Edhe pse shqiptarëtende shpresojnë, shanset duket se janë paksuar minimalisht, për të mos thënë se nuk egzistojnë, pavarërsiht llogaritjeve matematike. Gjithësesi Kombëtarja shqiptare dhe tifozët kuqezi tashmë i kanë sytë nga ndeshjet e fundit në grupet E dhe F edhe pse shanset tona janë minimizuar në maksimum.Gjermania e Lëv nuk i shërbeu aspak përfaqësueses tonë pasi nuk arriti të shënojë 4 gola në portën kundërshtare. Përveç kësaj fitorja e Turqisë 2-0, e kualifikoi Irlandën e Veriut dhe e futi në lojë kombëtaren e Terim e cila në ndeshjet e fundit do të jetë me zemër në dorë ashtu si kuqezinjtë.
Matematika na lejon të ëndërrojmë dhe tani shpresat tona janë të varura, tek Italia dhe Belgjika ne grupin e dhe Hungaria ne grupin F.
Një nga variantet që na ndihmon neve është që Italia dhe Belgjika të fitojnë ose të barazojnë ndeshjet e fundit përkatësisht ndaj Republikës së Irlandës dhe Suedisë.
Por përveç na nevojitet edhe një rezultat tjetër. Ka shumë pak shanse të ndodhë, por ajo që e kualifikon Shqipërinë për në raundin tjetër është humbja e Portugalisë ndaj Hungarisë, çka do të thotë që Portugalia të eliminohet nga Francë 2016.
Fati na braktisi në 2 ndeshjet e para me Zvicrën dhe Francën, tani shpresojmë që në 90 minutat e fundit në 2 grupet E dhe F, fati të jetë me kuqezinjtë e De Biasit.
KROACIA MPOSHT SPANJEN, TURQIA IA DEL ME CEKINE
Kroacia ka marrë kryesimin e grupit D pas fitores 2-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme.Golin e parë të ndeshjes e kanë shënuar spanjollët me Alvaro Morata, por Kroacia barazoi me një gol të Kalinic. Në minutën e 86 Kroacia arriti të kalonte në avantazh me gol të Persisc.
Me rezultatin e sotëm Kroacia merr kryesimin e grupit me 7 pikë duke e zbritur Spanjën në vend të dytë me 6 pikë.
Turqia mposht 2-0 Çekinë dhe shpreson, Shqipëria sytë nga Hungaria
Ekipi më i dobët i Europianit e kishin quajtur deri më sot, për shkak të performancave tepër të dobëta të Kroacisë dhe Spanjës, por mjaftuan 90 minutat ndaj Çekisë, që Turqia t’u jepte një goditje shpresave të kuqezinjve tanë për të ëndërruar një kualifikim në fazën me eliminim direkt të Europianit.
Burak Yilmaz, që në minutën e 10, si dhe Ozan Tufan në minutën e 65-të të pjesës së dytë, ishin autorët e golave shpresëdhënës për turqit dhe atyre që lënë Shqipërinë të shpresojë tashmë vetëm te një mrekulli i Hungarisë ndaj Portugalisë.
Të besuarit e Fatih Terim zhvilluan një ndeshje të paparashikueshme, edhe pse vinin si inferiorë përpara sfidës me Çekinë, e cila nga ana e saj kishte humbur minimalisht 1-0 me Spanjën dhe kishte barazuar në mënyrë spektakolare 2-2 ndaj Kroacisë, me ballkanasit në avantazh të dy golave.
Megjithatë, turqit ditën të ishin më “vrastarë” dhe këtë e bënë që në minutat e para, e më pas i gjithë takimi fliste për çekët, që zotëronin topin dhe krijonin raste. Sidomos në pjesën e dytë të takimit, kur tronditën edhe shtyllën, por ishte pikërisht hedhja në sulm e tyre në kërkim të një goli, ai që la hapësira mbrapa dhe me një kundërsulm turqit arritën të ndëshkonin për herë të dytë.
Tashmë kuqezinjve të De Biasit u mbetet që, përveç ndonjë “harakiri” të Italisë ndaj Irlandës, të shpresojnë vetëm te mposhtja e portugezëve të Cristiano Ronaldos me Hungarinë në përballjen e fundit të grupit F, pasi e vetmja mundësi që Shqipëria të kualifikohet është nëse dy grupet e fundit E dhe F nuk do të dërgojnë skuadrat e treta në raundin e ardhshëm.