Preshevë,1 korrik -Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur, më 30 qershor 2018, shqyrtoi situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, duke e vlerësuar atë të rëndë e me përmasa të keqësimit të mëtejmë, njoftn agjencia e lajmev “Presheva Jonë”…
Kjo gjendje kaq e rënduar, thuhet më tej në kumtesën e PDSH-së, vjen si rezultat i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone, në mungesë të perspektivës për një jetë më të mirë.
“Duke qenë se bisedimet Prishtinë-Beograd të udhëhequra e të lehtësuara nga Brukseli zyrtar janë në përmbyllje e sipër sidomos në raportin shqiptaro-serb, në kuadër të kësaj: Partia Demokratike Shqiptare bën thirrje subjekteve politike shqiptare për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës brenda pesëmbëdhjetë ditësh, për të sjell vendime kruciale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke fuqizuar dhe sinkronizuar dokumentet e mëhershme të miratuara në këtë organ të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshirë dhe asociacionin e komunave me shumicë shqiptare autoktonë në Luginë të Preshevës”, thuhet në vazhdimin e Kumtesës së PDSH-së.