• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTETI I FTOHTE AKULL DARDHIANET PYESIN DERI KUR?    

April 12, 2023 by s p

Dr. Selman Meziu 

Fjala Dardhë është jo vetëm një dru i pyllit, por edhe një pemë frutore. Jo vetëm kaq, por toponimet e saja kanë mbushur shqipërinë natyrale. Edhe atdheu i stërlasht i Dardaneve të Trojës e Kosovës së sotme sipas shumë histori shkruesve  të antikitetit e të sotëm e ka prejardhjen nga druri pyjor e frutor që  thirret dardhë. Po, dardharët janë popullsi, fise, familje që jetojn në fshatrat të emërtuara Dardhë. Por, un dua t’i bashkoi fshatin e fshatarët e Dardhës së Pukës me Dardhën e Zall Dardhën e Dibrës se Poshtëme.  Dikush mund të pyes lirshëm:  Po cili është emëruesi i përbashkët i  këtyre dy fshatrave?   Do t’a zhvillojm tani but but, por me ngjarje shumë të hidhura, që kanë ndodhur e pritet të ndodhin edhe ma të dhimbëshme.

                 Peisazhet dritë shkurtëra dhe Dardharët

            Femija, vajzë gjashtë vjeçe nxori paksa kokën nga dritarja e çadrës. Të ftohti i skuqi majën e hundës e mollëzat e faqeve të njoma. Megjithatë ajo përpiu ca peizashe sa të zymta aq edhe me një bukuri të ftohtë. Një kurriz që ulesh me ngadal e fuste kokën në forme qizmeje në liqe.  Aty këtu ndonjë shtëpi të lagjes Plashtoga farë preanë liqenit Edhe pse me dushqe të rralla, mpleksesh bukuria kaltroshe e ujit të Liqenit të Fierzës me gjethet kuqëluar të dushkajeve të kurrizit  Porav. Edhe pse nga përroi me emrin Dardhe kishte skrapata aty këtu me siperfaqe të xhveshura. E aty uji i shirave ngricat e kishin përcjell tokën biologjikisht të dobisshme në fundin e liqenit. Duhet të mbushet me ato për një shekull. Por me çfarë po ndodh me mbulesen më të fuqishme të gjelbërt pyjet, e punime të tjera pa kriter po ja shkurtojm 50 vjet. Po cilat janë disa nga të dhënat e këti hidrocentrale. Po i shkruajm: ‘’Ndërtuar në afërsi të fshatit Fierzë, …me prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike  rreth 1.8miliarë KVH. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Diga krijon një rezervuar, Liqenin e Fierzës me vëllim  2.7 miliard m3 ujë.,, (Fjalori enc. Shqip. f. 368. Tiranë 1975)

        Por për çudi askush nuk interesohesh për të ndaluar tokën që po ‘’mbytesh ne liqe,,   Po mendoi vogëlushja në kete mëngjez të ftohtë dimri dhe jo vetëm. Me nje za të brendshëm drithërues thotë: Mjerisht që prej vitit 2018 nuk na japin  shtëpi e ngrysemi e gdhihemi këtu nën çadra të vjetra apo shtëpi të vjetra të braktisura. Edhe ato një ditë prej ditësh do të shkoi copa copa në liqen kështu më tha xhaxhi gjeologu. Pasi hangri përsheshët me pak ujë të vluar e pak gjalp, që sa i dëgjonte erën, u çua e doli jasht. Dielli reflektonte  me rrezet e tia sipërfaqen blu të thellë të liqenit e pak sa na përshendeste edhe neve. Po presim shtëpi edhe neve, mendonte vogëlushja personazh migjenian i shekullit të njëzetë e njëtë.   Po se kur do të vijë ajo dite e lumtur për neve, nuk e dimë? Me sa kuptoi unë, kurrë. Kështu do të rritem unë, herë me bukë e herë pa bukë, herë me dritë të pakët, herë me llamb me vajguri. Kurse televizorin e shohim me copa copa si ajo buka e rreshkur në zjarrin e ndezur jasht.

                     Ekologji mjedisore dhe e shpirtërave.

       Përpiqem të hyjë në ashklat e jetës të këtyre banorëve,  këtu në të majt të Liqenit të Fierzës në 590 metra lartësi. Në copëza rrafshinash, si mindila stolisur, ku dardhianët kanë  ndërtuar jetën. Një jetë nën kurorën e gjelbëruar të Dardhës me lartësi  1060, e quajtur nga vendasit Agripa e Keqe e rrethuar dikur me pyje madheshtore ahu e pishe të zezë. Tani njeriu i ‘’ushqyer,, nga urrjtja për mjedisin pyjor dhe nga shteti që sot ka emrin Edi Rama nuk kanë mbetur drure të veçuar sigurish aspak grumbuj ahu e pishe në kam. Ato kanë ikur diku larg në xhepat e hajdutëve mafioz. Ndërsa ashklat, lëvoret, mbeturinat e tyre i djegin banorët e ketyre maleve të harruar, të braktisur nga shhteti që quhen dardhian. Të fort si druri i dardhës, prodhues si pema e dardhës, por me ekologji shpirtërore të shkretuar nga fatkeqsia natyrore e përkujdesjet e komunës e bashkisë Fushë Arrëz. Si mjedisi ekologjik i këtyre shpatinave brigjeve përrenjsh pothuajse të xhveshura, apo burimeve që po thahen. Pylltar tani ma nuk ka. Ato janë kthyer në materiale muzeale. Se qeveria ka punë e detyra për të zgjidhu me tunelet në jug e me mafien e ndërtimeve shpues qielli në Tiranë,  Durrës, Vlorë që çdo centimetra katëror toke rrjedh gjak dollarësh e eurosh.  Ndërsa për neve që po na rreshqet toka me gjithë shtëpia, që po flemë jasht nuk ka as kompensim çeraje. As leje ndërtimi. Vetëm   zvarritje të pa fundme e burokraci të pa ftyrë. Duhet të presim dimrat e ftohtë e vapën e gushtit që të na ngrijë ose thajë gjakun në deje. Të mos mundemi të ngjyem kafshatën e bukës në shëllirën apo gjizën e ftohtë. 

    Dushkajet kulloten nga blektoria pranverë, verë e vjeshte, pastaj priten për gjeth për dimër. Kjo nuk ju mungon, por hapen udhë makinash vend e pa vend. Pa projekte, pa vendime pushteti. E kështu mjedisi ekologjik, çahet e rrokulliset vetëvetiu këtyre shpateve me apo me forcen e ujit, të erës, teposht, për në kaltërsinë e qetë të liqenit.  Ku dardhianët dikur patën tokat,  bregut të lumit Drini, për prodhim drithrash. Tani ato u ngjitën prehërit të maleve shpateve si ujku, lepuri, dhelpra për të gjetur streh në relievet e thyera. Ndersa dikush pasurohet me ujrat e këtij liqeni, ndërsa neve kemi, mbetur nën mëshirën e diellit e të hanës, kur ato do të  na japin pakëz dritë, pakëz ngrohtësi në ditë dimri. Sa për të mbajtur gjallë shpirtin, ndërsa qeveritarët, oligarkët, servilët, sahan lepirësit, majmen, fryhen nga barku me gjakun tonë si bretkoca, pa çka propogandon me të gjitha mjetet e komunikimit për arritje të mëdha dhe punon për lumturinë e popullit. Realiteti ekologjik i peisazheve natyrore të vdekura, i shpirtërave të ngrimë e të pa shpresë, ka pamje  krejtësisht të ndryshme që nga sipërfaqja që  duket qart  deri në brendësi të shtetarëve që veç majmen. Ndërsa ana e kundërt e medaljes çfaqet me fytyrat e zvenitura të fëmijëve barkë tharë që vuajn egërsisht e rinisë që merr arratinë shpresë humbur shpirt gjakosur. Peisazhe qe kërkojn ringjallje, ripërtritje, rigjenerim qelizash jete, mendimi, idesh, programesh partish. 

                 Shteti i ftohtë akull, dardhianët pyesin

         Për të patur një përfytyrim sa ma të qartë për pozicionin gjeografik, përbërjen e pak histori po shkruajm se: Fshati Dardhë i rrethit të Pukës dikur, sot në Bashkinë Fushë Arrëz në njësinë administrative Blerim, përbëhet nga këto lagje:  Hija e Blecës 690 m lartësi,  Pepaj 550 m lartësi mbi nivelin e detit, Plashtogu  450 m lartësi, dhe vetëm 125 m largësi nga pasqyra e Liqenit dhe së fundi lagjia Pal. Kuptohet popullsia është pakësuar shumë nga syrgjinosja brenda dhe jashtë shqipërisë.  Sepse shteti i demokracisë, shkatërroi gjithë çka me politikat ekonomike të ndjekura e zbatuara dhe ndërseu dardhianët të prishnin ato çfarë kishin ndërtuar, se do ti bënin më të forte e më të bukura. Ndërsa pas 32 vjetësh, mjerimi, mizerja, Lulat e vocër shumë prej tyre të pa shkolluar, janë shumuar edhe në këto lagje.  Duam të mësojm më shumë.  Pa tjetër: ‘’Dardha, fshat në rrethin e Pukës (VL), nga e majta e lumit Drin. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Qibik, popullsia gjithsej 1102 banor. Përmendet si vendbanim që në sheullin e XV. Ka drejtim kryesor, prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta…,,(Fjalori enc. Shqip. f. 170. Tiranë 1975). Ndërsa sot ka më shumë shtëpia të braktisura se banor me problemet nga ma të mprehta të jetës, të cilat nuk gjejn zgjidhje edhe se ankohen deri te Kryeministri Edi Rama. Dhe ja e vërteta e pastër, e dhimbshëme, por fatkeqësisht e vërtet dhe jo e vetme.  Përgjegjësi i Emergjencave Civile në Bashkinë Fushë Arrëz  Dodë Pepa  ka deklaruar për emisionin Fiks Fare: ‘’Se janë në pritje të një zgjidhje nga Qeveria, pasi Bashkia nuk ka kapacitet për kompensim dëmi për këto 7 familje.,,   Kanë kaluar pesë vjet e kush e përfytyron se sa do të sgjas litari i vuajtjeve në fyt të  familjeve në lagjen Pal të Dardhes, të Anton Frrok Marashi, Kin Frrok Marashi, Ferid Frrok Marashi, Lodovik Frrok Marashi; Pashk Pjetër Mhilli, Ndue Marash Mhilli   dhe Mark Ndoc Marashi.

      E ky litar është, por do të shtërngohet edhe më fort në qafat e Zall Dardhasve me lagjet Gjoka, Laçaj  me lartësitë mbi det vetëm 400 m dhe 515 m duke u ngjitur në lagjet e Lashkizës: Krrashi e Meshan, përkatësisht 713 m dhe 650 m mbi nivelit e detit të Dibrës së Poshtëme. E vërteta e hidhur që po pregatitet është që lagjet e Zallë Dardhës do të mbyten ashtu siç u mbytën trojet e shtëpitë e Dardhës se Pukës. Ku sipas treguesve të hartës Italiane te vitit 1939 ato ndodhen në fund të Liqenit të Fierzës. Ndërsa Lagjet e Lashkizës e vëllezërit e tyre Zall Dardhas që do të ngjiten sipër, shpateve ku ka pak tokë e pyje të shkatërruara e burime uji, i pret e njëjta tragjedi vuajtjesh dhimbjesh e jete makabëre si lagjen Palaj të Dardhianëve të Pukës. Studimet pedologjike  tregojn se këto toka ngrihen mbi shiste argjilore për rrjedhoje pritet rrëshqitja, shembja e tokave bashkë me shtëpitë e banimit.

       Vallë ku do të gjëndet ajo qeveri që të përkujdeset për këto fatkeqësi të shkaktuar nga natyra e projektet qeveritare ’’të mëdhaja,, ‘’në Ballkan e Europe,, por sigurisht burim i pa shmangshëm fatkeqësish për fshatarët e malsorët e  Dibrës së poshtëme. Kjo do të arrihet kur niveli i liqenit Skavica (edhe ky emër fshati)  do të arrije 445 m e sipërfaqja e liqenit 5907 km2 .   Po le ta shohim Zall Dardhën në një tjetër kand vështrimi: ‘’Zall Dardha, fshat në rrethin e Dibrës (V), nga e majta e Luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar  që perfshin edhe fshatrat: Soricë, Lashkizë, Tartaj, Nezhaj e Shënllesh, popullsia  gjithsej 3517 banorë. Dëshmohet si vend banim i lashtë nga gjetjet arkeologjike të Çuka e Lekës….. Ka  drejtim kryesor prodhimin e dritherave e rritjen e bagëtive të imta.,,(Fjalori enc. Shqip. f. 1154. Tiranë 1975). Ngjasimi midis dy fshatrave nuk ndjell kurrëfar dyshimi.  

       Shteti   shqiptar është kthyer në gjithë gjymtyrët e tij si heje akulli në trupin e popullit të varfër në palcë, të thjesht, malsor apo fshatar. E kjo duket qart, preket e kuptohet lehtësisht si nga vuajtjet e dardharëve tokë rrëshqitur me gjithë themelet të shptëpiave, si të atyre në luginën e Drinit të Zi që nuk i pyet askush se trojet e tyre me shtëpi e katandi do të ndodhen një ditë në fund të liqenit të Skavicës. E natyrshëm ato pyesin: Ne u japim votën e ato na bëjne gropën ose na  kanë pregatitur veç pellgun e mjerimit të kohës migjeniane. Po përse vallë kështu është i ndërtuar e funksionon shteti demokratik?

E Shtunë 25.03. 2023                              Dr. Selman Meziu 

Filed Under: Sociale Tagged With: SELMAN MEZIU

DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN

June 24, 2022 by s p

Dr. Selman  Meziu/

Kjo ka ndodhur edhe  dhjetra vjet më parë. Dhe vërtet i kanë bërë disa  diga për të prodhuar energji elektrike. Por duke shikuar me kujdes se çfarë plagësh po i shkaktohen  shpateve të tij pothuajse të virgjëra, habitesh, revolohesh në gjysmën e pare të vitit 2022. Për qindra metro kub dhe e gur që po ndalojn rrjedhjen e qete të ujit  të tij. Ato janë prodhuar në shpatin e djathtë me pjerrësi edhe mbi 90  %.  Po çfarë po ndodh vallë?

     Po hapet një udhë automobilistike e cila fillon zbritjen së paku nga lartësia  500 m dhe pasi merr një kthesë të fortë fillon zbritjen në pyll dushkajash. Pastaj merr një kthesë tjetët të fort, kalon në një shpat krejtësisht shkëmbinjsh gëlqeror duke vazhduar zbritjen e ëmbël. Ndoshta për të takuar shtratin e rrjedhjes së ujët të drinit plak. Ndoshta për  ‘’kërkime gjeologjike,,!

      Nuk duam të gjykojm se si mund të ndërtohet një udhë e tillë automobilistike në shpate të tilla gurë gëlqeror me pjerrësi pothujse si një mur.  As për skrapatat që mund të shkojn edhe 20 -40 metra të  larta.  Por, na shqetëson fakti  se materiali i gërryer i trasesë nuk trasportohet në pika depozitim. Ligji  duhet të jetë i tillë. Sigurisht. Kontrata e formuluar dhe firmosur nga Ministria Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet  të jenë shkruar. Edhe  se Qeveria  Rama është firmëtaria e disa  konventave ndërkombëtare  për ruajtjen e mjedisit  këtë kushdo e din. Po  zbatimi i tyre ku vajti? 

    Mirë por e çuditshme, e pa besueshme, por ja që  udhëtimi i disa dibranave me 09.06.2022 na zbulojn fakte ogurëzeza për natyrën, Drini plak, por….. Gërmimet me parat e kontraktuesve, por edhe të taksave të shqiptarëve  të varfër hidhen skrapatave pa pikën e kultures, rregullave apo mëshirës të bimësisë shkurrore që ka mbirë në këto shkëmbinj. 

  Problem tjetër që na shqetëson është se, puna është në  vazhdim, për të shkuar në vendin e caktuar nga projektuesi.  Ndërsa do t’i xhvaten shpatit muran shkëmbore edhe qindra e qindra metro  kub dhé e zhavorre  të prodhuara nga skavator e dinamite të cilat  pa dyshim do t’i marrin frymën drinit plak. Pra ato do të mbushin shtrain e ti që sipas matjeve nga fillimi i digës e deri te  ura  e Dodës ka një gjërsi vetëm 32 m.  

     Pyetja shtrohet: Ku do të shkojnë këto qindra e qindra, ndoshta edhe mijëra metro kub materiale të ngurta?  Uji me enrgjinë e tij të rrjedhjes do të filloi t’a kundërshtoi me forcën e tij të energjisë potenciale, duke e transportuar përgjatë shtratit të tij.   Po deri ku vallë? Kuptohet sipas madhësive të zhavorrit  dhe sasisë të prurjeve të Drinit  plak?  Pas jo më shumë se  10  km, ai përfundon në liqenin e Fierzës. 

      Një ndërmarrje private që ka kontrat me shtetin shqiptar, për punime gjeologjike  (së paku kështu thuhet)  po i shkurton jetë- gjatësinë liqenit të Fierzës i cili është përfunduar ne vitin 1978 me një gjatësi  prej 70 km. Ndërsa dimë, njohim  studimin e inxhinierit të mirënjohur  të  pyjeve,  Haki Kola  gjashtë mbëdhjetë vjet më parë  në  ‘’Vdekja e fshehtë e Fierzës.,,   do të   shkruante: ‘’Një tjetër burim për erozionin, ish-Instituti i Studimit të Tokave, konfirmon që për çdo vit në shkallë vendi humbasin  deri 40 tonë/ha shtresë toke dhe në vende të ndjeshme ndaj erozionit deri 100 tonë/ha. Nëse aplikohet në sipërfaqen  prej 1.182.900 ha, që është sipërfaqja e basenit të Fierzës, del  në liqen vijnë 40 – 100 milionë tonë mbushje në vit, që në  moshën 30 vjeçare të liqenit duket se e kanë kaluar sasinë  prej 1 miliard m3, groposur në liqen dhe ujit në nivel normal  i ka mbetur më pak se gjysma e vëllimit të liqenit për t’u strehuar. Pra, mëse gjysma e liqenit ka vdekur.,,

   Përfundimi është i qartë. Kur dihet me siguri të plotë, pra probabilitet qind për qind, nga të dhënat e deri tanishme,  nuk kemi asnjë ndërhyrje  silvikulturore, ne shpate, kodra, lugina dhe me ndërtime pritash në përrenjt, përroskat, që derdhin ujin me matreiale të ngurta në perimetrin e liqenit të Fierzës.   Përkundrazi  po kontribuojm, për t’a mbushur sa më shpejt atë me materiale të ngurta  për ti shkurtuar jetë gjatësinë.

    Veprime të tilla  tregojn mjaft qartë,  se Qeveria  Rama 1. 2,  e 3  jo vetëm që nuk e ka vënë ujën ne zjarr, pra nuk i ka shkuar as ndërmend për nderhyrje me ligje rregulla, të detyroi kompaninë energjitike të investoi në shpatet e përrenjtë që derdhen në Fierze e jo vetëm, por po ndihmon 

me dashjen e saj, me vullnet keqin e saj, me miopina e saj, me ndihmën e pa kursyer që po u jep oligarkëve,  që të hedhin gjithë materialet e ngurta në shtratin e tij që t’a mbushin sa më parë liqenin e fierzës,

    Pra po mbytim Dibrën për të bërë hidrocentral të ri  me digë 433 m, për të kthyer sa më shpejt në tokë buke, sipërfaqen liqenore të  Fierzës. Çfara largëpamësie?  Çfarë zgjuarsie  dhe njohje të situatës energjitike? Kuptohet  më së miri  se ku përfundojn taksat e popullit  për të dëmtuar të ardhmen e enrgjiktikës e për të varrosur dibrën.  Të gjitha  këto pa rregullsi, shkelje ligjesh  nga shoqëria ‘’Bektel,, tregon  se  qeveria Rama  3 nuk ka aftësi të realizoi një vepër të tillë ku mbart shumë probleme, mjedisore, shoqërore, pronësish, shpërblime pronash, sistemimin e  popullsisë të fshatrave, gjetjen e tokave për varrezat e dhjetra e dhjetra probleme të tjera.  

   Po analizojm  pak sa   shkatërrimet e mjedisit, të bioekologjise dhe ekosistemet e virgjëra të natyrës. Traseja e rrugës dëmton  bimësinë natyrore, kafshë, insekte, duke ulur ndjeshëm shumëllojshnërinë biologjike, shëmtuar peisazhet e mos  realizimin e sporteve të ndryshme.  Ndërsa në ujrat e drinit  hedhja e vazhdueshme, shqetëson peshqit dhe  kafshët e ndryshme ujore. Duke arsyetuar si më sipër  dalim në përfundimin  se kemi të bëjmë me krime mjedisore të shkaktuar nga mos zbatimin i  rregullave e ligjeve për mbrojtjen e mjediseve ekologjike si tregues të një shoqërie të kulturuar.

  21. 06. 2022                                           Dr. Selman  Meziu    

Filed Under: Analiza Tagged With: SELMAN MEZIU

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT