• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TROPOJA DHE GJEOGRAFIA E SAJ PËRBUZËSE

July 18, 2021 by s p

Shkruan: Sami Mulaj

Në mes të alpeve, zemra e Dardanisë së djeshme, Tropoja e sotme a Malësia e Gjakovës, siç edhe e kanë quajtur në mot, e të shumtë janë ata që e thërrasin edhe sot, është e “ dënuara “ e përhershme e gjeografisë së saj. Edhe pse Bukuria e Zotit, Tropoja me pozitën e saj gjeografike, është e përkëdhelur si rrallë kush tjetër, me Bjeshkë përrallore plot freski e gjelbërim, me pasuri të pamatshme bimore, drunore, ujore e nëntokësore dhe me një luginë pjellore të begatë ( ku Robin Hud i vërtetë mund të gjejë bukën në Lis), gjeografia e saj politike ka më se një shekull që e torturon. Edhe pse Tropoja, a Malësia e Gjakovës, në mbijetesën e Kombit tonë, si djep qëndrese me prijësa madhorë kombëtarë që nga Binak Alia, Mic Sokoli, Haxhi Zeka, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Azem Hajdari e deri tek Tahir Sinani, i dha shumë Shqipërisë edhe Kosovës, ajo me gjeografinë e saj mbeti dhe është jetime. Skaji         Verilindor u emërtua nga gjuha e ditës në Shqipëri për rreth 100 vjet?! E skajshëm i erdhën të gjitha “shpërblimet” nga shtet pushteti shqiptar. Vetëm mos zhvillimi e varfëria nuk i mungoi kurrë. Krahasimet e turpshme në Republikën e Shqipërisë nisnin me Tropojën, si me nivelin Zero të detit, për gjithçka. Në pasqyra e grafikëe, gjithnjë Tropoja e fundit. Sa e vlerësuar ishte Tropoja e tregojnë me pak fjalë edhe këta shembuj që nuk shlyhen kurrë nga kujtesa: A mos je nga Tropoja, pyeteshin verioret kryeneç. Dil ti Tropoja në dërrasën e zezë, pyeteshin nxënësit e studentët tropojan në shkolla. Aspak interes nga mësuesit a pedagogët t’ju mësonin emrin?! Shumë ju shqiptonin emrat në mënyrë të përçudnuar, e jo vetëm në shkolla por kudo. Puno mirë, ose sillu mirë se do të çojme në Tropojë, ishte refreni i ditës i pushtetit monist kundër punonjësve e kuadrove, kudo në Shqipëri. Janë këta shembuj të tmerrshëm për të pohuar se pushtet shteti shqiptar e ka pranuar Tropojën si mish të huaj. E në anën tjetër të Kufirit?! Kosova, edhe ajo e leshoi krejtë lehtë atë cop truall të artë të saj. Edhe atje, ftohje e harresë gati shekullore për Malesinë e Gjakovës. Në Shqipëri i ndryshojnë emrin, heshtje në Kosovë( nuk ka lënë Jugosllavia?!) Është justifikim qesharak! Edhe atje në Kosovë, me gisht tregues prej Tropoje, pa ju përmend emrin: -të ardhurve nga Tropoja ju thërrisnin ose malësorë ose emigrantë ose ata prej Shqipërie a ata përtej kufirit. E pas rënies  së diktaturës është e pa imagjinueshme trajtimi i Tropojës nga dy shtet pushtetet shqiptare. Në asnjë vend të botës, po e përsëris, se në asnjë vend të Globit nuk mund të ketë një rast që qytetarët e një shteti për të shkuar në shtetin e vet a kryeqendrën e shtetit të vet, të kalojnë katër herë ( vajtje- ardhje) në dy pika kufitare dhe në të shumten e rasteve të kontrollohen tetë herë nga doganjerët! Kjo ju ndodh vetëm tropojasve çdo ditë e çdo natë, në doganën e Morinës të Punashecit për të hyrë në Kosovë dhe në doganën e Morinës të Kukësit për të dalë nga Kosova e për të hyrë në Shqipëri. E Tirana zyrtare e vlerëson luks e turizëm kulturor udhëtimin e tropojasve nëpër Kosovë për të parë Gjakovën e Prizrenin ( tropojasit e kanë detyrim jetësor të përditshëm të shkojnë në shtetin e vet, për spitale, shkolla e për punë ). Për tropojasit qënka luks një udhëtim i tmerrshëm për të shkuar në shtetin e vet, ( nëpër dy dogana e 8 kontrolle ) dhe është luks për të mbajtur pasaportën si hajmali në gji për më shumë se 100 vjet. E tropojasit mburren me Shqiptarinë, janë edhe kosovarë, janë edhe shqiptarë. Në vend që Tropoja të trajtohej mirë nga dy shtetet shqiptare, si një qingj me dy nana, ajo ka mbetur jetime, si midis dy njerkave. Pa Tropojën e tropojasit do të kishte shumë më pak Kosovë, në atë regjimin e djeshëm sllavo komunist, ku Kosovës i lihej 30 minuta kohë në javë në televizionin shtetëror shqiptar ( vetëm muzikë nga grupe amatore gati të panjohura në Kosovë). Dhe pa Tropojën, muzen e saj, pa këngën, vallen e rapsodinë dardane të tropojasve e zemrën e zhuritur të saj, për Kosovën do të kishte më pak Shqipëri në Kosovë. Është kjo lidhje zemre e Tropojës me Shqipërinë e Kosovën që kudo ku flitet e jetohet shqip Tropoja është e pranishme, frymon e ritmon Tropojë kudo në gëzimet familjare e deri në çdo organizim komuniteti në Jug e Veri, Kosovë, Shqipëri a Diasporë. Porse gjeografia e saj politike mbetet plagë shekullore. Tropoja rënkon e thërret për çdo ditë. Ajo fton dy shtetet shqiptare për të bërë MiniShengenin shqiptar e ti lënë qytetarët e saj të lëvizin lirshëm si gjithë bota. Pa pretenduar se njoh magjinë e zgjidhjes, realisht pranoj vështirësitë. Janë politike, ekonomike e juridike porse me një angazhim të madh intelektual, e dashamirësi kombëtare edhe kjo plagë shqiptare shërohet. Tropojasit si kosovarë të Shqipërisë a si shqiptarë të Kosovës, e meritojnë, pse jo edhe  një rrugë ose hekurudhë anës  Drinit që të lidhet me Shkodrën. Kjo i bën mirë edhe Kosovës, krejt rrafshit të Dukagjinit. Tropojasit e meritojnë një treg të lirë e të lehtë me Kosovën. Tropojasit e meritojnë statusin e dy shtetësisë, pra edhe të Kosovës e të njihen si dhe të nxirren në Kosovë dokumentet personale, diplomat, lejet e profesioneve e patentat e ndryshme. Tropojasit e meritojnë shërbimin spitalor e shkollimin e fëmijëve edhe në Kosovë. Ata si qytetarë të lirë e meritojnë një jetë si të gjithë qytetarët e tjerë si në Shqipëri dhe Kosovë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: reportazh, Sami Mulaj

MBILLNI NJË PEMË NË VEND TË DEKORATAVE TË SHPËRNDARA NËPËR SHQIPËRI,KOSOVË E DIASPORË…

September 3, 2020 by dgreca

      Pa dashur të keqpërdor kritikën për masën e madhe të dekorimeve ( si vertikalisht dhe horizontalisht në krejt botën tonë shqiptare), si me një treg shumicë është tejkaluar çdo kufi me “qytetar nderi” me “Mjeshtër i Madh” e deri me “Nderi i Kombit”,”Kalosi i Skenderbeut”…

.Dhe krejt  e pakuptimtë ishte dhe së fundi  ceremonia e Dekorimit të Bandës së Vatrës, pa nderimin me pjesmarrje të vatranëve të sotëm të Vatrës sonë shqiptare apo të mungesës së ftesës të familjeve të anëtarëve të Bandës?!!!

–Presidentit të Shqipërisë: zotit Ilir Meta & Presidentit të Kosovës: zotit Hashim Thaçi-
Nga Sami Mulaj-

Dhe të  gjithë institucioneve që japin dekorime e vlerësime për personalitete e figura të komunitetit e të mbarë Botës e shoqërisë shqiptare.
 Mbillni një Pemë, ju lutem!
 U njoha këto ditë me ceremoninë e dekorimit të  bandës Vatra a dhe të  dekorimit të ish presidentit të Shqipërisë Rexhep Mejdani …U bënë lajm  në media si pjesmarrja e të gjithë krahëve të politikës shqiptare si në Shqipëri dhe nga Kosova. Pa dyshim vlerësim shumë I merituar për Vatrën e Bandën e saj, vlerësim dhe për shtetarin dinjitoz ish presidentin Mejdani.
Ekrani dhe gazetat me pamje e figurë paraqesin takimet e  buzëqeshjet  e pjesmarësve në koktej dhe vetëm kaq.
 …Pas kësaj bujë rutinë çfarë mbeti?!
Edhe një emër më shumë në listën e dekorimeve, edhe një kornizë më shumë në muret e dhomave a të zyrave të të dekoruarve (!) dhe vetëm kaq.
 Pa dashur të keqpërdor kritikën për masën e madhe të dekorimeve ( si vertikalisht dhe horizontalisht në krejt botën tonë shqiptare), si me një treg shumicë është tejkaluar çdo kufi me “qytetar nderi” me “Mjeshtër i Madh” e deri me “Nderi i Kombit”.
Dhe krejt  e pakuptimtë ishte dhe së fundi  ceremonia e Dekorimit të Bandës së Vatrës, pa nderimin me pjesmarrje të vatranëve të sotëm të Vatrës sonë shqiptare?!!!
 Përsëri  kjo do të vazhdojë, është e kuptueshme për kulturën tonë, e për traditën tonë. Nuk do ta tejkalojmë aq shpejt e as lehtë mentalitetin e të “madhit e të parit të oxhakut “ por duhet të përpiqemi e të mësojmë se si të tjerët e përdorin dekorimin e më të spikaturve në fushat e ndryshme të jetës.
 Shumë e thjeshtë, pa koktej e duartrokitje të mëdha, pa salla e pa përqafime “ Belulësh” e pa qefmbejtje ftesash… vendos një pemë në një park a pranë një rruge dhe thuaje me plot gojën: Pema e doktor Rexhep Mejdanit,i dekoruar me “Flamurin Kombëtar”, pema e Bandës Vatra, pema e… kështu me radhë për të gjithë dekorimet.
Ajo pemë do lëshonte lule, aromë të mirë për ambjentin e njerëzit për rreth, dhe Rexhep Mejdani do mbahej mend më gjatë nga brezat dhe….Banda e Vatrës, e Vatra e shqiptarëve  të Amerikës mbi 100 vjeçare do nguliteshin më thellë në memorien e shqiptarëve, si Krenari e vërtetë Kombëtare.
 Më shumë pemë, më shumë lule, më shumë bukuri në mjediset shqiptare do të ishin dekoratat më të mira për majat e personaliteteve shqiptare, që nuk I kanë munguar dhe nuk do ti mungojnë Kombit   tonë Shqiptar.


Filed Under: Politike Tagged With: Mbillni nje peme ne vend te Dekoratave, Sami Mulaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT