• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PESË DEKADA TË KRIJIMTARISË SË PIKTORIT TË NJOHUR ZEF SHOSHI

July 14, 2016 by dgreca

Nga Blerim Luzha*/

Veprimtaria e piktorit të njohur Zef Shoshi gjithnjë ka ruajtur tiparet kryesore të shprehjes së qartë artistike, duke arrijtur nga periudhat e mëparshme, për ti mbetur konseguent sot e kësaj dite çasjes së botëkuptimit piktural të tij, si angazhim për realizimin e rrëfimeve intime të artistit. Njohja e psikologjisë së personazheve, vizatimi i saktë, kompozicioni i ekuilibruar, atmosfera nostalgjike për traditën e të kaluarën dhe mbi të gjitha koloriti  pasur dhe i harmonishëm, janë këto thelbi i veçantisë së krijiomtarisë artistike të Shoshit.

“Lidhjet e Shoshit me historinë (historia e artit në plan të parë, por edhe historia e kulturës dhe e qytetrimit) në një vend të izoluar si ka qenë  Shqipëria, nga rrymat të artit perendimor, bëhet pastaj një mënyrë për të dalë prej vetvetës, por pa mohuar rrënjet e veta, përkundarzi duke i rivlerësuar ato…Ai është plotë ndërgjegjshmëri, dhe ky ëshë mbase elementi thelbësor i poetikës së tij, që në kuptimin e artit do të thotë  diçka më shumë se riprodhim i realitetit, është ajo që transmetohet tek ai dhe sodit në veprën e artit një mesazh, që për ndryshim nga të gjitha komunikimet është e një natyre krejtësisht emocionale”…(Bruno Rosada, këshilltar i Bienalës së Venecies”).

Zef Pashko Shoshi u lind në Tiranë, më 19 shkurt 1939. Babai i tij merrej me pikturë, andaj ai ishte nxitësi kryesor që biri i tij Zefi të merrrej me këte profesion. Mësoi në Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” në Tiranë (1952-1956), ku për pedagog kishte piktorët e njohur, Sadik Kaceli, Abdulla Cangonji dhe Kel Kodheli, nga të cilët mësoi të vizatojë dhe të pikturojë.

Veprimtaria e tij ekspozuese fillon nga viti 1956, në Ekspozitën Kombëtare të Arteve Figurative, kur u paraqit me  tri tablo. Prej të cilave portretin “Gjyshja” një vit më vonë e blen Galeria Kombëtare, dhe tani gjendet në Koleksionin e saj.

Shoshi ka studiuar pikturën gjatë viteve 1957-1961 ne Akademinë e Arteve “Rijepin” në Leningrad (Shën Petersburg), në atelienë e artistit sovietik N,K. Babasnik Joganson. Mirëpo, në vitin e fundit ndërpret studimet (kur u prishën mardhënjet me BRSS). Diplomon në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1962. Menjëherë pas diplomimit filloj punën si pedagog në Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja”, pastaj në Institutin e Monumenteve të Kulturës si restaurator, dhe më vonë në shtëpitë botuese “Naim Fraishëri” dhe “8 Nëntori”si ilustrator (1962-1964).

Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, punon si piktor në profesion të lirë nga viti l974 deri më l993.

Piktori Zef Shoshi me punimet e veta ka marrë pjesë po thuaj në të gjitha ekspozitat e vendit me karakter kombëtar, ku ka fituar shumë çmime në pikturë, si ate të vitit 1979 (Çmimin e Dytë të Republikës). Ai gjithashtu ishte pjesëmarrës i gati të gjitha ekspozitave  kolektive të karakterit  ndërkombëtar, ku kanë marrë pjesë artistët shqiptarë. Pos tjerash ishtë pjesëmarrës i Bienalës së Aleksandrisë (Egjipt) tri herë, në ate  të IV-të (1961-1962), të V-të (19 63-19664) dhe në Bienalën e VI-të (1965-1966). Pastaj ishte pjesëmarrës i ekspozitave të organizuara në Kinë, Francë, Austri, Rumani, Greqi, Algjeri, ish Jugosllavi (Prishtinë, Beograd dhe Shkup), Australi etj. Ndërkaq ekspozita përsonale ka patur, në Korçë (1966), në Venecia- Itali (1996), Galeria XXI në Tiranë (1999, në Galerinë Kombëtare në Tiranë (2002).

Në Ekspozitën Retrospektive të vitit 2010, në Galerinë kombëtare të Tiranës Shoshi paraqiti 64 vepra, duke ekspozuar  “Autoportretin” e vitit 1965, tablo të kohës së studimeve në Akademi të Shën Petersburgut, pastaj  periudha 20 vjeçare, si dhe piktura të vitit 2010.

Shumë vepra të Shoshit ndodhen në Koleksionin e Galerisë Kombëtare te Arteve në Tiranë, në muzeumet, galeritë, institucionet artistike dhe koleksionet private si në Shqipëri po ashtu dhe në botë.

Për rezultatet e arrjtura në artin piktural, në vitin l983 i akordohet titulli  “Artist i Merituar”.

Preokupimet e artistit shprehen në disa gjini siç janë: kompozicioni, peizazhi, natyra e qetë, nudo e posaçërisht figura dhe portreti. Tematika e krijimtarisë së tij është e llojllojshme. Ai për frymëzim ka motivet e ndryshme të botës tradicionale shqiptare e sidomos ato të Shqipërisë së Veriut. Krahina e Zadrimes në tablotë e artistit paraqitet në portrete dhe figura të vajzave dhe grave të bukura me kostume të mrekullueshme, por edhe në peizazhe magjepse. Shoshi ka krijuar edhe shumë figura, portrete, dhe kompozicione i frymëzuar nga ngjarjet historike, si dhe personazhe të burrave dhe grave që ndonjëherë bëhen simbole të tipit epiko lirik. Artisti i Merituar Shoshi është një kolorisi i shquar. Për te ngjyrat kanë një rëndësi të dorës së parë, ato janë të pasura dhe formajnë një hapësirë të matur dhe të qartë, madje kanë qetësi koloristike. Janë me shumë shtresime dhe zbusin trajtimin e hijes, ndërkaq pjesët e ndriquara janë të spikatura me tone të bardha e elegante, varësisht nga frymëzimi krijues.

Artisti tregon një aftësi të jashtëzakonshme në trajtimin e portretit. Ai zhytet plotësisht në kërkimin e thellësisë tipoligjike të karakterit dhe të psikologjise së modelit, duke e zotëruar ate me përkushtim dhe kulturë profesionale, pa e zhveshur nga vlerat artistike (“Pashko Vasa“ “Malësori”,”Piktori Abdurahim Buza”, “Princesha Arbërore” etj.). Koloriti në portretet e fëmijëve ka kalime të lehta dhe shumë delikate (“Albana” dhe “Vajza me shami blu”): Artisti është autor i një portreti të diktatorit E. Hoxha, tablo kjo që ishte reprodukuar shumë herë dhe ishte vendosur në të gjitha shkollat, institucionet dhe vendet publike të Shqipërisë. Për këte tablo autori ndër të tjera shprehet, “E kam trajtuar këte portret, pasi ma kishin porositur… bëra një vizatim me karbon  (nga një fotografi e rastit). Ky vizatim qëlloi që të lidhej me momentin krijues, dhe u kap mirë në psikologji dhe karakter. Kështu nisi ai portret dhe vijova për ta realizuar në vaj dhe për ta thelluar…”

Kompozicionin e ka të ekuilibruar, si në zgjidhjen e hapësirës, të formës, ritmit dhe të funksionalitetit koloristik, që është harmonik, i ngrohtë dhe me raporte të zgjedhura valeristike. Vepra kompozicionale “Kuvendi i Lezhës” është  realizim i suksesshëm i një tabloje historike, që për subjekt ka aktin e bashkimit kombëtar. Kjo tablo paraqet ambjentet e kishës së Shën Kollit, ku Skenderbeu është figura qendrore i rrethar me princat, feudalët dhe kapedanët shqiptar të cilët me vemendje e dëgjojnë fjalen e Kryetrimit. Edhe tabloja “Në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës” është vepër e dimensionit historiko artistik, ku Isa Boletini ju prinë luftëtarëve të armatosur kosovarë. Kompozicione me të njejtat vlera janë dhe pikturat “Grup zadrimorësh“, “Kohë të lashta“,”Shqipëria vallzon”,”Në pazarin e vjetër të Shkodrës”,”Shkojnë në punë” etj.

Natyra e qetë  është gjithëashtu vokacion i Artistit Shoshi, i cili ka shumë realizime në këte gjini të artit piktural. Janë këto vepra të pikturuara me përkushtim, ku autori me ngjyra të pastërta paraqet objekte intime të materializuara me mjeshtri.

Ai ka pikturuar edhe disa tablo në gjininë e nudos. Këto piktura kryesisht janë të hershme të relizuara gjatë kohes së studimeve, si pjesë e programit akademik.  Janë këto realizime me kolorit të ngrohtë e të qetë, për ta fuqizuar shprehjen e modelit të paraqitur.

Vizatimi i tij është i “hollë, fin, sidomos kur prek tiparet delikate”, madje ka ndjeshmëri  dhe vrojtim vizuel. Piktori i njohur freng Enger (Jean Auguste Dominique Ingres) një herë ka thënë: “Artist i madh është ai që di të vizatoi një përson duke kërcy mga kati i pestë”. Kjo thënje e prfaqsuesit të klasicizmit të artit piktural, vlen për artistin tonë që e ka vizatimin “maestral”, këte gjini të artit pamor, që është magjia e fillimit të çdo vepre të artit pamor.

Puna intenzive, talenti krijues, vullneti i pashtershëm dhe dashuria e madhe për pikturën e bëjnë Shoshin ndër figurat më të njohura të pikturës shqiptare, në këto pesë dekada. Vepra e tij ka realitet të përpikt, ajo është universale e pastruar nga çdo element mistik, ndërkaq  ngjyra dhe forma transformohen në vlera të reja të energjisë dhe shprehjes figuratve.

Artisti Zef Shoshi vazhdon të pikturojë me dorëshkrimin e vet të artistit, por nganjëherë edhe duke kujtuar me pietet artin mesjetar shqiptar e posaqrisht ate të Onufrit madhështor, për të pasuruar opusin e tij krijues.

Dhe në fund të këtij vështrimi po citojmë Andon Kuqalin i cili shprehet se: “…Piktura e Shoshit është një jehonë e jetës dhe histories së Shqipërisë, është një koracë që fsheh një botë të brendëshme, morale dhe shpirtërore, të pasur, me dramacitet, me ndjesi thellësisht lirike dhe epike të gruas dhe të burrit shqiptar”.

Ne Foto: Kuvendi i Lezhes, punim i vitit 1974

*(Nga Arkivi i Diellit)

Filed Under: ESSE Tagged With: Blerim Luzha, pese dekada, SË PIKTORIT TË NJOHUR, TË KRIJIMTARISË, Zef shoshi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT