijmë = We [the prophets] come (ang.). 

Ketuvim = Këtu vim = Këtu vijmë = Këtu [në këto shkrime] vijmë = Here [in these writings] we come (ang.). 

Libri i Mormonit është një tekst i shenjtë i Lëvizjes së Ditës së Shenjtë të Mëvonshme i ngjashëm me Dhiatën dhe botuar për herë të parë në Mars 1830 në ShBA. Në hyrjen e librit flitet për dy gurë të shenjtë të quajtur Urim dhe Thummim të ngjitur në gjoksoren e parashikuesve të lashtë. [22] Fjalët Urim dhe Thummim ndeshen shtatë herë në Dhiatën e Vjetër. [23] 

Shpjegim apo kuptim të saktë për këto dy fjalë nga ata që nuk janë shqiptarë nuk ka. Ndërsa, nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik këto janë fjalë të pastra në shqip: Urim dhe Thummim/Thumim/Thumbim. Çdo shqiptar 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

9 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

i lexon dhe kupton menjëherë këto dy fjalë dhe buzëqesh. Sepse, jeta ka kuptim të vështrohet si urim dhe thumbim, si kënaqësi dhe moskënaqësi, si pëlqim dhe mospëlqim. 

Të flasësh shqip domethënë të flasësh gjuhën e shenjtë, Shqipen e Shenjtë (Holy Speech, ang.), Frymën e Shenjtë, Fjalën e Shenjtë, Shqipen Hyjnore, të Folmen e Parë, sepse e para ishte fjala pastaj filloi jeta. 

9. Mbartur në emërtimet e vendeve 

Disa shembuj për shprehjet shqip të ruajtura si emërtime vendesh jepen më poshtë. Të para nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik këto emërtime janë shprehje fjalore të qarta në shqip (speech, ang.). Këto shembuj janë domethënës sepse vërtetohen pikërisht prej vetisë gjeografike natyrore të atij vendi. Kjo gjë shkon përtej origjinës apo rrënjëve gjuhësore të fjalëve (etymology, ang.) dhe emërtimeve të vendeve (toponymy, ang.). Shembujt më poshtë kanë të bëjnë pikërisht me mbartjen e shprehjeve fjalore të gjuhës shqipe në vendet e mbuluara nga len…gjuhët. 

Mar Mediterraneo (ita.) – Deti Mesdhe – Deti Mes dhe – Në libra jepen emërtime historike të ndryshme për të dhe se emri i tanishëm është ndeshur në një dokument të një shkollari spanjoll të shekullit VI. [24] Siç mund të shihet nga shumë lart mbi Tokë, Deti Mes-dhe domethënë fjalë për fjalë në shqip Deti në Mes të Dheut. 

Aigaío Pélagos (biz.) – Ege Denizi (turk.) – Mar Egeo (ita.) – Deti Egje – Ky është deti shumëishullor midis Greqisë dhe Turqisë. Në libra, origjinës dhe kuptimit të emrit të tij i mveshin një përrallë të pakuptimtë lashtësie. [25] Meqenëse ky det është pjesë e Detit Mesdhe të madh, vendasit ishullorë dhe kontinentalë, domethënë arbanasit, arbanitët (arvanitët, biz.), e quanin Deti Mesogjë. Ky emër është shprehje fjalore në Shqip që përshkruan vetinë e atij deti, domethënë cilëson Detin Meso- Gjë, detin që është në mes. Dhe vetvetiu emri i detit në shqipen vendase ngeli Deti Egje ndërkohë që më vonë mori forma ndryshe në të tjerat len…gjuhë. 

Malta – Maltha – Mal tha – Malta është ishull-shtet në Detin Mesdhe. Malta është pikërisht një ishull shkëmbor malor i thatë, ku nuk ka lumenj dhe liqene të përhershëm. [26] Maltha ose Mali i Thatë është një emërtim i zakonshëm në trojet shqiptare. 

Gibraltar (ang.) – Gjibrrylthari – Gji brryl thari – Gjibraltari është qytet-shtet britanik përtej deteve, në kufi me Spanjën; cepi në anën lindore të gjiut përkatës. E parë nga shumë lart mbi Tokë, forma e cepit i ngjan brrylit të përthyer, ku pjesa e brendshme është porti i Gjibrryltharit. Dhe pothuaj tërë cepi mbulohet nga Shkëmbi i Gjibrryltharit, i cili është një mal gëlqeror i thatë; më saktë, i tharë sepse është gëlqeror. [27] Pra, ai që njihet si Bay of Gibraltar (ang.) ose Bahía de Algeciras (spa.) është pikërisht Gji-Brryl-Thari. 

Lombardia (ita.) – Lumbardhia – Lum bardhi-a – Lombardia është provinca veri-perëndimore e Italisë me kryeqendër Milanon. [28] Lumbardh ose Lumë i Bardhë ose I Bardhi ose Bardhar janë emra të zakonshëm në trojet shqiptare. Lum-bardhi-a është emër qartësisht shqip për rajonin e madh ku kalon i quajturi në mënyrë natyrale Lumi i Bardhë. Në fakt, lumi i madh në Italinë e veriut që përvijon kufirin jugor të provincës Lombardia quhet Lumi Po, që në italisht nuk shpjegohet por në shqip lexohet qartas Po (Yes, ang.). Lumbardhi është lumë pranë maleve të larta apo Alpeve. Si i tillë ai është lumë që mbledh ujin e borës së bardhë, prandaj quhet Lum-bardhi. 

Trieste – Triështë – Tri është – Trieste është qytet në breg të Detit Adriatik në veriun e Italisë. Në thelb, qyteti i Triestes është i ndërtuar mbi tre kodra të mëdha. [29] 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

10 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

Etruria – E truri-a – Tru-ri-a – Etruria ishte në shekujt IX – VI p.e.s. një rajon mjaft i zhvilluar në qendrën dhe pjesën e sipërme perëndimore të gadishullit Apenin. Kultura romake mbiu prej kulturës etruske. Periudha etruske përfundoi me themelimin e Republikës Romake ne vitin 509 p.e.s. [30] 

Ndërsa në të tjerat len…gjuhë ky emër nuk ka shpjegim, në shqip (speech, ang.) ky emër njërrokësh është lehtas i qartë: Tru (Brain, ang.). Po në shqip, banorët e atij rajoni quhen E-tru-skë dhe në përdorim si mbiemër gjuhësor fjala është E-tru-ske. Në mes të atij rajoni kalonte/kalon lumi Albenia (Albegna, Ita.). 

Emri “Truri” (The Brain, ang) është sipas të folmes shqipe të Shqipërisë jugore. Sipas të folmës veriore ai është “Truni”. Me kalimin e shekujve dhe si përshtatje në përdorim Etruskët e të shkuarës u quajtën Tuskë/Toskë (Tuscī, lat.) dhe rajoni i tyre Toskanë (Toscana, ita., Tuscany, ang.). Ndërkohë në Shqip rajoni i Shqipërisë jugut quhet akoma Toskëri dhe banorët Toskë, kurse rajoni i Shqipërisë veriut quhet Gegëri dhe banorët Gegë. Ai “Tru” rilindi në Firence, Toskanë, në shekullin XIV, kulmoi në shekullin XV, i dha dritën Rilindjes kulturore italiane e cila më pas i dha dritë Rilindjes europiane në shekujt XV-XVI. 

Via Egnatia (lat.) – Via/Vija Enjatia – Via/Vija E-njati-a – Rruga Enjatia qe një rrugë e famshme e ndërtuar nga romakët në shekullin II p.e.s. Ajo fillonte në Durrësin e Ilirisë, vazhdonte nëpër luginë e lumit Shkumbin kalonte Maqedoninë e Thrakën, dhe arrinte në Bizant (Stambolli i sotëm). [31] “GN” nw latinisht ose italisht shqiptohet “NJ” si në shqip. Kjo domethënë se Egnatia/Enjatia është një shprehje fjalore e pastër në shqip e cila ka kuptimin e një emri në gjuhësi. Ndërsa “E njati” dëften veprimin zgjatues ([He] reached out, ang.), shprehja fjalore “E njati-a” (The reaching out, ang.) është emër i shquar në gjuhësi. Kuptimi është i saktë sepse Via Egnatia/Enjatia ishte një zgajtim në anën lindore të Detit Adriatik të Rrugës Appia që lidhte Romën me Brindizin. 

Pranë fjalës Egnatia/Enjatia edhe fjala në latinisht “Via” (The Road, ang.) është në shqip sepse rrënja e saj “Vi” është në shqip: Vi (Line, ang.) dhe Via/Vija (The Line, ang.). Mbi dheun e tokës Via (lat.) është një rrugë (Road, ang). Shumë lart nga sipër, Via (lat.) ose Road (ang.) është një Vi në shqip (Line, ang.). Via Egnatia/Enjatia është akoma dhe emri i saj shihet i gdhendur mbi gurë. Ky rast është një vërtetim se Shqipja (The Speech, ang.) ishte në përdorim dhe shkollarët shqipfolës ishin të pranishëm në ato kohëra. 

Iónio Pélagos (biz.) – Mar Ionio (ita.) – Deti Ion – Deti Ion/Ionë/Jonë – Ky është deti që përkufizohet nga Shqipëria e jugut, Greqia perëndimore dhe Italia e jugut. Në Greqi, emrit Ion ose nuk ia dinë zanafillën ose i mveshin një përrallë me histori të pakuptimtë lashtësie. [32] Por në shqip ai është në fakt përemër pronor: jonë, i jonë. Pra emri i saktë i tij është Deti Ionë/Jonë (Our Sea, ang.) 

Mer Tyrrhénienne (fr.) – Mar Tirreno (ita.) – Deti Tiren/Tyren – Deti Tire-n / Tyre-n – Ky është deti në pjesën perëndimore të poshtme të Italisë dhe kufizohet edhe nga Siçilia, Sardenia dhe Korsika. Në libra, origjinën e emrit të tij e nxjerrin nga një përrallë lashtësie për një princ Tyrrhenus që bashkë me ardhacakët e tij nga Lidia (Turqia e sotme) u vendosën tokën e Etruskëve. [33] 

Në shqip, ky emërtim lexohet dhe kuptohet lehtas drejtpërsëdrejti Deti i Tire ose Deti Tiren sipas të folurës jugore shqiptare apo Deri i Tyre ose Deti Tyren sipas të folurës veriore shqiptare. Emërtimet në shqip Deti Ion/Ionë/Jonë (Our Sea, ang.) dhe Deti Tyren/Tiren (Their Sea, ang.) vërtetojnë dhe i japin kuptim plotësues njëri tjetrit, sepse njëri det është në anën lindore dhe tjetri në anën perëndimore të Italisë së poshtme. Për më shumë, gjuha rrënjë e popullit të Sardenjës quhet Arvareshu dhe është qartësisht Shqip. [34-36] 

Étretat – Etretat – E tretat – Étretat është fshat bregdetar, pjesë e rajonit Seine-Maritime në Normandi, në veri-perëndim të Francës. Étretat, si pjesë e brigjeve të larta shkëmbore, mirë-njihet për tre harqe të mëdhenj shkëmbore të ngulur në oqean. [37] Për vendasit Étretat nuk ka ndonjë kuptim. Në Shqip, Étretat është pikërisht vendi i të tre harqeve, vendi i të tretave, E tretat. 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

11 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019)

Baltic Sea (ang.) – Deti Baltik – Deti Balt-ik – Ky është deti që përkufizohet nga Gjermania, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Finlanda e Suedia. Brigjet këtij deti janë me baltë e llucë (Mud, ang.), moçalore e jo shkëmbore. [38, 39] Prandaj, mbiemri gjuhësor “Baltik” shpreh në shqip pikërisht vetinë natyrore të tokave të laguna për brigjet të këtij deti. 

Danube River (ang.) – Lumi Danub – I Shtrimi – Ky lum buron në Gjermani dhe duke mbledhur sasi prurje shumë të mëdha ujrash rrjedh shtruar drejt juglindjes për 2850 km deri në Detin e Zi. Ai është i lundrueshëm për 2415 km dhe si i tillë ka qenë rrugë tregtare që në kohët e lashta. 

Ai paraqitet me emrin Ister mbi një hartë të përcjellur si e vitit 450 p.e.s. me autor një persian të quajtur Herodoti i Halikarnasit (484 – 425 p.e.s.); vendndodhja: Azia e Vogël e sotme. Po me këtë emër paraqitet edhe mbi një hartë të përcjellur si e vitit 220 p.e.s. me autor një afrikan të quajtur Eratosteni i Sirenës (276 – 195 p.e.s.); vendndodhja: Libia e sotme. I njëjti emër u ruajt edhe në hartat e perandorisë romake. Për shembull, ky lumë përbënte kufirin e sipërm të Prefekturës së Ilirisë mbi një hartë të vitit 395 e.s. Emri i vonshëm Danub paraqitet i përshtatur në len…gjuhët e ndryshme. Ka shumë hamendësime që duke marrë parasysh përbërësit gjeografikë dhe historikë përpiqen t’i gjejnë rrënjën dhe kuptimin emrave të këtij lumi. [40] 

Meqenëse tipari dallues i këtij lumi është rrjedhja e shtruar, në Shqip thuhet: “Ky lum rrjedh shtruar”. Dhe prandaj, ai është quajtur që nga fillimi “I Shtrimi”, lumi që rrjedh shtruar. 

10. Përfundim 

Shqipja (The Speech, ang.) ka mbirë e para në hapësirën Euro-Mesdhetare. Shqipja nëse do ishte e re do kishte ose do ia kishin caktuar një datë fillimi. Ajo është aq e vjetër saqë historia e shkruar euro- mesdhetare pa dashje edhe e dallon edhe e vërteton se gjuha shqipe është më e vjetra. Meqenëse edhe gjuha trashëgohet, Shqipja rilindi e plotë pas shekujve të Errësirës. 

Shqipja (The Speech, ang.) mund të zbërthejë shkrimet e shumta të lashta të skalitura mbi gurë e poçe. Të tilla si, ato të mëtuara së përfaqësojnë len…gjuhët “e lashta greke” apo të qytetërimit Shumer 4500-1900 p.e.s. 

U provua se emërtimet Nëfillimë (Nephilim, ang.), Pjellargë, Tokarë, Arbërës, Arbëreshë, Arbanas dhe Arvareshu janë shprehje fjalore në Shqip (Speech, ang.). Të gjithë këta emra i përkasin popullit të fillimit. 

Lehtësisht u provua se shprehjet fjalore në Shqip janë edhe pjesë e vet Shqipes edhe të mbartura në len…gjuhët. Për shembull, Dhjatat e Shenjta përmbajnë shprehje fjalore në Shqip. Për sa i përket Dhjatave të Shenjta, çështja nuk është se librat fetarë nuk mund të përdoren si burim shkencor, gjë që është e pranueshme. Sepse ajo që ka rëndësi është se çfar mbartin ato libra të shumë të vjetër. Dhe kjo domethënë se më shumë dituni mund të nxirret për kohët që ata libra iu përkasin. 

Shprehjet fjalore në Shqip që janë ruajtur kudo në emërtimet e vendeve madhështore të mirënjohura vërtetojnë vetveten sepse ata shprehin saktësisht tiparet e vendeve përkatëse. 

Mbi të gjithat e thëna më sipër, është pak të vihet në pikëpyetje nëse “Ilirët” e Gadishullit Ilirik ishin apo nuk ishin “I Lirë” apo “Të Lirë” (The Free ose Free, ang.). [41] Veçan nga kjo, shumë më të thella janë pyetjet se cilët i quajtën ato “I-Lirë”, cilët e mbartën dhe si deri në ditët e sotme këtë emër që është mbiemër cilësor, dhe çfar mbart ky emër. Shqipen e Shenjtë (The Holy Speech, ang.), Gjuhën Hyjnore (The Heavenly Tongue, ang.) 

11. Mirënjohje

Është mirësi të kujtohen shkëmbimet e çmuara të mendimeve me të nderuarin Robert Elsie, drita e të cilit u shua më 2 Tetor 2017. 

Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

12 

Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

12. Burime të përdorura 

  1. Logical Truth. https://plato.stanford.edu/entries/logical-truth/ (20.02.2020) 

  2. Gottfried Wilhelm Leibniz. http://plato.stanford.edu/entries/leibniz/ (20.02.2020) 

  3. Fabius Planciades Fulgentius. https://en.wikipedia.org/wiki/Fabius_Planciades_Fulgentius (20.02.2020) 

  4. Natalis Comes. https://en.wikipedia.org/wiki/Natalis_Comes (20.02.2020) 

  5. Fahri Xharra, Roma fliste Shqip, Lena, Prishtinë, 2019 

  6. East India Company. https://en.wikipedia.org/wiki/East_India_Company (20.02.2020) 

  7. Michael Kimmelman, Elgin Marble Argument in a New Light, New York Times, 23 June 2009 

  8. Roman Province. https://en.wikipedia.org/wiki/Roman_province (20.02.2020) 

  9. Hellas (theme). https://en.wikipedia.org/wiki/Hellas_(theme) (20.02.2020) 

  10. Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York, 2000 

  11. Flower of Life Meaning, Origin, Application, Effect. http://flower-of-life.net/ (20.02.2020) 

  12. www.gerdcarling.se/2018/07/11/the-tocharians,-the-mysterious-people-that-travelled-more-than-4000-km- 
and-ended-up-in-a-desert-40064107 (10.01.2020) 

  13. Tocharians. https://en.wikipedia.org/wiki/Tocharians (20.02.2020) 

  14. Jay M. Hoffman, Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people, Professional Press 
Publishing Association, 5th Ed., Valley Center, 1985 

  15. Etienne Tiffou, Hunza Proverbs, University of Calgary Press, Calgary, 1993 

  16. Saimir Lolja, Hundëza dhe Hunzakët jetëgjatë, g. Panorama, 30 Tetor 2003 

  17. Hebrew Bible. https://en.wikipedia.org/wiki/Hebrew_Bible (20.02.2020) 

  18. Old Testament. https://en.wikipedia.org/wiki/Old_Testament (20.02.2020) 

  19. Book of Genesis. https://en.wikipedia.org/wiki/Book_of_Genesis (20.02.2020) 

  20. English Standard Version Bible. https://biblehub.com/ (20.02.2020) 

  21. Orthodox Jewish Bible. https://biblehub.com/ (20.02.2020) 

  22. The Book of Mormon, LDS Church internet ed., Salt Lake City, 2013 

  23. Urim and Thummim (Latter Day Saints). 
https://en.wikipedia.org/wiki/Urim_and_Thummim_(Latter_Day_Saints) (20.02.2020) 

  24. Mediterranean Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Mediterranean_Sea (20.02.2020) 

  25. Aegean Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Aegean_Sea (20.02.2020) 

  26. Malta. https://en.wikipedia.org/wiki/Malta (20.02.2020) 

  27. Gibraltar. https://en.wikipedia.org/wiki/Gibraltar (20.02.2020) 

  28. Lombardy. https://en.wikipedia.org/wiki/Lombardy (20.02.2020) 

  29. Trieste. https://en.wikipedia.org/wiki/Trieste (20.02.2020) 

  30. Etruria. https://en.wikipedia.org/wiki/Etruria (20.02.2020) 

  31. Via Egnatia. https://en.wikipedia.org/wiki/Via_Egnatia (20.02.2020) 

  32. Georgios Babiniotis, Lexiko tis Neoellinikis Glossas (Dictionary of Modern Greek Language), Kentro 
Lexikologias, Athens, 2012 

  33. Tyrrhenian Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Tyrrhenian_Sea (20.02.2020) 

  34. Salvatore B. Mele, Arvareshu: Gjuha proto-sarde ilirike, 2013. www.voal- 
online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=36153 (20.02.2020) 

  35. Salvatore B. Mele, Arvareshu: La Lingua Protosarda Ilirica Pelasgica e Etrusca, Sardigna: Logo Sardigna E- 
Book, 2015 

  36. Salvatore B. Mele, Sardegna: Arvareshu, una lingua sorella dell’Albanese, 2019. 
www.youtube.com/watch?v=Z6I7al5R3Ag&feature=youtu.be (20.02.2020) 

  37. Étretat. https://en.wikipedia.org/wiki/%C3%89tretat (20.02.2020) 

  38. Baltic Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Baltic_Sea (20.02.2020) 

  39. James S. Aber, Bogs and Mires of the Baltic Region with Examples from Estonia. 
http://academic.emporia.edu/aberjame/wetland/baltic/baltic.htm (20.02.2020) 

  40. Danube. https://en.wikipedia.org/wiki/Danube (20.02.2020) 

  41. John J. Wilkes, The Illyrians, Blackwell, Massachusetts, 1992 


Saimir A. Lolja, Assoc-Prof., Ph.D, P.Eng, B.Sc, B.Ed 

* Akademia Rrënjët Tona, Libri i Kuvendit Gjuhësor, 2-9 Maj 2019, f. 192-200 Gazeta Rrënjët, Shkurt 2020, f. 12-13 Lolja, S. A., The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) Since the Beginning, Advances in Language and Literary Studies, 10(6):152-160(2019) 

Filed Under: Kulture Tagged With: Perjetesia e Gjuhes Shqipe, Saimir Lolja

Nikola Tesla, a legacy of the Albanian nation- Nikolla Tesla, nderi i kombit shqiptar

May 3, 2020 by dgreca

By name, Nikola Tesla was not a Serbian. His family was from Sanxhak inhabited by Albanians even today. His father was illiterate and one day became a Christian orthodox priest named Milutin. His mother’s name was Gjuka, an Albanian name.

Due to the Serbian expulsion against Albanians especially in the mid-19th century, his family relocated to the village of Smiljan in western Croatia. Nikola Tesla was born there on 10 July 1856.

The Albanian tongue was not publicly in use and the Albanian schools were prohibited in century XIX. Therefore, Nikola Tesla showed to know the Serbian and German languages taught in public schools.

His family had preserved the Albanian folk costume as a dear and sincere legacy of their origin. The costume that Nikola Tesla dressed is typical for Northern Albania or Dardania. He dressed that costume before he left for Prague in 1880, then to Budapest and Paris, and arriving in New York in 1884. 

            Nikola Tesla died on 7 January 1943 in New York, USA.

Saimir Lolja

Nikolla Tesla, nderi i kombit shqiptar

Nisur nga emri i tij, Nikolla Tesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot. Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar. 

            Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. Nikola Tesla lindi atje më 10 Korrik 1856.

            Gjuha Shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikola Tesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shtetrore. 

            Në këtë pamje të viti 1880 Nikola Tesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë. Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre. Nikola Tesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884.

            Nikola Tesla u shua më 7 Janar 1943 në Nju Jork të ShBA.

Saimir Lolja

Filed Under: ESSE Tagged With: a legacy of the Albanian nation, Nikola Tesla, Saimir Lolja

SHTETI I NJERËZVE

June 19, 2019 by dgreca

NGA SAIMIR LOLJA/ Kanada/

Liria e njeriut (jo e ariut) është hapësira midis të drejtave dhe përgjegjësive të tij. Domethënë liria e njeriut ka kufi të poshtëm e të sipërm, kurse liria e ariut nuk ka kufi të sipërm. Demokracia është liria e njeriut (jo e ariut) për të votuar i lirë dhe shprehur mendim të lirë brenda kufijve të lirisë së njeriut. Demokraci nuk domethënë të kesh lirinë për të ngritur krye kundër shtetit, për të dëmtuar mjetet dhe objektet e shtetit apo cënuar sigurinë publike. Demokraci nuk domethënë lajthitje (anarchy, ang.) politike, morale, shoqërore, publike, fetare, apo lajthitje në ide (pëlqime) dhe heronj.

Marrëdhëniet shtetërore nuk janë marrëdhënie personale ndërmjet personash me të drejta, përgjegjësi e liri të barabarta. Demokracia nuk është barazi (communism, ang.). Demokraci nuk domethënë që secili nga turma të ketë të drejtën të urdhërojë të parin e shtetit si të veprojë. Sepse është edhe e pamundur të kryhet edhe s’ka arsye të kryhet. 

Qoftë shtet demokratik apo autokratik në të dy rastet ka protokoll shtetëror i cili është i njëjtë. Shteti si kuptim e si makine nuk është personal, as krijim personal. Kushtetuta dhe ligjet e shtetit nuk janë personale. Detyrimisht të gjithë duhet ta respektojnë protokollin, mjetet dhe objektet shtetërore dhe as të mos i cënojnë ato.

Si në shtetin demokratik ashtu edhe në atë autokratik të gjithë urdhërohen nga shkalla më e sipërme e piramidës shtetërore si të veprojnë e çfarë të kryejnë. I punësuari në shtet është punonjës i shtetit dhe jo i ndonjë tufëze politike. Një vend pune shteti është detyrim shtetëror dhe publik për t’u përmbushur. Puna e shtetit kërkon njeri të pastër, të mirësjellshëm, profesional e të shkolluar. Shteti nuk është lopë për t’u mjelë apo lëndinë për të kullotur. Shteti nuk është hale ku njerëzit shkojnë me qejf e largohen me qejf. E njëjta gjë është si në një ndërmarrje private apo organizatë vullnetare.

Pushteti është fuqia për shtetin dhe jo pushtimi i shtetit. Pushteti është përgjegjësia e mbarëvajtjes së shtetit dhe qytetarëve. Shteti nuk është fusha ku tufëzat politike luajnë top me këmbë për tifozët. Shteti nuk është vendi ku piratët ndajnë plaçkën e grabitur.

Për ngjashmëri loja e topit-me-këmbë (football, ang.) bashkë me objektet dhe rregullat e saj që e krijojnë atë lojë nuk janë pronë e ndokujt. Të gjithë detyrimisht e respektojnë atë, qofshin tifozë, lojtarë apo stërvitës. Ajo ka kushtet dhe luhet sipas rregullave të saja, përndryshe nuk është më lojë topi-me-këmbë. Bie fjala, ajo nuk luhet pa porta ose duke qenë tifozët në fushë. Ato që kanë lidhje me lojën e topit-me-këmbë – lojtarë, kapitenë, portierë, stërvitës, mjekë, shërbyes, financierë, tifozë – nuk janë të barabartë midis tyre. Secili ka vendin e tij, domethënë hapësirën brenda gardheve përkatëse  të mendimit e veprimit. Bie fjala kapiteni i ekipit nuk mund të urdhërohet nga lojtarët e aq më shumë nga tifozët se si të luajë apo udhëheqë ekipin.

Shtet i qetë domethënë se për çdo njeri ka një vend e çdo njeri është në vendin e vet, dhe çdo njeri e nuhat, e sheh, e prek, e dëgjon dhe e shijon mirë këtë. Shteti i njerëzve është shtet i mirë-organizuar ku secili rëndon në vendin e vet, domethënë shteti ka organizim të organizuar mirë dhe jo çorganizim të organizuar mirë. Shtet cilësor domethënë shtet që mbron jetët, pasuritë, pronat e qytetareve, arshivat dhe të fshehtat shtetërore, trashëgiminë kombëtarë kulturore të tij, si dhe shton pasuritë e tij.

Shteti i njerëzve është i domosdoshëm për shkak të arsyes kombëtare të cilës i përket. Ai përdor arsyen shtetërore dhe arsyen kombëtare për të qenë i shëndetshëm, i siguruar, i qetë, i mbrojtur, i pastër dhe cilësor. Shtet i mbrojtur domethënë që shtetarët e tij të kenë qenë më parë ushtarë të ushtrisë së shtetit. Shtet i sigurtë domethënë shtet që ka vendosur vijat e bardha kudo dhe i var medaljen e duhur atyre që i shkelin. Shtet i shëndetshëm domethënë pastrim krundesh dhe njëtrajtësim brumi. Shqipëri pa shtet nuk ka. Bashkim kombëtar pa shtet të bashkuar shqiptar nuk ka.

(Pasthënie – Ka shqiptarë që për mërinë, domethënë emocionin e urrejtjes, ndaj një marinari ose brohorasin si tifozë ose e djegin tërë anijen me mall e njerëz për të djegur atë marinar që ato urrejnë. Çfarë ka ndodhur në këto raste pastaj? Mbesin vetëm anijet e armiqve. Përfitimi i kujt ka qenë pastaj? Vetëm i armiqve të shqiptareve).

Filed Under: Analiza Tagged With: Saimir Lolja

ÇFAR NDODHI NË KANALIN E KORFUZIT MË 22 TETOR 1946 DHE PSE

October 23, 2018 by dgreca

2 ok DRagamina1 Libri Saimir1 Libri_Receta Pa Komb_2018

NGA SAIMIR LOLJA/*

…… Mbyllja e zgavrës në cepin më jugor të Perdes së Hekurt kishte nevojë për një saldim. Në fund të 1944 dhe gjatë vitit 1945, flota mbretërore britanike pastroi minat në Korridorin Medri në Kanalin e Korfuzit edhe në ujërat territoriale shqiptare. Në vitin 1945 ajo i pastroi edhe të gjitha minat detare që flota luftarake gjermane i kishte hedhur me mijëra në ujërat e bregdetit dalmat dhe në veri të Detit Adriatik. Flota jugosllave nuk mund ta bënte vetë atë operacion. Një pjesë e minave, me shumë gjasa 103 prej tyre, u ripërtërinë dhe u lanë në portin jugosllav të Shibenikut nën ruajtjen e flotës jugosllave me dijeninë vazhdueshme të flotës mbretërore britanike dhe Shërbimit të Fshehtë Britanik të Zgjuarsisë.

Misioni ushtarak britanik u largua nga Shqipëria në Prill të vitit 1946 dhe Misioni i Shteteve të Bashkuara u largua nëpërmjet Durrësit më 14 Nëntor 1946. Nuk kishte çfarë të bëhej më shumë brenda një zgavre të mbyllur dhe të lënë nën ndriçimin sovjetik dhe mirëmbajtjen jugosllave.

Shkolla e Kodit dhe Shifrës e Qeverisë Britanike mori emrin Selia Qëndrore e Ndërlidhjeve e Qeverisë Britanike (The British Government Communications Headquarters) në Qershor të vitit 1946. Ajo zbërthente të gjitha mesazhet e shifruara që vinin nga Jugosllavia Nr. 3 e Shqipëria dhe në veçanti shkëmbimet e mesazheve që lidheshin me ngrehjen e skenarit për Ngjarjen e Kanalit të Korfuzit në vitin 1946 dhe më pas. Josip Broz Tito ishte një vegël britanike nën kontrollin e imët të Shërbimit të Fshehtë Britanik të Zgjuarsisë. Është e pamundur që ai të ketë hyrë në lojë spiunazhi me Drejtorinë Ruse të Zgjuarsisë Ushtarake për të ngrehur ngjarjen e Kanalit të Korfuzit e të mos dihej nga agjentët e Shërbimit të Fshehtë Britanik të Zgjuarsisë në Beograd dhe të mos përgjohej nga Selia Qendrore e Ndërlidhjeve e Qeverisë Britanike.

Më 15 Maj 1946, me urdhër të këshilltarëve jugosllavë, artileria bregdetare shqiptare gjuajti kryqëzorët britanikë HMS Orion dhe HMS Superb. Qeveria britanike lajmëroi se priste t’i kërkohej falje dhe paralajmëroi qeverinë shqiptare se anijet e flotës mbretërore britanike do të kundërpërgjigjeshin me zjarr në një rast tjetër të ngjashëm. Si përgjigje, qeveria shqiptare lëshoi një shënim më 21 Maj 1946 se anijet luftarake të huaja nuk mund të kalonin pa leje në ujërat e saja territoriale.

Kryeministri jugosllav Josip Broz Tito pat marrë kukullën Enver Hoxha për vizitë në Jugosllavi në periudhën 23 Qershor – 2 Korrik 1946 dhe më 19 Gusht 1946. I udhëzuar, ai i këshilloi Enver Hoxhës minimin e ujërave shqiptare në Kanalin e Korfuzit. Më 10 Shtator 1946, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugosllave dërgoi një mesazh radiotelegrafik në Misionin Ushtarak jugosllav në Tiranë duke i pohuar gadishmërinë e 103 minave detare për operacionin.

Më 21 Shtator 1946, komanda e flotës mbretërore britanike pyeti Krye-Komandantin e Flotës Mbretërore Luftarake në Detin Mesdhe Admiralin Sir Algernon Usborne Willis nëse ndonjë anije britanike e flotës së tij kishte kaluar përmes Kanalit të Korfuzit që nga Gushti i vitit 1946. Përgjigjja e menjëhershme ishte se ajo nuk kishte ndodhur ende, por ishte planifikuar të zbatohej me kryqëzorët HMS Mauritius dhe HMS Leander më 22 Tetor 1946.

Më 5 Tetor 1946, oficeri komandues i skuadronit të parë të kryqzorëve të flotës mbretërore luftarake në Detin Mesdhe, Ndihmës-Admirali Harold Richard George Kinahan, lëshoi Urdhrin Operativ XCU (Exercise Corfu) për oficerët komandues të kryqëzorëve HMS Mauritius, HMS Leander, HMS Ocean dhe komandantit të flotiles së tretë të anijeve mbrojtëse-shkatërruese. Më 13 Tetor 1946, ai lëshoi Urdhrin Operativ Shtesë XCU ONE. Urdhri Operacional XCU pasoi një vendim politik për të provuar kundërveprimin e qeverisë shqiptare që ishte njoftuar nëpërmjet shënimeve diplomatike se kryqëzorët e flotës mbretërore britanike HMS Mauritius dhe HMS Leander si dhe anijet mbrojtëse-shkatërruese HMS Saumarez dhe HMS Volage do të kalonin nëpër Korridorin Medri të Kanalit të Korfuzit në 22 Tetor 1946.

Urdhri Operativ XCU urdhëronte anijet, të cilat do të lundronin në Kanalin e Korfuzit, të përgatiteshin për luftim dhe kthim zjarri për një orë nëse artileria bregdetare shqiptare gjuante e para. Aeroplanmbajtësja HMS Ocean dhe anija mbrojtëse-shkatërruese HMS Raider do të ishin në mbështetje të tyre në perëndim të ishulli të Korfuzit. Urdhri Operativ XCU e gjykonte zonën e Gjirit të Sarandës pa mina detare. Urdhri Operativ XCU ishte tepër i fshehtë dhe paralajmëronte në mënyrë të veçantë se qeveria greke nuk duhej të kishte ndonjë dijeni për të.

Më 15 Tetor 1946 përfundoi Konferenca III e Paqes në Paris. Pa vonesë, më 18 Tetor 1946, dy peshkarexha jugosllave të quajtura Mljet dhe Meljine, të përshtatura si minapastruese luftarake të llojit Malinska, lanë portin e Shibenikut në Dalmacinë qendrore, në Jugosllavinë Nr. 3, me drejtimin jug. Ato kishin në ngarkesë secila 15 mina gjermane të llojit “EMC”, ose me emërtesën britanike “GY”. Të dy peshkarexhat luftarake ngase ishin mjaft të vogla nuk do tërhiqnin vëmendje e mund ta kryenin shpejt detyrën e shtrimit të minave dhe të ktheheshin vrulltazi mëpas. Ato u ndalën në ishullin shqiptar të Sazanit ku morën në bord Kapitenin e Parë të flotës luftarake shqiptare Abdi Matin dhe komandantin e ishullit të Sazanit Mevlan Dervishin.

Pasi peshkarexhat luftarake jugosllave Mljet dhe Meljine arritën jugun e Kanalit të Korfuzit, ato u kthyen. Dhe duke lundruar për në veri e duke qenë në ujërat territoriale shqiptare, shtruan qilimin e minave nën sipërfaqen e ujit në Korridorin Medri përballë Gjirit të Sarandës brenda 5 orëve gjatë natës mes 21 dhe 22 Tetorit 1946. Qilimi, në ujrat territoriale shqiptare, kishte saktësisht gjerësinë e Korridorit Medri dhe një gjatësi të madhe në të.

Shtrati i detit në Korridorin Medri ishte (dhe është) me baltë dhe ngecja e minave takim-shpërthyese EMC në shtratin e detit bëhej thjesht prej peshës që ishte në fund të kabllit. Si të atilla dhe në një shtrat deti me baltë, ato mund të largoheshin nga vend-hedhja fillestare prej rrymave detare për pak kohë. Antenat përgjuese dhe radar-zbuluese të ushtrisë britanike e amerikane dhe postat e tyre të vëzhgimit ishin pikërisht në brigjet e Korfuzit, drejtpërsëdrejti përballë Gjirit shqiptar të Sarandës. Shërbimi i Fshehtë Britanik i Zgjuarsisë kishte edhe postat e veta. Ata regjistronin dhe vëzhgonin drejtpërsëdrejti çdo barkë ose anije në Kanalin e Korfuzit edhe natën duke përdorur pajisjet e vëzhgimit për natën.

Më 22 Tetor 1946, vargani i anijeve të flotës mbretërore britanike filloi lundrimin drejt veriut në Kanalin e Korfuzit sipas Urdhrave Operacionalë XCU dhe XCU ONE. Pasdite, duke lundruar sipas planit qëllimisht në ujrat territoriale shqiptare, anijet mbrojtëse-shkatërruese HMS Saumarez dhe HMS Volage prekën minat aty. Si pasojë, anija HMS Volage u dëmtua rëndë kurse anija HMS Saumarez u dëmtua në mënyrë të pariparueshme. Artileria bregdetare shqiptare nuk gjuajti gjatë ndodhisë dhe flotilja u kthye në portin e Korfuzit. Për keqardhje dhe pa qenë e nevojshme, 44 marinarë të flotës mbretërore britanike vdiqën dhe 42 të tjerë u plagosën ose ngelën të paaftë.

Më 12-13 Nëntor 1946, flota mbretërore britanike ndërmori operacionin “Retail” (Pakica) për pastrimin e minave në Korridorin Medri pa lejen e qeverisë shqiptare. Operacioni “Retail” nxorri 22 mina takim-shpërthyese “GY”. Shuma e atyre 22 minave me dy minat që goditën dy anijet e flotës mbretërore britanike, plus katër minat që i pastroi flota luftarake shqiptare në vitin 1958, plus dy të tjera të gjendura ende në det në Korridorin Medri në veri të Gjirit të Sarandës dhe zbuluar nga një ekspeditë arkeologjike amerikane në vitin 2008, të tëra shkojnë gjithsej 30 mina takim-shpërthyese “GY”. Ky numër është i barabartë me numrin e përgjithshëm të minave që dy peshkarexhat luftarake jugosllave hodhën në ujrat territoriale shqiptare gjatë natës së 21/22 Tetorit 1946.

Afër kapitullimit të saj më 8 Shtator 1943, ushtria italiane pat lëvizur nga Banka Kombëtare Shqiptare në Tiranë në Bankën e Italisë në Romë një ngarkesë të çmuar me vlerën e rreth 3000 kg ar. Më 11 Shtator 1943, ushtria gjermane mori kontrollin e Romës. Më 17 Shtator 1943, administrata gjermane në Romë për arësye sigurie e pat lëvizur arin shqiptar në Berlin, pa i humbur përkatësinë. Nga atje, ari shqiptar ishte dërguar në galeritë e minierës së kripës Merkers në Gjermani. Pas përfundimit të Luftës II Botërore, Aleatët gjetën atje 2721 kg ar shqiptar, për të cilën Komisioni Trepalësh Britani-ShBA-Francë për Rikthimin e Arit Monetar pas Luftës II Botërore përcaktoi se vetëm 65% e tij, domethënë 1768.65 kg, do t’i kthehej Shqipërisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësië (The International Court of Justice) në Hagë të Hollandës u muar me rastin e Kanalit të Korfuzit të paraqitur nga Mbretëria e Bashkuar kundër Shqipërisë ndërmjet datave 22 Maj 1947 dhe 9 Prill 1949. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk i zgjidhi nyjet se kush i vendosi minat, pse, kur dhe si. Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pohoi se minat nuk mund të vendoseshin pa bashkëpunimin e heshtur nga ana e qeverisë shqiptare. Prandaj Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Shqipërinë të paguante 843’947 Stërlina paund britanike si zhdëmtim për humbjet britanike. Qeveria shqiptare nuk e pranoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Si përgjigje, qeveria britanike mbajti peng sasinë prej 1121.5 kg ar, me vlerë prej 630’000 Stërlinash paund britanike, nga sasia e arit të cilën Komisioni për arin i përbërë nga Britania-ShBA-Franca pas Luftës II Botërore kishte vendosur që i përkiste Shqipërisë.

Për shkak të vonesave në proçesin e shpërndarjes, Shqipëria mori nga Banka e Anglisë 1549 kg ar më 29 Tetor 1996, që përbënte pjesët paraprake dhe pothuaj përfundimtare të arit të kthyer. Më 13 Korrik 1998, Shqipëria mori edhe pjesën përfundimtare prej 219.65 kg të arit të kthyer…….

*Kjo pjesë është shkëputur nga libri “Saimir A. Lolja, Receta Pa Komb, Sh. B. Helga’s Secrets, Tiranë, 2018”, i botuar edhe në anglisht në www.amazon.com “Saimir A. Lolja, The Nation-Free Recipe, Tellwell, Vancouver, 2018”./

Filed Under: Histori Tagged With: 22 tetor 1946, Incidenti i Korfuzit, Saimir Lolja

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT