• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SEKRETARI AMERIKAN JOHN KERRY NE KOSOVE

December 2, 2015 by dgreca

–Kryeministri Isa Mustafa i uroi mirëseardhje në Kosovë sekretarit amerikan John Kerry/

 Nga Behlul Jashari/  PRISHTINË, 2 Dhjetor 2015/ Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry  mbërriti për vizitë në Kosovë, i pritur me ceremoni solemne shtetërore në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ku takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrat HashimThaçi, njëherit ministër i Jashtëm, dhe Branimir Stojanoviç, i komunitetit serb. Te shkallët e aeroplanit u prit dhe përshëndet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Mustafa.Sekretari Kerry vjen për ta shprehur përkrahjen dhe miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, ka deklaruar për median në Prishtinë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Kjo është vizita e tretë e një Sekretari amerikan të Shtetit në Kosovë, pas dy vizitave të Hillary Clinton.Njoftimi i dërguar nga qeveria kosovare thekson se, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Sekretarin amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Sekretari Kerry, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, u prit me nderime të larta dhe ceremoni shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryeministri Mustafa, e falënderoi sekretarin Kerry për vizitën, dhe i shprehu njëkohësisht mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, do të zhvillojnë takim bilateral me Sekretarin Kerry dhe delegacionin e SHBA-ve.Pas takimit, kryeministri Isa Mustafa dhe sekretari John Kerry, do t’i drejtohen gazetarëve të pranishëm.

Filed Under: Kronike Tagged With: John Kerry, ne Kosove, SEKRETARI AMERIKAN

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT