• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Prizren vihet gurthemeli i shtatores së Ukshin Hotit

June 17, 2016 by dgreca

Kosovë-Ukshin Hoti, filozofi i çështjes sonë kombëtare/

– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Ukshin Hoti ishte ideologu që frymëzonte lëvizjen kombëtare me guximin e tij politik dhe mendimin e thellë intelektual. Ai ishte në kuptimin e plotë të fjalës, filozofi i çështjes sonë kombëtare/

 PRISHTINË, 17 Qershor /Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtatores së prof. dr. Ukshin Hotit, në oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Veseli e konsideroi Ukshin Hotin njërin prej personaliteteve më të shquara të luftës sonë për liri dhe pavarësi, i cili mbeti deri në fund veprimtar i pakompromis i lëvizjes kombëtare.

“Ukshin Hoti ishte ideologu që frymëzonte këtë lëvizje me guximin e tij politik dhe mendimin e thellë intelektual. Ai ishte në kuptimin e plotë të fjalës filozofi i çështjes sonë kombëtare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Duke bërë një elaborim të aktivitetit politik atdhetar të Ukshin Hotit dhe të qëndresës së tij intelektuale e kombëtare, kryetari i Kuvendit tha se në fillim të viteve ’80-ta, kur terrori i regjimit jugosllav po përgjakte rininë e Kosovës, ai kishte ngritur zërin e protestës e të kundërshtimit dhe nuk ishte joshur nga postet.

Kryeparlamentari Veseli shtoi se burgosja e Ukshin Hotit nga regjimi jugosllav dhe shpallja e tij ‘i burgosur i ndërgjegjes’ nga Amnesty International, më 1983, bënë që zëri i Kosovës së shtypur të dëgjohej në qendrat vendimmarrëse të botës.

“Ukshin Hoti nuk hoqi dorë kurrë nga parimet e tij, sepse gjithë jetën kishte vetëm një interes: interesin kombëtar, lirinë e popullit të tij. Në vitet ’90-ta, regjimi përsëri e burgosi Ukshin Hotin, sepse e dinte shumë mirë se filozofi i çështjes shqiptare do të bëhej filozofi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por përsëri dështuan, sepse tanimë Ukshin Hoti ishte kthyer në ikonë të lëvizjes sonë kombëtare”, tha në vazhdim kryetari Veseli.

Thënia e tij legjendare se ‘për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe’, shtoi kryetari Veseli, qëndron në themele të vetë platformës së UÇK-së, parim ky i cili bëri botën demokratike të mbështeste kauzën për çlirim në vitin 1999.

Kryetari Veseli e quajti cinizëm faktin se Serbia sot pretendon të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa ende nuk jep përgjigje për fatin e mijëra qytetarëve të pagjetur Kosovës, në mesin e të cilëve edhe të profesor Ukshin Hotit, dhe mban në territorin e saj varreza sekrete të viktimave të pafajshme.

“Si mund të jetë pjesë e Evropës dikush që mban sekret fatin e intelektualëve të kalibrit evropian, sikurse është Ukshin Hoti? Është koha t’i jepet fund këtij cinizmi. Kosova ka të drejtë të dijë për fatin e qytetarëve të saj, ta ketë drejtësinë për ta, sepse vetëm drejtësia shëron plagët e së shkuarës, mundëson paqen dhe të ardhmen”, theksoi kryetari Veseli.

Ai shtoi se Prizreni duhet të jetë krenar që ka fatin të ketë i pari në gjirin e vet shtatoren e këtij ideologu dhe intelektuali të madh, ndërsa paralajmëroi se së shpejti një shtatore e përmasave edhe më të mëdha, do të ngrihet në mes të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare, afër vendit ku Ukshin Hoti derdhi djersën dhe shkriu mundin e tij atdhetar, intelektual e shkencor.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Prizren, së Ukshin Hotit, vihet gurthemeli i shtatores

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT