• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Kolegjin Sankt Blasien- aty ku gërshetohen dija, tradita dhe kultura e punës

March 2, 2016 by dgreca

Shkruan: Enver Sulaj/

Një orë e gjysmë rrugë me veturë nga aeroporti i Baselit,  ndodhet qyteti i vogël St. Blasien (Sankt Blasien), në distriktin Waldshut, në landin e Baden-Vyrtembergut në Gjermani. I rrethuar nga kurora e malit ShWarcvald, në një lartësi mbidetare mbi 800 m, njeriu e ndjen bukurinë dhe qetësinë, që të imponon natyra e mrekullueshme. Në këtë qytet ndodhet Kolegji i njohur St. Blasien, historiku i të cilit nis në vitin 1596, kur shkolla filloi punën në Freiburg (Zvicër), u zhvendos në Feldkirch të Austrisë, në vitin 1856 dhe së fundi, në St. Blasien, në vitin 1934. Pas Luftës së Dytë Botërore, shkolla u rihap në vitin 1946, ndërsa sot nami i saj shtrihet në mbarë Evropën. Studentë nga më shumë se 20 vende vijnë në këtë kolegj, kryesisht për të studiuar gjuhën gjermane, por edhe gjuhën kineze dhe gjuhët klasike-latinisht e greqisht.

Kolegji Sankt Blasien ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me “Loyola- Gymnasium”, në Prizren,  të cilin e ndihmon në fushën e trajnimit të mësimdhënësve. Njeriun e parë që takoj në aeroportin e Baselit, është profesori P. Leutenstorfer, i cili pasi më dëshiron mirëseardhje, nisemi drejt Sankt Blasienit. Me gjithë vitet, ai shquhet akoma për përkushtimin dhe disiplinën në punë. Është kënaqësi dhe rast i jashtëzakonshëm për mua, që të ndjek aty për dy javë ligjëratat e tij për gjuhën latine, në një kurs intensiv. Erudicioni, njohja e shkëlqyeshme e gjuhëve klasike, latinisht e greqisht, e bëjnë atë një enciklopedi të vërtetë. Ai me shumë dashuri shpreh mendimet e e tij për veprat e shkrimtarëve romakë, bëmat e ushtarakëve e pushtimet e tyre, për të ofsharë shpesh: Lufta është e keqe, nuk sjell gjë të mirë. Të gjitha perandoritë janë zhdukur, sado të kenë arritur lart, -thotë Leutenstorfer. Nuk na ikën gjatë ligjëratave edhe analiza etimologjike e fjalëve shqipe dhe ndikimi i latinishtes, ndikimi i greqishtes, etj. Ai ka përkthyer tekste të shumëta nga latinishtja e greqishtja në gjermanisht dhe mban leksione për studentë në gjuhët klasike e gjermane. Ai, poashtu është një bashkëpunëtor dhe mik i madh “Loyola- Gymnasium”, të cilin e viziton në mënyrë periodike, për të transmetuar te nxënësit dhe profesorët përvojën e tij të gjatë jetësore në fushën e dijes e të kulturës. Por, çdo punë e suksesshme, sigurist që lidhet me drejtuesin, andaj pa mbështetjen e drejtorit të “Loyola- Gymnasium“ P. Axel Boedefeld, nuk do të ihhte i mundur ky trajnim dhe kjo përvojë e arritur.

Pas leksioneve intensive për afër dy javë, bëhem gati për t’u kthyer në Kosovë, në “Loyola- Gymnasium”, në mesin e kolegëve e kolegeve e nxënësve të mi.

Një intelektual shqiptar në vitet ’30, në një libër të tij thoshte se popujt që janë çliruar vonë, e kanë më lehtë për të ecur shpejt- sepse kanë modelet e gatshme për të organizuar jetën e tyre. Gjermania për ne duhet të jetë, jo vetëm një vend ku shumë qytetarë drejtojnë sytë për të emigruar, por si model se si të punojmë për veten dhe pasardhësit tanë- për një jetë më të mirë e më të lumtur.

Gjatë tërë rrugës deri në aeroportin e Baselit, që shfrytëzohet nga tri shtete, Gjermania, Franca e Zvicra, bie dëborë vazhdimisht, sa për të na treguar se dimri akoma nuk ka ikur. Por, jeta këtu vazhdon me ritmin e rregullt, kultin për punën e respektimin e vlerave njerëzore- si kusht për të ndërtuar një të ardhme më të mirë e në paqe për të gjithë.

Sankt Blasien,

shkurt 2016

Filed Under: Mergata Tagged With: Enver Sulaj, ne Kolegjin, Sank Blasien

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT